{"id":86074,"date":"2026-05-06T18:48:18","date_gmt":"2026-05-06T18:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/njeriu-qe-kishte-pushtet-mbi-socialistet-pa-qene-ne-pushtet\/"},"modified":"2026-05-06T18:48:18","modified_gmt":"2026-05-06T18:48:18","slug":"njeriu-qe-kishte-pushtet-mbi-socialistet-pa-qene-ne-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/njeriu-qe-kishte-pushtet-mbi-socialistet-pa-qene-ne-pushtet\/","title":{"rendered":"Njeriu q\u00eb kishte pushtet mbi socialist\u00ebt, pa qen\u00eb n\u00eb pushtet"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>Kur historia e nj\u00eb partie degradon dhe kalohet n\u00eb kriz\u00eb politike, ndodh q\u00eb disa figura politike kthehen n\u00eb institucione morale dhe z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb autoritetin real t\u00eb partis\u00eb. Servet P\u00ebllumbi ishte nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Partia e Pun\u00ebs po shkonte drejt degradimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 1990, ideologu n\u00eb hije i partis\u00eb, i cili kishte vuajtur dhe pasojat e v\u00ebllait t\u00eb tij nga problemet me regjimin, u gjend n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tranzicionit t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs shqiptare nga komunizmi n\u00eb socialdemokraci, si nj\u00eb fat p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. I shkolluar n\u00eb filozofi dhe let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin e Leningradit (Sh\u00ebn Petersburg), ai e kishte kaluar periudh\u00ebn e komunizmit si pedagog n\u00eb Institutin Pedagogjik t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Themelimi i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb vitin 1991 i dha atij nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb disfavorshme p\u00ebr socialist\u00ebt, mbi t\u00eb cil\u00ebt r\u00ebndonte pesha e krimeve t\u00eb komunizmit dhe dyshimeve p\u00ebr energjit\u00eb e tyre demokratike.<\/p>\n<p>Paradoksi ishte se ai do t\u00eb provonte t\u00eb ishte ideolog i marksizmit edhe n\u00eb demokraci n\u00eb nj\u00eb parti, ku kryetari i saj Fatos Nano ishte njeriu q\u00eb besonte m\u00eb pak se kushdo tjet\u00ebr te marksizmi. Dhe ky binom arriti t\u00eb bashk\u00ebjetonte duke i dh\u00ebn\u00eb Partis\u00eb Socialiste at\u00eb q\u00eb i mungonte n\u00eb komuniz\u00ebm, ngjyrat e debatit politik dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn e socialist\u00ebve tradicional\u00eb me socialist\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrplasjet e forta brenda Partis\u00eb Socialiste n\u00eb periudh\u00ebn 1993\u20131996, Servet P\u00ebllumbi shpesh ishte objekt sulmesh edhe nga brenda Partis\u00eb Socialiste si njeriu q\u00eb mbante gjall\u00eb linj\u00ebn marksiste dhe i pengonte ata t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe kjo ndodhte sa her\u00eb q\u00eb ata shikonin se ai ishte m\u00eb i besuesh\u00ebm se ata brenda socialist\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Nano ishte n\u00eb burg pas vitit 1993, ai mbajti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb barr\u00ebs politike t\u00eb drejtimit t\u00eb opozit\u00ebs socialiste. Ai organizoi protestat p\u00ebr lirimin e Nanos dhe drejtoi betej\u00ebn politike kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb vitet 1992\u20131997.<br \/>\nFal\u00eb maturis\u00eb s\u00eb tij dhe vet\u00ebdijes s\u00eb thell\u00eb socialiste, ai arriti t\u00eb mbante socialist\u00ebt e bashkuar edhe pas debateve t\u00eb hidhura me Fatos Nanon n\u00eb distanc\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Ilir Met\u00ebs p\u00ebr t\u00eb eliminuar politikisht Fatos Nanon me ndihm\u00ebn e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Qet\u00ebsia e tij mes reporterit t\u00eb p\u00ebrgjakur spanjoll m\u00eb 28 maj n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej nd\u00ebrsa protestonin p\u00ebr zgjedhjet e vjedhura nga Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb fotografia ikon\u00eb e nj\u00eb politikani q\u00eb nuk i trembet dhun\u00ebs, por rrezaton qet\u00ebsi dhe vendosm\u00ebri n\u00eb portretin e tij. Ajo fotografi mund ta ket\u00eb d\u00ebmtuar Sali Berish\u00ebn dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr vjedhjen e votave.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1996, ai udh\u00ebhoqi nj\u00eb delegacion t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Uashington, ku mor\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kontakte me zyrtar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb denoncuar at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb zgjedhjet e 26 majit. Vizita, e cila ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr socialist\u00ebt q\u00eb ishin mpir\u00eb nga dhuna e zgjedhjeve, u kthye n\u00eb nj\u00eb objekt debatesh n\u00eb shtyp pasi Kastriot Islami raportoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale se P\u00ebllumbi ishte pyetur n\u00eb SHBA p\u00ebr pik\u00ebpamjet e tij marksiste, \u00e7ka ishte pjes\u00eb e diversioneve kund\u00ebr tij si udh\u00ebheq\u00ebs autoritar n\u00eb PS.<\/p>\n<p>Me rikthimin e socialist\u00ebve n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 1997, Servet P\u00ebllumbi u rikthye n\u00eb rolin e tij si autoritet moral i socialist\u00ebve. Ai q\u00ebndroi jasht\u00eb p\u00ebrplasjeve mes Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, ai u zgjodh kryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Namik Dokles, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb politike tri-polare n\u00eb Shqip\u00ebri. Ilir Meta, i cili u largua nga detyra e kryeministrit prej nj\u00eb aksioni t\u00eb brendsh\u00ebm politik t\u00eb Fatos Nanos, bashkoi votat me Sali Berish\u00ebn dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij n\u00eb Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb larguar nga detyra Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arben Rakipi. P\u00ebr shum\u00eb arsye personale, shum\u00eb politikan\u00eb socialist\u00eb iu bashkuan Ilir Met\u00ebs duke u nisur nga historia e p\u00ebrdorimit politik t\u00eb prokuroris\u00eb. Mes tyre edhe Servet P\u00ebllumbi. Kjo shkaktoi m\u00eb pas dor\u00ebheqjen e Namik Dokles nga kreu i Kuvendit dhe ardhjen e Servet P\u00ebllumbit. Muaj m\u00eb von\u00eb, Berisha i ktheu krah\u00ebt Met\u00ebs dhe hyri n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb paqeje me Fatos Nanon, duke eliminuar pastaj edhe ish-kryetarin e SHISH, Fatos Klosin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb morale t\u00eb socialist\u00ebve, ku Berisha sillej her\u00eb si aleat i nj\u00eb pale socialist\u00ebsh e her\u00eb i nj\u00eb pale tjet\u00ebr, Servet P\u00ebllumbi ishte nj\u00eb garanci morale p\u00ebr socialist\u00ebt se pushteti i tyre nuk do t\u00eb degradonte nga luft\u00ebrat e klaneve brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Ai u largua nga politika aktive n\u00eb vitin 2005, duke vazhduar t\u00eb mbetej nj\u00eb ikon\u00eb morale e tyre, p\u00ebrmes botimeve t\u00eb tij mbi historin\u00eb e partis\u00eb socialiste dhe moralin e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb tranzicion.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb autobiografin\u00eb e tyre pas daljes nga politika. Kjo nuk ka lidhje me t\u00eb pasurit nj\u00eb jet\u00eb aktive apo pasive n\u00eb politik\u00eb, por me guximin p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me t\u00eb v\u00ebrtetat e tua.<br \/>\nServet P\u00ebllumbi \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt politikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ka guxuar ta shkruaj\u00eb vet\u00eb historin\u00eb e tij politike. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb aq e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kur i b\u00ebn gjyqin vetes p\u00ebrball\u00eb historis\u00eb, duhet deomos t\u00eb jesh i qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, ku ke gabuar dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb je krenar n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde politike. Servet P\u00ebllumbi ia ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nder shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, duke pasur guximin t\u00eb p\u00ebrballet me historin\u00eb e tij dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, duke e shkruar dhe treguar at\u00eb \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsi vet\u00ebm e nj\u00eb politikani t\u00eb pushtetsh\u00ebm moralisht, pa qen\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb pushtet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Kur historia e nj\u00eb partie degradon dhe kalohet n\u00eb kriz\u00eb politike, ndodh q\u00eb disa figura politike kthehen n\u00eb institucione morale dhe z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb autoritetin real t\u00eb partis\u00eb. Servet P\u00ebllumbi ishte nj\u00eb prej tyre. Nd\u00ebrsa Partia e Pun\u00ebs po shkonte drejt degradimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 1990, ideologu n\u00eb hije i partis\u00eb, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86074","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86074\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}