{"id":86056,"date":"2026-05-06T15:38:48","date_gmt":"2026-05-06T15:38:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/banka-e-shqiperise-vendos-te-mbaje-2-5-normen-baze-te-interesit\/"},"modified":"2026-05-06T15:38:48","modified_gmt":"2026-05-06T15:38:48","slug":"banka-e-shqiperise-vendos-te-mbaje-2-5-normen-baze-te-interesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/banka-e-shqiperise-vendos-te-mbaje-2-5-normen-baze-te-interesit\/","title":{"rendered":"Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendos t\u00eb mbaj\u00eb 2.5% norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi sot t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit n\u00eb nivelin 2.5%.<\/p>\n<p>Guvernatori, Gent Sejko, tha se parashikimet e skenarit baz\u00eb sugjerojn\u00eb se rritja e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb inflacionit mbi objektiv gjat\u00eb vitit 2026, si dhe nj\u00eb ngadal\u00ebsim margjinal t\u00eb ritmit t\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb vend. Bazuar n\u00eb k\u00ebto premisa, efektet e goditjes pritet t\u00eb jen\u00eb kalimtare edhe t\u00eb mos len\u00eb gjurm\u00eb afatgjata n\u00eb trendet e zhvillimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdit\u00ebsimi i parashikimeve t\u00eb skenarit baz\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb supozimin e nj\u00eb zgjidhjeje relativisht t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb konfliktit. Pozicioni i sh\u00ebndosh\u00eb fillestar i ekonomis\u00eb shqiptare sugjeron se goditja e \u00e7mimeve do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb inflacionit mbi objektiv gjat\u00eb tremujor\u00ebve n\u00eb vijim. Megjithat\u00eb, kjo rritje pritet t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb dhe kalimtare; me p\u00ebrfundimin e efektit direkt t\u00eb goditjes dhe kontrollin e efekteve indirekte t\u00eb saj, inflacioni pritet t\u00eb zbres\u00eb gradualisht drejt objektivit n\u00eb afatin e mes\u00ebm. Po ashtu, ekonomia shqiptare pritet t\u00eb ruaj\u00eb ritme pozitive rritjeje gjat\u00eb viteve n\u00eb vijim, t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me vler\u00ebsimet tona p\u00ebr potencialin e zgjerimit t\u00eb aktivitetit ekonomik. P\u00ebr momentin, rritja e pasiguris\u00eb dhe shtrenjtimi i fatur\u00ebs s\u00eb importit t\u00eb naft\u00ebs pritet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim negativ, por vet\u00ebm margjinal dhe kalimtar, n\u00eb treguesin e rritjes ekonomike t\u00eb vitit 2026,\u201d tha Sejko.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se konflikti ushtarak dhe tensionet gjeopolitike n\u00eb Lindjen e Mesme mbeten nj\u00eb burim rreziku dhe pasigurie mbi ekonomin\u00eb bot\u00ebrore dhe at\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi i tij n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb inflacion do t\u00eb varet duksh\u00ebm nga koh\u00ebzgjatja dhe intensiteti i konfliktit, duke e zhvendosur balanc\u00ebn e rreziqeve n\u00eb kahun e sip\u00ebrm p\u00ebr inflacionin dhe n\u00eb kahun e posht\u00ebm p\u00ebr rritjen ekonomike n\u00eb afatin e mes\u00ebm,\u201d u shpreh Guvernatori.<\/p>\n<p>Inflacioni i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit sh\u00ebnoi nj\u00eb nivel mesatar prej 2.5% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2026, duke regjistruar nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb krahasim me tremujorin paraardh\u00ebs. Kjo ecuri u diktua nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb qirave dhe t\u00eb naft\u00ebs, si dhe nga stabilizimi n\u00eb nivel vjetor i \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr familjet. Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimet e ushqimeve dhe t\u00eb artikujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shport\u00ebs pat\u00ebn nj\u00eb ecuri m\u00eb t\u00eb stabilizuar.<\/p>\n<p>\u201cKahu i ecuris\u00eb s\u00eb inflacionit n\u00eb tremujorin e par\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me pritjet tona dhe ky tregues vijon t\u00eb mbetet ende n\u00ebn objektiv. Megjithat\u00eb, rritja e shpejt\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregjet bot\u00ebrore n\u00eb muajin mars dha menj\u00ebher\u00eb ndikimin e saj n\u00eb inflacionin e k\u00ebtij muaji, duke ilustruar fillimin e transmetimit t\u00eb saj n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin makroekonomik, ecuria e inflacionit gjat\u00eb tremujor\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb diktuar nga rritja e presioneve t\u00eb brendshme dhe nga nivelet e ul\u00ebta t\u00eb inflacionit t\u00eb importuar. Megjithat\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar inflacionin e lart\u00eb t\u00eb qirave, i cili pritet t\u00eb ket\u00eb natyr\u00eb kalimtare, presionet e brendshme mbeten n\u00eb linj\u00eb me objektivin e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve. Nga ana tjet\u00ebr, nivelet e ul\u00ebta t\u00eb inflacionit t\u00eb importuar jan\u00eb diktuar, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme, nga forcimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Megjithat\u00eb, rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe p\u00ebrcjellja e tij n\u00eb artikujt e tjer\u00eb, pritet t\u00eb shoq\u00ebrohet me rritje t\u00eb inflacionit t\u00eb importuar gjat\u00eb tremujor\u00ebve n\u00eb vijim,\u201d tha Sejko.<\/p>\n<p>Rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mallra e sh\u00ebrbime \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb rritje t\u00eb pun\u00ebsimit e t\u00eb pagave n\u00eb sektorin privat jo-bujq\u00ebsor, dhe n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb papun\u00ebsie n\u00eb nivelin 8.3%, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn dhe nivelin minimal historik t\u00eb k\u00ebtij treguesi n\u00eb periudh\u00ebn post-tranzicion.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Sejko tha se rritja relativisht e shpejt\u00eb e pagave nuk \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, si pasoj\u00eb e absorbimit t\u00eb saj pjes\u00ebrisht nga rritja e produktivitetit dhe nga r\u00ebnia e marzhit t\u00eb fitimit t\u00eb bizneseve p\u00ebr nj\u00ebsi.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/06\/banka-e-shqiperise-vendos-te-mbaje-2-5-normen-baze-te-interesit\/\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendos t\u00eb mbaj\u00eb 2.5% norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi sot t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit n\u00eb nivelin 2.5%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se parashikimet e skenarit baz\u00eb sugjerojn\u00eb se rritja e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb inflacionit mbi objektiv [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86056","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86056\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}