{"id":86042,"date":"2026-05-06T14:40:37","date_gmt":"2026-05-06T14:40:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/financial-times-ngre-alarmin-bota-po-shkon-serish-drejt-nje-krize-te-madhe-ekonomike\/"},"modified":"2026-05-06T14:40:37","modified_gmt":"2026-05-06T14:40:37","slug":"financial-times-ngre-alarmin-bota-po-shkon-serish-drejt-nje-krize-te-madhe-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/financial-times-ngre-alarmin-bota-po-shkon-serish-drejt-nje-krize-te-madhe-ekonomike\/","title":{"rendered":"Financial Times ngre alarmin: Bota po shkon s\u00ebrish drejt nj\u00eb krize t\u00eb madhe ekonomike"},"content":{"rendered":"<p class=\"p2\">Bota po hyn s\u00ebrish n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kurth q\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebrplasje, proteksioniz\u00ebm dhe kriza t\u00eb m\u00ebdha financiare. Nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb vendet q\u00eb kursejn\u00eb dhe eksportojn\u00eb shum\u00eb, si Kina, Gjermania apo Japonia, nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb SHBA, q\u00eb vazhdon t\u00eb blej\u00eb, t\u00eb marr\u00eb borxh dhe t\u00eb mbaj\u00eb mbi shpin\u00eb \u00e7ekuilibrimet e sistemit. Financial Times n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb sot, t\u00eb cil\u00ebn Lapsi.al e ka lexuar dhe po e p\u00ebrshtat n\u00eb shqip, shkruan se kjo \u00ebsht\u00eb skem\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur dhe alarmante. Kur pabarazit\u00eb globale arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, zakonisht nuk mbarojn\u00eb me qet\u00ebsi. Fillimisht vjen zem\u00ebrimi politik dhe populist\u00ebt. Pastaj vjen kriza, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs i ndjen \u00e7do qytetar i globit. Dhe k\u00ebsaj here, shp\u00ebrthimi mund t\u00eb nis\u00eb nga vet\u00eb Amerika.\u00a0<\/p>\n<p class=\"p4\"><em>\u201cA nuk e kemi b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebt\u00eb debat?\u201d<\/em> K\u00ebshtu nis nj\u00eb nga eset\u00eb e nj\u00eb botimi t\u00eb fundit t\u00eb Centre for Economic Policy Research mbi \u201cPabarazit\u00eb e reja globale\u201d. Dhe p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb po. Ky debat \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet \u201980, u rikthye n\u00eb vitet 2000 dhe tani po rikthehet s\u00ebrish n\u00eb vitet 2020.<\/p>\n<p class=\"p4\">Rreth \u00e7do 20 vjet, bota duket se p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtin problem. Disa vende kursejn\u00eb dhe eksportojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa konsumojn\u00eb, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjera, kryesisht SHBA, marrin hua dhe blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga sa prodhojn\u00eb. K\u00ebto pabarazi nuk jan\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje tabelash ekonomike. Ato prodhojn\u00eb dy pasoja t\u00eb rrezikshme, rritje t\u00eb proteksionizmit dhe, her\u00ebt a von\u00eb, kriza financiare.<\/p>\n<p class=\"p4\">Kjo ka ndodhur m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitet \u201980, zem\u00ebrimi ekonomik u drejtua ndaj Japonis\u00eb dhe pik\u00ebrisht aty shp\u00ebrtheu edhe nj\u00eb kriz\u00eb e madhe. N\u00eb vitet 2000, me t\u00eb ashtuquajturin \u201cshoku i Kin\u00ebs\u201d, zem\u00ebrimi u kthye ndaj Pekinit, nd\u00ebrsa kriza financiare goditi Per\u00ebndimin. N\u00eb vitet 2020, proteksionizmi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb k\u00ebtu, sidomos n\u00eb SHBA. Kriza e madhe financiare ende nuk ka ardhur. T\u00eb pakt\u00ebn jo akoma.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Pse po rikthehet ky rrezik?\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p4\">Sot, si edhe dy dekada m\u00eb par\u00eb, vendet me suficit t\u00eb madh (vendet q\u00eb shesin m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb se sa importojn\u00eb) jan\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtat, Kina, Gjermania dhe vende t\u00eb tjera europiane, Japonia dhe eksportuesit e naft\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, SHBA mbetet huamarr\u00ebsi kryesor i bot\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p4\">Por ka edhe nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga viti 2008. At\u00ebher\u00eb, deficiti amerikan lidhej m\u00eb shum\u00eb me borxhin e sektorit privat, me konsumator\u00ebt dhe sistemin financiar. Sot, pesha m\u00eb e madhe bie mbi shtetin amerikan. Me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta, sot \u00ebsht\u00eb qeveria amerikane ajo q\u00eb po mban mbi shpin\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij \u00e7ekuilibri.<\/p>\n<p class=\"p4\">Dhe kjo i shqet\u00ebson ekonomist\u00ebt. Sipas tyre, n\u00ebse vjen nj\u00eb kriz\u00eb e re, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ajo t\u00eb nis\u00eb pik\u00ebrisht nga SHBA. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se borxhi i jasht\u00ebm amerikan \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se dikur, tregjet financiare jan\u00eb t\u00eb mbingarkuara, vler\u00ebsimet e aseteve jan\u00eb t\u00eb fryra dhe nervozizmi i investitor\u00ebve po rritet.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Kina, SHBA dhe logjika e pabarazis\u00eb\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p4\">Nj\u00eb nga idet\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebsaj analize \u00ebsht\u00eb se tregtia, financat dhe proteksionizmi jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p4\">Financial Times merr si shembull Kin\u00ebn. Ajo ka nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb konsumit familjar krahasuar me madh\u00ebsin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb saj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kursen shum\u00eb. Kur nj\u00eb vend kursen kaq shum\u00eb, ato kursime duhet t\u00eb shkojn\u00eb diku. N\u00ebse nuk p\u00ebrthithen dot brenda ekonomis\u00eb vendase, at\u00ebher\u00eb eksportohen jasht\u00eb. Dhe m\u00ebnyra m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb duke pasur suficit tregtar (t\u00eb eksportosh m\u00eb shum\u00eb se sa importon).<\/p>\n<p class=\"p4\">N\u00eb rastin e Kin\u00ebs, kjo do t\u00eb thot\u00eb prodhim masiv industrial dhe eksport i madh mallrash. Pra, suficiti tregtar gjigant i Kin\u00ebs nuk vjen vet\u00ebm sepse ajo \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb konkurruese\u201d, por edhe sepse ka nj\u00eb \u00e7ekuilib\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb brendsh\u00ebm ekonomik. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00ebse Kina kursen shum\u00eb, dikush tjet\u00ebr duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb shum\u00eb. Dhe ai <em>\u201cdikush tjet\u00ebr\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb zakonisht SHBA.<\/p>\n<p class=\"p4\">Me pak fjal\u00eb, suficiti i nj\u00ebrit \u00ebsht\u00eb deficiti i tjetrit. Ose n\u00ebse nj\u00eb vend del me tepric\u00eb (fitim) nga tregtia, nj\u00eb vend tjet\u00ebr del me munges\u00eb (humbje).<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Pse kjo \u00ebsht\u00eb problem?\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p4\">Sepse kjo loj\u00eb nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb pafund.<\/p>\n<p class=\"p4\">Ekziston nj\u00eb ligj i thjesht\u00eb n\u00eb ekonomi. N\u00ebse di\u00e7ka nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment do t\u00eb ndalet. Problemi \u00ebsht\u00eb si do t\u00eb ndalet. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar apo me kriz\u00eb?<\/p>\n<p class=\"p4\">Rreziku i par\u00eb \u00ebsht\u00eb proteksionizmi. Nj\u00eb pjes\u00eb e asaj q\u00eb po shohim sot n\u00eb politik\u00ebn amerikane, sidomos te Donald Trump, \u00ebsht\u00eb reagim ndaj goditjes s\u00eb dikurshme nga Kina. Tarifat, gjuha agresive dhe sulmet ndaj importeve jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij refleksi. N\u00eb Europ\u00eb, shqet\u00ebsimi po rritet gjithashtu, sepse tani nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm industria amerikane q\u00eb ndjen presionin e Kin\u00ebs, por edhe ajo europiane.<\/p>\n<p class=\"p4\">Rreziku i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb kriza financiare. N\u00ebse SHBA vazhdon t\u00eb marr\u00eb borxh pafund dhe vendet me suficit vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten te huamarrja e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbajtur ekonomin\u00eb e tyre n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sistemi n\u00eb nj\u00eb moment mund t\u00eb k\u00ebputet.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Tre iluzione q\u00eb duhen hedhur posht\u00eb\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p4\">Financial Times argumenton se p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb kriz\u00eb, politikan\u00ebt duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga disa ide t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p class=\"p4\">Iluzioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se deficiti tregtar amerikan mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm me tarifa ose me kurs k\u00ebmbimi. Nuk mjafton kjo. SHBA duhet t\u00eb rregulloj\u00eb edhe problemet e veta t\u00eb brendshme, sidomos deficitin shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb buxhetor.<\/p>\n<p class=\"p4\">Iluzioni i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrt: se fajin e ka gjithmon\u00eb huamarr\u00ebsi. Pra, se mjafton q\u00eb SHBA t\u00eb shtr\u00ebngoj\u00eb shpenzimet dhe gjith\u00e7ka rregullohet. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb sens p\u00ebr vende t\u00eb vogla. Por jo p\u00ebr ekonomin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs. N\u00ebse Amerika ul fort shpenzimet, nd\u00ebrsa Kina dhe Europa nuk rrisin k\u00ebrkes\u00ebn e tyre t\u00eb brendshme, at\u00ebher\u00eb bota futet n\u00eb ngadal\u00ebsim ekonomik.<\/p>\n<p class=\"p4\">Iluzioni i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb mend\u00ebsia merkantiliste, ideja se nj\u00eb vend b\u00ebhet i pasur duke mbajtur gjithmon\u00eb suficit. Kjo ka dy rreziqe: nj\u00eb dit\u00eb debitor\u00ebt nuk paguajn\u00eb m\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr fillojn\u00eb t\u00eb urrejn\u00eb vendet me suficit sepse i shohin si shkat\u00ebrrues t\u00eb industris\u00eb s\u00eb tyre. Pik\u00ebrisht kjo ndjenj\u00eb po rritet sot ndaj Kin\u00ebs, dhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl edhe brenda Europ\u00ebs.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">\u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb?\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p4\">N\u00eb teori, zgjidhja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. SHBA duhet t\u00eb ul\u00eb deficitin publik. Kina duhet t\u00eb rris\u00eb konsumin e brendsh\u00ebm. Europa duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet m\u00eb shum\u00eb te k\u00ebrkesa e vet dhe m\u00eb pak te eksportet. Pra, ekonomit\u00eb e m\u00ebdha duhet t\u00eb balancohen nga brenda, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019ia hedhin pesh\u00ebn nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p4\">Po ashtu, duhen korrigjime n\u00eb politikat tregtare dhe industriale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota t\u00eb mos shkoj\u00eb drejt nj\u00eb lufte t\u00eb re ekonomike.<\/p>\n<p class=\"p4\">Por problemi, sipas FT, \u00ebsht\u00eb se shanset q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb me zgjuarsi dhe n\u00eb koh\u00eb jan\u00eb pothuajse zero. Epoka e populizmit, nacionalizmit dhe vendimeve t\u00eb pamenduara e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb veprimin racional dhe t\u00eb koordinuar.<\/p>\n<p class=\"p4\">Prandaj p\u00ebrfundimi i analiz\u00ebs \u00ebsht\u00eb i zymt\u00eb, por i qart\u00eb: n\u00ebse bota nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb parandaloj\u00eb kriz\u00ebn, at\u00ebher\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p3\">Koha p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb tani.<\/p>\n<p class=\"p3\">Financial Times, p\u00ebrgatiti n\u00eb shqip \u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/06\/financial-times-ngre-alarmin-bota-po-shkon-serish-drejt-nje-krize-te-madhe-ekonomike\/\">Financial Times ngre alarmin: Bota po shkon s\u00ebrish drejt nj\u00eb krize t\u00eb madhe ekonomike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bota po hyn s\u00ebrish n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kurth q\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebrplasje, proteksioniz\u00ebm dhe kriza t\u00eb m\u00ebdha financiare. Nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb vendet q\u00eb kursejn\u00eb dhe eksportojn\u00eb shum\u00eb, si Kina, Gjermania apo Japonia, nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb SHBA, q\u00eb vazhdon t\u00eb blej\u00eb, t\u00eb marr\u00eb borxh dhe t\u00eb mbaj\u00eb mbi shpin\u00eb \u00e7ekuilibrimet e sistemit. Financial Times [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86042","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86042\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}