{"id":85959,"date":"2026-05-06T08:48:24","date_gmt":"2026-05-06T08:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/servet-pellumbi-nje-model-i-harruar-ne-ps-dhe-ne-politiken-shqiptare\/"},"modified":"2026-05-06T08:48:24","modified_gmt":"2026-05-06T08:48:24","slug":"servet-pellumbi-nje-model-i-harruar-ne-ps-dhe-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/servet-pellumbi-nje-model-i-harruar-ne-ps-dhe-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"Servet P\u00ebllumbi, nj\u00eb model i harruar n\u00eb PS dhe n\u00eb politik\u00ebn shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU<\/p>\n<p>Dje u nda nga jeta profesor Servet P\u00ebllumbi. Kryetar i Kuvendit, n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb Socialiste, deputet n\u00eb 3 legjislatura, ai ishte padyshim nj\u00eb nga figurat politike t\u00eb profilit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit. Nj\u00eb patriark dhe ideolog i Partis\u00eb Socialiste, Servet P\u00ebllumbi ishte nd\u00ebr ata q\u00eb themeluan k\u00ebt\u00eb parti. Madje ishte ai q\u00eb propozoi dhe u miratua vendosja e emrit Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas duke e b\u00ebr\u00eb nga PPSH, n\u00eb nj\u00eb parti moderne dhe me koncepte per\u00ebndimore. Un\u00eb kisha fatin dhe privilegjin ta intervistoja disa her\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn time, por edhe t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebja biseda t\u00eb gjata me t\u00eb duke e njohur nga af\u00ebr.  Kjo foto q\u00eb po botoj \u00ebsht\u00eb e vitit 2011 kur isha drejtor n\u00eb Televizionin Ora News dhe realizoja intervist\u00ebn e mbr\u00ebmjes. M\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb ndryshe nga shumica e politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb me sjellje sanguine ai ishte tejet i matur dhe shum\u00eb korrekt. Rrezatonte kultur\u00eb dhe dije t\u00eb paana, nj\u00eb qet\u00ebsi dhe zot\u00ebrim t\u00eb \u00e7do lloj situate edhe kur provokohej. Studimet n\u00eb Universitetin e Sh\u00ebn Pet\u00ebrburgut I kishin sh\u00ebrbyer si nj\u00eb baz\u00eb e mir\u00eb n\u00eb formimin gjeneral, por megjithat\u00eb ai vijonte t\u00eb studionte dhe botonte libra edhe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb habiste akoma m\u00eb shum\u00eb fakti q\u00eb ndon\u00ebse shumic\u00ebn e jet\u00ebs e kishte kaluar n\u00eb komuniz\u00ebm, pas rr\u00ebzimit t\u00eb atij sistemi, ai rrezantonte nj\u00eb natyr\u00eb tejet demokratike dhe p\u00ebrher\u00eb shprehte publikisht at\u00eb q\u00eb mendonte. Vota ishte p\u00ebr t\u00eb baza e politik\u00ebs. Kur kishte pushtet Servet P\u00ebllumbi t\u00eb ushtronte presion te kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe mbi t\u00eb gjitha ishte i ndersh\u00ebm. Kurr\u00eb nuk u p\u00ebrfol dhe kurr\u00eb ndaj tij nuk pati nj\u00eb akuz\u00eb. Diti edhe t\u00eb largohej po me nder nga politika dhe kurr\u00eb nuk mburrej p\u00ebr \u201cb\u00ebmat\u201d. Madje edhe foton e jet\u00ebs n\u00eb politik\u00eb, at\u00eb kur nj\u00eb gazetar spanjoll shfaqet i gjakosur n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej m\u00eb 28 maj 1996, dhe ai ishte n\u00eb krah t\u00eb tij po ashtu i dhunuar nga policia, nuk e p\u00ebrdori kurr\u00eb n\u00eb karrier\u00eb dhe pas saj.  Nuk shfaqte kurr\u00eb sjellje t\u00eb mos ishte i drejt\u00eb me k\u00ebdo, t\u00eb mos kishte sjellje qytetare, e t\u00eb tjera si k\u00ebto q\u00eb sot me shum\u00eb poltikan\u00eb majtas dhe djathtas i kan\u00eb normale. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe p\u00ebr respektin q\u00eb ai g\u00ebzonte edhe te kund\u00ebrshtar\u00ebt e th\u00ebrrisnin profesor si socialist\u00ebt dhe demokrat\u00ebt. <\/p>\n<p>Servet P\u00ebllumbi do t\u00eb mbahet mend edhe p\u00ebr teorin\u00eb e tij sipas t\u00eb cil\u00ebs pas rr\u00ebzimit n\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri Ramiz Alia zbatoi platform\u00ebn e Katovic\u00ebs. Jo pak e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar kur e deklaroi n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb i mora n\u00eb vitin 2015. Por n\u00ebse marrim parasysh faktin se zoti P\u00ebllumbi e njihte shum\u00eb mir\u00eb komunizmin, madje kishte vuajtur prej tij me arrestimin e t\u00eb v\u00ebllait, ishte pjes\u00eb e proceseve t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb tij dhe drejtoi Partin\u00eb Socialiste n\u00eb vitet e e para kur Fatos Nano ishe n\u00eb burg, p\u00ebr mua kjo teori \u00ebsht\u00eb e besueshme. Ka nj\u00eb v\u00ebrshim statusesh dhe komentesh nga politikan\u00ebt p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb tij. Shikoj dhe lexoj q\u00eb shum\u00eb prej tyre tregohen hipokrit\u00eb sepse p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb profesor P\u00ebllumbi jo vet\u00ebm nuk kishte konsiderat\u00eb, por i p\u00ebr\u00e7monte.<br \/>\nSot n\u00eb PS ka shum\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur fare komunizmin. Por as q\u00eb mund t\u00eb krahasohen me shpirtin demokrat t\u00eb Servet P\u00ebllumbit. Sot n\u00eb PS ka shum\u00eb q\u00eb jan\u00eb diplomuar n\u00eb Per\u00ebndim por nuk mund t\u00eb krahasohen kurr\u00eb me dijet dhe nivelin intelektual t\u00eb Servet P\u00ebllumbit. Ato idealet e tij jan\u00eb zvenitur aq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti saq\u00eb t\u00eb krijon p\u00ebrshtypje se kur ishte Servet P\u00ebllumbi ishte nj\u00eb parti tjet\u00ebr. Prandaj, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebjn\u00eb statuse ngush\u00ebllimi dhe mall\u00ebngjimi, s\u00eb paku, eksponent\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste t\u00eb marrin sado pak nga cil\u00ebsit\u00eb e profesorit: Nd\u00ebrshm\u00ebria, korrekt\u00ebsia dhe qytetaria t\u00eb cilat ai i kishte me shumic\u00eb, por q\u00eb tani jan\u00eb si uj\u00eb i pak\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti. T\u00eb qoft\u00eb dheu i leht\u00eb profesor!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU Dje u nda nga jeta profesor Servet P\u00ebllumbi. Kryetar i Kuvendit, n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb Socialiste, deputet n\u00eb 3 legjislatura, ai ishte padyshim nj\u00eb nga figurat politike t\u00eb profilit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit. Nj\u00eb patriark dhe ideolog i Partis\u00eb Socialiste, Servet P\u00ebllumbi ishte nd\u00ebr ata q\u00eb themeluan k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85959","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85959\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}