{"id":85956,"date":"2026-05-06T08:48:21","date_gmt":"2026-05-06T08:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/zgjedhja-pa-gare-e-berishes-ne-krye-te-pd-ngre-shqetesime-per-te-ardhmen-e-opozites-2\/"},"modified":"2026-05-06T08:48:21","modified_gmt":"2026-05-06T08:48:21","slug":"zgjedhja-pa-gare-e-berishes-ne-krye-te-pd-ngre-shqetesime-per-te-ardhmen-e-opozites-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/zgjedhja-pa-gare-e-berishes-ne-krye-te-pd-ngre-shqetesime-per-te-ardhmen-e-opozites-2\/","title":{"rendered":"Zgjedhja pa gar\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb PD ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb ardhmen e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha, 81 vje\u00e7, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ka dominuar politik\u00ebn shqiptare post-komuniste prej m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash, pritet t\u00eb rizgjidhet kryetar i Partis\u00eb Demokratike m\u00eb 23 maj pa asnj\u00eb rival n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse partia m\u00eb e madhe n\u00eb opozit\u00eb hapi nj\u00eb proces formal p\u00ebr regjistrimin e kandidaturave p\u00ebr kryetar, strukturat drejtuese t\u00eb kontrolluara nga Berisha nuk i hap\u00ebn udh\u00ebn rival\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm ndaj tij.<\/p>\n<p>Ervin Salianji, ish- deputet dhe iniciator i nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb brendshme kritike ndaj Berish\u00ebs, iu refuzua kandidatura p\u00ebr \u2018mosplot\u00ebsim kriteresh\u2019 dhe u akuzua nga drejtues forumesh dhe nga vet\u00eb Berisha si nj\u00eb veg\u00ebl e kund\u00ebrshtarit politik.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin fat pati dhe ambicja e Mereme Sel\u00ebs, nj\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebsaj partie pa profil publik, e cila u skualifikua nga gara p\u00ebr \u2018munges\u00eb kontributi t\u00eb njohur n\u00eb parti\u2019.<\/p>\n<p>Salianji akuzoi Berish\u00ebn se me refuzimin e gar\u00ebs po e trajtonte partin\u00eb si \u201cpron\u00eb personale\u201d dhe jo si nj\u00eb aset publik t\u00eb nd\u00ebrtuar me sakrific\u00eb nga mij\u00ebra demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur ndalohet gara, nuk mbrohet partia, por mbrohen interesat e ngushta t\u00eb nj\u00eb grupi q\u00eb vet\u00ebm ka frik\u00eb: ka frik\u00eb nga vota, ka frik\u00eb nga drejt\u00ebsia, ka frik\u00eb nga e kaluara,\u201d tha ai n\u00eb nj\u00eb reagim publik.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Berisha i cil\u00ebsoi zgjedhjet e pritshme t\u00eb 23 majit si \u201c\u2026gar\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndershme dhe form\u00ebn m\u00eb demokratike t\u00eb gar\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb\u201d, duke iu referuar faktin q\u00eb kryetari do t\u00eb votohej direkt nga an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Partis\u00eb Demokratike, Alfred Lela p\u00ebrforcoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i tha BIRN se procesi i kandidimit kishte qen\u00eb i hapur dhe i rregullt bazuar mbi kritere, t\u00eb cilat sipas tij nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar nga ata q\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb regjistroheshin n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb nuk plot\u00ebsonin kriteret, t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb punuar hapur dhe kan\u00eb kandiduar p\u00ebr parti t\u00eb tjera, ose ishin faktuar p\u00ebr lidhje t\u00eb qarta me krimin, \u00e7ka i b\u00ebn t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr kandidim,\u201d tha Lela.<\/p>\n<p>\u201cSidoqoft\u00eb, PD ka nj\u00eb Gjykat\u00eb e cila me statut \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7do ankes\u00eb q\u00eb i vjen n\u00eb lidhje me procesin dhe pretendimet. Deri tani nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb ankes\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Zgjedhja formale e Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike vjen pas humbjes s\u00eb thell\u00eb q\u00eb p\u00ebsoi koalicioni opozitar n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb majit 2025, ku mori vet\u00ebm 50 mandate deputet\u00ebsh p\u00ebrball\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb fitoi nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt qeveris\u00ebs me nj\u00eb mazhoranc\u00eb gati cil\u00ebsuese prej 83 mandatesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, rizgjedhja pa rival\u00eb e Berish\u00ebs tregon munges\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, nd\u00ebrsa ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb PD po mbyll procesin e brendsh\u00ebm zgjedhor me shum\u00eb kontestime n\u00eb deg\u00ebt lokale dhe me nj\u00eb proces krejt\u00ebsisht formal p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit, provon at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo parti nuk \u00ebsht\u00eb demokratike\u2026,\u201d tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Politike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb parti deri diku n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb personi dhe rrethit t\u00eb tij dhe nuk ka vler\u00eb as vota, as rivaliteti dhe as shpresa q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb gar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj situate,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr analistin politik, Fitim Zekthi, mungesa e gar\u00ebs p\u00ebr kryetar shihet si d\u00ebshmi e faktit q\u00eb Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, pasi nuk arrin t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb kandidat q\u00eb mund t\u00eb sfidoj\u00eb kryetarin aktual.<\/p>\n<p>\u201cPartia Demokratike ka shum\u00eb e shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz, me t\u00eb nj\u00ebjtin stil dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin lidership,\u201d tha Zekthi, duke shtuar se pavar\u00ebsisht disfatave zgjedhore, vazhdohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Lela nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes lidhur me kritikat ndaj munges\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, por e konsideroi k\u00ebt\u00eb raund zgjedhor si \u201cp\u00ebrgatitja e partis\u00eb p\u00ebr faz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballjes me narkoqeverin\u00eb, platforma e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb shpallet n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb 30 majit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kulti i individit<\/strong><\/p>\n<p>Berisha me profesion mjek, u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb shtator 1991 n\u00eb p\u00ebrballje me rival\u00ebt Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, me t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebhoqi protestat studentore q\u00eb sh\u00ebnuan r\u00ebnien e regjimit komunist.<\/p>\n<p>Berisha dha dor\u00ebheqjen nga drejtimi i partis\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur president i vendit n\u00eb 1992, por e rimori p\u00ebrs\u00ebri drejtimin n\u00eb vitin 1997. N\u00eb nj\u00eb lamtumir\u00eb politike q\u00eb u duk se ishte fundi i karrier\u00ebs s\u00eb tij aktive, Berisha dha dor\u00ebheqjen nga drejtimi i partis\u00eb me humbjen e zgjedhjeve parlamentare n\u00eb vitin 2013, pasi kishte qeverisur p\u00ebr tet\u00eb vite si kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Por ai u rikthye s\u00ebrish n\u00eb vitin 2021, kur ish-beniamini i tij, Lulzim Basha i doli kund\u00ebr dhe vendosi ta p\u00ebrjashtoj\u00eb nga Partia pasi Berisha u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha udh\u00ebhoqi nj\u00eb l\u00ebvizje politike brenda partis\u00eb dhe nj\u00eb betej\u00eb ligjore q\u00eb kulmuan me rimarrjen e drejtimit t\u00eb saj, por pa mundur ta rikthente at\u00eb triumfatore n\u00eb p\u00ebrballjet elektorale q\u00eb pasuan.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e ri n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, Berisha u p\u00ebrball me nj\u00eb proces hetimor p\u00ebr korrupsion nga Prokuroria e Posa\u00e7me, \u00e7\u00ebshtje e cila ka p\u00ebrfunduar tashm\u00eb n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs. Ai e ka kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb akuz\u00ebn si p\u00ebrndjekje politike t\u00eb dirigjuar sipas tij nga Rama dhe eksponent\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljen e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur me \u00e7do kusht drejtimin e partis\u00eb, Krasniqi dhe Zekthi e shohin t\u00eb lidhur pik\u00ebrisht me llogarit\u00eb e tij t\u00eb hapura me gjyq\u00ebsorin dhe p\u00ebrdorimin e partis\u00eb si \u2018mburoj\u00eb\u2019 politike.<\/p>\n<p>Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike \u00ebsht\u00eb kritik ndaj qasjes s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr ta kontrolluar Partin\u00eb Demokratike individualisht, me q\u00ebllimin e imponimit n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cIndividi mund t\u00eb dominoj\u00eb nj\u00eb parti n\u00ebse partia \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, po n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt dhe vijon t\u00eb jet\u00eb e dob\u00ebt si\u00e7 \u00ebsht\u00eb PD, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb faktor politik q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet krah, qoft\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrballjen personale q\u00eb ai ka me drejt\u00ebsin\u00eb,\u201d argumentoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Zekthin, Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb ofron nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, Zekthi v\u00ebren se Partia Demokratike gjendet sot n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, me kosto p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb ai merr vota, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk ka kuptim logjik n\u00eb nj\u00eb demokraci. N\u00eb nj\u00eb demokraci diskutohet n\u00ebse fiton pushtetin, n\u00ebse mund partin\u00eb n\u00eb pushtet dhe jo njer\u00ebzit brenda partis\u00eb t\u00ebnde,\u201d tha Zekthi.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb luftosh p\u00ebr pluralizmin, kur \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb \u00ebsht\u00eb kritik me PD-n\u00eb e sulmon si t\u00eb shitur apo si armik,\u201d shtoi ai, duke vler\u00ebsuar se kjo sjellje do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Drejtimi i nj\u00eb partie pa debat t\u00eb hapur dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb rivalitetit politik, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tipar i Berish\u00ebs, por edhe i kryeministrit Edi Rama n\u00eb skajin tjet\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo sipas Krasniqit reflektohet m\u00eb pas n\u00eb nivelin demokratik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsa koh\u00eb nuk ka zgjedhje, pasi PS dhe PD i b\u00ebjn\u00eb ato krejt\u00ebsisht formale, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte utopi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb presin q\u00eb k\u00ebto parti q\u00eb nuk pranojn\u00eb asnj\u00eb lloj mendimi ndryshe e franksioni brenda tyre, do t\u00eb na prodhojn\u00eb demokraci m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin, apo debate publike konstruktive,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cPartit\u00eb q\u00eb bazohen n\u00eb kultin e individit\u201d, thot\u00eb Krasniqi, e nj\u00ebsojn\u00eb fatin me t\u00eb dhe historia d\u00ebshmon se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb afatgjat\u00eb.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhjeberishe\/\">Zgjedhja pa gar\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb PD ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb ardhmen e opozit\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha, 81 vje\u00e7, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ka dominuar politik\u00ebn shqiptare post-komuniste prej m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash, pritet t\u00eb rizgjidhet kryetar i Partis\u00eb Demokratike m\u00eb 23 maj pa asnj\u00eb rival n\u00eb gar\u00eb. Edhe pse partia m\u00eb e madhe n\u00eb opozit\u00eb hapi nj\u00eb proces formal p\u00ebr regjistrimin e kandidaturave p\u00ebr kryetar, strukturat drejtuese t\u00eb kontrolluara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85956","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}