{"id":85905,"date":"2026-05-05T20:33:19","date_gmt":"2026-05-05T20:33:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/05\/birn-te-kthyer-nga-kampet-e-sirise-shqiptaret-perballen-me-veshtiresi-ne-riintegrim\/"},"modified":"2026-05-05T20:33:19","modified_gmt":"2026-05-05T20:33:19","slug":"birn-te-kthyer-nga-kampet-e-sirise-shqiptaret-perballen-me-veshtiresi-ne-riintegrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/05\/birn-te-kthyer-nga-kampet-e-sirise-shqiptaret-perballen-me-veshtiresi-ne-riintegrim\/","title":{"rendered":"BIRN: T\u00eb kthyer nga kampet e Siris\u00eb, shqiptar\u00ebt p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb riintegrim"},"content":{"rendered":"<p><span>Nga Fiori Sinoruka\/ <strong>Eva Dumani<\/strong>, 21 vje\u00e7e, u kthye m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pas 12 vitesh e n\u00ebnt\u00eb dit\u00ebsh larg familjes s\u00eb saj dhe pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span>Babai i saj i kishte marr\u00eb at\u00eb dhe v\u00ebllain e saj n\u00eb Siri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, kur ata ishin tet\u00eb dhe gjasht\u00eb vje\u00e7. Babai i tyre u vra vet\u00ebm disa muaj pasi mb\u00ebrriti dhe iu bashkua t\u00eb ashtuquajturit Shteti Islamik. Pas humbjes s\u00eb tij, ata p\u00ebrfunduan n\u00eb kushte t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara n\u00eb kampin Al Hawl n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn siriane.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, edhe gjyshja e tyre udh\u00ebtoi drejt kampit Al Hawl, por edhe ajo vdiq n\u00eb Siri.<\/span><\/p>\n<p><span>V\u00ebllai i Ev\u00ebs, <strong>Endri Dumani<\/strong>, u riatdhesua n\u00eb vitin 2020 n\u00eb nj\u00eb operacion policor t\u00eb drejtuar nga ish-drejtori i policis\u00eb shqiptare, <strong>Gledis Nano<\/strong>, i cili shkoi personalisht n\u00eb kamp.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, sipas Nanos, Eva dhe shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kamp fillimisht refuzuan t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, ndon\u00ebse m\u00eb von\u00eb ajo shprehu keqardhje. Ishin p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj, <strong>Xhetan Ndregjoni<\/strong>, q\u00eb n\u00eb fund e soll\u00ebn at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb shkurt.<\/span><\/p>\n<p><span>I intervistuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Tiran\u00eb, Ndregjoni tha p\u00ebr BIRN se rr\u00ebmbimi i mbes\u00ebs dhe nipit t\u00eb tij n\u00eb Siri ishte <em>\u201cm\u00eb keq se vdekja\u201d<\/em> p\u00ebr t\u00eb. Ai tha se ishte i vendosur t\u2019i kthente n\u00eb sht\u00ebpi, edhe n\u00ebse do t\u2019i duhej <em>\u201cderi n\u00eb dit\u00ebn time t\u00eb fundit\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ndregjoni kishte planifikuar t\u00eb shkonte vet\u00eb n\u00eb kamp. <em>\u201cKur vendosa t\u00eb shkoja dhe t\u00eb merrja Ev\u00ebn dhe q\u00eb nuk do t\u00eb kthehesha pa Ev\u00ebn, ishte p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb ajo kishte th\u00ebn\u00eb: \u2018Kam vet\u00ebm oriz dhe vaj p\u00ebr nj\u00eb muaj\u2019,\u201d<\/em> kujtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Por kur mb\u00ebrriti n\u00eb Turqi, nuk mundi t\u00eb hynte n\u00eb Siri. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, me ndihm\u00ebn e autoriteteve turke, ai arriti t\u00eb gjente dik\u00eb n\u00eb Siri q\u00eb mund ta nxirrte at\u00eb nga kampi.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ai ishte i shqet\u00ebsuar: <em>\u201cNuk e di ku \u00ebsht\u00eb, nuk e di \u00e7far\u00eb pasojash ka, nuk e di a ushqehet, nj\u00eb zon\u00eb rreziku, nj\u00eb zon\u00eb lufte, nga atje \u00e7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00ebsh p\u00ebrve\u00e7 rrezikut,\u201d<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb viteve, ai kishte pasur komunikim relativisht t\u00eb vazhduesh\u00ebm me mbes\u00ebn e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht pas r\u00ebnies s\u00eb <em>\u201ckalifatit\u201d<\/em> t\u00eb Shtetit Islamik n\u00eb vitin 2019 \u2013 p\u00ebrve\u00e7 periudhave t\u00eb luft\u00ebs kur kalonin muaj pa komunikim.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndregjoni ende nuk mund ta kuptoj\u00eb pse kunati i tij i \u00e7oi f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Siri, pasi kishte g\u00ebnjyer gruan e tij, motr\u00ebn e Ndregjonit, duke i th\u00ebn\u00eb se po i \u00e7onte p\u00ebr pushime t\u00eb shkurtra n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk mund ta shpjegoj \u00e7far\u00eb e shtyu baban\u00eb e Ev\u00ebs t\u00eb merrte at\u00eb vendim, sepse ai po jetonte mir\u00eb k\u00ebtu,\u201d<\/em> tha Ndregjoni.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk e di, t\u00eb marr\u00ebsh dy f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb largohesh p\u00ebr n\u00eb Siri, nuk mund ta shpjegoj\u2026 Financiarisht ai gjithashtu ishte mir\u00eb, me sht\u00ebpi dhe pun\u00eb,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se nga viti 2013 e tutje, 125 shtetas shqiptar\u00eb iu bashkuan Shtetit Islamik \u2013 50 burra, 23 gra dhe 39 f\u00ebmij\u00eb; 13 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Siri.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSipas angazhimit t\u00eb strukturave p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore, n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur riatdhesimi i 38 qytetar\u00ebve, n\u00ebnt\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve gra dhe 29 f\u00ebmij\u00eb, nga kampet n\u00eb zonat e konfliktit n\u00eb Siri,\u201d<\/em> tha ministria. Operacionet e riatdhesimit jan\u00eb zhvilluar n\u00eb tetor 2020, gusht 2021, maj 2022 dhe shkurt 2026.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministria dyshon se 34 shqiptar\u00eb ende ndodhen n\u00eb Siri \u2013 shtat\u00eb gra, tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe dhjet\u00eb burra q\u00eb jan\u00eb n\u00eb burg. Dhjet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por nuk ka informacion p\u00ebr ta.<\/span><\/p>\n<p><span>Deri sa kampi u evakuua dhe u mbyll m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, Al Hawl mbante mij\u00ebra njer\u00ebz nga viti 2019, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga vende t\u00eb Ballkanit si Shqip\u00ebria, Bosnja dhe Serbia. Shum\u00eb prej tyre ishin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb kamp.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb prej tyre ende nuk kan\u00eb mundur t\u00eb kthehen n\u00eb vendet e origjin\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm ndaj ideologjive radikale islamiste. Disa konsiderohen aq problematik\u00eb saq\u00eb jan\u00eb praktikisht t\u00eb braktisur nga shtetet e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb kthyer, ekspert\u00ebt dhe familjar\u00ebt thon\u00eb se procesi i riintegrimit shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe k\u00ebrkon kujdes dhe mbik\u00ebqyrje t\u00eb vazhdueshme.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Disa nuk duan t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Xhetan Ndregjoni, daja i Eva Dumanit. Foto: BIRN.<\/p>\n<p><span>Gledis Nano, ish-drejtues i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shef i departamentit antiterroriz\u00ebm, ka udh\u00ebhequr personalisht dy operacione riatdhesimi.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BIRN, ai tha se procesi i riatdhesimit varet nga shum\u00eb faktor\u00eb: situata e tensionuar e siguris\u00eb dhe politike n\u00eb Siri; bashk\u00ebpunimi me autoritetet e huaja; dhe gatishm\u00ebria e vet\u00eb personave p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, r\u00ebnia e regjimit diktatorial t\u00eb <strong>Bashar al-Assad<\/strong> n\u00eb dhjetor 2024 ka leht\u00ebsuar kontaktet me autoritetet siriane.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSot, duke iu referuar ndryshimeve politike q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Siri, duhet theksuar se kampet ku mbahen familjet e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb verilindje t\u00eb Siris\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebn kontrollin e forcave t\u00eb siguris\u00eb siriane. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se po zhvillohen negociata me autoritetet siriane,<\/em>\u201d shpjegoi Nano.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht, situata e siguris\u00eb mbetet ende e brisht\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb strukturave zyrtare p\u00ebr t\u00eb rivendosur rendin dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar plot\u00ebsisht territorin dhe p\u00ebr t\u00eb neutralizuar qelizat terroriste,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke iu referuar operacionit t\u00eb vitit 2020, ku ai ishte i pranish\u00ebm n\u00eb Siri, Gledis Nano tha se, edhe pse u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i bindnin familjet t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, disa prej tyre refuzuan.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cFamiljeve n\u00eb kamp iu dha mund\u00ebsia, jo nj\u00eb her\u00eb por disa her\u00eb, t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb fillonin nj\u00eb jet\u00eb normale. Por kur p\u00ebrpunuam informacionin q\u00eb vinte nga kampi, rezultoi se disa prej tyre nuk donin t\u00eb ktheheshin; kjo u konfirmua edhe nga verifikimet tona kur shkuam n\u00eb kamp, pasi kjo kategori ishte fshehur nj\u00eb dit\u00eb para mb\u00ebrritjes son\u00eb,\u201d<\/em> tha Nano.<\/span><\/p>\n<p><span>Media shqiptare ka raportuar se nj\u00eb islamiste radikale me origjin\u00eb shqiptare n\u00eb kamp, <strong>Emanuela Daci<\/strong>, ka pasur ndikim mbi disa shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe i ka bindur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb atje.<\/span><\/p>\n<p><span>Nano argumenton se disa banor\u00eb t\u00eb kampit kan\u00eb jetuar n\u00eb zon\u00eb lufte dhe jan\u00eb traumatizuar: <em>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin nuk ka recet\u00eb t\u00eb gatshme dhe as afat t\u00eb caktuar,\u201d<\/em> tha ai, kur u pyet p\u00ebr riintegrimin social.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministria p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb tha p\u00ebr BIRN se ka p\u00ebrgatitur <em>\u201cprograme specifike shkollore dhe psikologjike\u201d<\/em> p\u00ebr riintegrimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb kthyer n\u00eb shoq\u00ebri, duke e p\u00ebrshkruar procesin si <em>\u201ct\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, policia dhe prokuroria punojn\u00eb gjithashtu p\u00ebr t\u00eb identifikuar nivelin e radikalizimit t\u00eb t\u00eb kthyerve dhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse duhet t\u00eb ndiqen penalisht. Deri tani, kat\u00ebr burra t\u00eb akuzuar p\u00ebr rekrutimin e njer\u00ebzve p\u00ebr Shteti Islamik jan\u00eb gjykuar n\u00eb munges\u00eb; dyshohet se ata jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Siri.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kthimi i Ev\u00ebs ngjall shpres\u00eb p\u00ebr familjet e tjera<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Dylber Shuli nga Pogradeci, i cili shpreson q\u00eb nip\u00ebrit dhe mbesa e tij t\u00eb jen\u00eb ende gjall\u00eb n\u00eb Siri. Foto: BIRN.<\/p>\n<p><span>Kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri i Eva Dumanit ka ringjallur shpres\u00ebn edhe te familje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb 90-vje\u00e7arin <strong>Dylber Shuli<\/strong> nga fshati Zagor\u00e7an n\u00eb Pogradec, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb lindore, i cili shpreson q\u00eb tre nip\u00ebrit e mbesat e tij t\u00eb kthehen gjithashtu.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata u larguan p\u00ebr n\u00eb Siria 12 vite m\u00eb par\u00eb bashk\u00eb me prind\u00ebrit e tyre, t\u00eb cil\u00ebt raportohet se kan\u00eb vdekur. <em>\u201cMbesa m\u00eb e vog\u00ebl ishte vet\u00ebm dy muajshe kur u largua,\u201d<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb e madhja thuhet se ishte martuar si e mitur dhe ka nj\u00eb djal\u00eb; ajo kujdeset p\u00ebr motrat dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKam pasur kontakt me ta gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, por tani nuk kam m\u00eb kontakt. Mbesa ime m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb 23 vje\u00e7e,\u201d<\/em> tha Shuli, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje autoriteteve shqiptare t\u2019i sjellin n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMadje nuk e di si po arrij t\u00eb jem ende gjall\u00eb\u2026 por kam shpres\u00eb; \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb njeriu pa shpres\u00eb?\u201d<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Por Gledis Nano theksoi se shqiptar\u00ebt q\u00eb ndodhen ende n\u00eb kampe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u lokalizuar dhe se ata q\u00eb ende ndjekin ideologji radikale mund t\u00eb mos duan t\u00eb gjenden.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cS\u00eb pari, fakti q\u00eb familjar\u00ebt e shqiptar\u00ebve jan\u00eb ende jasht\u00eb territorit shqiptar do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka informacion t\u00eb sakt\u00eb n\u00ebse ata ndodhen ende n\u00eb kamp apo kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaotike nga ajo zon\u00eb,\u201d<\/em> shpjegoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cS\u00eb dyti, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta n\u00ebse ata jan\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr plane sulmesh apo, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, n\u00ebse marrin pjes\u00eb n\u00eb sulme. S\u00eb treti, kjo e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb procesin e deradikalizimit dhe riintegrimit n\u00eb shoq\u00ebri pas kthimit,\u201d<\/em> shtoi Nano.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Romario Shehu<\/strong>, nj\u00eb studiues n\u00eb Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim, i cili ka publikuar studimin <em>\u201cPerspektivat Komunitare p\u00ebr Parandalimin e Ekstremizmit t\u00eb Dhunsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d n\u00eb vitin 2018, thekson se p\u00ebr t\u00eb pasur sukses riintegrimi, \u201cprocesi duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga \u2018projekte\u2019 t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb \u2018politika\u2019 t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNgjash\u00ebm me vendet e tjera t\u00eb rajonit, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb nga financimi i huaj p\u00ebr t\u00eb zbatuar programet e riintegrimit. Procesi aktual shpesh \u00ebsht\u00eb joefikas, sepse me p\u00ebrfundimin e nj\u00eb projekti nd\u00ebrpriten edhe sh\u00ebrbimet. Autoritetet duhet t\u00eb parashikojn\u00eb nj\u00eb buxhet t\u00eb dedikuar p\u00ebr k\u00ebto programe,\u201d<\/em> tha Romario Shehu p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>Institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pak informacion mbi ecurin\u00eb e programeve t\u00eb deradikalizimit dhe riintegrimit social, duke argumentuar se k\u00ebto operacione k\u00ebrkojn\u00eb sekret.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cProcesi i riintegrimit p\u00ebr rreth 40 qytetar\u00eb t\u00eb riatdhesuar po zbatohet nga institucione shtet\u00ebrore dhe organizata joqeveritare t\u00eb mb\u00ebshtetura nga donacione t\u00eb huaja,\u201d<\/em> tha Shehu.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKy proces ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb dhe raportim m\u00eb t\u00eb strukturuar mbi ecurin\u00eb e tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet ndikimi afatgjat\u00eb i k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve dhe n\u00ebse po arrihen rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Xhetan Ndregjoni shprehet i lumtur q\u00eb mbesa e tij, Eva Dumani, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe pse ajo tani \u00ebsht\u00eb 21 vje\u00e7e, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb klas\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kompensuar vitet e humbura t\u00eb shkollimit. Nj\u00eb m\u00ebsuese shkon \u00e7do dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim. Ajo po studion gjithashtu edhe anglisht.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cRiintegrimi i saj \u00ebsht\u00eb sfidues, por ne kemi shpres\u00eb,\u201d<\/em> tha Ndregjoni. \/Marr\u00eb nga R<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/05\/05\/te-kthyer-nga-kampet-e-shtetit-islamik-ne-siri-shqiptaret-perballen-me-veshtiresi-ne-riintegrim\/\">eporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/05\/birn-te-kthyer-nga-kampet-e-sirise-shqiptaret-perballen-me-veshtiresi-ne-riintegrim\/\">BIRN: T\u00eb kthyer nga kampet e Siris\u00eb, shqiptar\u00ebt p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb riintegrim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fiori Sinoruka\/ Eva Dumani, 21 vje\u00e7e, u kthye m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pas 12 vitesh e n\u00ebnt\u00eb dit\u00ebsh larg familjes s\u00eb saj dhe pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Babai i saj i kishte marr\u00eb at\u00eb dhe v\u00ebllain e saj n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":85906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85905","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85905\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}