{"id":85833,"date":"2026-05-05T12:08:20","date_gmt":"2026-05-05T12:08:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/05\/telefonata-ne-bruksel-kapitujt-e-negociatave-mund-te-mos-mbyllen-deri-ne-fund-te-2026\/"},"modified":"2026-05-05T12:08:20","modified_gmt":"2026-05-05T12:08:20","slug":"telefonata-ne-bruksel-kapitujt-e-negociatave-mund-te-mos-mbyllen-deri-ne-fund-te-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/05\/telefonata-ne-bruksel-kapitujt-e-negociatave-mund-te-mos-mbyllen-deri-ne-fund-te-2026\/","title":{"rendered":"Telefonata n\u00eb Bruksel\/Kapitujt e negociatave mund t\u00eb mos mbyllen deri n\u00eb fund t\u00eb 2026"},"content":{"rendered":"<p><span>Komisioni Evropian dhe vendet an\u00ebtare nuk po arrijn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb drejt nj\u00eb kompromisi t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb mbylljes s\u00eb kapitujve t\u00eb negociatave q\u00eb kan\u00eb si q\u00ebllim an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Duke qen\u00eb se disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb 27-shes, nuk bien dakord t\u00eb miratojn\u00eb raportin IBAR, q\u00eb p\u00ebrfshin respektimin e standarteve p\u00ebr funksionimin e shtetit ligjor dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit qeveria Rama po mundohet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb t\u00eb gjitha gur\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hbllokuar at\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nuk pranohet zyrtarisht, ngecjen apo ngrirjen e procesit n\u00eb disa fusha por kryesisht p\u00ebr pengim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb rastin Balluku. n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr kryenegociatorja shqiptare, Majlinda Dhuka, i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb presidenc\u00ebs qipripte Marilena Raouna, p\u00ebr t\u00eb diskutuar hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb kushtet kur disa shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb po mbajn\u00eb pezull miratimin e raportit IBAR.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti p\u00ebr vendin ton\u00eb kishte identifikuar rreth 92 piketa ose \u201cboshll\u00ebqe\u201d q\u00eb duhen plot\u00ebsuar si detyra p\u00ebr t\u00eb avancuar m\u00eb tej n\u00eb procesin e integrimit evropian. <\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria duket se \u00ebsht\u00eb distancuar edhe nga Mali i Zi, n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb. Podgorica mori gjat\u00eb muajit mars aprovimin e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr hartimin e traktatit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Malin e Zi \u00e7ka sh\u00ebnon hyrjen n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb pakthyeshme t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit. Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos e cil\u00ebsoi p\u00ebrparimin e Malit t\u00eb Zi si \u201cnj\u00eb hap t\u00eb madh n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit\u201d nd\u00ebrsa Presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Antonio Costa, i cili e p\u00ebrforcoi k\u00ebt\u00eb mesazh politik, duke theksuar se \u201cp\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 2013, Bashkimi Europian nis matjen e koh\u00ebs p\u00ebr zgjerimin e radh\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/23\/bashkimi-europian-i-hap-dyert-malit-te-zi-shqiperia-ende-ne-pritje-te-ibar\/\">Bashkimi Europian i hap dyert Malit t\u00eb Zi, Shqip\u00ebria ende n\u00eb pritje t\u00eb IBAR<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Por vendi yn\u00eb duket se po i largohet objektivit t\u00eb 2030, t\u00eb shpallur nga kryeministri Rama gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit elektorale. Gjat\u00eb muajit prill Lapsi.al ka raportuar p\u00ebr 9 vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje avancimin e vendit ton\u00eb me negociatat. N\u00eb takimin e 1 prillit t\u00eb grupit t\u00eb COELA, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Gjermanis\u00eb, Luksemburgut, Holand\u00ebs, Suedis\u00eb, Austris\u00eb, Finland\u00ebs, Polonis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb ishin ata q\u00eb shpreh\u00ebn rezerva p\u00ebr reformat n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb nj\u00ebjtat burime sqaruan se arsyet e dh\u00ebna prej k\u00ebtyre vendeve ishin t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/03\/e-paralajmeruan-per-ballukun-9-vende-te-be-ngrijne-negociatat-me-shqiperine\/\">E paralajm\u00ebruan p\u00ebr \u201cBallukun\u201d\/ 9 vende t\u00eb BE ngrijn\u00eb negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 Gjermanis\u00eb dhe Holand\u00ebs q\u00eb ishin t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr efektet e rastit Balluku, Polonia ishte kritike p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit, Greqia p\u00ebr t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb dhe pakicat komb\u00ebtare, Bullgaria p\u00ebr pakicat, Austria p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete si IPARD-i etj. Ndon\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebtij muaji disa vende kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa hapa pozitive p\u00ebrpara, ngecja e procesit mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Konferenca Nd\u00ebrqeveritare mes Tiran\u00ebs dhe Komisionit Evropian q\u00eb ishte parashikuar t\u00eb mbahej n\u00eb muajin prill p\u00ebr t\u00eb nisur me mbylljen e kapitujve t\u00eb par\u00eb u shty nga presidenca qipriote p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konsensusit mes vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr miratimin e raportit IBAR. <\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht ky fakt, i konsiderur si vendnum\u00ebro ishte edhe tem\u00eb e bised\u00ebs telefonike mes kryenegociatores Dhuka dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb presidenc\u00ebs qipriote Marilena Raouna, e cila p\u00ebrve\u00e7 pozicionit q\u00eb mban p\u00ebrkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb njoh\u00ebse e mir\u00eb e koridoreve t\u00eb Brukselit ku ka punuar p\u00ebr shum\u00eb vite duke qen\u00eb edhe bashk\u00ebpresidente e grupit COELA p\u00ebr zgjerimin e unionit.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"row-title linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-admin\/post.php?post=1076807&amp;action=edit\">Bilanci i 6 muajve\/ \u00c7far\u00eb humbi Rama p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Belinda Ballukun<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Por burime diplomatike n\u00eb Bruksel than\u00eb p\u00ebr Lapsi.al se ka mund\u00ebsi reale q\u00eb pro\u00e7es i mosmiratimit t\u00eb raportit t\u00eb zgjatet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026 pavar\u00ebsisht se ky nuk \u00ebsht\u00eb skenari i d\u00ebshiruar nga Shqip\u00ebria. Sipas burimeve diplomatike q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb Rama ndaj hetimit t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministren Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga disa vende kryesore an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb si nj\u00eb sinjal negativ p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze n\u00eb bisedimet brenda grupit COELA p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile raportit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm. <\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta linj\u00eb politike u pa k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb edhe n\u00eb Raportin e fundit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit Europian, ku rasti Balluku nuk p\u00ebrmendej nominalisht po ku kritikoheshin veprimet p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ku gjendeshin shprehimisht fraza si: \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb\u2026 konsolidoj\u00eb historikun e saj t\u00eb hetimeve, ndjekjeve penale dhe d\u00ebnimeve p\u00ebrfundimtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d, ose: \u201cgjyq\u00ebsori vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me presione dhe k\u00ebrc\u00ebnime politike q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/05\/raporti-i-parlamentit-europian-imuniteti-nuk-mund-te-kthehet-ne-mburoje-politike\/\">Raporti i Parlamentit Europian: Imuniteti nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb mburoj\u00eb politike<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Aktualisht ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje intensive diplomatike q\u00eb IBAR-i t\u00eb miratohet brenda muajit maj ose qershor, p\u00ebr t\u00eb shmangur pik\u00ebrisht shtyrjen e vendimarrjes deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. <\/span><\/p>\n<p><span>Por pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto sinjale q\u00eb vijn\u00eb nga Brukseli, Kryeministri Rama e ka hedhur gjithmon\u00eb posht\u00eb bllokimin e rrug\u00ebs s\u00eb antar\u00ebsimit. Q\u00ebndrimi i tij ka qen\u00eb se \u201cs\u00eb shpejti, si\u00e7 kemi pasur n\u00eb procesin e hapjes s\u00eb kapitujve, do t\u00eb kemi lajme shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d- u shpreh ai gjat\u00eb nj\u00eb monologu n\u00eb podcastin Flasim rreth jj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Edhe shefi i diplomacis\u00eb Ferid Hoxha e ka mohuar publikisht bllokimin apo ngadal\u00ebsimin e procesit. Ai mos miratimin e raportit IBAR e ka paraqitur si nj\u00eb dialog me putje p\u00ebrgjigje mes Komisionit Evropian dhe vendeve an\u00ebtare duke hedhur dorashk\u00ebn e sfid\u00ebs: \u201cM\u00eb gjeni nj\u00eb nga ato vende q\u00eb thoni se na kan\u00eb bllokuar, shkoni dhe pyetini dhe merni p\u00ebrgjigje n\u00ebse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, ashtu sikurse pyet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb manipulative shefi yn\u00eb i diplomacis\u00eb, asnj\u00eb vend nuk ka th\u00ebn\u00eb publikisht se i ka nd\u00ebrprer\u00eb, i ka ngrir\u00eb, apo bllokuar negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb. Duke p\u00ebrdoruar si k\u00ebrkes\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mospengimin e SPAK-ut p\u00ebr Ballukun, por edhe shqet\u00ebsime t\u00eb tjera si t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, apo klim\u00ebn e biznesit, ato thjesht\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me qeverin\u00eb e BE-s\u00eb (Komisionin) p\u00ebr ti mund\u00ebsuar Shqip\u00ebris\u00eb mbylljen e kapitujve t\u00eb par\u00eb t\u00eb negociatave.<\/span><\/p>\n<p><span>Askush nga vendet q\u00eb nuk kan\u00eb pranuar ta miratoj\u00eb raportin IBAR nuk do e b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por ama, sjellja e tyre rrezikon t\u00eb mbetet e pandryshueshme deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. Ndon\u00ebse nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb 12 maj ato rrezikojn\u00eb t\u00eb mos e miratojn\u00eb raportin e Komisionit Evropian, p\u00ebr sa koh\u00eb Balluku i shmanget drejt\u00ebsis\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb pambyllura t\u00eb gjith\u00eb kapitujt e negociatave.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/05\/telefonata-nga-tirana-kapitujt-e-negociatave-mund-te-mos-mbyllen-deri-ne-fund-te-2026\/\">Telefonata n\u00eb Bruksel\/Kapitujt e negociatave mund t\u00eb mos mbyllen deri n\u00eb fund t\u00eb 2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian dhe vendet an\u00ebtare nuk po arrijn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb drejt nj\u00eb kompromisi t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb mbylljes s\u00eb kapitujve t\u00eb negociatave q\u00eb kan\u00eb si q\u00ebllim an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Duke qen\u00eb se disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb 27-shes, nuk bien dakord t\u00eb miratojn\u00eb raportin IBAR, q\u00eb p\u00ebrfshin respektimin e standarteve p\u00ebr funksionimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85833","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85833\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}