{"id":85829,"date":"2026-05-05T12:43:02","date_gmt":"2026-05-05T12:43:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/05\/ekonomia-e-iranit-buze-gremines-per-shkak-te-luftes-detajet\/"},"modified":"2026-05-05T12:43:02","modified_gmt":"2026-05-05T12:43:02","slug":"ekonomia-e-iranit-buze-gremines-per-shkak-te-luftes-detajet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/05\/ekonomia-e-iranit-buze-gremines-per-shkak-te-luftes-detajet\/","title":{"rendered":"Ekonomia e Iranit buz\u00eb gremin\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs (Detajet)"},"content":{"rendered":"<p>Ekonomia e Iranit ka hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi tash e shum\u00eb vite p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe keqmenaxhimit administrativ. Por, gjendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn sulmet m\u00eb 28 shkurt.<\/p>\n<p>Infrastruktura ve\u00e7se e rr\u00ebnuar ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb sulmeve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb fabrika e uzina \u00e7eliku t\u00eb dalin jasht\u00eb funksioni, nd\u00ebrsa ura e porte t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrdorshme.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb keq se kaq, jan\u00eb goditur objektet e naft\u00ebs dhe gazit, nd\u00ebrsa bllokad\u00eb e tanishme amerikane ndaj porteve iraniane e ka nd\u00ebrprer\u00eb pothuajse plot\u00ebsisht burimin kryesor t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb Teheranit: parat\u00eb nga nafta.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se monedha ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivele historikisht t\u00eb ul\u00ebta kundrejt dollarit dhe nd\u00ebrprerja e internetit ka paralizuar bizneset, analist\u00ebt thon\u00eb se ekonomia e Iranit ndodhet tani n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00ebse regjimi nuk k\u00ebrkon l\u00ebshime nga SHBA-ja p\u00ebr ta hequr bllokad\u00ebn, ekonomia do t\u00eb mbetet jasht\u00ebzakonisht e dob\u00ebt\u201d, tha Jason Tuvey, z\u00ebvend\u00ebskryeekonomist p\u00ebr tregjet n\u00eb zhvillim n\u00eb Capital Economics me seli n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cPor, n\u00eb fund, gjith\u00e7ka varet nga niveli i dhimbjes ekonomike q\u00eb regjimi iranian \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta p\u00ebrballoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i arritur synimet e veta ushtarake dhe gjeopolitike\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar aq shum\u00eb saq\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb nuk mund ta mohojn\u00eb m\u00eb d\u00ebmin.<\/p>\n<p>Thuhet se guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Iranit, Abdolnaser Hemmati, i ka k\u00ebrkuar presidentit Masud Pezeshkian t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa urgjent\u00eb p\u00ebr ta stabilizuar ekonomin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb rikthimin e qasjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb internet dhe arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr paqe me Uashingtonin.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Qeveris\u00eb, Fatemeh Mohajerani, ka vler\u00ebsuar se d\u00ebmet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe n\u00eb pronat e banimit dhe tregtare nga lufta kapin shifr\u00ebn e 270 miliard\u00eb dollar\u00ebve. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se i gjith\u00eb buxheti publik i Iranit p\u00ebr vitin 2025 dhe af\u00ebrsisht 60 p\u00ebr qind e prodhimit ekonomik t\u00eb vendit, sipas faqes ekonomike Eghtesad News.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt iranian\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se kostot e rind\u00ebrtimit do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb rreth 300 miliard\u00eb dollar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr infrastruktur\u00ebn civile, nd\u00ebrsa kosto t\u00eb tjera do t\u00eb vijn\u00eb nga nd\u00ebrprerjet e tjera ekonomike, si humbja e bizneseve dhe nevoja p\u00ebr rritje t\u00eb pagesave sociale.<\/p>\n<p>Sipas Gholamhossein Mohammadi, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Pun\u00ebs n\u00eb Iran, vler\u00ebsimet paraprake tregojn\u00eb se konflikti ka \u00e7uar n\u00eb humbjen e m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe ka l\u00ebn\u00eb dy milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb papun\u00eb drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi.<\/p>\n<p>Koha e luft\u00ebs e ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb tregun e pun\u00ebs t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Sipas s\u00eb p\u00ebrditshmes ekonomike iraniane, Donya-e Eqtesad, pranvera \u00ebsht\u00eb tradicionalisht sezoni kulmor i pun\u00ebsimit. Platforma e pun\u00ebsimit Iran Talent thot\u00eb se nj\u00eb muaj tipik pranvere prodhon rreth 65.000 vende t\u00eb lira pune. K\u00ebt\u00eb vit, vendet e reja t\u00eb pun\u00ebs kan\u00eb r\u00ebn\u00eb me 80 p\u00ebr qind. P\u00ebr \u00e7do pes\u00eb vende pune q\u00eb hapeshin pranver\u00ebn e kaluar, kat\u00ebr tani jan\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkesave p\u00ebr pun\u00eb, shifrat jan\u00eb po aq t\u00eb larta. M\u00eb 5 maj, platforma e pun\u00ebsimit Jobvision regjistroi nj\u00eb rekord ditor prej 318.000 CV t\u00eb dor\u00ebzuara nga pun\u00ebk\u00ebrkuesit, pra 50 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb se rekordi i m\u00ebparsh\u00ebm prej 212.000 sosh.<\/p>\n<p>Hendeku midis atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb dhe vendeve t\u00eb hapura t\u00eb pun\u00ebs nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, analist\u00ebt thon\u00eb se shkat\u00ebrrimi i ekonomis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga nd\u00ebrprerja e internetit e vendosur nga shteti, tani n\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 66-t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nd\u00ebrprerje i kushton ekonomis\u00eb digjitale t\u00eb Iranit midis 30 dhe 80 milion\u00eb dollar\u00eb \u00e7do dit\u00eb, duke shkat\u00ebrruar tregtin\u00eb elektronike, logjistik\u00ebn dhe sektorin e teknologjis\u00eb, pa p\u00ebrmendur sip\u00ebrmarr\u00ebsit e vegj\u00ebl, bizneset e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ndalur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb shqet\u00ebsimi n\u00eb rritje, Unioni i Prodhimit dhe Publikimit t\u00eb P\u00ebrmbajtjes, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson bizneset q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr qasje t\u00eb sigurt n\u00eb internet p\u00ebr iranian\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb formuluar me kujdes m\u00eb 4 maj, unioni tha se, megjith\u00ebse mb\u00ebshtet vendimet e Qeveris\u00eb n\u00eb kushte emergjente, \u00e7do politik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet me pjes\u00ebmarrjen e sektorit privat.<\/p>\n<p>\u201cJeta e miliona iranian\u00ebve e nd\u00ebrtuar mbi baza digjitale nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet lod\u00ebr e interesave p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse politike\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Riali iranian ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb theksuar paralelisht. Monedha tani tregtohet rreth 1.9 milion\u00eb riali p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb dollar n\u00eb tregun e lir\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i vler\u00ebs s\u00eb saj nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, sipas TGJU, nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb gjurmon tregun e arit dhe k\u00ebmbimit valutor n\u00eb Iran.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se t\u00eb ardhurat nga nafta i jan\u00eb ndalur nga bllokada detare amerikane dhe bizneset nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb tatueshme, Qeveria p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb strukturore financimi.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Farda t\u00eb REL-it, Dalga Khatinoglu, ekspert i energjis\u00eb p\u00ebr Iranin me baz\u00eb n\u00eb Azerbajxhan, tha se Irani do t\u00eb duhet ta ul\u00eb prodhimin e naft\u00ebs dhe gazit n\u00ebse bllokada vazhdon, sepse po i mbaron kapaciteti i magazinimit.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi se, n\u00ebse bllokada amerikane vazhdon edhe p\u00ebr nj\u00eb muaj tjet\u00ebr, prodhimi i naft\u00ebs n\u00eb Iran do t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebr 1.2 milion fu\u00e7i n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e dhimbshme p\u00ebr Iranin\u201d, tha Khatinoglu.<\/p>\n<p>Pasojat fiskale shtrihen p\u00ebrtej humbjes s\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>Ekonomisti iranian, Majid Salimi Borujeni, duke shkruar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen ekonomike Jahan-e-Sanat, paralajm\u00ebroi se \u00e7do rritje e t\u00eb ardhurave nga nafta p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta gjat\u00eb mbylljes s\u00eb Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme dhe se kostot e rind\u00ebrtimit pas luft\u00ebs do ta tejkalojn\u00eb shum\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Me munges\u00eb burimesh t\u00eb besueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave, ai argumentoi se financimi monetar i deficitit \u2013 praktikisht shtypja e paras\u00eb \u2013 mund t\u00eb jet\u00eb e vetmja rrug\u00eb e mbetur, nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb rrezikon t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb inflacionin q\u00eb tashm\u00eb ka kaluar mbi 70 p\u00ebr qind. \/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/05\/ekonomia-e-iranit-buze-gremines-per-shkak-te-luftes-detajet\/\">Ekonomia e Iranit buz\u00eb gremin\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs (Detajet)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekonomia e Iranit ka hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi tash e shum\u00eb vite p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe keqmenaxhimit administrativ. Por, gjendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn sulmet m\u00eb 28 shkurt. Infrastruktura ve\u00e7se e rr\u00ebnuar ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb sulmeve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb fabrika e uzina \u00e7eliku t\u00eb dalin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85829","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85829\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}