{"id":85723,"date":"2026-05-04T20:42:20","date_gmt":"2026-05-04T20:42:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/04\/hashim-thaci-rrefehet-nga-qelia-e-hages-faji-im-eshte-pse-jam-gjalle\/"},"modified":"2026-05-04T20:42:20","modified_gmt":"2026-05-04T20:42:20","slug":"hashim-thaci-rrefehet-nga-qelia-e-hages-faji-im-eshte-pse-jam-gjalle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/04\/hashim-thaci-rrefehet-nga-qelia-e-hages-faji-im-eshte-pse-jam-gjalle\/","title":{"rendered":"Hashim Tha\u00e7i rr\u00ebfehet nga qelia e Hag\u00ebs: \u201cFaji\u201d im \u00ebsht\u00eb pse jam gjall\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emsionin \u201cOpinion\u201d nga paraburgimi n\u00eb Hag\u00eb, ku ndodhet q\u00eb nga viti 2020 s\u00eb bashku me ish-drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Drejtusi i emisionit i ka drejtuar pyetjet p\u00ebr Tha\u00e7in q\u00eb nga muaj Janar, por p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave p\u00ebrgjigjet kan\u00eb ardhur disa muaj me vones\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs ka folur n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor dhe qendrimet q\u00eb ai ka n\u00eb lidhje d\u00ebshmitar\u00ebt dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si po zhvillohet gjyqi.<\/span><\/p>\n<p><span><strong><span>Pjes\u00eb nga intervista<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Zoti Tha\u00e7i, kaluan 5 vite nga ndalimi dhe transferimi i juaj n\u00eb Hag\u00eb. Si po shkon\u00a0<\/span><span>procesi?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb izolim po kaloj vitin e gjasht\u00eb \u2013 pa vendim gjyq\u00ebsor. Si\u00e7 theksoi s\u00eb fundi ekspert politik amerikan Daniel Serwer: \u201cky proces ka devijuar nga misioni\u2026 duhet t\u00eb ofrohet drejt\u00ebsi, e jo hakmarrje e bazuar n\u00eb mashtrim.\u201d Nga ana ime nuk kam \u00e7ka t\u2019i shtoi k\u00ebtii konstatimi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Cilat jan\u00eb v\u00ebrejtjet q\u00eb ju keni lidhur me zhvillimet e procesit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>T\u00eb ishte transparent, llogaridh\u00ebn\u00ebs, me mekaniz\u00ebm kujdestarie, t\u00eb respektohet barazia e pal\u00ebve, t\u00eb drejtat e njeriut, e mbi t\u00eb gjitha legjislacioni i Kosov\u00ebs mbi baz\u00ebn e s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb themeluar kjo gjykat\u00eb. Ndjekja penale t\u00eb respektonte parimet themelore t\u00eb kodit t\u00eb etik\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ndiqej e v\u00ebrteta kudo q\u00eb t\u00eb \u00e7on ajo, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebshmit\u00eb shfaj\u00ebsuese.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>A besoni n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb tuaj, pas paraqitjes s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb akuz\u00ebs?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Plot\u00ebsisht. Historia e liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs prej fillimviteve 1980-t\u00eb e deri sot \u00ebsht\u00eb thelbi i k\u00ebtij procesi. Un\u00eb jam vet\u00ebm instrument n\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperiment juridik. Nxjerrja e aktgjykimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e gjykat\u00ebsve, por un\u00eb kam besim q\u00eb, pas d\u00ebgjimit te d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb prokuroris\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti atyre t\u00eb mbrojtjes, t\u00eb profilit dhe kredibilitetit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ata do ta nxjerrin vendim t\u00eb drejt\u00eb dhe meritor. Shum\u00eb\u00e7ka lidhur me legjitimitetin e s\u00eb drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare varet nga rezultati i k\u00ebtij procesi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Si \u00ebsht\u00eb dita juaj n\u00eb izolim?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Aktualisht m\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur goja p\u00ebr t\u00eb folur dhe m\u00eb jan\u00eb lidhur duart p\u00ebr t\u00eb shkruar at\u00eb q\u00eb m\u00eb do zemra e thot\u00eb plot\u00ebsisht mendia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim, Blendi do t\u00eb mundohem t\u00eb b\u00eb\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr rrethanat ku giendem. Serbia u mor e merret koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me mua. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>M\u00eb d\u00ebnoi n\u00eb munges\u00eb me shum\u00eb vite burg. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme (1993-97) bastisi sht\u00ebpin\u00eb, keqtraitoi dhe arrestoi baban\u00eb, n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn dhe v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje ekzekutoi edhe v\u00ebllan\u00eb e Lumes, Hakiun, n\u00eb masakr\u00ebn n\u00eb fshatin Studime t\u00eb Vushtrris\u00eb n\u00eb maj 1999. N\u00eb qershor 1999, lufta p\u00ebrfundoi. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>I takoj bot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mbijetuar. Sot \u201cfaji\u201d im i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb pse jam gjall\u00eb. Nuk i takoj kategoris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb thon\u00eb se burgu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr burra, kjo shprehie me duket bezdit\u00ebse. Nuk jam altruist as asket. E kam b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maraton\u00ebs. Rruga ime nuk ishte as fat e as rast\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb g\u00ebllim g\u00eb buron nga thell\u00ebsia e bot\u00ebs sime, \u00ebsht\u00eb e prekshme dhe transparente. Qysh her\u00ebt e kisha vendosur gjith\u00eb qenien time n\u00eb funksion t\u00eb ides\u00eb s\u00eb liris\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vetmia natyrsh\u00ebm m\u00eb jep zbraz\u00ebti dhe ofron kot\u00ebsi. Mundohem t\u2019i jap shpirt ambientit n\u00eb qeli. 24 or\u00ebt e dit\u00ebs dhe 365 dit\u00ebt e vitit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Humb kuptimi kalendarik i jet\u00ebs. Dit\u00eb-net\u00ebt sikur kalojn\u00eb pa data. Kam reflektuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, p\u00ebr sjelljen e bot\u00ebs n\u00eb fillim dhe fund t\u00eb shek. 20 n\u00eb raport me neve. Jo rrall\u00eb harrojm\u00eb sa t\u00eb plandosur dhe t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur kemi qen\u00eb (jo rrall\u00eb t\u00eb trajtuar edhe si mbetje otomane), nd\u00ebrsa sot sa lart\u00eb jemi n\u00eb ngritie dhe proces konsolidimi si komb me mendim dhe status per\u00ebndimor. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Liria dhe burgu nuk ngjiten kurr\u00eb. Nuk i ndan vet\u00ebm muri fizik, por emocioni, t\u00eb menduarit dhe m\u00ebnyra se si e sheh, ndjen dhe jeton bot\u00ebn. Izolimi \u00ebsht\u00eb zgafell\u00eb me munges\u00eb horizontesh dhe ashensori. T\u00eb kalamend fizikisht e besa edhe mund t\u00eb t\u00eb verboj\u00eb. Jo p\u00ebr nga niveli i dioptris\u00eb, por i ngat\u00ebrrimit apo m\u00ebnyr\u00ebs se si i sheh gj\u00ebrat. Koha dhe distanca e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb veten, tek \u00e7do njeri sado rezistues t\u00eb jet\u00eb. Por, fal\u00eb Zotit dhe vet\u00eb kuidesit ende jam mir\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>P\u00ebr gati 6 vite nuk kam pasur grip, ethe, temperatur\u00eb, e as ftohjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl (p\u00ebriashto COVID-19). Ndihem i bekuar a\u00eb kam ecur luginave e shpatii\u00ebve, kam shkelur lart\u00ebsit\u00eb dhe teposht\u00ebzat e bjeshk\u00ebve tona. N\u00eb etapat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs, i kam p\u00ebrjetuar fizikisht dhe emocionalisht, shk\u00eblaimin e rrezeve t\u00eb diellit, acarin me er\u00eb e bor\u00eb, rrebeshet e shiut n\u00ebp\u00ebr shtigje dhe rrugica me lloh\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>K\u00ebta hapa nj\u00eb koh\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb si sakrific\u00eb p\u00ebr liri e m\u00eb von\u00eb nga pasioni p\u00ebr natyr\u00ebn. I njoh thuajse p\u00ebll\u00ebmb\u00eb p\u00ebr p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Ende m\u00eb mban ajri, fryma dhe energjia e atdheut. Kjo ka b\u00ebr\u00eb g\u00eb ta ndjej edhe m\u00eb thell\u00ebsisht dhe gier\u00ebsisht iet\u00ebn. Vendlindien e ende shoh\u00eb kthjell\u00ebt, p\u00ebrietoi n\u00eb horizont t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet, dashuri, besim dhe krenari. Por, jet\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetshme i duhet p\u00ebrmbajtja, kjo tani m\u00eb mungon. N\u00eb izolim sulmohem nga mij\u00ebra e mii\u00ebra drith\u00ebrime mendimesh, q\u00eb sillen v\u00ebrdall\u00eb nuk din\u00eb nga t\u00eb vijin\u00eb, si t\u2019i frenosh e n\u00eb \u00e7 \u2018drejtim t\u2019i orientosh. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Mundohem q\u00eb idet\u00eb dhe boten reale t\u2019i p\u00ebrputh me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. E kam t\u00eb kultivuar p\u00ebrvoj\u00ebn individuale t\u00eb liris\u00eb psikologiike edhe n\u00eb rrethana t\u00eb shtr\u00ebngimit fizik. \u00c7do ndjenje t\u00eb keqe i p\u00ebrgjigjem me emocion dhe mendje alternative. P\u00ebrpiqem t\u2019u jap substanc\u00eb, form\u00eb dhe dreitim t\u00eb mbar\u00eb. Ruai busull\u00ebn duke menaxhuar sa m\u00eb get\u00ebsisht koh\u00ebn dhe situatat. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Zhytem n\u00eb mendime g\u00eb m\u00eb kthjelloin\u00eb, por n\u00eb momente edhe mund t\u00eb m\u00eb turbullojn\u00eb apo ndryshojn\u00eb pik\u00eb-v\u00ebshtrimin. Me vet-disiplin\u00eb e evitoj nxjerrjen e vrerit, shkundjen e karakterit madje edhe zvet\u00ebnimin. Vetmin\u00eb nuk e trajtoj si sk\u00ebterr\u00eb, ankth malkues, apo fundin tim. P\u00ebrballem me v\u00ebshtir\u00ebsi jo t\u00eb lehta \u2013 por koncentrohem m\u00eb tep\u00ebr tek mund\u00ebsit\u00eb minimale q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet ngulfat\u00ebs. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vizualizoj kujtes\u00ebn e p\u00ebrjetuar t\u00eb gi\u00ebrave t\u00eb mira, paralel zhvilloj imagiinat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Shum\u00ebllojshm\u00ebria e p\u00ebrvoj\u00ebs jet\u00ebsore m\u00eb ka regjur, duke d\u00ebgjuar e besuar me respekt, por edhe duke u g\u00ebnjyer dhe duruar n\u00eb heshtje. Shpresa n\u00eb izolim \u00ebshte Zoti, gruaja dhe f\u00ebmija, n\u00ebna dhe babai, motra dhe v\u00ebllai, fqinji dhe miku. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb jeta. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nuk arratisem nga vetvetja, e as nuk zhvendosem apo tjet\u00ebrsohem n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt u p\u00ebrpog\u00ebn t\u00eb m\u00eb hedhin. Megiith\u00ebse, edhe takimet dhe bisedat me familiar\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrietimin apo ngroht\u00ebsin\u00eb emocionale normale. Ketu buz\u00ebqeshja nuk buron nga thell\u00ebsia e shpirtit, zemr\u00ebs dhe hares\u00eb. Ushgimi q\u00eb ha kafeja apo \u00e7aji q\u00eb pi nuk e kan\u00eb shijen origjinale. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u00c7do gj\u00eb duket e p\u00ebrkohshme.. artificiale\u2026 sip\u00ebrfaq\u00ebsore, por n\u00eb realitet ka vite t\u00eb t\u00ebra, thell\u00ebsisht t\u00eb shk\u00ebputura nga jeta e lir\u00eb. B\u00ebj gium\u00eb t\u00eb rehatsh\u00ebm, por nuk m\u00eb sjell miaftuesh\u00ebm sensin e rigjenerimit mendor e as fizik. Me ndjenj\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb njer\u00ebzore i kam p\u00ebrjetuar dhimbjen, lot\u00ebt dhe ofshamat derisa i vet\u00ebm p\u00ebrcillja n\u00eb TV varrimin e babait. \u00c7do grusht dheu q\u00eb hidhej n\u00eb varrir e ti peshonte me ton mbi kok\u00ebn time n\u00eb qeli. Sjellja serioze apo heshtja n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis nga t\u00eb tjer\u00ebt interpretohet si m\u00ebrzi. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nga ana tjet\u00ebr, moskok\u00eb\u00e7arja si arroganc\u00eb apo edhe budallall\u00ebk. N\u00eb realitet, pothuajse shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e rreishme dhe mashtruese. Edhe ndryshimet atmosferike kalojn\u00eb pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Sh\u00ebtitja dhe ajrimi n\u00eb poligonin sportiv ku \u00e7do dit\u00eb sillemi dhe risillemi, sikur ma heq sa\u00e7in nga koka\u2026 kur \u00e7do pore e trupit thith aj\u00ebr, p\u00ebrjeto, frym\u00ebmarrje t\u00eb thell\u00eb. Por, edhe pse n\u00eb distanc\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebs personale m\u00eb djeg dhe p\u00ebrv\u00eblon sa\u00e7i i madh plot prush\u2026 sanksioneve amerikane dhe evropiane mbi Kosov\u00ebn. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Me t\u00eb hapur syt\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, d\u00ebgjoj muzik\u00eb pa tekst; \u00ebndrrat eventuale t\u00eb nat\u00ebs i z\u00ebvend\u00ebsoj me leximin e ndonj\u00eb rr\u00ebfimi libri apo gazete nga bota e filmit, artit turizmit historik dhe kulturor, sportit etj. Cdo agim m\u00ebngjesor e trajtoi si mund\u00ebs t\u00eb re, Pema e vendosur n\u00eb hap\u00ebsirat e paraburgimit p\u00ebr festat e fund vitit m\u00eb jep ngroht\u00ebsi t\u00eb brendshme. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>E p\u00ebrcjell edhe ecurin\u00eb e botimeve t\u00eb librave t\u00eb rini. Disa prej t\u00eb cil\u00ebve edhe i porosis p\u00ebrmes familjar\u00ebve. Vazhdoj me pirjen e kafes\u00eb, e cila m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb ka mbetur si gjest nga takimet gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb sesa nevoj\u00eb kafeine. Gatimi i m\u00ebngjesit me jep k\u00ebnaq\u00ebsi dhe relakson, mundohem t\u00eb p\u00ebrgatis gj\u00ebra sa m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebme. Tashm\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ritual. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nj\u00eb nga g\u00ebllimet i atyre q\u00eb m\u00eb soll\u00ebn k\u0113tu \u00ebsht\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb shk\u00ebputjen time nga jeta normale familjare, \u00e7rr\u00ebnjosjen nga kujtesa e mjedisit qytetar dhe pamund\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs aktive institucionale. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7: Kujtes\u00ebn e m\u00ebhershme ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me kujtes\u00eb t\u00eb re. Njer\u00ebzit nuk thon\u00eb kot\u00eb \u201clarg syve, larg zemr\u00ebs\u201d. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nj\u00eb privim ky i ngadalt\u00eb dhe i but\u00eb Sidoqoft\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb subjekti i k\u00ebtij procesi, un\u00eb jam vet\u00ebm objekti. B\u00ebrthama e subjektit \u00ebsht\u00eb duke u goditur dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb. r\u00ebnd\u00eb e m\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por dicka harrohet. Rezistenca kosovare \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e lart\u00eb e identitetit komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror. Rezistenca ndali rrjedh\u00ebn e m\u00ebtutjeshme t\u00eb rob\u00ebris\u00eb. Legjitimiteti i saj buron nga vullneti dhe q\u00ebllimi i drejt gytetareve p\u00ebr liri. \u00cbsht\u00eb rriedhoj\u00eb e historis\u00eb me shkaqe dhe rrethana, socio-ekonomike, kulturore, politiko-ushtarake, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ka substanc\u00eb, ka imazhin dhe kujtimin e gjall\u00eb lokal kosova dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ne pamund\u00ebsi p\u00ebr teknik moderne p\u00ebr p\u00ebrballje t\u00eb barabart\u00eb me Serbin\u00eb, ne e diplomatizuam l\u00ebvizien e rezistenc\u00ebs dhe fituam. Historia e shtetb\u00ebrjes s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb dogm\u00eb apo di\u00e7ka mekanike. As sllogan, parull\u00eb, gazet\u00eb muri apo shkarravin\u00eb n\u00eb d\u00ebrras\u00eb, e cila mund t\u00eb g\u00ebrvishet apo shlyhet leht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb germa t\u00eb shkruara n\u00eb r\u00ebr\u00eb t\u00eb cilat mbulohen nga tallazet e radh\u00ebs s\u00eb detit apo i shkrumbojn\u00eb rrezet e diellit Nuk ka mot q\u00eb e ngrin\u00eb apo a\u00eb e than\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta shlyer historin\u00eb-kujtes\u00ebn kolektive p\u00ebr rezistenc\u00ebn, lexoi gj\u00ebra dhe d\u00ebgjoi z\u00ebra n\u00eb synimin e tyre p\u00ebr ta ndryshuar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mishmash apo s\u00eb paku ta zbehin. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb g\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb corientojn\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb baraspeshojn\u00eb vler\u00ebn dhe antivler\u00ebn, t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb kegen, t\u00eb dobishmen dhe t\u00eb d\u00ebmshmen.T\u00eb pretendosh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb paralele mes rezistenc\u00ebs p\u00ebr liri dhe frym\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshtrimit \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb barazosh drit\u00ebn me err\u00ebsir\u00ebn. D\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrjetuara gytetare jan\u00eb testamenti heroizmit, dhimbjes dhe shpirtit t\u00eb liris\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Procesi q\u00eb po kalojm\u00eb nuk e glorifikon e as nuk e minimizon rolin personal t\u00eb aktor\u00ebve udh\u00ebheg\u00ebs t\u00eb shtet b\u00ebries; vet\u00ebm d\u00ebshmon se nuk ishte udh\u00ebtim i disa njer\u00ebzve t\u00eb paudh\u00eb apo t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, p\u00ebrkundrazi, kauz\u00ebs s\u00eb tyre i jep nj\u00eb dimension edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb gier\u00eb historik, politik dhe diplomatik- profil t\u00eb suksessh\u00ebm, t\u00eb pa p\u00ebrjetuar dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb, Luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb nuk kan\u00eb nevoi\u00eb ta miegulloin\u00eb apo t\u00eb fshihen nga e verteta e rezistenc\u00ebs e as t\u00eb ken\u00eb dilema p\u00ebr t\u00eb ardhmen; ata e kan\u00eb t\u00eb cimentuar rrefimin e suksesit, ndiek pas. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nuk vuain\u00eb nga sindromi i kompleksit t\u00eb munges\u00ebs apo inferioritetit. Nuk kan\u00eb brerie apo krisje nd\u00ebrgjegje me veten e tyre, p\u00ebrball\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe familjes\u2026 thjesht\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb biologjike dhe komb\u00ebtare. Vlera e rezistenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mish\u00ebruar dhe integruar brenda gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb Jan\u00eb vlera t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare dhe demokratike. Kujtesa e rezistenc\u00ebs p\u00ebr liri dhe shtet \u00ebsht\u00eb pergamen\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen shqiptare, pastaj n\u00eb arkivat e Washingtonit, NATO-s dhe t\u00eb disa vendeve t\u00eb tjera per\u00ebndimore. P\u00ebr t\u00eb keq, t\u00eb ndyra dhe t\u00eb rrejshme jan\u00eb mbushur me dosje edhe arkivat n\u00eb Beograd, Mosk\u00eb e gjetiu n\u00ebp\u00ebr hapsirat tona. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Rezistenca i p\u00ebrket historis\u00eb, sot e jetojm\u00eb realitetin e krijuar prej saj. E ka fillimin dhe mbarimin e gart\u00eb si kristali, e ka koh\u00ebn, rrethanat dhe personazhet e veta. P\u00ebr t\u00eb kuptuar pa asnj\u00eb evazivitet rrug\u00ebn e liris\u00eb dhe shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, shih rr\u00ebfimin e Gjeneral \u00cb. Clark-te giat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Hag\u00eb. Aty kushdo e gien prezentimin e drejt\u00eb t\u00eb kauz\u00ebs son\u00eb, vlerat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson sot, mesazhin dhe porosin\u00eb e rezistenc\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen me t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. N\u00eb \u00ebeli nuk jam \u201cdhimbje apo gjynah i gjall\u00eb komb\u00ebtar \u2013 jam d\u00ebshmi e gjall\u00eb\u201d. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ani pse po e paguaj me shpirtin dhe n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn time, nuk jam p\u00ebr t\u2019u ngush\u00eblluar. Lirin\u00eb kurr\u00eb nuk e kam marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Udh\u00ebtimit tim i kam dh\u00ebn\u00eb drejtim vet\u00eb. Realitetet e krijuara m\u00eb kan\u00eb konfirmuar zgjedhjen e duhur q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Gjat\u00eb iet\u00ebs jam sfiduar n\u00ebp\u00ebr sprova, i kam t\u00eb kultivuara, disa t\u00eb shpejta si vet\u00ebtima, e disa t\u00eb gjata e rraskapit\u00ebse. Koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb isha b\u00ebr\u00eb ur\u00eb, kam toleruar q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb shum\u00eb\u2026 p\u00ebrmes trupit tim pa u lagur dhe pa ther\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Me t\u00eb kaluar lumin\u2026 pastaj dihet\u2026Kam mbyllur vesh\u00ebt t\u00eb mos d\u00ebgjoj, syt\u00eb t\u00eb mos shoh, goj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos folur. Thirria e atdheut p\u00ebr liri dhe shtet i justifikonte t\u00eb giitha. Sot, edhe pse me dhimbje mesi\u2026 g\u00ebndroi\u2026 eci dreit..shikoi secilin ne sy. Kam m\u00ebsuar shum\u00eb..tep\u00ebr shum\u00eb\u2026 p\u00f6rgiat\u00eb rrug\u00ebtimit p\u00ebr liri dhe shtet t\u00eb Kosov\u00ebs. Kur kauza dukej e pashpres\u00eb. Kam besuar n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb. Kam \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr pavar\u00ebsi. E di, nuk ka gen\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar me mua\u2026 gjithmon\u00eb kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb shpejt, m\u00eb mir\u00eb.. dhe ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Paralelisht kam d\u00ebgjuar dhe jam k\u00ebshilluar. P\u00ebrkushtimin tim jet\u00ebsor nuk e kam kuptuar si norm\u00eb\u2026 nuk kam hulumtuar t\u00eb gjej orar pune shtes\u00eb, t\u00eb dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb\u2026Nuk jam ndalur. Besimi p\u00ebr q\u00ebllimin ma ndri\u00e7onte rrug\u00ebtimin. Gjithmon\u00eb kam besuar dhe besoj n\u00eb rezultate, jo n\u00eb lutje apo fat. Por edhe zoti e bekon dhe fati e p\u00ebrciell at\u00eb a\u00eb punon PO, kam qen\u00eb lojal n\u00eb raport me partner\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb per\u00ebndimor, edhe sot k\u00ebt\u00eb relacion e vler\u00ebsoi si virtyt e jo dob\u00ebsi t\u00eb shaiptareve dhe timin. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb fund t\u00eb fundit, ka fitu Kosova dhe populli saj. P\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb t\u00eb na mir\u00ebkuptojn\u00eb partner\u00ebt madje edhe jam lutur, por edhe do t\u00eb p\u00ebrulesha pa asnj\u00eb ngurrim. Esht\u00eb e d\u00ebshmuar se kam ruajtur pozicionin tim p\u00ebrball\u00eb \u00e7do rrethane-p\u00ebr liri t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Pastaj, jo pak edhe jam shpifur e ofenduar, jam sulmuar me arsenal t\u00eb leht\u00eb dhe te r\u00ebnd\u00eb \u2013 maitas e djathtas, p\u00ebrball\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pas shpine. Jam p\u00ebrballur me shum\u00eb goditje, i kam kaluar jo pa dhimbje, por qet\u00ebsisht. M\u00eb kan\u00eb diferencuar- izoluar politikisht (ver\u00eb 2014). <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>E kam teikaluar me sportivitet. Ndoshta edhe un\u00eb e kisha tepruar me fitore elektorale-ky ishte vullneti gytetar. Duhej ta respektoja. Dihet, m\u00ebsymjet nuk i kam pritur vet\u00ebm me soditie. M\u00eb kan\u00eb nxierr\u00eb shum\u00eb shpirtra, ende m\u00eb mban gjall\u00eb shpirti origjinal. Por nuk kan\u00eb mundur t\u00eb m\u00eb hedhin me shpin\u00eb p\u00ebr toke. Jo pak beteja edhe i kam humbur, e n\u00eb raste edhe kam gabuar, nuk i merrja domosdoshm\u00ebrisht gabimet si faj apo m\u00ebkat, i kam vuajtur, por nuk i kam vajtuar; n\u00eb ndonj\u00eb rast edhe jam p\u00ebrshtatur situatave t\u00eb rrethanave t\u00eb mbingarkuara. Nuk kam lejuar t\u00eb m\u00eb cenohet dinjiteti moral komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nuk e kam ngritur flamurin e bardh\u00eb, por edhe kurr nuk kam festuar para kohe. Kauza e dreit\u00eb m\u00eb rilindte. Merria frym\u00eb thell\u00eb dhe e bindja veten: OK, gj\u00ebra g\u00eb ndodhin \u2013 t\u00eb kaluara; jam fokusuar n\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm, n\u00eb pamjen e gier\u00eb dhe a\u00ebllimin madhor. K\u00ebshtu fituam luft\u00ebn dhe pagen (LIRINE qershor 1999-PAVARSINE shkurt 2008). Prandaj, ia ka vlejtur K\u00ebta rreshta nuk jan\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb or\u00ebve t\u00eb liga, jan\u00eb ngjarje t\u00eb p\u00ebrjetuara dhe reale. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nuk jan\u00eb sh\u00ebnime nga zyrat e shtetit, kabinete katedrash, sallone komode sht\u00ebpiake, as produkt i zhurm\u00ebs apo ndikimit nga rrjetet sociale, por ulur qet\u00ebsisht mbi d\u00ebrrasa me laps n\u00eb fletore, n\u00eb qeli i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb hekurave t\u00eb dritares. P\u00ebrderisa jasht\u00eb mureve vazhdon reshja shiut, ambient i miegullt, i err\u00ebt p\u00ebrcjellur me er\u00eb t\u00eb fort\u00eb e tash n\u00eb minutat e fundit u z\u00ebvend\u00ebsua me reshje edhe t\u00eb bor\u00ebs \u00ebsht\u00eb mesnat\u00eb nd\u00ebrmiet 6\/7 Janar (bora dicka e rrall\u00eb n\u00eb Hag\u00eb). Fakti q\u00eb jam k\u00ebtu nuk m\u00eb b\u00ebn t\u00eb malkoj ask\u00ebnd e as nuk i lutem askujt. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Borxh nuk i kam askujt n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Vetmia nuk m\u00eb ka ngrysur apo mbyllur brenda l\u00ebkur\u00ebs sime. Jam arratisur-e thyei vetmin n\u00eb lexim dhe shkrim. Nuk jam i zem\u00ebruar me ask\u00ebnd. P\u00ebrkundrazi. N\u00eb nderdije \u00e7do \u00e7ast n\u00eb geli e kam q\u00ebndres\u00eb dhe shpres\u00eb. Padrejt\u00ebsis\u00eb po i p\u00ebrgjigjem me nd\u00ebrgjegje t\u00eb revoltuar, po me optimiz\u00ebm. Besimi n\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb ndihmon m\u00eb s\u00eb shumti. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Por, edhe pse po kaloj vitin e giasht\u00eb n\u00eb izolim, kam vendosur ndoshta t\u00eb mbetem \u201cnaivi\u201d i fundit n\u00eb vendin tim \u2013 t\u00eb besoj n\u00eb vlera, humaniz\u00ebm dhe drejt\u00ebsi. Jam i pa kompromis-ndjek nd\u00ebrgjegjen. Besimin n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe ligje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Dreitat e Njeriut. Qenia ime giithmon\u00eb kah anuar kah paqja. U b\u00ebra pjes\u00eb e rezistenc\u00ebs, sepse doja q\u00eb populli i Kosov\u011bs t\u00eb jetoj i lir\u00eb e n\u00eb paqe. N\u00eb Kosov\u00eb u ndesh nd\u00ebrgjegija njer\u00ebzore p\u00ebrball\u00eb mizoris\u00eb \u00e7njer\u00ebzore. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Fitoi humanizmi dhe civilizimi n\u00eb ballafagim me politiken e spastrimit etnik dhe gjenocidit. Gjat\u00eb jet\u00ebs nuk kam respektuar vet\u00ebm ligjet e S. Milloshevigit. Ligie n\u00eb let\u00ebr kan\u00eb pasur edhe Hitleri, Musolini, Stalini, Franko: kushtetut\u00eb dhe ligje sot ka edhe Putini. Dreit\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ieta ime. Mund ta imagjinoj se dikush edhe mund t\u00eb gesh\u00eb, ose edhe t\u00eb b\u00ebhem objekt humori apo batutash n\u00ebp\u00ebr kuluare, studio televizive apo edhe rrjete sociale; fare leht\u00eb mund t\u00eb thon\u00eb: Hashimi u kalb n\u00eb burg e nuk po e kupton se bota ka ndryshuar, vlerat e liris\u00eb dhe dreit\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ian\u00eb cenuar e rr\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb Ndoshta edhe mund t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ose leht\u00ebsisht mund t\u00eb thon\u00eb se sot fuqia, arroganca dhe interesi e p\u00ebrcakton \u00e7ka \u00ebsht\u00eb vler\u00eb, e nd\u00ebrgjegjshme, humane apo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb E p\u00ebrcjell \u00e7ka po ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb, Lindje t\u00eb Mesme, apo ngjarje t\u00eb tjera bot\u00ebrore E kam t\u00eb p\u00ebrjetuar edhe siellien \u201cp\u00ebr dik\u00eb n\u00ebn\u00eb e p\u00ebr dik\u00eb njerk\u00eb\u201d. Nuk ka forc\u00eb fizike apo furtun\u00eb politike e cila mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebkund besimin p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. E di, sot ndonj\u00eb zyrtar apo ish zyrtar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb edhe mund t\u00eb jet\u00eb penduar krejt padrejt\u00ebsisht p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. <\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Por, me ose pa Tha\u00e7in n\u00eb Kosov\u00eb. Ky proces merituesh\u00ebm tashm\u00eb ka marr\u00eb fund. OK, Tha\u00e7i vazhdon t\u00eb tretet n\u00eb burg, por per Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs jam i bindur do t\u00eb ket\u00eb progres. Serbia luftoj\u00eb shum\u00eb ta pengoje lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb-ka d\u00ebshtuar ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr mbi tri dekada. Tani p\u00ebrpjekja \u00ebsht\u00eb si ta kriminalizojn\u00eb filozofin\u00eb e shtet b\u00ebrjes. A do t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj gjykate?. Nuk dua as ta mendoj. Shpresoj ende ka njer\u00ebz me vler\u00eb morale dhe integritet profesional. Gjyqtar\u00ebt gjat\u00eb procesit kan\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. T\u00e4 v\u00e4rtet\u00ebn e ka par\u00eb edhe bota. Vendimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tyre.<\/em> \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/opinion.al\/hage-si-eshte-dita-e-thacit-ne-izolim-ish-presidenti-zgjohem-ne-mengjes-dhe\/\">Opinion.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/04\/hashim-thaci-rrefehet-nga-qelia-e-hages-faji-im-eshte-pse-jam-gjalle\/\">Hashim Tha\u00e7i rr\u00ebfehet nga qelia e Hag\u00ebs: \u201cFaji\u201d im \u00ebsht\u00eb pse jam gjall\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emsionin \u201cOpinion\u201d nga paraburgimi n\u00eb Hag\u00eb, ku ndodhet q\u00eb nga viti 2020 s\u00eb bashku me ish-drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Drejtusi i emisionit i ka drejtuar pyetjet p\u00ebr Tha\u00e7in q\u00eb nga muaj Janar, por p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}