{"id":85686,"date":"2026-05-04T17:48:16","date_gmt":"2026-05-04T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/04\/politikanet-lirohen-nga-paraburgimi-vendimi-unifikues-i-gjykates-se-larte-te-vleresohet-profili-dhe-sjellja-para-izolimit\/"},"modified":"2026-05-04T17:48:16","modified_gmt":"2026-05-04T17:48:16","slug":"politikanet-lirohen-nga-paraburgimi-vendimi-unifikues-i-gjykates-se-larte-te-vleresohet-profili-dhe-sjellja-para-izolimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/04\/politikanet-lirohen-nga-paraburgimi-vendimi-unifikues-i-gjykates-se-larte-te-vleresohet-profili-dhe-sjellja-para-izolimit\/","title":{"rendered":"Politikan\u00ebt lirohen nga paraburgimi? Vendimi unifikues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb: T\u00eb vler\u00ebsohet profili dhe sjellja para izolimit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb kan\u00eb vendosur dit\u00ebn e sotme t\u00eb kufizojn\u00eb praktik\u00ebn e deritanishme t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr personat e akuzuar nga prokuroria n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur prej shtat\u00eb faqesh argumentohet q\u00eb vendimi i marr\u00eb 15 vjet m\u00eb par\u00eb nga Kolegjet e Bashkuara kur \u201ck\u00ebrkohet ose vendoset masa e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d, gjykata nuk ka detyrimin t\u00eb analizoj\u00eb realisht masat alternative dhe mjafton t\u00eb arsyetoj\u00eb se masa e zgjedhur \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr rastin konkret, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenet 228-230 dhe 245\/1, shkronja \u201c\u00e7\u201d, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, si dhe me nenin 5 \u00a7 3 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Por pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb tani me t\u00eb arrestuarit nga politika q\u00eb ndodhen prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ish-Presidenti Ilir Meta apo edhe ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rivler\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb pas vendimit unifikues t\u00eb marr\u00eb sot nga Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pritshme t\u00eb tyre, politikan\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb paraburgim, mund t\u2019i referohen nj\u00eb paragrafi t\u00eb vendimit unifikues q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me personalitetin dhe figur\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb autorit n\u00eb raport me mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d, Kolegjet e Bashkuara kan\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u201cCaktimi i mas\u00ebs arrest n\u00eb burg ka natyr\u00eb p\u00ebrjashtimore dhe mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm kur masat e tjera jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, n\u00eb raport me kushtet dhe kriteret e parashikuara n\u00eb nenet 228 e 229 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>N\u00eb caktimin e mas\u00ebs arrest n\u00eb burg, prokurori fillimisht dhe gjykatat n\u00eb vijim, kan\u00eb detyrimin t\u00eb japin nj\u00eb arsyetim t\u00eb individualizuar, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb fakte e rrethana t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb lidh nevoj\u00ebn e k\u00ebsaj mase me rrezikshm\u00ebrin\u00eb e vepr\u00ebs dhe t\u00eb autorit n\u00eb rastin konkret.<\/p>\n<p>Ky vler\u00ebsim duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb rrethanat specifike t\u00eb faktit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb lidhen me personin ndaj t\u00eb cilit caktohet masa e sigurimit, p\u00ebrfshir\u00eb personalitetin, sjelljen, rrethanat individuale e familjare, si dhe \u00e7do tregues tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin e rrezikut real procedural ose shoq\u00ebror q\u00eb ai paraqet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete\u201d.<\/p>\n\n<p>Ata u shpreh\u00ebn unanimisht n\u00eb favor t\u00eb ndryshimeve t\u00eb vendimit t\u00eb vitit 2011<\/p>\n<p>\u201cKolegjet e Bashkuara \u00e7mojn\u00eb se q\u00ebndrimet orientuese t\u00eb k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr aq sa lidhen me caktimin dhe vijimin e mas\u00ebs \u201carrest n\u00eb burg\u201d, duhet t\u00eb lexohen n\u00eb p\u00ebrputhje me karakterin p\u00ebrjashtimor t\u00eb k\u00ebsaj mase, me detyrimin p\u00ebr arsyetim konkret, t\u00eb individualizuar dhe t\u00eb kontrolluesh\u00ebm, me nevoj\u00ebn p\u00ebr shqyrtim real t\u00eb masave m\u00eb pak kufizuese, me vler\u00ebsimin konkret t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb personit, si dhe me barr\u00ebn e organit t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn e kufizimit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb liris\u00eb personale\u201d, tha Sokol Sadushi.<\/p>\n<p>Leximi i vendimit t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara, arsyetonte tre momentet e nd\u00ebrhyrjes.<\/p>\n<p>Lidhur me parashikimin e deritanish\u00ebm se gjykata nuk ka detyrim q\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb p\u00ebrse llojet e tjera t\u00eb masave t\u00eb sigurimit nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, Kolegji sakt\u00ebson se\u00a0<em>\u201cgjykata ka detyrimin t\u00eb shqyrtoj\u00eb realisht masat e tjera m\u00eb pak kufizuese t\u00eb liris\u00eb personale dhe t\u00eb arsyetoj\u00eb shprehimisht p\u00ebrse ato nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb rastin konkret. Ky arsyetim duhet t\u00eb jet\u00eb i shprehur, i individualizuar dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb fakte e rrethana t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke pasqyruar qart\u00eb rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, si dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb dhe proporcionalitetin e kufizimit t\u00eb liris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.\u201d<\/em><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb lidhej me faktin se deri m\u00eb tani rrezikshm\u00ebria e autorit p\u00ebrcaktohej nga vet\u00eb vepra penale. Por sipas vendimit t\u00eb ri masa e arrestit me burg, ka natyr\u00eb p\u00ebrjashtimore dhe mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm kur masat e tjera jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>\u201cRrezikshm\u00ebria e ve\u00e7ant\u00eb e vepr\u00ebs dhe e autorit nuk nxirret vet\u00ebm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i d\u00ebnimit, por nga vler\u00ebsimi i nd\u00ebrthurur i rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb faktit penal, i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kryerjes, pasojave t\u00eb ardhura, i personalitetit t\u00eb t\u00eb pandehurit, i sjelljes s\u00eb tij, si dhe i rrethanave t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb lidhura nd\u00ebrmjet tyre p\u00ebr rastin konkret\u201d, tha Sokol Sadushi.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb 2011, barr\u00ebn e prov\u00ebs se p\u00ebrse nuk duhet dh\u00ebn\u00eb masa e arrestit me burg, e kishte i akuzuari. Me nd\u00ebrhyrjen e realizuar p\u00ebrmes rishikimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi, ky element \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur<\/p>\n<p>\u201cBarra e justifikimit t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr caktimin dhe vijimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d i takon prokuroris\u00eb, nd\u00ebrsa gjykata ka detyrimin ta verifikoj\u00eb dhe ta arsyetoj\u00eb at\u00eb n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb procedimit. Prokuroria ka detyrimin t\u00eb paraqes\u00eb dhe t\u00eb argumentoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkrete faktet dhe rrethanat q\u00eb mb\u00ebshtesin nevoj\u00ebn e k\u00ebsaj mase, p\u00ebrfshir\u00eb rrezikun konkret dhe pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e masave m\u00eb pak kufizuese\u201d, tha Sadushi.<\/p>\n<p>Vendimi i Kolegjeve t\u00eb Bashkuara, i cili ka pesh\u00ebn e nj\u00eb ligji p\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor, do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb fletoren zyrtare. Interpretimi i ri p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e aplikimit t\u00eb arrestit me burg, nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm ata q\u00eb do t\u00eb ndiqen penalisht n\u00eb t\u00eb ardhmen, por dhe k\u00ebdo q\u00eb ndodhet n\u00eb paraburgim n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit, e q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rishikimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<div class=\"adGroupWrapper\">\n<div class=\"adGroupWrapperInner\">\n<div class=\"oneAdBlock\">\n<div class=\"abd\"><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ndryshimi-2\/\">Politikan\u00ebt lirohen nga paraburgimi? Vendimi unifikues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb: T\u00eb vler\u00ebsohet profili dhe sjellja para izolimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb kan\u00eb vendosur dit\u00ebn e sotme t\u00eb kufizojn\u00eb praktik\u00ebn e deritanishme t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr personat e akuzuar nga prokuroria n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs. N\u00eb vendimin e zbardhur prej shtat\u00eb faqesh argumentohet q\u00eb vendimi i marr\u00eb 15 vjet m\u00eb par\u00eb nga Kolegjet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85686","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85686\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}