{"id":85629,"date":"2026-05-04T10:57:04","date_gmt":"2026-05-04T10:57:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/04\/uashingtoni-hyn-ne-boshllekun-energjetik-te-evropes-ne-ballkan\/"},"modified":"2026-05-04T10:57:04","modified_gmt":"2026-05-04T10:57:04","slug":"uashingtoni-hyn-ne-boshllekun-energjetik-te-evropes-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/04\/uashingtoni-hyn-ne-boshllekun-energjetik-te-evropes-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Uashingtoni hyn n\u00eb boshll\u00ebkun energjetik t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>Prej se presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump, ka marr\u00eb detyr\u00ebn vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Brukseli kan\u00eb pasur p\u00ebrplasje p\u00ebr tregtin\u00eb, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i jepet Ukrain\u00ebs dhe p\u00ebr shpenzimet ushtarake.<\/p>\n<p>Tani, nj\u00eb fush\u00eb e re p\u00ebrplasjesh \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Rajoni, i pozicionuar mes interesave t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, si dhe ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb objekt gare i fuqive t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij strategjik dhe ekonomis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk e shpjegon k\u00ebt\u00eb m\u00eb qart\u00eb sesa marr\u00ebveshjet e fundit t\u00eb investitor\u00ebve amerikan\u00eb p\u00ebr projekte energjetike n\u00eb Shqip\u00ebri, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb \u2013 vende q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb shk\u00ebputen nga var\u00ebsia ndaj furnizimeve ruse.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Trump po hap nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re bashk\u00ebpunimi me Evrop\u00ebn Jugore, Qendrore dhe Lindore\u201d, tha sekretari amerikan i Energjis\u00eb, Chris Wright, n\u00eb Forumin e Biznesit t\u00eb Iniciativ\u00ebs s\u00eb Tri Deteve, q\u00eb u mbajt n\u00eb Dubrovnik t\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e agjendave u b\u00eb e dukshme jav\u00ebn e kaluar, kur Shtetet e Bashkuara realizuan investimin e tyre m\u00eb t\u00eb madh publik n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor prej vitesh, duke n\u00ebnshkruar disa marr\u00ebveshje shum\u00ebmiliard\u00ebshe p\u00ebr eksportin e gazit dhe zhvillimin e inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb Shqip\u00ebri, Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe Kroaci.<\/p>\n<p>Pik\u00eb qendrore \u00ebsht\u00eb gazsjell\u00ebsi Nd\u00ebrlidhja Jugore, me vler\u00eb 1.5 miliard dollar\u00eb, mes Bosnj\u00ebs dhe Kroacis\u00eb, i cili e lidh Bosnj\u00ebn si me terminalin kroat t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb ishullin K\u00ebrk, ashtu edhe me rrjetin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb gazit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb pranim se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rajon me rreziqe t\u00eb m\u00ebdha dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i b\u00ebn k\u00ebto gj\u00ebra publike, aq m\u00eb shum\u00eb provokon kund\u00ebr-reagim \u2013 nga Moska, nga Pekini, madje edhe nga pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nj\u00eb ndihm\u00ebs i Kongresit.<\/p>\n<p>\u201cStrategjia \u00ebsht\u00eb q\u00eb kapitali dhe projektet t\u00eb l\u00ebvizin m\u00eb shpejt se politika. N\u00ebse gjith\u00e7ka e paraqet si gar\u00eb gjeopolitike, e ngadal\u00ebson procesin. N\u00ebse e quan investim dhe infrastruktur\u00eb, ai ec p\u00ebrpara\u201d, shtoi nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u00cbndrra p\u00ebr gazsjell\u00ebsin<\/strong><\/p>\n<p>Bosnje e Hercegovina, nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Evrop\u00eb, ka nevoj\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb l\u00ebvizin dhe shpejt. Aktualisht, ajo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e varur nga furnizimet ruse me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse fosile, q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrmes gazsjell\u00ebsit Rrjedha Turke.<\/p>\n<p>Terminali i K\u00ebrkut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nyje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror amerikan q\u00eb hyn n\u00eb Evrop\u00eb, dhe marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar edhe nga SHBA-ja do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb n\u00eb rajon t\u00eb arrij\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb energji amerikane.<\/p>\n<p>Vendet e Ballkanit duket se po kthehen drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara, pas d\u00ebshtimeve me vite p\u00ebr t\u00eb siguruar financime nga Evropa.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e investimeve ka qen\u00eb nj\u00eb problem i gjat\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d, thot\u00eb David J. Kostelancik, bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb n\u00eb Programin e Rezistenc\u00ebs Demokratike n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Analiz\u00ebn e Politikave Evropiane (CEPA).<\/p>\n<p>\u201cDuke u p\u00ebrqendruar n\u00eb angazhimin diplomatik dhe duke leht\u00ebsuar financimet, SHBA-ja mund t\u00eb rris\u00eb investimet n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, q\u00eb rrit konkurrueshm\u00ebrin\u00eb dhe sigurin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb sigurin\u00eb kibernetike dhe mekanizmat e shqyrtimit t\u00eb investimeve, q\u00eb i zbulojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e aktor\u00ebve keqdash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar ndikim\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni mb\u00ebshtet shk\u00ebputjen e Ballkanit nga var\u00ebsia energjetike ndaj Rusis\u00eb.\u00a0 Por, politika energjetike tani po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ndikimi, duke i v\u00ebn\u00eb dy kryeqytetet p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. P\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebveshjen e tubacionit, Bosnja ndryshoi legjislacionin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kompani private amerikane \u2013 AAFS Infrastructure and Energy \u2013 si investitorin dhe zhvilluesin kryesor.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kompanis\u00eb dhe projektit, drejtori i AAFS Infrastructure and Energy \u00ebsht\u00eb Jesse Binnall, ish-an\u00ebtar i ekipit ligjor t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, nd\u00ebrsa z\u00ebvendes i tij \u00ebsht\u00eb Joseph Flynn, v\u00ebllai i ish-k\u00ebshilltarit p\u00ebr siguri komb\u00ebtare, Michael Flynn. Ligji i ri shmangu procedur\u00ebn e hapur t\u00eb tenderit \u2013 gj\u00eb q\u00eb e zem\u00ebroi Brukselin dhe b\u00ebri q\u00eb organizata Transparency International t\u00eb paralajm\u00ebronte p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201cprecedenti t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs 13 prill, ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb, Luigi Soreca, paralajm\u00ebroi se ligji i miratuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr projektin e gazsjell\u00ebsit (lex specialis), mund t\u00eb rrezikoj\u00eb qasjen e Bosnj\u00ebs n\u00eb tregun evropian t\u00eb energjis\u00eb, si dhe rreth 1 miliard euro financim nga Plani i Rritjes i BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Vendi ballkanik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb t\u00eb Brukselit, i cili i shtrin ligjet e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb edhe p\u00ebr vendet q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE. Nd\u00ebrsa Sarajeva \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE q\u00eb nga viti 2022, nuk ka asnj\u00eb indikacion se ajo do t\u2019i bashkohet bllokut s\u00eb shpejti, meq\u00eb Brukseli shpesh ankohet p\u00ebr munges\u00ebn e reformave t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt n\u00eb Bosnje thon\u00eb, gjithashtu, se marr\u00ebveshja me investitor\u00ebt amerikan\u00eb vjen si p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndihmuar vendin q\u00eb t\u00eb ec\u00eb drejt vet\u00eb synimit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ndalimin e plot\u00eb t\u00eb importeve t\u00eb energjis\u00eb ruse deri m\u00eb 1 janar 2028.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb synim i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Bosnj\u00ebn, e cila nuk ka prodhim t\u00eb vetin t\u00eb gazit dhe \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e varur nga Rusia, e cila i siguron rreth 225 milion\u00eb metra kub gaz n\u00eb vit. Me perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ende t\u00eb larg\u00ebt, Bosnja duket se ka zgjedhur t\u2019i injoroj\u00eb paralajm\u00ebrimet e Evrop\u00ebs \u201cp\u00ebr t\u2019i shqyrtuar me kujdes detyrimet\u201d n\u00eb n\u00ebnshkrimin e kontratave energjetike.<\/p>\n<p>Bosnja, madje, iu bashkua edhe nj\u00eb iniciative amerikane p\u00ebr t\u00eb forcuar furnizimin me energji t\u00eb rajonit. Ministri i saj i Jasht\u00ebm, Ellmedin Konakoviq, i tha Sh\u00ebrbimit t\u00eb Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u201cishte ekonomikisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo pjes\u00eb e Evrop\u00ebs po kthehet tek arsyeja e sh\u00ebndosh\u00eb. Rruga drejt prosperitetit \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb, jo m\u00eb pak energji\u201d, tha Wright.<\/p>\n<p>Interesi ekonomik i SHBA-s\u00eb n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb nxitur m\u00eb tej nga miratimi i Aktit t\u00eb Demokracis\u00eb dhe Prosperitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor nga Kongresi amerikan, n\u00eb muajin shkurt.<\/p>\n<p>Ky akt, mes tjerash, i angazhon Shtetet e Bashkuara q\u00eb t\u00eb intensifikojn\u00eb bashk\u00ebpunimin ekonomik.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, kryeqyteti i Kosov\u00ebs, Prishtina, priti nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb investitor\u00ebve amerikan\u00eb, me q\u00ebllim t\u00ebrheqjen e bizneseve amerikane p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb projekte t\u00eb shumta, t\u00eb tilla si: nj\u00eb stacion i ri autobus\u00ebsh dhe nj\u00eb spital n\u00eb qytet, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb unaze rrugore dhe objekte t\u00eb shumta t\u00eb infrastruktur\u00ebs sportive.<\/p>\n<p>Grupi investues amerikan, Pantheon Atlas, n\u00ebnshkroi nj\u00eb let\u00ebr q\u00ebllimi me partnerin lokal, Koncar Group, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb qendre t\u00eb zhvillimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale dhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Kroaci, vitin e ardhsh\u00ebm, me vler\u00eb 58 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe kapacitet energjetik t\u00eb planifikuar prej 1 miliard gigavatesh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebria n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje korniz\u00eb 20-vje\u00e7are p\u00ebr furnizim me importe amerikane t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm natyror, me vler\u00eb 6 miliard\u00eb dollar\u00eb. Ajo do ta lidh\u00eb furnizuesin lokal t\u00eb energjis\u00eb, Albgaz, me firm\u00ebn amerikane, Venture Global, dhe kompanin\u00eb greke, Aktor.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt q\u00eb fol\u00ebn n\u00eb kushte anonimiteti than\u00eb se pritet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe njoftime t\u00eb tjera, por nuk dhan\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Ata shtuan se, nd\u00ebrsa fokusi aktual \u00ebsht\u00eb te Shqip\u00ebria, Bosnja dhe Kroacia, ekziston nj\u00eb ndjenj\u00eb e fort\u00eb se kjo politik\u00eb e re synon t\u00eb jet\u00eb rajonale.<\/p>\n<p>Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shihen si hapa t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb logjiksh\u00ebm n\u00ebse projektet e para realizohen, sidomos p\u00ebr faktin se Uashingtoni synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb korridor m\u00eb t\u00eb integruar energjetik dhe digjital n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/04\/uashingtoni-hyn-ne-boshllekun-energjetik-te-evropes-ne-ballkan\/\">Uashingtoni hyn n\u00eb boshll\u00ebkun energjetik t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkan<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej se presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump, ka marr\u00eb detyr\u00ebn vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Brukseli kan\u00eb pasur p\u00ebrplasje p\u00ebr tregtin\u00eb, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i jepet Ukrain\u00ebs dhe p\u00ebr shpenzimet ushtarake. Tani, nj\u00eb fush\u00eb e re p\u00ebrplasjesh \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor. Rajoni, i pozicionuar mes interesave t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85629","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85629\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}