{"id":85460,"date":"2026-05-03T13:48:21","date_gmt":"2026-05-03T13:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/03\/artan-sako-fitues-i-fshehte-i-tenderit-1-1-mld-leke-shembi-2-autostrada-ne-juglindje-ndersa-anuela-ristani-i-jep-rrugen-ne-zall-herr\/"},"modified":"2026-05-03T13:48:21","modified_gmt":"2026-05-03T13:48:21","slug":"artan-sako-fitues-i-fshehte-i-tenderit-1-1-mld-leke-shembi-2-autostrada-ne-juglindje-ndersa-anuela-ristani-i-jep-rrugen-ne-zall-herr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/03\/artan-sako-fitues-i-fshehte-i-tenderit-1-1-mld-leke-shembi-2-autostrada-ne-juglindje-ndersa-anuela-ristani-i-jep-rrugen-ne-zall-herr\/","title":{"rendered":"Artan Sako, fitues i fsheht\u00eb i tenderit 1.1 MLD lek\u00eb\/ Shembi 2 autostrada n\u00eb Juglindje, nd\u00ebrsa Anuela Ristani i jep rrug\u00ebn n\u00eb Zall-Herr \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, realizon nj\u00eb koktejl t\u00eb rrall\u00eb korrupsioni. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge fshati bashkon oligark\u00ebt Arben \u00c7ela, Sand\u00ebr Shpati dhe Artan Sako. Me siguri ideja ka qen\u00eb Sakos, pronarit t\u00eb firm\u00ebs \u201c2T\u201d shpk. Ky po k\u00ebrkon k\u00ebto muaj t\u00eb mos shfaqet hapur n\u00ebp\u00ebr projekte rrug\u00ebsh, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria p\u00ebr shembjen e disa rrug\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtuara prej tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Sako del si kompani mb\u00ebshtet\u00ebse e fituesve t\u00eb tenderit Arben \u00c7ela dhe Sand\u00ebr Shpati.<\/p>\n<p>Tenderi i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb synon asfaltimin e nj\u00eb rruge afro 1.3 km n\u00eb fshatin Kasall\u00eb t\u00eb Zall Herrit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb segment jan\u00eb planifikuar nga buxheti i bashkis\u00eb 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb projekt i vizatuar enkas p\u00ebr fituesit e tenderit!<\/p>\n<p>Nj\u00eb destinacion q\u00eb i ha lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dista\u00ebn her\u00eb, por boanor\u00ebt vazhdojn\u00eb vuajn\u00eb munges\u00ebn e infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Fshati Kasall\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2000 dhe \u00ebsht\u00eb miratuar si zon\u00eb urbane me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Rregulllimit t\u00eb Territorit n\u00eb vitin 2004. Aty jetojn\u00eb rreth 550 familje me nj\u00eb popullsi prej 3170 banor\u00eb. Fshati ka nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, nj\u00eb qend\u00ebr shendet\u00ebsore nj\u00eb kish\u00eb dhe nj\u00eb xhami. I mungon rruga dhe uji.<\/p>\n<p>Projektet nuk kan\u00eb munguar, tenderat jan\u00eb n\u00eb letra, premtimet nuk jan\u00eb mbajtur.<\/p>\n<p>Fshati u b\u00eb me rrug\u00eb n\u00eb vitin 2017. \u00a0Ky \u00ebsht\u00eb dokumeneti i tenderit 416 milion\u00eb lek\u00eb fituar nga kompania BE-IS e Hamz Islamajt.<\/p>\n\n<p>Nga rruga mbeti vet\u00ebm gjurma. N\u00eb shtator 2021, nj\u00eb kompani projektuese, bazuar n\u00eb dokumentet e publikuara pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, thekson se nd\u00ebrhyrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment rrugor \u00ebsht\u00eb par\u00eb e domosdoshme nisur nga gjendja ekzistuese, pasi aktualisht ai nuk \u00ebsht\u00eb i asfaltuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vazhdimin e rrug\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar nga Bashkia m\u00eb 2017, me objekt \u2018Rruga p\u00ebr n\u00eb fshatin Kasall\u00eb.\u2019<\/p>\n\n<p>Pasi Veliajn e mbyllwn nw burg pwr korrupsion, premtimet po i mban Anuela Ristani.<\/p>\n\n<p>Her\u00eb pas here bashkia \u00e7on ndonj\u00eb fadrom\u00eb q\u00eb mbush gropat. Kjo \u00ebsht\u00eb situata e rrug\u00ebve t\u00eb fshatit para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, ku pun\u00ebtor\u00ebt sheshojn\u00eb gropat.<\/p>\n\n<p>Por k\u00ebto dit\u00eb, me firm\u00ebn e Ristanit, Kasall\u00ebn e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb tre oligark\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr tenderin\u00a0 me objekt \u201cRehabilitimi rrug\u00ebs kryesore t\u00eb fshtatit Kasall\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Fondi limit i caktuar \u00ebsht\u00eb 107.6 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) me burim financimi t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrug\u00ebt rurale toleranca e autoriteteve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 27 shkurt 2026, aplikuan 34 kompani.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e tyre do t\u00eb mbahet sh\u00ebnim nga stafi i Anuela Ristanit, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb fituesi duket i paracaktuar.<\/p>\n\n<p>Tenderit i \u00ebsht\u00eb akorduar nga Open Data Albania nj\u00eb \u201cFlamur i kuq\u201d q\u00eb tregon riskun e korrupsionit. Sh\u00ebnimi e p\u00ebrshkruan procedur\u00ebn e prokurimit me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim:<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve \u201cUDHA\u201d shpk, me pronar Arben \u00c7el\u00ebn &amp; \u201cASI INVEST\u201d shpk e Shk\u00eblqim Dezhgiut &amp; \u201cNDERTUESI 2014\u201d shpk e Sand\u00ebr Shpatit mb\u00ebshteten nga kompania \u201c2T\u201d shpk e\u00a0 Artan Sakos.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 10 prill 2026, komisioni i Anuela Ristanit e shpalli fitues grupin e Sakos. Sic mund t\u00eb shihet n\u00eb dokument, oferta e kompanis\u00eb \u201cMela\u201d shpk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb skualifikuar, por me shum\u00eb gjasa i ka hapur vullnetarisht rrug\u00ebn tre oligark\u00ebve. Arsyeja e skualifikimit \u00ebsht\u00eb e pabesueshme. Sipas komisionit, kompania nuk ka paraqitur fatur\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb ujit. Nj\u00eb kompani q\u00eb ka fituar me dhjet\u00ebra tendera dhe konkurron p\u00ebr nj\u00eb fond me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb monetare, nuk do ta linte pa paguar fatur\u00ebn e ujit. Edhe sikur t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, kompania mund t\u00eb njoftohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb dhe t\u00eb rregullohej brenda afateve. Por kursimi i parave t\u00eb taksapaguesve nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb agjend\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i Sakos \u00ebsht\u00eb i fuqish\u00ebm, me lidhje politike me \u201cRilindjen\u201d.\u00a0 K\u00ebshtu \u201cUdha\u201d shpk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb ka marr\u00eb gjithmon\u00eb tendera pa gar\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti nga ARRSH, Bashkite Kam\u00ebz, Burrel, Durres dhe Tiran\u00eb. Arben \u00c7ela, ish-kandidat i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr kryebashkiak, nisi t\u00eb shfaqej n\u00eb takimet e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr \u201cbashk\u00ebqeverisjen\u201d, ku n\u00eb nj\u00eb rast tregoi se si e kishte zgjidhur nj\u00eb hall me bashk\u00ebqeverisjen. \u201cProblemi\u201d i tij i madh ishte se duhet t\u00eb merrte ca lek\u00eb tenderash. Dhe pasi n\u00eb shtator 2019 u shfaq n\u00eb Kryeministri me mikrofon n\u00eb dor\u00eb, Arben \u00c7el\u00ebs iu \u00e7el udha p\u00ebr tendera me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga kryebashkiak\u00ebt dhe drejtor\u00ebt e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy ortak\u00ebt Sand\u00ebr Shpati dhe Gjok\u00eb Ograja e kan\u00eb bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs thesarin ku marrin sa para t\u00eb duan. Tenderat i rregullon kryebashkiaku Kristian Shkreli. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb m\u00ebsuar tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Por zgjerimi i tyre k\u00ebrkonte miq m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Vitin e kaluar, kompania \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d shpk humbi terren ndaj konkurrent\u00ebve nga Shkodra n\u00eb disa tendera t\u00eb ARSSH, ku luheshin miliarda lek\u00eb p\u00ebr \u201cmir\u00ebmbajten e rrug\u00ebve\u201d t\u00eb Veriut. Tashm\u00eb me miqt\u00eb q\u00eb ka gjetur, Sand\u00ebr Shpati po rikthehet n\u00eb fitimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e dy nd\u00ebrtuesve n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender vjen nga nj\u00eb person shum\u00eb pran\u00eb kupol\u00ebs s\u00eb \u201cRilindjes\u201d, Artan Sako, pronat i \u201c2T\u201d shpk, v\u00ebllai i kryebashkikaut t\u00eb Tepelen\u00ebs, Gramos Sako.<\/p>\n<p>Pwr momenti Sako ka vendosur tw qwndrojw nw hije, sa tw harrohen hetimet ndaj tij. Shembja e \u201clotit 3\u201d, segmentit m\u00eb t\u00eb kushutuesh\u00ebm t\u00eb rrug\u00ebn Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Plloc\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas inaugurimit, nxorri n\u00eb pah vjdhjen e hapur tw parave, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00eb kompania nga Arabia Saudite dhe kontraktori i saj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb kompania \u201c2 T\u201d, q\u00eb zot\u00ebrohet nga v\u00ebllai i kryebashkiakut t\u00eb sapozgjedhur t\u00eb Tepelen\u00ebs, Gramos Sako.<\/p>\n<p>Rawafed Al Torok dhe 2 T p\u00ebrlan\u00eb s\u00eb bashku rreth 75 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar segmentin 9.5 kilomet\u00ebr t\u00eb lotit 3. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sag\u00eb zvarritjesh dhe rritjesh t\u00eb pandalshme kostosh, e cila \u00e7oi n\u00eb rezultatin e shembjes s\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Pronari i 2T, Artan Sako, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e SPAK p\u00ebr disa hetime, thuhet se \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb Lond\u00ebr prej disa koh\u00ebsh. Nuk dihet n\u00ebse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zhvendosje rutin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje personale.<\/p>\n<p>qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, pasi paguan 75 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr 9 kilomet\u00ebr rrug\u00eb, tani po p\u00ebsojn\u00eb mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanit\u00eb e af\u00ebrta me kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>Pa u harruar mirw kjo katastrofw, emri I Sakos del swrish nw skenw. Juglindja e vendit u paralizua nga bllokimi t\u00ebr\u00ebsor i qarkullimit n\u00eb aksin rrugor Librazhd-Pogradec.<\/p>\n<p>Lidhur me shembjen e aksit t\u00eb rrug\u00ebs, Prokuroria e Elbasanit ka nisur kryesisht hetimet p\u00ebr t\u00eb identifikuar personat p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Elbasan, b\u00ebn me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal p\u00ebr d\u00ebmtimet q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb bllokimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb qarkullimit n\u00eb aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Ky procedim penal \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr veprat penale \u2018Shp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u2019, \u2018Shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera apo ankande publike\u2019, \u2018Shkat\u00ebrrimi i rrug\u00ebs\u2019, \u2018Ndotja e ajrit, ujit apo tok\u00ebs\u2019\u201d, njoftoi prokuroria mw 22 shkurt 2026.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja po hetohet nga nj\u00eb grup hetimor. Prokuror\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb praktikat e tenderave dhe do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb sit\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtonin rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Punimet po kryheshin nga kompania 2T, q\u00eb zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 50 p\u00ebr qind nga Artan Sako.<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr ishte \u201cANK\u201d, q\u00eb zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebr qind nga Agim Kola, v\u00ebllai i ish-deputetit tw PS Ndue Kola, lidhje familjare e biznesmenit Rrok Gjoka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prokuroria e heton n\u00eb disa dosje kompanin\u00eb e Artan Sakos, jan\u00eb banor\u00ebt e fshatit Kasall\u00eb q\u00eb mund t\u00eb provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb \u201ccil\u00ebsin\u00eb\u201d shkat\u00ebrruese t\u00eb \u20182T\u201d shpk.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, realizon nj\u00eb koktejl t\u00eb rrall\u00eb korrupsioni. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge fshati bashkon oligark\u00ebt Arben \u00c7ela, Sand\u00ebr Shpati dhe Artan Sako. Me siguri ideja ka qen\u00eb Sakos, pronarit t\u00eb firm\u00ebs \u201c2T\u201d shpk. Ky po k\u00ebrkon k\u00ebto muaj t\u00eb mos shfaqet hapur n\u00ebp\u00ebr projekte rrug\u00ebsh, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85460","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85460"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85460\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}