{"id":85321,"date":"2026-05-02T11:48:23","date_gmt":"2026-05-02T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/02\/lereni-pd-ne-vetmine-e-saj\/"},"modified":"2026-05-02T11:48:23","modified_gmt":"2026-05-02T11:48:23","slug":"lereni-pd-ne-vetmine-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/02\/lereni-pd-ne-vetmine-e-saj\/","title":{"rendered":"L\u00ebreni PD n\u00eb vetmin\u00eb e saj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga ARTUR AJAZI\/<\/strong><\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb po merren me Partin\u00eb Demokratike, aq sa nuk jan\u00eb marr\u00eb vet\u00eb demokrat\u00ebt. Jan\u00eb marr\u00eb me Lul Bash\u00ebn, Berish\u00ebn, rr\u00ebnimin e asaj partie, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb analiza dhe leksione se si \u201crib\u00ebhet partia, opozita, hapja e partis\u00eb, si shkohet n\u00eb fitoren e zgjedhjeve, si zgjidhet kryetari, si zbatohet statuti\u201d, etj\u2026.Un\u00eb mendoj se, duhet l\u00ebn\u00eb ajo parti n\u00eb vetmin\u00eb e saj. <\/p>\n<p>Duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cgrazhdin\u201d e saj, pasi \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjim dhe d\u00ebshtim verbal dhe moral, t\u00eb merresh me nj\u00eb parti q\u00eb, u ngrit nga idealist\u00ebt, progresist\u00ebt, nga vlerat dhe kontributet e student\u00ebve t\u00eb Dhjetorit 1990, dhe sot vegjeton mbi represionin dhe d\u00ebshirat e nj\u00eb njeriu. L\u00ebreni PD, t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb as zgjedhje n\u00eb deg\u00ebt e saj, as zgjedhje n\u00eb kryesin\u00eb e saj, as zgjedhje n\u00eb strukturat e saj, pasi zgjedhja m\u00eb e mir\u00eb e saj, mbetet vet\u00ebm Sali Berisha. Ata me Berish\u00ebn (ata q\u00eb ai ka mbajtur dhe pasuruar) jan\u00eb gati t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb humner\u00eb, pasi nuk duan as pushtet, as ide, as programe, as t\u00eb rinj, por duan vet\u00ebm \u201cliderin historik\u201d. L\u00ebreni PD, l\u00ebreni at\u00eb parti t\u00eb kullandriset me \u201chistorin\u00eb emrin dhe figur\u00ebn\u201d e Berish\u00ebs. <\/p>\n<p>Ata edhe buk\u00ebn nuk e han\u00eb pa p\u00ebrmendur emrin e tij, as kafen\u00eb e m\u00ebngjesit nuk e konsumojn\u00eb pa p\u00ebrmendur emrin e tij. Ajo parti sot, gjendet pa mb\u00ebshtet\u00ebs, dhe kjo mjafton t\u00eb l\u00ebshosh alarmin. Ajo parti gjendet sot, pa nj\u00eb alternativ\u00eb bind\u00ebse, e cila ti b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebt ta votojn\u00eb. Ajo parti sot gjendet m\u00eb e izoluar se kurr\u00eb, sepse nuk ka ndryshuar asgj\u00eb qysh nga 1992. Atje t\u00eb duket vetja sikur je 35 vite mbrapa, pasi dhe se e ardhmja s\u00ebrish i takon Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj, si mund t\u00eb merresh akoma me nj\u00eb parti private. Ajo sot quhet \u201csh.p.k.\u201d dhe jo forc\u00eb e hapur politike. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme mbetet fakti se, lidershipi i asaj partie, akoma dhe sot, nuk ka d\u00ebnuar moralisht t\u00eb pakt\u00ebn, shkaktarin kryesor t\u00eb rr\u00ebnimit politik, dhe distancimit q\u00eb elita intelektuale i ka b\u00ebr\u00eb thirrje dhe \u201cftesave\u201d p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e saj. <\/p>\n<p>Ka gj\u00ebra edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, edhe m\u00eb jetike, q\u00eb shqiptar\u00ebt i motivon, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga e ardhmja, ndaj l\u00ebreni PD n\u00eb vetmin\u00eb e saj. Esht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb humb\u00ebse e fushatave elektorale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ARTUR AJAZI\/ Ka vite q\u00eb po merren me Partin\u00eb Demokratike, aq sa nuk jan\u00eb marr\u00eb vet\u00eb demokrat\u00ebt. Jan\u00eb marr\u00eb me Lul Bash\u00ebn, Berish\u00ebn, rr\u00ebnimin e asaj partie, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb analiza dhe leksione se si \u201crib\u00ebhet partia, opozita, hapja e partis\u00eb, si shkohet n\u00eb fitoren e zgjedhjeve, si zgjidhet kryetari, si zbatohet statuti\u201d, etj\u2026.Un\u00eb mendoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85321","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85321","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85321"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85321\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}