{"id":85307,"date":"2026-05-02T10:04:40","date_gmt":"2026-05-02T10:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/02\/trump-ndeshkon-gjermanine-terheq-5-mije-trupa-amerikane\/"},"modified":"2026-05-02T10:04:40","modified_gmt":"2026-05-02T10:04:40","slug":"trump-ndeshkon-gjermanine-terheq-5-mije-trupa-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/02\/trump-ndeshkon-gjermanine-terheq-5-mije-trupa-amerikane\/","title":{"rendered":"Trump nd\u00ebshkon Gjermanin\u00eb, t\u00ebrheq 5 mij\u00eb trupa amerikane"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i administrat\u00ebs s\u00eb Donald Trump p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr rreth 5 mij\u00eb trupa amerikane nga Gjermania \u00ebsht\u00eb akti radh\u00ebs me ngarkes\u00eb politike, q\u00eb reflekton s\u00ebrish p\u00ebrplasjen e hapur mes Uashingtonit dhe Berlinit. N\u00eb versionin zyrtar, Pentagon e paraqet k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje si pjes\u00eb e nj\u00eb \u201crishikimi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pozicionimit t\u00eb forcave\u201d, nd\u00ebrsa z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Sean Parnell deklaron se \u201cky vendim vjen pas nj\u00eb rishikimi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pozicionimit t\u00eb forcave t\u00eb departamentit n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb njohje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb teatrit dhe kushteve n\u00eb terren\u201d. Por pas k\u00ebtij formulimi standard burokratik fshihet nj\u00eb logjik\u00eb shum\u00eb m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: p\u00ebrdorimi i instrumenteve ushtarake p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjale politike ndaj nj\u00eb aleance q\u00eb ka shfaqur mosmarr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb folur n\u00eb kushte anonimiteti p\u00ebr NYTimes, vendimi synon t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Gjermanin\u00eb p\u00ebr dy arsye t\u00eb qarta, munges\u00ebn e kontributit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Iranit dhe kritikat publike t\u00eb kancelarit Merz ndaj strategjis\u00eb amerikane n\u00eb Lindjen e Mesme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, l\u00ebvizja zhvishet nga nuancat e nj\u00eb manovre ushtarake dhe tregon se bashk\u00ebpunimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nj\u00ebjti.<\/p>\n<p>Ky tension u kristalizua kur kancelari Friedrich Merz kritikoi publikisht qasjen e SHBA-s\u00eb ndaj Iranit, duke deklaruar se Irani kishte \u201cposht\u00ebruar\u201d Shtetet e Bashkuara dhe se \u201camerikan\u00ebt duket qart\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb strategji\u201d. N\u00eb nj\u00eb kontekst normal diplomatik, deklarata t\u00eb tilla do t\u00eb zbuteshin p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb mbyllura. Por n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku politika e jashtme shpesh kalon p\u00ebrmes reagimeve personale t\u00eb lider\u00ebve, ato u shnd\u00ebrruan n\u00eb shk\u00ebndij\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrplasjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i Trump ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Ai paralajm\u00ebroi publikisht se \u201cShtetet e Bashkuara po studiojn\u00eb dhe po rishikojn\u00eb reduktimin e mundsh\u00ebm t\u00eb trupave n\u00eb Gjermani, me nj\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb merret n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohe\u201d, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me nj\u00eb sulm personal ndaj Merz: \u201cKancelari i Gjermanis\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar luft\u00ebn me Rusin\u00eb\/Ukrain\u00ebn (ku ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht i paefektsh\u00ebm!), dhe duke rregulluar vendin e tij t\u00eb d\u00ebmtuar, sidomos emigracionin dhe energjin\u00eb, dhe m\u00eb pak koh\u00eb duke nd\u00ebrhyr\u00eb tek ata q\u00eb po eliminojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin b\u00ebrthamor iranian\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb episod t\u00eb ndrysh\u00ebm nga p\u00ebrplasjet e zakonshme retorike \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebrc\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb materializuar. T\u00ebrheqja e trupave do t\u00eb realizohet brenda 6 deri n\u00eb 12 muajve dhe shoq\u00ebrohet me anulimin e nj\u00eb plani t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Joe Biden p\u00ebr vendosjen n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie artilerie t\u00eb pajisur me raketa. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Pentagoni ka nisur tashm\u00eb nj\u00eb riorganizim gradual t\u00eb pranis\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, duke mos z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb brigad\u00eb t\u00eb zhvendosur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Rumani. N\u00eb terma praktik\u00eb, kjo e kthen pranin\u00eb amerikane n\u00eb nivelet e vitit 2022, p\u00ebrpara se Rusia t\u00eb niste luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb detaj q\u00eb tregon se reduktimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tendence m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rishikimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dimensioni strategjik mbetet paradoksal. Edhe pas k\u00ebtij reduktimi, Gjermania do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb mbi 30 mij\u00eb trupa amerikane, duke mbetur baza e dyt\u00eb m\u00eb e madhe e SHBA-s\u00eb n\u00eb bot\u00eb pas Japonis\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Infrastrukturat ushtarake n\u00eb Gjermani jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr operacionet amerikane n\u00eb tre kontinente. Komandat p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Afrik\u00ebn jan\u00eb t\u00eb vendosura aty, nd\u00ebrsa gjat\u00eb konfliktit me Iranin, Gjermania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si qend\u00ebr tranziti p\u00ebr trupat e evakuuara nga Lindja e Mesme dhe si baz\u00eb trajtimi p\u00ebr t\u00eb plagosurit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb qendra si Landstuhl pran\u00eb baz\u00ebs ajrore Ramstein. Edhe vet\u00eb Pentagoni ka sqaruar se reduktimi nuk do t\u00eb prek\u00eb k\u00ebto struktura mjek\u00ebsore, \u00e7ka tregon se funksioni kritik i Gjermanis\u00eb mbetet i paprekur.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/27\/amerika-dhe-europa-spo-flene-me-ne-nje-shtrat-a-do-te-divorcohen\/\">Amerika dhe Europa s\u2019po flen\u00eb m\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat. A do t\u00eb divorcohen?<\/a><\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se vendimi nuk buron nga nj\u00eb nevoj\u00eb operative, por nga nj\u00eb kalkulim politik. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu hyn n\u00eb loj\u00eb gabimi i Berlinit. Deri n\u00eb momentin e fundit, shum\u00eb zyrtar\u00eb gjerman\u00eb besonin se paralajm\u00ebrimet e Trump ishin nj\u00eb taktik\u00eb presioni, nj\u00eb \u201cbllof\u201d i p\u00ebrs\u00ebritur nga mandati i tij i par\u00eb, kur p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00ebrheqje kishin d\u00ebshtuar p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs institucionale dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr miratim nga Kongresi. Vet\u00eb Merz kishte deklaruar pas nj\u00eb takimi n\u00eb Uashington se \u201cPresidenti Trump m\u00eb ka garantuar jo vet\u00ebm sot, por edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb ruajn\u00eb pranin\u00eb e tyre ushtarake n\u00eb Gjermani\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vendimi aktual p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij premtimi, por edhe ndryshim t\u00eb perceptimit p\u00ebr Trump.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb vendimit, reagimi gjerman ka qen\u00eb i fort\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebskancelari Lars Klingbeil e p\u00ebrshkall\u00ebzoi m\u00eb tej konfliktin, duke deklaruar: \u201cNuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshilla nga Donald Trump. Ai duhet t\u00eb shoh\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn q\u00eb ka krijuar\u201d. Kjo tregon se Berlini nuk ka zgjedhur rrug\u00ebn e t\u00ebrheqjes, por t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs retorike, edhe pse kostoja tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e prekshme.<\/p>\n<p>N\u00eb sfond t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje q\u00ebndron nj\u00eb debat m\u00eb i thell\u00eb mbi natyr\u00ebn e aleanc\u00ebs transatlantike. Gjermania ka tentuar t\u00eb balancoj\u00eb mb\u00ebshtetjen ndaj SHBA-s\u00eb me kufizimet e saj kushtetuese dhe me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb mandat nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb operacione ushtarake, duke propozuar p\u00ebr shembull pjes\u00ebmarrje n\u00eb misione sigurie vet\u00ebm n\u00ebse ka nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe nj\u00eb mandat nga organizata si OKB apo BE. Por p\u00ebr administrat\u00ebn Trump, k\u00ebto kushte interpretohen si hezitim dhe munges\u00eb vullneti politik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, t\u00ebrheqja e trupave sh\u00ebrben si nj\u00eb kujtes\u00eb se garancia amerikane e siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e kusht\u00ebzuar nga rreshtimi politik. P\u00ebr Gjermanin\u00eb, gabimi q\u00ebndron te kritika ndaj SHBA-s\u00eb, por edhe tek bindja se kjo kritik\u00eb mund t\u00eb artikulohej pa pasoja konkrete. Por n\u00eb realitetin aktual, ku politika e jashtme nd\u00ebrthuret me reagimet personale t\u00eb lider\u00ebve, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks q\u00eb aleat\u00ebt nuk e kan\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/02\/trump-ndeshkon-gjermanine-terheq-5-mije-trupa-amerikane\/\">Trump nd\u00ebshkon Gjermanin\u00eb, t\u00ebrheq 5 mij\u00eb trupa amerikane<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i administrat\u00ebs s\u00eb Donald Trump p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr rreth 5 mij\u00eb trupa amerikane nga Gjermania \u00ebsht\u00eb akti radh\u00ebs me ngarkes\u00eb politike, q\u00eb reflekton s\u00ebrish p\u00ebrplasjen e hapur mes Uashingtonit dhe Berlinit. N\u00eb versionin zyrtar, Pentagon e paraqet k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje si pjes\u00eb e nj\u00eb \u201crishikimi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pozicionimit t\u00eb forcave\u201d, nd\u00ebrsa z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Sean Parnell [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85307","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85307","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85307"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85307\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}