{"id":85274,"date":"2026-05-02T08:48:20","date_gmt":"2026-05-02T08:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/02\/pd-ne-nje-skeme-te-vetedijshme-zvogelimi\/"},"modified":"2026-05-02T08:48:20","modified_gmt":"2026-05-02T08:48:20","slug":"pd-ne-nje-skeme-te-vetedijshme-zvogelimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/02\/pd-ne-nje-skeme-te-vetedijshme-zvogelimi\/","title":{"rendered":"PD n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme zvog\u00eblimi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/p>\n<p>Q\u00ebkurse vendosi t\u00eb rimerrte drejtimin de fakto t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021, pasi e kishte kontrolluar n\u00eb rolin komod t\u00eb kryetarit t\u00eb kryetarit t\u00eb zgjedhur p\u00ebr tet\u00eb vite n\u00eb opozit\u00eb, Berisha ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se rikthimi i saj n\u00eb pushtet n\u00ebn drejtimin e tij do t\u00eb ishte nj\u00eb termale prej sizifi.<\/p>\n<p>Sepse ishte konsumuar dy her\u00eb n\u00eb pushtet, duke e mbyllur ciklin. Her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb postin e nj\u00eb Presidenti partiak t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm q\u00eb e filloi me fanfara n\u00eb vitin 1992 dhe e p\u00ebrfundoi pas pes\u00eb vitesh me zbarkimin e gjasht\u00eb mij\u00eb forcave nd\u00ebrkomb\u00ebtare paqeruajt\u00ebse n\u00eb vend. Her\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb postin e kryeministrit nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2013 prej nga u largua, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb bilanc arritjesh e veprash t\u00eb m\u00ebdha sidomos n\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7arin e par\u00eb, por edhe konsumim, degradim dhe korrupsion me p\u00ebrhapje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mandatin e dyt\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u2019arsye edhe i humbi zgjedhjet.<\/p>\n<p>Sepse kishte mosh\u00ebn biologjike dhe koh\u00ebn politike q\u00eb \u201cnuk do t\u2019i doj\u00eb kurr\u00eb, kurr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb shkuar, heronjt\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb shkuar, ve\u00e7 ato q\u00eb ka pjell\u00eb vet\u00eb\u201d, si\u00e7 shkruan Vasili Grosman n\u00eb romanin e tij t\u00eb famsh\u00ebm \u201cGjith\u00e7ka kalon\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb sepse kishte gjylet e saksionimit amerikan n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, q\u00eb ishte edhe shkaku pse zbriti n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr rimarrjen e partis\u00eb, duke e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb me vet\u00ebdije at\u00eb, si\u00e7 e ka pohuar vet\u00eb.<\/p>\n<p>E plazmoi k\u00ebt\u00eb ravgim n\u00eb premtimin e rithemelimit t\u00eb PD-s\u00eb si nj\u00eb parti moderne europiane m\u00eb t\u00eb madhe e m\u00eb t\u00eb bashkuar, t\u00eb hapur, me diversitet, me pranimin e fraksioneve, me primare nga an\u00ebtar\u00ebsia p\u00ebr zgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, me sannksionimin statuor t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb kryetarit kur partia humb zgjedhjet, e tjer\u00eb. Dhe me premtimin e fitores, m\u00eb josh\u00ebsi dhe m\u00eb motivuesi p\u00ebr ndjek\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb rezultuar parulla n\u00eb er\u00eb n\u00eb sprov\u00ebn e par\u00eb t\u00eb zbatimit dhe realizimit. Primaret u shd\u00ebrruan n\u00eb fars\u00eb, hapja nuk ndezi, bashkimi i kuptuar si asimilim i atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nuk shkrepi, PD u zvog\u00eblua ndjesh\u00ebm n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb para rithemelimit.<\/p>\n<p>Por shfaqjen m\u00eb spektakolare t\u00eb shkelmimit t\u00eb normave t\u00eb brohoritura Berisha po e jep me rastin e zgjedhjes s\u00eb kryetarit. Si t\u00eb mos i mjaftoj\u00eb se po rikandidon n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb nenin t\u00eb statutit q\u00eb parashikon dor\u00ebheqjen pa kushte t\u00eb kryetarit kur Partia humbet zgjedhjet, ai ka vendosur t\u00eb mos ket\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb mos ket\u00eb gar\u00eb. Krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb pritet nga nj\u00eb parti q\u00eb e ka jetike hapjen, gjith\u00ebp\u00ebfshirjen, gar\u00ebn, diversitetin, rinovimin, energjizmin q\u00eb krijojn\u00eb debatet dhe ballafaqimet brenda kuadrit programor dhe etik t\u00eb partis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje e vet\u00ebdijshme zvog\u00eblimi q\u00eb nuk shpjegohet me politologji; nj\u00eb vet\u00e7armatosje nga mund\u00ebsia p\u00ebr ta dominuar moralisht kund\u00ebrshtarin politik q\u00eb nuk b\u00ebn zgjedhje. Sepse farsa me fars\u00eb nuk luftohet.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Mapo.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj Q\u00ebkurse vendosi t\u00eb rimerrte drejtimin de fakto t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021, pasi e kishte kontrolluar n\u00eb rolin komod t\u00eb kryetarit t\u00eb kryetarit t\u00eb zgjedhur p\u00ebr tet\u00eb vite n\u00eb opozit\u00eb, Berisha ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se rikthimi i saj n\u00eb pushtet n\u00ebn drejtimin e tij do t\u00eb ishte nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85274","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85274\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}