{"id":85177,"date":"2026-05-01T14:48:28","date_gmt":"2026-05-01T14:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/01\/koncerti-i-kanye-west-gonxhja-do-te-qendroje-disa-jave-mbajme-edhe-aktivitete-te-tjera-asnje-fond-nga-buxheti-i-shtetit-nuk-shkon-per-organizimin\/"},"modified":"2026-05-01T14:48:28","modified_gmt":"2026-05-01T14:48:28","slug":"koncerti-i-kanye-west-gonxhja-do-te-qendroje-disa-jave-mbajme-edhe-aktivitete-te-tjera-asnje-fond-nga-buxheti-i-shtetit-nuk-shkon-per-organizimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/01\/koncerti-i-kanye-west-gonxhja-do-te-qendroje-disa-jave-mbajme-edhe-aktivitete-te-tjera-asnje-fond-nga-buxheti-i-shtetit-nuk-shkon-per-organizimin\/","title":{"rendered":"Koncerti i Kanye West\/ Gonxhja: Do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb disa jav\u00eb, mbajm\u00eb edhe aktivitete t\u00eb tjera! Asnj\u00eb fond nga buxheti i shtetit nuk shkon p\u00ebr organizimin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha muzikore t\u00eb dekad\u00ebs pritet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 11 korrik, ku artisti nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kanye West do t\u00eb mbaj\u00eb koncert live n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr organizimin e k\u00ebtij koncerti, do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb stadium i p\u00ebrkohsh\u00ebm, \u201cEagle Stadium\u201d, n\u00eb aksin Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, me nj\u00eb kapacitet prej rreth 60 mij\u00eb spektator\u00ebsh. Ministri i Kultur\u00ebs dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar n\u00eb Report Tv thot\u00eb se stadiumi u vendos n\u00eb zon\u00ebn e Kasharit, pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr tu aksesuar si nga aeroporti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs, ashtu edhe nga Unaza e Madhe.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb menduar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kasharit, pran\u00eb autostrad\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i aksesush\u00ebm nga aeroporti apo unaza. Ishte vendi m\u00eb strategjik, \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb territor q\u00eb \u00ebsht\u00eb privat\u201d, thot\u00eb Gonxhja.<\/p>\n<p>Report Tv sjell edhe videon 3D se si do t\u00eb duket stadiumi, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij bie menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sy nj\u00eb glob gjigant, element q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me simbolik\u00ebn q\u00eb Kanye West ka p\u00ebrdorur n\u00eb turet e tij m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi do t\u00eb financohet nga parat\u00eb q\u00eb mblidhen p\u00ebr shitjen e biletave dhe nuk do t\u00eb harxhohet asnj\u00eb fond nga buxheti i shtetit. Megjithat\u00eb, shteti shqiptar do t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb logjistik\u00eb, siguri dhe menaxhim, duke garantuar mbar\u00ebvajtjen e eventit dhe fluksit t\u00eb vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cDizanji, skenografia, teknika \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e gjith\u00eb turit, kjo do t\u00eb vij\u00eb me mjete t\u00eb panum\u00ebrta transporti dhe logjistike q\u00eb do jen\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij stadiumi provizor q\u00eb do rrij\u00eb disa jav\u00eb. \u00cbsht\u00eb e dakord\u00ebsuar, e vet\u00ebfinancuar nga biletat q\u00eb shiten nga vet\u00eb organizator\u00ebt dhe promotor\u00ebt e artistit. Asnj\u00eb fond i shtetit shqiptar nuk shkon p\u00ebr organizimin e eventit, stage dhe gjith\u00eb logjistika e koncertit\u201d, thekson Gonxhja.<br \/>\nMinistri i Kultur\u00ebs thekson se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb event i p\u00ebrmasave t\u00eb paprecedenta p\u00ebr vendin dhe pritet t\u00eb sjell\u00eb rreth 100 mij\u00eb vizitor\u00eb n\u00eb kryeqytet. Sipas Gonxhes, ekonomia do t\u00eb xhiroj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 120 mln euro nga koncerti.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr fluks t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm vizitor\u00ebsh q\u00eb do kap\u00ebrcej\u00eb shifr\u00ebn e vet\u00eb atyre q\u00eb do ken\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb, do jet\u00eb rreth 100 mij\u00eb vizitor\u00eb. Q\u00eb do ta aksesojn\u00eb zon\u00ebn, kryeqytetin, do kemi trefishim t\u00eb gjith\u00eb xhiros ekonomike, ndikimit socioekonomik q\u00eb ky event ka p\u00ebr ekonomin\u00eb vendase. Mendohet se do gjeneroj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mbi 120 mln euro ekonomi n\u00eb konsum, qira, l\u00ebvizje, transport, kulinari, fjetje\u201d, theksoi Gonxhja.<br \/>\nTuri bot\u00ebror i Kanye West p\u00ebr vitin 2026 parashikohet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb disa nga stadiumet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrsa pjes\u00eb e ndalesave \u00ebsht\u00eb edhe Tirana. Turneu nis n\u00eb SHBA dhe m\u00eb pas vijon n\u00eb Azi dhe Europ\u00eb. Biletat p\u00ebr koncertin mund t\u00eb gjenden n\u00eb faqen www.yealbania.com dhe fillojn\u00eb nga 99 euro apo 9500 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Koncerti organizohet nga \u201cStreetlife\u201d, nj\u00eb kompani me baz\u00eb n\u00eb Berlin dhe q\u00eb ka punuar me artist\u00eb, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj.<\/p>\n<p>Artisti amerikan konsiderohet nj\u00eb nga figurat m\u00eb me ndikim n\u00eb muzik\u00ebn dhe kultur\u00ebn globale. Me albume si \u201cThe College Dropout\u201d, \u201cGraduation\u201d, \u201c808s &amp; Heartbreak\u201d dhe \u201cDonda\u201d, ai ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb karrier\u00eb q\u00eb ka ndryshuar standardet e industris\u00eb. Eventi pritet t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb turiz\u00ebm dhe ekonomi, duke sjell\u00eb mij\u00ebra vizitor\u00eb dhe duke rritur profilin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion p\u00ebr evente t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb stadium n\u00eb Kashar do t\u00eb nd\u00ebrtohet posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb organizuar koncertin e Kanye West, ku pritet t\u00eb mblidhen rreth 60 mij\u00eb spektator\u00eb. Ministri i Kultur\u00ebs dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar n\u00eb Report Tv tha se u zgjodh kjo zon\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur stadiumin provizor pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e aksuesushme nga aeroporti i Rinasit, si edhe nga Unaza e Madhe. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij stadiumi, ministri thekson se nuk do t\u00eb harxhohet asnj\u00eb fond nga buxheti i shtetit, por \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebfinancuar nga biletat q\u00eb shiten nga vet\u00eb organizator\u00ebt e koncertit (kompani private) dhe promotor\u00ebt e artistit.<\/p>\n<p>Ministri thot\u00eb se stadiumi do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr disa jav\u00eb dhe do t\u00eb shihet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb organizuar edhe aktivitete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb menduar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kasharit, pran\u00eb autostrad\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i aksesush\u00ebm nga aeroporti apo unaza. Ishte vendi m\u00eb strategjik, \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb territor q\u00eb \u00ebsht\u00eb privat. Dizanji, skenografia, teknika \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e gjith\u00eb turit, kjo do t\u00eb vij\u00eb me mjete t\u00eb panum\u00ebrta transporti dhe logjistike q\u00eb do jen\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij stadiumi provizor q\u00eb do rrij\u00eb disa jav\u00eb. Do ket\u00eb edhe aktivitete t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb e dakord\u00ebsuar, e vet\u00ebfinancuar nga biletat q\u00eb shiten nga vet\u00eb organizator\u00ebt dhe promotor\u00ebt e artistit. Asnj\u00eb fond i shtetit shqiptar nuk shkon p\u00ebr organizimin e eventit, stage dhe gjith\u00eb logjistika e koncertit. Mb\u00ebshtetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kapacitete njer\u00ebzore, p\u00ebr pjes\u00ebn jasht\u00eb dhe t\u00eb mbar\u00ebvajtjes s\u00eb eventit. \u00cbsht\u00eb mb\u00ebshtetje e fuqishme nga ana e shtetit, por po t\u00eb marrim p\u00ebrfitimin ekonomik, nuk diskutohet q\u00eb mb\u00ebshtetja jon\u00eb dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ne do t\u00eb ofrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb e shpaguar sepse p\u00ebrfitimi ekonomik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb\u201d, tha Gonxhja.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha muzikore t\u00eb dekad\u00ebs pritet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 11 korrik, ku artisti nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kanye West do t\u00eb mbaj\u00eb koncert live n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr organizimin e k\u00ebtij koncerti, do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb stadium i p\u00ebrkohsh\u00ebm, \u201cEagle Stadium\u201d, n\u00eb aksin Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, me nj\u00eb kapacitet prej rreth 60 mij\u00eb spektator\u00ebsh. Ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85177","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85177\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}