{"id":85035,"date":"2026-04-30T19:48:34","date_gmt":"2026-04-30T19:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/beu-i-kelcyres-deal-me-zeqillarin-zbardhet-skema-si-u-manipulua-tenderi-1-2-mld-leke-2\/"},"modified":"2026-04-30T19:48:34","modified_gmt":"2026-04-30T19:48:34","slug":"beu-i-kelcyres-deal-me-zeqillarin-zbardhet-skema-si-u-manipulua-tenderi-1-2-mld-leke-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/beu-i-kelcyres-deal-me-zeqillarin-zbardhet-skema-si-u-manipulua-tenderi-1-2-mld-leke-2\/","title":{"rendered":"\u201cBeu\u201d i K\u00eblcyr\u00ebs \u201cDeal\u201d me Zeqillarin\/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Adriatik Zeqillari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cgrabitqar\u201d tenderash q\u00eb sulmon gjithnj\u00eb n\u00eb grup. K\u00ebshtu ka vepruar, edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer kontrat\u00ebn rreth 1.2 miliard lek\u00eb p\u00ebr riparimin e nj\u00eb shkolle n\u00eb K\u00eblcyr\u00eb. Kjo u mund\u00ebsua nga kryetari i Bashkis\u00eb, Klement Ndoni me nj\u00eb tender fiktiv, pa asnj\u00eb lloj konkurrence. I mbiquajturi \u201cBeu i K\u00eblcyr\u00ebs\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb n\u00eb pushtet, Ndoni e ka favorizuar Zeqillarin duke mbyllur syt\u00eb para shkeljeve.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, Bashkia K\u00eblcyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar organizoi tenderin me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb bashkuar \u2018Lumo Pavari\u2019 dhe nd\u00ebrtim palestre\u201d. Fondi Limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 113.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>Data e mbajtjes s\u00eb tenderit ishte parashikuar m\u00eb 19 dhjetor 2025, por \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr disa muaj. Kompania \u201cZeqillari Construction\u201d shpk, e cila fillimisht nuk i p\u00ebrmbushte kushtet, \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga kjo pauz\u00eb q\u00eb t\u00eb rregulloj\u00eb \u201cletrat\u201d.<\/p>\n<p>Shtojm\u00eb k\u00ebtu se nj\u00eb muaj para shpalljes s\u00eb tenderit, kompania ndryshoi edhe emrin, nga \u201cZeqillari\u201d n\u00eb \u201cZeqillari Contruction\u201d.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, e cila dyshohet se ka vepruar n\u00eb interes t\u00eb \u201cZeqillarit\u201d, ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).<\/p>\n<p>\u201cHTM\u201d shpk me administrator Ilir Tabakun ka k\u00ebrkuar ndryshimin e 9 kritereve t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit. Me kaq shum\u00eb modifikime, tenderi do t\u00eb qepej n\u00eb mas\u00ebn e \u201cHTM\u201d ose t\u00eb \u201cZeqillarit\u201d.<\/p>\n<p>KPP mori vendim m\u00eb 12 janar 2026 t\u00eb pranonte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebrkesave, ku m\u00eb kryesorja ishte lejimi i operator\u00ebve t\u00eb mb\u00ebshteten tek t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr kapacitetet teknike, financiare apo profesionale. Po ashtu, hiqej kushti q\u00eb kompanit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse duhet t\u00eb kishin 120 punononj\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb paraqisnin v\u00ebrtetim nga tatimet. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u quajt nga KPP \u201ce ekzagjeruar\u201d.<\/p>\n\n<p>Sipas vendimit, KPP urdh\u00ebron bashkin\u00eb K\u00eblcyr\u00eb t\u00eb modifikoj\u00eb dokumentet e tenderit.<\/p>\n\n<p>Pas disa korrespondencave me bashkin\u00eb K\u00eblcyr\u00eb, KPP kostatoi se kriteret u ndryshuan dhe e zhbllokoi tenderin duke i dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb jeshile t\u00eb vazhdonte procedura.<\/p>\n\n<p>K\u00ebtu fillon t\u00eb davaritet mjegulla dhe shfaqet skema e \u201cZeqillarit\u201d. Kompania \u201cHTM\u201d, e cila fitoi \u201cgjyqin\u201d n\u00eb KPP dhe rrezikoi t\u00eb humbte 4.5 milion\u00eb lek\u00eb (tarif\u00ebn e ankes\u00ebs) nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tender.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb \u201cZeqillarit\u201d ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u201ckonkurrent\u201d, \u201cTotila\u201d shpk. Pasi i b\u00ebm\u00eb nj\u00eb skaner, pam\u00eb se kompania n\u00eb fjal\u00eb i ka t\u00eb gjitha kapacitetet e k\u00ebrkuara nga tenderi. Por edhe ky faktor zhduket si me magji nga rruga e \u201cZeqillarit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTotila\u201d ka l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb sistem ku aplikuar me nj\u00eb ofert\u00eb, por nuk ka ngarkuar asnj\u00eb dokument. Nuk ka paguar as sigurimin e afert\u00ebs, nuk ka plot\u00ebsuar asnj\u00eb formular. Me pak fjal\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebsja \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb heshtje.<\/p>\n\n<p>Sipas k\u00ebtij dokumenti, duke mos deklaruar dhe depozituar asnj\u00eb prej formular\u00ebve t\u00eb nevojsh\u00ebm, firma \u201cTotila\u201d shpk \u00ebsht\u00eb skualifikuar.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 1 prill 2026 rruga u hap q\u00eb \u201cBeu\u201d i K\u00eblcyr\u00ebs ta firmoste kontrat\u00ebn me mikun e vjet\u00ebr \u201cZEQILLARI CONSTRUCTION\u201d shpk me mb\u00ebshtetjen e dy kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Adratik Zeqillari \u00ebsht\u00eb firm\u00eb e njohur n\u00eb K\u00eblcyr\u00eb. M\u00eb par\u00eb Ndoni i ka dh\u00ebn\u00eb tendera t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb 2023, Zeqillari p\u00ebrfitoi kontrat\u00ebn 742 milion\u00eb lek\u00eb \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9 vje\u00e7are Kamber B\u00ebnja\u201d, K\u00eblcyr\u00eb.<\/p>\n\n<p>Sic verehet n\u00eb k\u00ebt\u00eb faksimile t\u00eb shk\u00ebputur nga formulari i shpalljes s\u00eb fituesit, \u201cZeqillari\u201d shpk konkurroi me dy kompani q\u00eb paraqit\u00ebn ofert\u00ebn \u201czero\u201d lek\u00eb. Pra, dyshimet jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kurdisje t\u00eb rezultatit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021, \u201cBeu\u201d i dha k\u00ebsaj kompanie rikonstruksionin e nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi me nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon korrupsionin.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Zeqillari n\u00eb vite ka treguar pangop\u00ebsin\u00eb duke zhvatur buxhetin e shtetit edhe me fatura false. K\u00ebt\u00eb e fakton Raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH) mbi auditimin e bashkis\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb shkurt 2026.<\/p>\n<p>KLSH ka kapur Adriatik Zeqillarin e kompanis\u00eb \u201cZeqillari\u201d shpk duke vjedhur parat\u00eb publike, p\u00ebrmes mashtrimit me zbatimin e kontratave me Bashkin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs. Nga auditimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se pasi \u00ebsht\u00eb shpallur fitues i tenderave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, Zeqillari ka mashtruar p\u00ebrmes situacioneve false p\u00ebr punime fiktive, duke vjedhur parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, Adriatik Zeqillari ka vjedhur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave t\u00eb tenderit p\u00ebr \u2018Qendr\u00ebn e kreativitetit faza II\u2019 e Kor\u00e7\u00ebs, duke p\u00ebrdorur situacione false p\u00ebr punime t\u00eb pakryera. Ka dyshime t\u00eb forta se p\u00ebrvet\u00ebsimi i parave publike me tenderat b\u00ebhet n\u00eb bashk\u00ebpunim me kryebashkiakun e Kor\u00e7\u00ebs, Sotiraq Filo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim e sip\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni e konsoliduar me tendera t\u00eb paracaktuar, e kryebashkiakut t\u00eb Kolonj\u00ebs me Adriatik Zeqillarin. Shum\u00eb shpejt, aktori ia mori dor\u00ebn bashkis\u00eb, duke krijuar nj\u00eb rreth klientelist, me t\u00eb cilin nisi t\u00eb ndante parat\u00eb dhe tokat publike, tenderat dhe ankandet.<\/p>\n<p>Adriatik Zeqillari e regjistroi kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cZeqillari\u201d shpk n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Kolonj\u00ebs, Erion Isai, ka gjetur Zeqillarin si klient t\u00eb maturuar tashm\u00eb, p\u00ebr kanalizimin, vjedhjen dhe ndarjen e parave t\u00eb tenderave.<\/p>\n<p>Nga 40 tendera q\u00eb kompania Zeqillari ka marr\u00eb n\u00eb total, 10 prej tyre me vler\u00eb miliona euro, i ka marr\u00eb pik\u00ebrisht nga Bashkia e Kolonj\u00ebs<\/p>\n<p>M\u00eb 10 n\u00ebntor 2023, Erion Isai ka firmosur nj\u00eb tender me vler\u00eb rreth 500 mij\u00eb euro p\u00ebr Adriatik Zeqillarin, p\u00ebr nd\u00ebrtim palestre p\u00ebr kompleksin \u201cShkolla Qend\u00ebr Komunitare\u201d p\u00ebr shkoll\u00ebn 9- vje\u00e7are \u201cPetro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani\u201d, Ersek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 22 gusht t\u00eb vitit 2022, Erion Isaj dhe Adriatik Zeqillari kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb madhe, duke ndar\u00eb 200 mij\u00eb euro p\u00ebr pastrimin e nj\u00eb kanali n\u00eb fshatin Gostivisht.<\/p>\n<p>N\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm kompania \u201cZeqillari\u201d. Oferta fituese ishte e barabart\u00eb me fondin limit. Kontrata e punimeve ishte vet\u00ebm 4 dit\u00eb! P\u00ebr pastrimin e kanalit nuk jan\u00eb shpenzuar as 10 % e vler\u00ebs s\u00eb tenderit. Parat\u00eb kan\u00eb firuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb, pa gar\u00eb ose me procedur\u00eb fiktive, Erion Isai i ka dh\u00ebn\u00eb klientit t\u00eb tij Adriatik Zeqillari edhe tenderat me vler\u00eb qindra mij\u00eb euro p\u00ebr rikonstruksionin e pjessh\u00ebm t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, vendosje mat\u00ebsash n\u00ebp\u00ebr pallate n\u00eb Ersek\u00eb, riparim p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb sociale n\u00eb Leskovik, asfaltimin e Rrug\u00ebs \u201cPali Prifti\u201d n\u00eb Ersek\u00eb, rikostruksion i linjave t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb fshatin Borov\u00eb n\u00eb Ersek\u00eb etj.<\/p>\n\n<p>Erion Isai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr \u201cKorrupsion pasiv\u201d, \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d dhe \u201cfshehje pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Por edhe \u201cBeu i K\u00eblcyr\u00ebs\u201d e ka nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb SPAK. Thuhet se kryetar Ndoni mund t\u00eb ket\u00eb fituar imunitet nga prokuroria. N\u00eb vitin 2019, banor\u00ebt e prekur nga veprimet arbitrare t\u00eb kryebashkiakut e kall\u00ebzuan p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2023, SPAK e mori n\u00ebn hetim kryebashkiakun e K\u00eblcyr\u00ebs, Klement Ndoni, pasi akuzohet nga qytetar\u00eb t\u00eb K\u00eblcyr\u00ebs se ka ofruar favore dhe para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs. Prokurori Olsi Dado, i cili ka n\u00eb dor\u00ebzim procedimin penal nr.178 t\u00eb vitit 2023, ka marr\u00eb disa persona n\u00eb pyetje, t\u00eb cil\u00ebve, sipas kall\u00ebzimit, u \u00ebsht\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje n\u00eb form\u00eb ryshfeti kundrejt vot\u00ebs p\u00ebr kryebashkiakun n\u00eb zgjedhjet e 14 majit 2023. Pasi siguroi mandatin e kat\u00ebrt me k\u00ebto metoda, Ndoni po b\u00ebn pasuri me tenderat p\u00ebr brezin e kat\u00ebrt! Nd\u00ebrsa Adriatik Zeqillari ka nd\u00ebrruar s\u00eb fundmi emrin e kompanis\u00eb, por jo zakonin e vjet\u00ebr!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-3\/\">\u201cBeu\u201d i K\u00eblcyr\u00ebs \u201cDeal\u201d me Zeqillarin\/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adriatik Zeqillari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cgrabitqar\u201d tenderash q\u00eb sulmon gjithnj\u00eb n\u00eb grup. K\u00ebshtu ka vepruar, edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer kontrat\u00ebn rreth 1.2 miliard lek\u00eb p\u00ebr riparimin e nj\u00eb shkolle n\u00eb K\u00eblcyr\u00eb. Kjo u mund\u00ebsua nga kryetari i Bashkis\u00eb, Klement Ndoni me nj\u00eb tender fiktiv, pa asnj\u00eb lloj konkurrence. I mbiquajturi \u201cBeu i K\u00eblcyr\u00ebs\u201d p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-85035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}