{"id":84979,"date":"2026-04-30T13:48:18","date_gmt":"2026-04-30T13:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/njeriu-qe-e-beri-kosoven-sic-e-deshen-serbet-2\/"},"modified":"2026-04-30T13:48:18","modified_gmt":"2026-04-30T13:48:18","slug":"njeriu-qe-e-beri-kosoven-sic-e-deshen-serbet-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/njeriu-qe-e-beri-kosoven-sic-e-deshen-serbet-2\/","title":{"rendered":"Njeriu q\u00eb e b\u00ebri Kosov\u00ebn, si\u00e7 e desh\u00ebn serb\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Mero Baze<\/p>\n<p>I vetmi argument q\u00eb mundonte Per\u00ebndimin t\u00eb ishte n\u00eb krah t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe shtet t\u00eb pavarur n\u00eb vitet \u201990 ishte propaganda serbe, e cila i vizatonte shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs si njer\u00ebz q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtet dhe nuk e pat\u00ebn merituar formalisht as Republik\u00ebn brenda Jugosllavis\u00eb. Kjo, edhe pse nuk thuhej shpesh n\u00eb takime p\u00ebr etik\u00eb, ishte sfondi i \u00e7do hezitimi per\u00ebndimor p\u00ebr shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb e tejkaloi Ibrahim Rugova me profilin e tij paq\u00ebsor dhe bind\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn e shtetit paralel t\u00eb Kosov\u00ebs 1989\u20131999 dhe beteja finale e U\u00c7K dhe NATO p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Kosova demonstroi aft\u00ebsi fantastike shtetformuese. Sa ishte gjall\u00eb Ibrahim Rugova, partia e tij fitonte zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb dhe ai formonte qeveri koalicioni p\u00ebr shkak t\u00eb kompromisit p\u00ebr presidentin. E nj\u00ebjta praktik\u00eb u konsolidua edhe m\u00eb pas, kur PDK e Tha\u00e7it doli parti e par\u00eb n\u00eb vitin 2007, por jo me nj\u00eb shumic\u00eb absolute. Dhe Tha\u00e7i qeverisi me koalicion dhe l\u00ebshoi gjithnj\u00eb presidentin si kompromis p\u00ebr aleat\u00ebt e tij n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Prej vitit 2021, kur Vet\u00ebvendosja n\u00eb koalicion me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb LDK b\u00ebri qeverin\u00eb dhe m\u00eb pas mori edhe presidentin, Kosova e humbi p\u00ebrfundimisht tradit\u00ebn e kompromisit politik p\u00ebr presidentin. Prej vitit 2025, Kosova po shkon n\u00eb tre pal\u00eb zgjedhje vet\u00ebm se Albin Kurti nuk pranon t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me opozit\u00ebn p\u00ebr presidentin. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e kan\u00eb votuar at\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, por nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mandat p\u00ebr president. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai duhet t\u2019ia ofroj\u00eb presidentin opozit\u00ebs. Ai nuk e pranon k\u00ebt\u00eb, derisa Kosova t\u00eb gjunj\u00ebzohet ose t\u00eb shkat\u00ebrrohet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ai e futi dje Kosov\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb zgjedhje, nga e cila nuk do t\u00eb prodhohet asnj\u00eb zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb gjendej dit\u00ebn e djeshme.<\/p>\n<p>Ai po mbush dy vite q\u00eb nuk qeveris Kosov\u00ebn, por q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb vendit si kryeminist\u00ebr zgjedhjesh, paguan asistenc\u00eb sociale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb emigracion dhe i pret n\u00eb ver\u00eb ta votojn\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr kryeminist\u00ebr q\u00eb ta fus\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrim i shum\u00ebfisht\u00eb i Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb epshit t\u00eb Albin Kurtit p\u00ebr pushtet, duke i k\u00ebrkuar vendit t\u00eb gjunj\u00ebzohet para tij n\u00ebn moton \u201cose mua, ose s\u2019ka qeveri\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrim p\u00ebr votuesit e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt thirren n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb votuar qeverin\u00eb dhe pastaj shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb tjera pse Albin Kurti do edhe presidentin. Por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrim p\u00ebr imazhin e Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb legjitimim i propagand\u00ebs serbe se Kosova nuk meriton shtet, pasi ata nuk din\u00eb ta mbajn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Albin Kurti u ka v\u00ebrtetuar gjith\u00eb akuzat q\u00eb ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kombit shqiptar dhe ve\u00e7mas Kosov\u00ebs lidhur me aft\u00ebsin\u00eb e saj vet\u00ebqeveris\u00ebse. Ata kan\u00eb pretenduar se shqiptar\u00ebt jan\u00eb cuba q\u00eb e duan Kosov\u00ebn p\u00ebr pushtet personal. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa po b\u00ebn Albin Kurti, njeriu q\u00eb nuk i zhg\u00ebnjeu serb\u00ebt. E b\u00ebri Kosov\u00ebn si\u00e7 e desh\u00ebn ata.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze I vetmi argument q\u00eb mundonte Per\u00ebndimin t\u00eb ishte n\u00eb krah t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe shtet t\u00eb pavarur n\u00eb vitet \u201990 ishte propaganda serbe, e cila i vizatonte shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs si njer\u00ebz q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtet dhe nuk e pat\u00ebn merituar formalisht as Republik\u00ebn brenda Jugosllavis\u00eb. Kjo, edhe pse nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84979","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}