{"id":8494,"date":"2025-03-06T18:31:51","date_gmt":"2025-03-06T18:31:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/06\/nga-vulin-deri-te-bernabic-fyerjet-ndaj-shqiptareve-nga-zyrtare-serbe-nder-vite\/"},"modified":"2025-03-06T18:31:51","modified_gmt":"2025-03-06T18:31:51","slug":"nga-vulin-deri-te-bernabic-fyerjet-ndaj-shqiptareve-nga-zyrtare-serbe-nder-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/06\/nga-vulin-deri-te-bernabic-fyerjet-ndaj-shqiptareve-nga-zyrtare-serbe-nder-vite\/","title":{"rendered":"Nga Vulin deri te B\u00ebrnabi\u00e7, fyerjet ndaj shqiptar\u00ebve nga zyrtar\u00eb serb\u00eb nd\u00ebr vite"},"content":{"rendered":"<p>\u201cYjet dhe heronjt\u00eb e mediave shiptare\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu i quajti disa her\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs kryetarja e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, nga foltorja e Kuvendit gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 4 marsit.<\/p>\n<p>\u201cDeklaratat e saj jan\u00eb pasqyrim i kultur\u00ebs politike t\u00eb institucionalizuar. Me k\u00ebt\u00eb propagandojn\u00eb urrejtje etnike q\u00eb rrezikon drejtp\u00ebrdrejt sigurin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) ish-kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.<\/p>\n<p>Nga kabineti i kryetares s\u00eb Kuvendit dhe i Partis\u00eb Progresive Serbe n\u00eb pushtet, nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00eb lidhje me fyerjet e b\u00ebra.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Ana B\u00ebrnabiq fyen popullin shqiptar dhe nuk \u00ebsht\u00eb as e vetmja zyrtare serbe q\u00eb i ka quajtur ata me em\u00ebrtim fyes.<\/p>\n<p>Fyerjet nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit kan\u00eb vazhduar pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb nj\u00eb gjykate n\u00eb Serbi, e cila e ka cil\u00ebsuar termin \u201cshiptari\u201d si politikisht t\u00eb pasakt\u00eb dhe fyes. Po ashtu, edhe Komisionarja p\u00ebr Mbrojtjen e Barazis\u00eb ka vler\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb se p\u00ebrdorimi i tij shkel Ligjin p\u00ebr ndalimin e diskriminimit.<\/p>\n<p>Pasi deputet\u00ebt e opozit\u00ebs hodh\u00ebn bomba tymuese n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, kryetarja e tij i quajti ata \u201cband\u00eb terroriste\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019i informoj deputet\u00ebt se ata t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb yjet e t\u00eb gjitha mediave t\u00eb Albin Kurtit (kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs), mediave shiptare. U b\u00ebt\u00eb yje, jeni ndjek\u00ebsit e tij, ju lumt\u00eb (\u2026)\u201d.<\/p>\n<p>Ajo e akuzoi kryeministrin e Kosov\u00ebs p\u00ebr \u201cmetoda terroriste\u201d, duke aluduar n\u00eb gazin lotsjell\u00ebs q\u00eb deputet\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje kishin hedhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjuha fyese dhe denigruese u p\u00ebrs\u00ebrit edhe disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e asaj se si ju lavd\u00ebrojn\u00eb mediat shiptare (\u2026)\u201d, u tha B\u00ebrnabiq opozit\u00ebs, duke treguar faqet e internetit t\u00eb mediave Koha dhe Reporteri nga Prishtina, t\u00eb cilat kishin raportuar p\u00ebr bombat tymuese dhe p\u00ebrleshjen mes deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin serb.<\/p>\n<p>Fjala \u201cshiptar\u201d konsiderohet fyerje nga gjykatat serbe dhe nga pakica komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Serbi, kujton Katarina Golluboviq nga Komiteti i Jurist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (YUCOM).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo u p\u00ebrdor disa her\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb paraqitur n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb negative deputet\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDikush q\u00eb ka detyr\u00ebn t\u00eb kujdeset p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb shprehurit n\u00eb Kuvendin Popullor tregoi se nuk respekton as Rregulloren, as standardet, por mbi t\u00eb gjitha, as qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb\u201d, tha Golluboviq p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn e popullsis\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb komunat Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fyerje, por edhe nj\u00eb sinjal shqet\u00ebsues n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat dhe sigurin\u00eb e tyre n\u00eb Serbi\u201d, tha p\u00ebr REL-in kryetarja e komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Ardita Sinani.<\/p>\n<p>Ana B\u00ebrnabiq i ka fyer shqiptar\u00ebt edhe kur ishte kryeministre e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb deklarate ku tha se Beogradi n\u00eb negociatat me Prishtin\u00ebn po merrej me \u201cnjer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga mali\u201d, asaj iu ndalua hyrja n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Serbi \u201cjan\u00eb ekspozuar ndaj nj\u00eb diskriminimi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb saq\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb rezistent\u00eb\u201d, thot\u00eb ish-kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar, Ragmi Mustafi:<\/p>\n<p>\u201cPor, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luftojm\u00eb deri n\u00eb fund, sepse nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb rregulluar me ligj dhe institucione t\u00eb vet\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me deklaratat e kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, vler\u00ebson se p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kuvendin serb nuk kontribuon n\u00eb normalizimin dhe p\u00ebrparimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e vjetruar e t\u00eb menduarit dhe t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb, e cila i ka sjell\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija rajonit ton\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, vler\u00ebson se Ana B\u00ebrnabiq \u201cnuk \u00ebsht\u00eb vendimmarr\u00ebse\u201d, por shpreh q\u00ebndrimet e \u201cnj\u00eb kulture t\u00eb p\u00ebrgjithshme politike t\u00eb udh\u00ebhequr nga presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe Partia Progresive Serbe\u201d.<\/p>\n<p>Muhaxhiri shton se p\u00ebrdorimi i em\u00ebrtimit fyes p\u00ebr shqiptar\u00ebt nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb \u201cvet\u00ebm sa zbulon munges\u00ebn e tyre t\u00eb vizionit minimal politik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse p\u00ebrparimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur pandash\u00ebm me pranimin e realitetit se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur, kjo gjuh\u00eb urrejtjeje nuk ka ndikim n\u00eb politik\u00ebn bashk\u00ebkohore normale. Ajo mund t\u00eb mobilizoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kategori t\u00eb caktuar t\u00eb votuesve t\u00eb Partis\u00eb Progresive Serbe q\u00eb ende jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, thot\u00eb se fjal\u00ebt e kryetares s\u00eb Kuvendit jan\u00eb \u201cvet\u00ebm nj\u00eb hallk\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb zinxhir t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb form\u00ebsuar dhe promovuar nga njer\u00ebz si Aleksandar Vullin\u201d.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri aktual i Serbis\u00eb ka quajtur shqiptar\u00ebt me emra fyes nga t\u00eb gjitha pozitat shtet\u00ebrore q\u00eb ka mbajtur deri tani.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb deklaratat zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, t\u00eb cil\u00ebn ai e drejtonte, n\u00eb vitin 2020, shqiptar\u00ebt u quajt\u00ebn me em\u00ebr fyes gjasht\u00eb her\u00eb brenda nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Para formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb atij viti, organizata joqeveritare YUCOM i b\u00ebri thirrje publike mandatares s\u00eb at\u00ebhershme, Ana B\u00ebrnabiq, q\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebrfshinte Vullinin n\u00eb list\u00ebn e ministrave p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Vullin u em\u00ebrua n\u00eb qeverin\u00eb e re si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, nga ku vazhdoi t\u00eb fyente popullin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, ministria e tij l\u00ebshoi m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb deklarata q\u00eb p\u00ebrmbanin termin fyes p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe ministri aktual i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Marko Gjuriq, kur ishte drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019, i quajti shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin term fyes.<\/p>\n<p>Ky term \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga deputet\u00ebt e koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb kur kan\u00eb dashur t\u00eb fyejn\u00eb dik\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, ky term ende shfaqet shpesh n\u00eb faqet e para t\u00eb tabloideve proqeveritare.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit n\u00eb vitin 2018 konfirmoi vendimin gjyq\u00ebsor pas padis\u00eb s\u00eb ish-aktivistes s\u00eb Iniciativ\u00ebs s\u00eb t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Anita Mitiq, kund\u00ebr tabloidit Informer dhe sanksionoi p\u00ebrdorimin e termit \u201cshiptar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy term konsiderohet politikisht i pasakt\u00eb dhe me p\u00ebrmbajtje fyese n\u00eb gjuh\u00ebn serbe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas q\u00ebndrimit t\u00eb gjykat\u00ebs, t\u00eb quash nj\u00eb serb me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr \u00ebsht\u00eb e barasvlershme me etiketimin e dikujt q\u00eb lufton kund\u00ebr interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Komisionarja p\u00ebr Mbrojtjen e Barazis\u00eb, Brankica Jankoviq, n\u00eb vitin 2015, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se dy tabloide kishin shkelur Ligjin p\u00ebr ndalimin e diskriminimit, pasi kishin p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb term p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>REL-i nuk arriti t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb koment nga komisionarja p\u00ebr deklaratat e kryetares s\u00eb Kuvendit serb deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Jankoviq kishte deklaruar se p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs \u201cshiptar\u201d p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb nenit t\u00eb Ligjit p\u00ebr ndalimin e diskriminimit, i cili ndalon trajtimin posht\u00ebrues dhe fyes.<\/p>\n<p>Aleksandar Vullin u padit n\u00eb vitin 2019 nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Pakic\u00ebs Shqiptare p\u00ebr fyerjen e shqiptar\u00ebve. Gjykata e hodhi posht\u00eb padin\u00eb dhe Ragmi Mustafi, i cili at\u00ebher\u00eb ishte kryetar i K\u00ebshillit, tha p\u00ebr REL-in se ata kan\u00eb apeluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cRasti kund\u00ebr Vullinit p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes dhe p\u00ebrhapje t\u00eb intoleranc\u00ebs racore dhe komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb ende aktiv. Po presim p\u00ebr gjasht\u00eb vjet dhe n\u00ebse refuzohet, do t\u00eb shkojm\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane n\u00eb Strasburg\u201d, tha Mustafi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr padi kund\u00ebr Vullinit p\u00ebr ndalimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndaj pakic\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare \u00ebsht\u00eb ngritur edhe nga organizata joqeveritare YUCOM.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i padis\u00eb ishte ndalimi i nj\u00eb gjuhe t\u00eb till\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt, pasi ajo nxit armiq\u00ebsi ndaj nj\u00eb komuniteti etnik q\u00eb jeton n\u00eb Serbi. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb vendimet e fundit ligjore, \u00ebsht\u00eb vendosur se nuk ka gjuh\u00eb urrejtjeje dhe se p\u00ebrdorimi i termit \u2018shiptar\u2019 \u00ebsht\u00eb thjesht fyes\u201d, thot\u00eb Katarina Goluboviq.<\/p>\n<p>Ajo shton se me k\u00ebto vendime, gjyq\u00ebsori serb i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebrhapjes s\u00eb fyerjeve ndaj nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, dhe se individ\u00ebt mund t\u00eb mbrohen vet\u00ebm n\u00ebse guxojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se ndihen t\u00eb fyer.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e quajn\u00eb veten \u201cshqiptar\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinonim i identitetit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve, por n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, termi \u201cshiptar\u201d \u00ebsht\u00eb fyes, pasi ka nj\u00eb term tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb: \u201callbanci\u201d.<\/p>\n<p>Ky term ka nj\u00eb konotacion negativ n\u00eb Serbi, pasi lidhet me njer\u00ebz primitiv\u00eb dhe t\u00eb pacivilizuar, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb zbritur nga malet, pun\u00ebtor\u00eb manual\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs thon\u00eb se termi \u201cshiptari\u201d u b\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fyes n\u00eb vitet \u201960, pasi filloi t\u00eb keqp\u00ebrdorej.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ekziston nj\u00eb term fyes p\u00ebr serb\u00ebt \u2013 \u201cshkije\u201d \u2013 por as zyrtar\u00ebt kosovar\u00eb dhe as mediat nuk e p\u00ebrdorin at\u00eb.<\/p>\n<p>REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/06\/nga-vulin-deri-te-bernabic-fyerjet-ndaj-shqiptareve-nga-zyrtare-serbe-nder-vite\/\">Nga Vulin deri te B\u00ebrnabi\u00e7, fyerjet ndaj shqiptar\u00ebve nga zyrtar\u00eb serb\u00eb nd\u00ebr vite<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cYjet dhe heronjt\u00eb e mediave shiptare\u201d. K\u00ebshtu i quajti disa her\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs kryetarja e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, nga foltorja e Kuvendit gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 4 marsit. \u201cDeklaratat e saj jan\u00eb pasqyrim i kultur\u00ebs politike t\u00eb institucionalizuar. Me k\u00ebt\u00eb propagandojn\u00eb urrejtje etnike q\u00eb rrezikon drejtp\u00ebrdrejt sigurin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi\u201d, tha p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8494","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8494\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}