{"id":84924,"date":"2026-04-30T09:10:06","date_gmt":"2026-04-30T09:10:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/dosja-onkologjiku-prokuroria-e-tiranes-dergon-ne-gjyq-mjeket-per-shperdorim-detyre\/"},"modified":"2026-04-30T09:10:06","modified_gmt":"2026-04-30T09:10:06","slug":"dosja-onkologjiku-prokuroria-e-tiranes-dergon-ne-gjyq-mjeket-per-shperdorim-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/dosja-onkologjiku-prokuroria-e-tiranes-dergon-ne-gjyq-mjeket-per-shperdorim-detyre\/","title":{"rendered":"Dosja \u2018Onkologjiku\u2019\/ Prokuroria e Tiran\u00ebs d\u00ebrgon n\u00eb gjyq mjek\u00ebt p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Tiran\u00eb ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim gjasht\u00eb persona, mes tyre z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00ebn, koordinator\u00eb, mjek\u00eb e specialist\u00eb t\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb QSUT, si dhe nj\u00eb administrator t\u00eb nj\u00eb kompanie farmaceutike.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehurit akuzohen p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d, \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d dhe \u201cTregtimi dhe transportimi i mallrave kontraband\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb zbuluar nj\u00eb skem\u00eb ku pacient\u00ebt me s\u00ebmundje tumorale orientoheshin drejt klinikave private, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merrnin trajtimin e garantuar nga sistemi publik sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, thot\u00eb Prokuroria, sh\u00ebrbimet dhe nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale kryheshin n\u00eb privat kundrejt tarifave t\u00eb rritura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ofroheshin falas n\u00eb spitalin shtet\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>EMRAT e t\u00eb pandehurve:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Emiljano Lela<\/em><\/p>\n<p><em>Alketa Pere<\/em><\/p>\n<p><em>Brikena Qirjazi<\/em><\/p>\n<p><em>Drilona Kishta<\/em><\/p>\n<p><em>Halil Gashi <\/em><strong>dhe\u00a0<\/strong><em>Florian Marku.<\/em><\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p><em>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, p\u00ebrfundoi hetimet dhe d\u00ebrgon n\u00eb gjyq gjasht\u00eb persona, mes t\u00eb cil\u00ebve zv.Drejtoresh\u00ebn, koordinatorin, mjek\u00eb e specialist\u00eb t\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare Tiran\u00eb (QSUT) si dhe administratorin e nj\u00eb kompanie farmaceutike p\u00ebr veprat penale \u2018Shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs\u2019, \u2018Fshehja e t\u00eb ardhurave\u2019 si dhe \u2018Tregtimi dhe transportimi i mallrave q\u00eb jan\u00eb kontraband\u00eb\u2019 parashikuar nga nenet 248, 180\/1 dhe 178\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Fillimisht \u00e7\u00ebshtja u d\u00ebrgua n\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00ebse kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb ishte kompetenc\u00eb l\u00ebndore e k\u00ebsaj prokurorie. Por u risoll n\u00eb Prokurorin\u00eb Tiran\u00eb duke ve\u00e7uar materialet n\u00eb ngarkim t\u00eb mjekut onklog E.G, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funskione publike\u201d, parashikuar nga neni 259\/2 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve mbi procedimin penal nr.5071 t\u00eb vitit 2023 nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Seksionin e Luft\u00ebs Kund\u00ebr Krimit Ekonomik e Financiar n\u00eb DVP Tiran\u00eb, arrit\u00ebn t\u00eb dokumentojn\u00eb raste ku pacient\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjek\u00ebsor orientoheshin n\u00eb klinikat private ku kundrejt tarifave t\u00eb fryra kryheshin sh\u00ebrbime dhe nd\u00ebrhyrje kirurgjikale t\u00eb cilat duhet t\u2019i jepeshin falas nga mjek\u00ebt e spitalit onkologjik pran\u00eb QSUNT.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu rezultoi se pran\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb QSUNT ishte instaluar nj\u00eb aparatur\u00eb Kobalto-Terapie p\u00ebr trajtimin e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve t\u00eb diagnostikuar me s\u00ebmundje tomorale. Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej kjo aparatur\u00eb duhet t\u00eb krijohej m\u00eb par\u00eb nj\u00eb bunker antiradioaktiv ose antiatomik n\u00eb kushtet e miratuara dhe t\u00eb prezantuara nga Agjensia Atomike e Vien\u00ebs ose agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare IEAHEA. Ky bunker jo vet\u00ebm nuk u krijua por aparatura u vendos jasht\u00eb kushteve teknike e n\u00eb dhom\u00ebn ngjitur kabinetit t\u00eb radiologjis\u00eb me nj\u00eb lloj radioaktiviteti q\u00eb nuk mund t\u00eb lejohet t\u00eb vendoset n\u00eb ambiente jo specifik\u00eb. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim por \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme duke u b\u00ebr\u00eb burim rreziku ndaj vet\u00eb personelit mjek\u00ebsor si pasoj\u00eb e rrezatimeve t\u00eb mundshme q\u00eb em\u00ebton.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb provoi se shtetasi E.L., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e koordinatorit pran\u00eb Spitalit Onkologjik t\u00eb QSUNT, ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb procesin e administrimit dhe orientimit t\u00eb pacient\u00ebve tek klinikat private p\u00ebr t\u00eb mar\u00eb kur\u00ebn e trajtimit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr s\u00ebmundjeve tumorale, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sigurohej nga shteti. Ai p\u00ebrzgjidhte pacient\u00eb nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku q\u00eb kishin t\u00eb rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke p\u00ebrfituar p\u00ebrqindje monetare. N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri E.L., ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu edhe e pandehura A.P., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratores pran\u00eb Spitalit Onkologjik t\u00eb QSUT, u provua se d\u00ebrgonte pacient\u00ebt drejt klinikave private, n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat ligjore dhe procedurale q\u00eb rregullojn\u00eb ushtrimin e profesionit mjek\u00ebsor dhe administrimin e dokumentacionit sh\u00ebndet\u00ebsor. N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura A.P ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/em><br \/>\n<em>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb provoi gjithashtu se edhe shtetasja B.Q., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Zv\/Drejtoresh\u00ebs n\u00eb QSUT e ngarkuar me mbulimin e sh\u00ebrbimit onkologjik, nuk ka marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr garantimin e funksionimin e rregullt dhe t\u00eb sigurt t\u00eb pajisjes s\u00eb burimit t\u00eb kobaltit. Ajo nuk ka marr\u00eb masa p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj pajisjeje, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pacient\u00ebve t\u00eb mos u ofrohej n\u00eb koh\u00eb sh\u00ebrbimi i nevojsh\u00ebm mjek\u00ebsor. P\u00ebr pasoj\u00eb, pacient\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb metod\u00ebs s\u00eb trajtimit, duke u kufizuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb vetme trajtimi. Sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton e provuar se e pandehura B.Q. ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve, rezultoi se edhe shtetasja D.K., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e specialistit pran\u00eb QSUT ka pasur detyrimin ligjor t\u00eb kryej\u00eb ekspertiz\u00ebn lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve t\u00eb tyre. Kjo shtetase hartoi nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me gjendjen reale dhe me t\u00eb dh\u00ebnat e dh\u00ebna nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Radioterapis\u00eb. Gjithashtu rezulton se kjo ekspertiz\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara procesit t\u00eb porositjes s\u00eb burimit t\u00eb kobaltit, \u00e7ka ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebr porositjen e nj\u00eb burimi radioaktiv q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb funksion dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj veprimtarie \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm ekonomik p\u00ebr institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme t\u00eb shtetit. Sa m\u00eb sip\u00ebr, shtetasja D.K., rezulton se ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket shtetasit H.G., rezultoi se ai nuk ka l\u00ebshuar fatura tatimore p\u00ebr operacionet dhe sh\u00ebrbimet e kryera n\u00eb klinik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar q\u00eb mjek\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paregjistruar. Ai nuk ka l\u00ebshuar fatura tatimore p\u00ebr sh\u00ebrbimet dhe operacionet e kryera n\u00eb klinik\u00ebn q\u00eb administronte, ka lejuar mjek\u00eb t\u00eb punojn\u00eb pa regjistrim ligjor dhe ka p\u00ebrfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave. Sa m\u00eb sip\u00ebr rezultoi e provuar se i pandehuri H.G. ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi, shtetasi F.M., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb \u201cFlori Farma\u201d, ka b\u00ebr\u00eb blerjen dhe v\u00ebnien n\u00eb qarkullim t\u00eb barnit \u201cValamor\u201d, t\u00eb cilin e dinte ose duhej t\u00eb dinte se ishte kontraband\u00eb (pa pull\u00eb t\u00eb AKBPM-s\u00eb dhe me barkod t\u00eb d\u00ebmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitetin e paligjsh\u00ebm t\u00eb tregtimit t\u00eb barnave kontraband\u00eb, duke ditur ose duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr statusin e paligjsh\u00ebm t\u00eb barnit t\u00eb bler\u00eb duke konsumuar vepr\u00ebn penale \u2018Tregtimi dhe transportimi i mallrave q\u00eb jan\u00eb kontraband\u00eb\u2019.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/30\/dosja-onkologjiku-spak-shpall-moskopetence-ia-dergon-prokurorise-se-tiranes\/\">Dosja \u2018Onkologjiku\u2019\/ Prokuroria e Tiran\u00ebs d\u00ebrgon n\u00eb gjyq mjek\u00ebt p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Tiran\u00eb ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim gjasht\u00eb persona, mes tyre z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00ebn, koordinator\u00eb, mjek\u00eb e specialist\u00eb t\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb QSUT, si dhe nj\u00eb administrator t\u00eb nj\u00eb kompanie farmaceutike. T\u00eb pandehurit akuzohen p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d, \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d dhe \u201cTregtimi dhe transportimi i mallrave kontraband\u00eb\u201d. Hetimet kan\u00eb zbuluar nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84924","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84924\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}