{"id":84908,"date":"2026-04-30T09:48:21","date_gmt":"2026-04-30T09:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/skandali-i-onkologjikut-prokuroria-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-ish-zv-drejtoreshen-e-qsut-dhe-5-te-tjere\/"},"modified":"2026-04-30T09:48:21","modified_gmt":"2026-04-30T09:48:21","slug":"skandali-i-onkologjikut-prokuroria-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-ish-zv-drejtoreshen-e-qsut-dhe-5-te-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/skandali-i-onkologjikut-prokuroria-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-ish-zv-drejtoreshen-e-qsut-dhe-5-te-tjere\/","title":{"rendered":"Skandali i Onkologjikut\/ Prokuroria mbyll hetimet dhe d\u00ebrgon p\u00ebr gjykim ish-zv.drejtoresh\u00ebn e QSUT dhe 5 t\u00eb tjer\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka k\u00ebrkuar d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim gjasht\u00eb persona, mes tyre mjek\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lidhur me sh\u00ebrbimin onkologjik n\u00eb QSUT.<\/p>\n<p>Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim konkretisht p\u00ebr:\u00a0Brikena Qirjazi,\u00a0Alketa Pere,\u00a0Emiljano Lela,\u00a0Drilona Kishta,\u00a0Halil Gashi\u00a0dhe Florjan Marku.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) shpalli moskompetenc\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn kryesore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke ve\u00e7uar vet\u00ebm hetimin ndaj mjekut\u00a0Edmond Gashi\u00a0p\u00ebr korrupsion dhe duke ia kaluar dosjen Prokuroris\u00eb s\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, jan\u00eb dokumentuar raste ku pacient\u00eb me s\u00ebmundje tumorale nuk merrnin trajtimin e duhur n\u00eb spital publik, por orientoheshin drejt klinikave private, ku paguanin tarifa t\u00eb larta p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb duhet t\u00eb ofroheshin falas.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr element i r\u00ebnd\u00eb lidhet me instalimin e nj\u00eb aparature p\u00ebr kobalt-terapi, e cila rezulton t\u00eb jet\u00eb vendosur n\u00eb kushte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe jasht\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb. Pajisja, megjith\u00ebse ndodhet n\u00eb Shqip\u00ebri prej vitit 2021, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion dhe konsiderohet burim potencial rreziku p\u00ebr personelin.<\/p>\n<p>Prokuroria ka ngritur akuza p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, \u201cfshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d dhe \u201ctregtim t\u00eb mallrave kontraband\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb fokus jan\u00eb edhe praktika t\u00eb dyshuara p\u00ebr p\u00ebrfitime financiare nga orientimi i pacient\u00ebve drejt sektorit privat.<\/p>\n<p>Aktualisht, Gjykata Penale e Tiran\u00ebs pritet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do ta kaloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim, nd\u00ebrsa SPAK vijon hetimet p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dosje, ku p\u00ebrfshihet edhe procedimi i njohur si \u201cKobalti\u201d.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, p\u00ebrfundoi hetimet dhe d\u00ebrgon n\u00eb gjyq gjasht\u00eb persona, mes t\u00eb cil\u00ebve zv.Drejtoresh\u00ebn, koordinatorin, mjek\u00eb e specialist\u00eb t\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare Tiran\u00eb (QSUT) si dhe administratorin e nj\u00eb kompanie farmaceutike p\u00ebr veprat penale \u2018Shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs\u2019, \u2018Fshehja e t\u00eb ardhurave\u2019 si dhe \u2018Tregtimi dhe transportimi i mallrave q\u00eb jan\u00eb kontraband\u00eb\u2019 parashikuar nga nenet 248, 180\/1 dhe 178\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Fillimisht \u00e7\u00ebshtja u d\u00ebrgua n\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00ebse kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb ishte kompetenc\u00eb l\u00ebndore e k\u00ebsaj prokurorie. Por u risoll n\u00eb Prokurorin\u00eb Tiran\u00eb duke ve\u00e7uar materialet n\u00eb ngarkim t\u00eb mjekut onklog Edmond Gashi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funskione publike\u201d, parashikuar nga neni 259\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve mbi procedimin penal nr.5071 t\u00eb vitit 2023 nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Seksionin e Luft\u00ebs Kund\u00ebr Krimit Ekonomik e Financiar n\u00eb DVP Tiran\u00eb, arrit\u00ebn t\u00eb dokumentojn\u00eb raste ku pacient\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjek\u00ebsor orientoheshin n\u00eb klinikat private ku kundrejt tarifave t\u00eb fryra kryheshin sh\u00ebrbime dhe nd\u00ebrhyrje kirurgjikale t\u00eb cilat duhet t\u2019i jepeshin falas nga mjek\u00ebt e spitalit onkologjik pran\u00eb QSUNT.<\/p>\n<p>Gjithashtu rezultoi se pran\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb QSUNT ishte instaluar nj\u00eb aparatur\u00eb Kobalto-Terapie p\u00ebr trajtimin e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve t\u00eb diagnostikuar me s\u00ebmundje tomorale. Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej kjo aparatur\u00eb duhet t\u00eb krijohej m\u00eb par\u00eb nj\u00eb bunker antiradioaktiv ose antiatomik n\u00eb kushtet e miratuara dhe t\u00eb prezantuara nga Agjensia Atomike e Vien\u00ebs ose agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare IEAHEA. Ky bunker jo vet\u00ebm nuk u krijua por aparatura u vendos jasht\u00eb kushteve teknike e n\u00eb dhom\u00ebn ngjitur kabinetit t\u00eb radiologjis\u00eb me nj\u00eb lloj radioaktiviteti q\u00eb nuk mund t\u00eb lejohet t\u00eb vendoset n\u00eb ambiente jo specifik\u00eb. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim por \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme duke u b\u00ebr\u00eb burim rreziku ndaj vet\u00eb personelit mjek\u00ebsor si pasoj\u00eb e rrezatimeve t\u00eb mundshme q\u00eb em\u00ebton.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb provoi se Emiljano Leka, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e koordinatorit pran\u00eb Spitalit Onkologjik t\u00eb QSUNT, ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb procesin e administrimit dhe orientimit t\u00eb pacient\u00ebve tek klinikat private p\u00ebr t\u00eb mar\u00eb kur\u00ebn e trajtimit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr s\u00ebmundjeve tumorale, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sigurohej nga shteti. Ai p\u00ebrzgjidhte pacient\u00eb nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku q\u00eb kishin t\u00eb rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke p\u00ebrfituar p\u00ebrqindje monetare. N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri Emiljano Leka ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe e pandehura Alketa Pere n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratores pran\u00eb Spitalit Onkologjik t\u00eb QSUT, u provua se d\u00ebrgonte pacient\u00ebt drejt klinikave private, n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat ligjore dhe procedurale q\u00eb rregullojn\u00eb ushtrimin e profesionit mjek\u00ebsor dhe administrimin e dokumentacionit sh\u00ebndet\u00ebsor. N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura Alketa Pere ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb provoi gjithashtu se edhe Brikena Qirjazi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Zv\/Drejtoresh\u00ebs n\u00eb QSUT e ngarkuar me mbulimin e sh\u00ebrbimit onkologjik, nuk ka marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr garantimin e funksionimin e rregullt dhe t\u00eb sigurt t\u00eb pajisjes s\u00eb burimit t\u00eb kobaltit. Ajo nuk ka marr\u00eb masa p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj pajisjeje, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pacient\u00ebve t\u00eb mos u ofrohej n\u00eb koh\u00eb sh\u00ebrbimi i nevojsh\u00ebm mjek\u00ebsor. P\u00ebr pasoj\u00eb, pacient\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb metod\u00ebs s\u00eb trajtimit, duke u kufizuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb vetme trajtimi. Sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton e provuar se e pandehura Brikena Qirjazi ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve, rezultoi se edhe Drilona Kishta n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e specialistit pran\u00eb QSUT ka pasur detyrimin ligjor t\u00eb kryej\u00eb ekspertiz\u00ebn lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve t\u00eb tyre. Kjo shtetase hartoi nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me gjendjen reale dhe me t\u00eb dh\u00ebnat e dh\u00ebna nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Radioterapis\u00eb. Gjithashtu rezulton se kjo ekspertiz\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara procesit t\u00eb porositjes s\u00eb burimit t\u00eb kobaltit, \u00e7ka ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebr porositjen e nj\u00eb burimi radioaktiv q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb funksion dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj veprimtarie \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm ekonomik p\u00ebr institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme t\u00eb shtetit. Sa m\u00eb sip\u00ebr, Drilona Kishta rezulton se ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket Halil Gashi rezultoi se ai nuk ka l\u00ebshuar fatura tatimore p\u00ebr operacionet dhe sh\u00ebrbimet e kryera n\u00eb klinik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar q\u00eb mjek\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paregjistruar. Ai nuk ka l\u00ebshuar fatura tatimore p\u00ebr sh\u00ebrbimet dhe operacionet e kryera n\u00eb klinik\u00ebn q\u00eb administronte, ka lejuar mjek\u00eb t\u00eb punojn\u00eb pa regjistrim ligjor dhe ka p\u00ebrfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave. Sa m\u00eb sip\u00ebr rezultoi e provuar se i pandehuri Halil Gashi \u00a0ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, shtetasi\u00a0Florian Marku\u00a0n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb \u201cFlori Farma\u201d, ka b\u00ebr\u00eb blerjen dhe v\u00ebnien n\u00eb qarkullim t\u00eb barnit \u201cValamor\u201d, t\u00eb cilin e dinte ose duhej t\u00eb dinte se ishte kontraband\u00eb (pa pull\u00eb t\u00eb AKBPM-s\u00eb dhe me barkod t\u00eb d\u00ebmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitetin e paligjsh\u00ebm t\u00eb tregtimit t\u00eb barnave kontraband\u00eb, duke ditur ose duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr statusin e paligjsh\u00ebm t\u00eb barnit t\u00eb bler\u00eb duke konsumuar vepr\u00ebn penale \u2018Tregtimi dhe transportimi i mallrave q\u00eb jan\u00eb kontraband\u00eb\u2019.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb pandehurit:<\/strong><\/p>\n<p>-Alketa Pere Ymeri\u00a0mjeke onkolog n\u00eb spitalin e Onkologjikut<\/p>\n<p>-Brikena Qirjazi\u00a0Ish zv.drejtoresh\u00eb e QSUT<\/p>\n<p>\u2013\u00a0Emiljano Lela\u00a0Koordinatori pran\u00eb onkologjikut<\/p>\n<p>-Drilona Kishta\u00a0ish-specialist pran\u00eb QSUNT banuese n\u00eb Amerik\u00eb detyre<\/p>\n<p>-Halil Gashi\u00a0administrator i klinik\u00ebs Megis, babai i mjekut Edmond Gashi<\/p>\n<p>-Florian Marku\u00a0administrator farmacie<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka k\u00ebrkuar d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim gjasht\u00eb persona, mes tyre mjek\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lidhur me sh\u00ebrbimin onkologjik n\u00eb QSUT. Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim konkretisht p\u00ebr:\u00a0Brikena Qirjazi,\u00a0Alketa Pere,\u00a0Emiljano Lela,\u00a0Drilona Kishta,\u00a0Halil Gashi\u00a0dhe Florjan Marku. M\u00eb her\u00ebt, Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) shpalli moskompetenc\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84908","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84908\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}