{"id":84907,"date":"2026-04-30T09:48:21","date_gmt":"2026-04-30T09:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/berishes-do-ti-njihen-meritat-por-koha-e-tij-ka-mbaruar\/"},"modified":"2026-04-30T09:48:21","modified_gmt":"2026-04-30T09:48:21","slug":"berishes-do-ti-njihen-meritat-por-koha-e-tij-ka-mbaruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/30\/berishes-do-ti-njihen-meritat-por-koha-e-tij-ka-mbaruar\/","title":{"rendered":"Berish\u00ebs do t\u2019i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Ish-deputeti, Ervin Salianji duket se ka zyrtarizuar at\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebroi prej koh\u00ebsh, kandidim p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Salianji ka depozituar sot kandidatur\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb vend, p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Dokumentacionin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb gar\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb personi t\u00eb autorizuar prej tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai ka hartuar dhe nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr drejtimin dhe b\u00ebrjen e PD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e cil\u00ebson si fituese.<\/p>\n<p><strong>Platforma<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet t\u2019i rikthehet vlerave t\u00eb saj themeluese. Ajo duhet t\u00eb b\u00ebhet promotore e liris\u00eb, promotore e cil\u00ebsis\u00eb, promotore \u0435 p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, promotore e ndryshimit, promotore e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, promotore e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian dhe garante e Partneritetit me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kap\u00ebrcim cil\u00ebsor ajo do t\u00eb hapet, do t\u00eb modernizohet,, do t\u00eb fitoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pritshm\u00ebria e demokrat\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb presin t\u00eb bashkohen rreth saj: Partia Demokratike duhet sjell\u00eb rotacionin duke fituar kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Ajo duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb ndryshimin dhe t\u00eb \u00e7oj mbi 800.000 votues n\u00eb kutit\u00eb e votimit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb saj dhe forcave opozitare. Partia Demokratike duhet t\u00eb shoh\u00eb veten s\u00ebrish si nj\u00eb parti masash dhe jo parti individi. N\u00ebse kjo nuk ndodh ajo do tkurret, do zvog\u00eblohet, dhe do rrezikoj\u00eb t\u00eb shuhet.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre q\u00eb nuk reagojn\u00eb, i, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb gabim me koh\u00ebn dhe me nd\u00ebrgjegjen. Fati i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me fatin e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia historike do t\u00eb peshoj\u00eb si gur i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kurrizin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb do t\u00eb heshtin apo shmangen.<\/p>\n<p>Kjo platform\u00eb nis nga nj\u00eb bindje e qart\u00eb: Shqip\u00ebria nuk meriton t\u00eb mbetet m\u00eb n\u00eb tranzicion. Shqip\u00ebria do t\u00eb l\u00ebr\u00eb pas tranzicionin dit\u00ebn q\u00eb ajo t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb aktin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian dhe ky akt duhet t\u00eb firmoset nga Partia Demokratike. Ky akt nuk do t\u00eb firmoset as nga Edi Rama dhe as nga Sali Berisha. Partia Demokratike duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb pas t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb shoh\u00eb drejt t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Sali Berisha \u00ebsht\u00eb lideri historik i Partis\u00eb Demokratike. Ai \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i ndryshimeve n\u00eb vitin 1990, ai \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i fitoreve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe k\u00ebto merita do t\u2019i njihen p\u00ebrjet\u00ebsisht. Por koha e tij ka mbaruar. Ai sot ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe t\u00eb gjith\u00eb popullin opozitar.<\/p>\n<p>Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe t\u00eb gjith\u00eb popullin opozitar. Ai sot \u00ebsht\u00eb i vjeteruar, i vonuar, i izoluar nderkombetarisht dhe i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar dhe p\u00ebr t\u00eb mobilizuar per shkak te mosmbajtjes se premtimeve dhe konsumimit prej pushtetit te panderprere prej 36 vitesh. Ai pengon bashkimin e shqiptar\u00ebve me PD n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rotacionit. Ai pengon bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb forcave opozitare n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Sali Berisha duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb hap pas dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet, rip\u00ebrt\u00ebrihet dhe t\u00eb fitoj\u00eb. Vizioni i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb funksionon mbi standarde europiane, ku qytetari ndjen siguri, drejt\u00ebsi dhe mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tij. Ku familja q\u00ebndron n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u00e7do vendimarrje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Shqip\u00ebri normale, me nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb garanton e p\u00ebrkujdeset p\u00ebr shtetasit e tij. Integrimi europian nuk duhet t\u00eb trajtohet si slogan politik, por si nj\u00eb proces p\u00ebrmbajt\u00ebsor dhe kulturor q\u00eb prek \u00e7do sektor, nga ekonomia, te drejt\u00ebsia, administrata publike, tek t\u00eb drejtat e njeriut dhe demokracia.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb fuqia q\u00eb e \u00e7on vendin drejt k\u00ebtij standardi, me p\u00ebrfaq\u00ebsim cil\u00ebsor, me politika konkrete, dhe me besueshm\u00ebri nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ajo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ndryshimi i Partis\u00eb Demokratike kalon kursi i ri i Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie nuk i shmangem. Kandidimi im \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdije se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,, i bindur se ky vendim i v\u00ebshtir\u00eb, por i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr ndryshimin e Partis\u00eb Demokratike dhe ardhjen saj n\u00eb pushtet. i 10 pika p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cRikthimi i Besimit \u2013 Fuqizimi i s\u00eb Djatht\u00ebs \u2013 Fitorja e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/p>\n<p>1. Mandati i Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Partia Demokratike duhet t\u00eb garantoj\u00eb identitetin e saj si Parti Masash. Kryetari Partis\u00eb Demokratike ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr rezultatin zgjedhor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Kryetari i Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast kur ai vendos ta delegoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ai duhet t\u00eb marr\u00eb miratimin e organit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vendimarr\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Kryetari i Partis\u00eb zgjidhet me parimin nj\u00eb an\u00ebtar \u2013 nj\u00eb vot\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 4 vite Kryetari i Partis\u00eb nuk lejohet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2 mandate. -P\u00ebrjashtim nga ky rast \u00ebsht\u00eb kur kryetari \u00ebsht\u00eb Kryeminist\u00ebr. N\u00ebse Kryetari i Partis\u00eb humbet zgjedhjet duke qen\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e Kryeministrit atij i mbaron mandati menj\u00ebher\u00eb, pa t\u00eb drejt\u00eb rikandidimi.- Kjo norm\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyrueshme edhe n\u00ebse kryetari nuk e ka ushtruar mandatin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>2. Hapja e Partis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet Kriza e besimit ndaj politik\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Partis\u00eb Demokratike lidhet drejtp\u00ebrdrejt me munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb vendimarrje, me munges\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe munges\u00ebn e shanseve t\u00eb barabarta. Partia Demokratike duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb politike moderne, ku vendimmarrja nuk \u00ebsht\u00eb e centralizuar, por e shp\u00ebrndar\u00eb dhe e konsultuar sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb drejtuesve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb b\u00ebhet magnet p\u00ebr ekspert\u00ebt dhe profesionist\u00ebt, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb elit\u00eb politike q\u00eb jo vet\u00ebm fiton zgjedhje, por bind se mund t\u00eb qeveris\u00eb me kompetenc\u00eb. Hapja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm proces formal, por kultur\u00eb politike: p\u00ebrfshirje reale, debat i brendsh\u00ebm dhe respekt p\u00ebr mendimin ndryshe. Vet\u00ebm nj\u00eb parti e dyrve t\u00eb hapura mund t\u00eb rikthej\u00eb energjin\u00eb e humbur dhe t\u00eb mobilizoj\u00eb elektoratin. Partia Demokratike duhet t\u00eb ruaj\u00eb struktur\u00ebn e vendimarrjes s\u00eb saj n\u00ebp\u00ebmjet an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb fituar ajo duhet gjithashtu t\u00eb garantoj\u00eb kuotat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebr gruan, t\u00eb rinjt\u00eb si dhe intelektual\u00ebt ap\u043e personalitete me pesh\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. K\u00ebta t\u00eb fundit duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi eskluzive e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb i cili ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore t\u00eb rezultatit zgjedhor.<\/p>\n<p>Listat e hapura 100% M\u00ebnyra e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve. 20% t\u00eb listave shum\u00ebem\u00ebrore kuot\u00eb eskluzive e kryetarit (Intelektual\u00eb, Shoq\u00ebri Civile, profesionist\u00eb, njer\u00eb me reputacion n\u00eb zona zgjedhore) 80% e list\u00ebs shum\u00ebem\u00ebrore e propozuar dhe e miratuar nga an\u00ebtar\u00ebsia Kuotat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit. 40% Femra 30% e list\u00ebs n\u00ebn 35 vje\u00e7 10% t\u00eb kandidat\u00ebve nga diaspora.\u00a0Sh\u00ebnim: subjekt i kuotave jan\u00eb 100% t\u00eb listave shum\u00ebem\u00ebrore<\/p>\n<p>3. P\u00ebrfaq\u00ebsimi ideologjik si bosht i programit elektoral: vlerat dhe morali i s\u00eb djatht\u00ebs si nevoj\u00eb historike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Identiteti politik i Partis\u00eb Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb i qart\u00eb dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. Kjo n\u00ebnkupton rikthim te vlerat e s\u00eb djatht\u00ebs tradicionale: mbrojtja e pron\u00ebs private, ekonomia e tregut, roli i kufizuar i shtetit dhe respekti p\u00ebr tradit\u00ebn dhe familjen. E djathta si ideologji p\u00ebrfaq\u00ebson besimin tek liria individuale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Ajo nd\u00ebrtohet mbi bindjen se zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm vjen nga iniciativa private, puna e ndershme dhe konkurrenca e lir\u00eb, duke krijuar hap\u00ebsira reale p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen, inovacionin dhe suksesin personal. Partia Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb promotore se saj, duke mbrojtur pa ekuivoke n\u00eb diskurin e saj pubik pron\u00ebn private, familjen si b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar si vler\u00eb q\u00eb duhet ruajtur dhe forcuar. Partia Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb z\u00ebri q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nevoj\u00ebn p\u00ebr rolin e kufizuar, por efektiv t\u00eb shtetit n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Nj\u00eb shtet q\u00eb garanton rendin, drejt\u00ebsin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet baz\u00eb, pa u b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb krijuese t\u00eb individit. N\u00eb programin e saj elektoral PD duhet t\u2019i brend\u00ebsoj\u00eb k\u00ebto parime, t\u00eb integroj\u00eb lirin\u00eb nga nevoja si p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore, duke i dh\u00ebn\u00eb \u00e7do qytetari mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij e k\u00ebsisoj t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vet\u00eb t\u00eb ardhmen e tij.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha Partia Demokratike duhet t\u00eb artikuloj\u00eb qart\u00eb se zgjidhjet e m\u00ebdha p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kalojn\u00eb nga mb\u00ebshtetja p\u00ebr familjen. n\u00eb Garantimi strehimit nga shteti p\u00ebr \u00e7iftet e reja, mb\u00ebshtetja e lindshm\u00ebris\u00eb, statusi i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn me garanci t\u00eb forta financiare jan\u00eb totalisht pajtueshm\u00ebri me moralin e s\u00eb djatht\u00ebs. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ajo do p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn historike, pronar\u00ebt, sip\u00ebrmarr\u00ebsit, diaspor\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb sot n\u00eb shumic\u00eb duan ndryshimim. Vet\u00ebm duke qen\u00eb e qart\u00eb n\u00eb identitetin e saj, Partia Demokratike mund krijoj\u00eb besim dhe t\u00eb diferencohet n\u00eb sken\u00ebn politike.<\/p>\n<p>4. Forumi i Gruas dhe FRPD: shtylla t\u00eb suksesit elektoral t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Forumi i gruas dhe FRPD jan\u00eb dy shtylla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb suksesit elektoral t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave numerike rreth 220.000 t\u00eb rinj n\u00ebn 30 vje\u00e7 nuk e kan\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e fundit. Forumi Rinor i Partis\u00eb Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb struktura m\u00eb e mb\u00ebshtetur e PD. T\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb potencialin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pashfryt\u00ebzuar.. P\u00ebr shum\u00eb vite, ata jan\u00eb trajtuar si mb\u00ebshtetje periferike, si fasada p\u00ebr takime dhe asnj\u00ebher\u00eb si aktor\u00eb vendimmarr\u00ebs. Kjo platform\u00eb synon p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre dhe nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor::<\/p>\n<p>\u2022 t\u00eb rinjt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pesh\u00ebn e mesazhit politik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb rinjt\u00eb do p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 30% t\u00eb listave shum\u00ebem\u00ebrore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb rinjt\u00eb nuk do lejohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fasad\u00ebn e takimeve, Mandati i Kryetarit t\u00eb FRPD do jet\u00eb 5 vje\u00e7ar pa t\u00eb drejt\u00eb rikandidimi N\u00ebse situata p\u00ebr FRPD \u00ebsht\u00eb problematike, n\u00eb rastin e Forumit t\u00eb Gruas \u00ebsht\u00eb dramatike. N\u00eb zgjedhjet e fundit raporti i votueses fem\u00ebr mes Partis\u00eb Demokratike dhe Partin\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb 1 me 4.<\/p>\n<p>Pra vet\u00ebm 25% t\u00eb femrave kan\u00eb votuar p\u00ebr koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike. Rritja e kuot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb 40% duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me ndryshime drastike dhe mb\u00ebshtetjen e fuqishme p\u00ebr Forumin e Gruas. Aktualisht ky forum \u00ebsht\u00eb jo p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe i padenj\u00eb p\u00ebr emrin e Partis\u00eb Demokratike. Kjo platform\u00eb vendos si prioritet identifikimin dhe promovimin e vajzave dhe grave me integritet, profesionaliz\u00ebm dhe pesh\u00eb<\/p>\n<p>5. Fuqizimi i deg\u00ebve dhe decentralizimi i buxhetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Fuqizimi i deg\u00ebve dhe decentralizimi i buxhetit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr rritjen elektorale t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ky parim i b\u00ebn\u00eb deg\u00ebt m\u00eb funksionale dhe synon t\u00eb shtoj\u00eb vendimmarrjen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb deg\u00ebve lokale m\u00eb shum\u00eb autonomi n\u00eb identifikimin e prioriteteve, organizimin e aktiviteteve dhe nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me komunitetin. Nj\u00eb struktur\u00eb e till\u00eb rrit p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, transparenc\u00ebn dhe efikasitetin, pasi \u00e7do deg\u00eb b\u00ebhet drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr rezultatet e saj. N\u00eb thelb, ky model forcon demokracin\u00eb e brendshme t\u00eb partis\u00eb, rrit pjes\u00ebmarrjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe e b\u00ebn Partin\u00eb Demokratike m\u00eb konkurruese dhe m\u00eb t\u00eb besueshme n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve Pajtueshm\u00ebri mes mandatit t\u00eb kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs me kandidatur\u00ebn p\u00ebr deputet, Kryetar Bashkie apo \u00e7do organ tjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues. Buxhetim i deg\u00ebve lokale nga qendra bazuar n\u00eb pesh\u00ebn e popullat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Autonomi financiare dhe organizative p\u00ebr strukturat lokale. Buxhet transparent dhe i votuar nga an\u00ebtar\u00ebsia.<\/p>\n<p>6- Struktura e Partis\u00eb Demokratike: Merit\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Vendosja e meritokracis\u00eb si standard dhe e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb si norm\u00eb funksionimi e kthen Partin\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb moderne, efikase dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap pas n\u00eb rast se rezultati zgjedhor nuk \u00ebsht\u00eb ai i synuari dhe t\u00eb gjithl duhet t\u00eb shp\u00ebrblehen n\u00ebse arrijn\u00eb rezultatin. T\u00eb gjitha k\u00ebto duhet t\u00eb reflektohen n\u00eb Statut. T\u00ebrheqje pa t\u00eb drejt\u00eb kandidimi p\u00ebr \u00e7do kryetar Dege, grupseksioni a\u0440\u043e seksioni me rezultar m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se zgjedhjet e m\u00ebparshme Rimandatim automatik p\u00ebr \u00e7do kryetar dege, grupseksioni, apo seksioni q\u00eb arrin rezultat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se zgjedhjet e m\u00ebparshme<\/p>\n<p>7- Modernizimi dhe struktura e komunikimit politik: nga partia e protest\u00ebs tek partia qeveris\u00ebse. Partia Demokratike duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb model komunikimi i nd\u00ebrtuar mbi reagimin dhe protest\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb moderne komunikimi q\u00eb prodhon vizion, besim dhe zgjidhje konkrete p\u00ebr qytetar\u00ebt. Protesta \u00ebsht\u00eb mjet, por qeverisja \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim. Dhe p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si flasim, si organizohemi dhe si nd\u00ebrtojm\u00eb narrativ\u00ebn ton\u00eb politike. Komunikimi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i unifikuar, strategjik dhe i orientuar drejt rezultateve.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb denoncojm\u00eb problemet \u2013 duhet t\u00eb artikulojm\u00eb alternativa t\u00eb qarta, t\u00eb matshme dhe t\u00eb besueshme. \u00c7do z\u00eb i Partis\u00eb Demokratike, nga qendra n\u00eb deg\u00eb, duhet t\u00eb flas\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb: gjuh\u00ebn e programit, t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb qeverisjes. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re komunikimi, t\u00eb profesionalizuar, q\u00eb nd\u00ebrton mesazhe t\u00eb qarta, p\u00ebrdor inteligjenc\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave dhe angazhon qytetar\u00ebt n\u00eb koh\u00eb reale. N\u00eb epok\u00ebn digjitale, beteja politike fitohet edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e perceptimit. Prandaj, modernizimi i komunikimit do t\u00eb thot\u00eb investim n\u00eb teknologji, n\u00eb media t\u00eb reja dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt. Nuk komunikojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj kund\u00ebrshtarit, por p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr debatin publik dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur agjend\u00ebn politike t\u00eb vendit. Nga partia e protest\u00ebs, ne duhet t\u00eb b\u00ebhemi partia e alternativ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga z\u00ebri i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, n\u00eb z\u00ebrin e shpres\u00ebs. Nga reagimi, n\u00eb vizion. Ky \u00ebsht\u00eb transformimi q\u00eb k\u00ebrkon koha dhe ky \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtimi q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb Partin\u00eb Demokratike nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb besueshme qeveris\u00ebse, gati p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen q\u00eb qytetar\u00ebt meritojn\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb arma e opozit\u00ebs, dhe asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme nuk ka n\u00eb komunikim politik se e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>8. Bashkimi n\u00eb diversitet dhe bashkimi i opozit\u00ebs si rruga e vetme p\u00ebr rotacionin Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se rotacioni politik nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ambicie, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr demokracin\u00eb. Dhe kjo nuk mund t\u00eb arrihet me nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fragmentuar, t\u00eb ndar\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi i opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje taktike por \u00ebsht\u00eb kushti i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rikthyer balanc\u00ebn politike dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve nj\u00eb alternativ\u00eb reale qeveris\u00ebse. Koha e ndasive t\u00eb vogla duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt, largimi i nj\u00eb modeli t\u00eb konsumuar qeveris\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb alternative t\u00eb re, duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi \u00e7do interes personal apo partiak.<\/p>\n<p>Bashkimi nuk do t\u00eb thot\u00eb uniformitet, por koordinim, respekt reciprok dhe ndarje e qart\u00eb rolesh mbi baz\u00ebn e kontributit dhe pesh\u00ebs reale politike. Pranimi i t\u00eb ndryshmit dhe I fraksionit jo vet\u00ebm norm\u00eb n\u00eb PD por duhet t\u00eb edukohet gjithashtu. Nj\u00eb opozit\u00eb e bashkuar krijon energji, besim dhe mobilizim shoq\u00ebror. Ajo rrit pjes\u00ebmarrjen, maksimizon vot\u00ebn dhe shmang shp\u00ebrndarjen e saj, duke e kthyer \u00e7do vot\u00eb n\u00eb forc\u00eb p\u00ebr ndryshim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, bashkimi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm strategji elektorale, por edhe akt p\u00ebrgjegj\u00ebsie ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb presin ndryshim.<\/p>\n<p>9. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs: mb\u00ebshtetje p\u00ebr SP\u0410\u041a Mb\u00ebshtetj p\u00ebr SPAK nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb q\u00ebndrim politik, por nj\u00eb angazhim i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. SPAK duhet t\u00eb ket\u00eb jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetje deklarative, por garanci reale p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, burimet dhe mbrojtjen nga \u00e7do presion politik. \u00c7do tentativ\u00eb p\u00ebr ta dob\u00ebsuar apo delegjitimuar k\u00ebt\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pas p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe p\u00ebr besimin e qytetar\u00ebve tek drejt\u00ebsia. Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb: askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, pavar\u00ebsisht funksionit apo pushtetit q\u00eb mban. Mb\u00ebshtetja p\u00ebr SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetar\u00ebt se koha e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb po merr fund dhe se drejt\u00ebsia po b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb mesazh p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione t\u00eb forta dhe t\u00eb besueshme dhe Partia Demokratike k\u00ebt\u00eb angazhim e ka prioritet. SPAK ka delegjitimuar Qeverisjen e Edi Ram\u00ebs. I ka prer\u00eb krah\u00ebt atij dhe Partia Demokratike s\u00eb bashku me opozit\u00ebn duhet ta mb\u00ebshtesin.<\/p>\n<p>10.PD protagoniste e integrimit europian dhe n\u00eb partneritet t\u00eb ngusht\u00eb me SH.\u0412.\u0410 Partia Demokratike ka qen\u00eb dhe duhet t\u00eb mbetet forca udh\u00ebheq\u00ebse e rrug\u00ebtimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e vendosur integrimin n\u00eb Bashkimi Europian si nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar t\u00eb panegociuesh\u00ebm. Ky proces nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb objektiv diplomatik, por nj\u00eb projekt transformues p\u00ebr shtetin, ekonomin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>PD duhet t\u00eb jet\u00eb garant i reformave t\u00eb thella q\u00eb afrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me standardet europiane: sundimi i ligjit, ekonomia e lir\u00eb, institucionet e forta dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mbetet nj\u00eb gur themeli i siguris\u00eb, demokracis\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia me SHBA nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historike, por edhe jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar dhe sfiduese. PD duhet t\u00eb thelloj\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit demokratik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Parti Demokratike e fort\u00eb dhe e modernizuar \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ec\u00eb me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb drejt Europ\u00ebs dhe t\u00eb mbetet nj\u00eb aleat i besuesh\u00ebm i SHBA-ve. Ky \u00ebsht\u00eb vizioni yn\u00eb: nj\u00eb Shqip\u00ebri plot\u00ebsisht e integruar n\u00eb familjen europiane dhe e ankoruar fort n\u00eb aleanc\u00ebn euroatlantike, ku liria, demokracia dhe prosperiteti jan\u00eb realitet p\u00ebr \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti, Ervin Salianji duket se ka zyrtarizuar at\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebroi prej koh\u00ebsh, kandidim p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike. Salianji ka depozituar sot kandidatur\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb vend, p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs. Dokumentacionin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb gar\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb personi t\u00eb autorizuar prej tij. Po ashtu, ai ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84907","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84907\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}