{"id":84839,"date":"2026-04-29T19:48:20","date_gmt":"2026-04-29T19:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/29\/pjerin-ndreu-i-jep-5-mld-leke-ylber-shamollit-biznesmenit-nen-hetim-ne-kosove-2\/"},"modified":"2026-04-29T19:48:20","modified_gmt":"2026-04-29T19:48:20","slug":"pjerin-ndreu-i-jep-5-mld-leke-ylber-shamollit-biznesmenit-nen-hetim-ne-kosove-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/29\/pjerin-ndreu-i-jep-5-mld-leke-ylber-shamollit-biznesmenit-nen-hetim-ne-kosove-2\/","title":{"rendered":"Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lek\u00eb Ylber Shamollit, biznesmenit n\u00ebn hetim n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Ylber Shamolli \u00ebsht\u00eb oligark i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb, por si \u201cnj\u00eb qengj i urt\u00eb q\u00eb pi dy n\u00ebna\u201d, merr tendera publik\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit. Sidomos dega n\u00eb Shqip\u00ebri e kompanis\u00eb s\u00eb tij \u201cEurokos Holdin\u201d shpk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb promovuarve nga Kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Goditja e fundit n\u00eb shenj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender me fond afro 5 miliard\u00eb lek\u00eb i Bashkis\u00eb Lezh\u00eb. M\u00eb konkretisht objekti i prokurimit \u00ebsht\u00eb \u201cSistemimi dhe Asfaltimi i Rrug\u00ebve Rurale n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb Administrative Kallmet, Blinisht, Daj\u00e7 dhe Ungrej\u201d.<\/p>\n\n<p>Edhe vitin e kaluar, para zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebto an\u00eb u shfaq kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili premtoi ta fuste Kallmetin dhe Ungrejn n\u00eb list\u00ebn e rrug\u00ebve rurale q\u00eb shtroheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Parat\u00eb nuk kan\u00eb munguar, por rrug\u00ebt n\u00eb Lezh\u00eb i mbulojn\u00eb p\u00ebrmbytjet dhe zhb\u00ebhen shpejt. K\u00ebshtu parat\u00eb e taksapaguesve q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr \u201crrug\u00eb rrurale\u201d kan\u00eb ardhur cdo vit n\u00eb rritje. N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022, Ndreu i dha ish-deputetit oligark Ndue Shpani, pronar i \u201cUlza\u201d SHPK, 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Projekti ishte me afat 3 vjet dhe duhej t\u00eb mbaronte para zgjedhjeve 2025. N\u00eb vitin 2023, u shtrua me asfalt rruga Kallmet -Ungrej.<\/p>\n\n<p>Para zgjedhjeve u b\u00ebn\u00eb premtime t\u00eb m\u00ebdha nga Ndreu n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Me nj\u00eb hart\u00eb n\u00eb dor\u00eb, Ndreu u tregoi banor\u00ebve rrug\u00ebt q\u00eb do asfaltoheshin.<\/p>\n<p>Rreth 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb ishte fondi limit i tenderit dh\u00ebn\u00eb Besnik Bamit, pronarit t\u00eb \u201cBami\u201d shpk, m\u00eb 14 prill 2025. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni, \u201cSistemimi dhe Asfaltimi i Rrugeve Rurale ne administrim te Bashkise Lezhe\u201d.<\/p>\n\n<p>Dhe pa mbaruar akoma k\u00ebto rrug\u00eb t\u00eb shqepura, pa ardhur akoma p\u00ebrmbytja e radh\u00ebs q\u00eb e fshin asfaltin, Pjerin Ndreu e hap k\u00ebt\u00eb vit me nj\u00eb tender rekord. Jan\u00eb 8.4 milion\u00eb euro n\u00eb total q\u00eb do t\u00eb hidhen p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr asfaltime t\u00eb rrug\u00ebve ruarale p\u00ebr vitin 2026. \u00a0Bashkia e Lezh\u00ebs ka hapur nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi me fond limit 848 milion\u00eb lek\u00eb, ose rreth 8.4 milion\u00eb euro, p\u00ebr sistemimin dhe asfaltimin e rrug\u00ebve rurale n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb territorit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjet do t\u00eb realizohen p\u00ebrmes dy loteve. Loti i par\u00eb, me vler\u00eb 357 milion\u00eb lek\u00eb (3.6 milion\u00eb euro), p\u00ebrfshin Zejmenin, Sh\u00ebngjinin dhe Kolshin.<\/p>\n<p>Loti i dyt\u00eb ka nj\u00eb fond limit plot 4.92 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH. N\u00eb list\u00eb num\u00ebron 40 rrug\u00eb t\u00eb shkurtra fshatrash q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen gati para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 12 mars 2026, ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 6 operator\u00eb konkurues. Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u201cujq\u00ebr\u201d t\u00eb tenderave dhe zakonisht e din\u00eb fituesin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i paracaktuar. Megjithat\u00eb, nj\u00eb kompani ka dal\u00eb nga skema dhe ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa fituesi i tenderit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkimi i operator\u00ebve i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cEUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI\u201d Dshh.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, grupi i bashkimit t\u00eb kompanive i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cS.M.O.UNION\u201d Shpk, sipas dokumenteve, ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb asfaltimin e k\u00ebtyre rrug\u00ebve me 3.28 miliard\u00eb lek\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb afro 800 milion\u00eb lek\u00eb diferenc\u00eb me ofert\u00ebn fituese t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga kompani n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Ylber Shamollit nga Kosova.<\/p>\n<p>Gjithsesi, komisioni i Pjerin Ndreut nuk \u00ebsht\u00eb nisur nga parimi i ofert\u00ebs m\u00eb ekonomike, por zbaton porosin\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shefi. Prandaj me 9 prill 2026, kompania e Ylber Shamollit \u00ebsht\u00eb ftuar t\u00eb paraqitet si fituese p\u00ebr t\u00eb vazhduar me hapat e tjer\u00eb. Jo rast\u00ebsisht, afati i mbarimit t\u00eb asfaltimit korrespondon me zgjedhjet e ardhshme vendore.<\/p>\n<p>P\u00ebrvec hijes s\u00eb dyshimit p\u00ebr manipulimin e tenderit, ekziston rreziku q\u00eb projekti t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shkel e shko. Kompania \u201cEUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI\u201d Dshh, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr disa pun\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk shquhet p\u00ebr cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto pun\u00eb publike, t\u00eb kryera nga kompania e Ylber Shamollit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fshatin Juban, n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Gur i Zi, Shkod\u00ebr. Meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur historikisht me p\u00ebrmbytjet dhe erozionin nga lumi Drin, u financua nd\u00ebrtimi i nj\u00eb argjinature. Edhe pse n\u00eb dhjetor 2024 u njoftua mbarimi i punimeve p\u00ebr mbrojtjen e mbi 500 hektar\u00ebve tok\u00eb, zona p\u00ebrs\u00ebri ka vuajtur nga reshjet intensive dhe g\u00ebrryerja e tok\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pamja inauguruese q\u00eb i b\u00ebn kryeministri Edi Rama k\u00ebsaj argjinature.\u00a0 \u201cPunimet e p\u00ebrfunduara p\u00ebr mbrojtjen nga g\u00ebrryerjet e lumit Drin n\u00eb Juban t\u00eb Shkodr\u00ebs, garantojn\u00eb mbrojtjen e mbi 500 hektar\u00ebve tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe zonave t\u00eb banuara nga g\u00ebrryerjet e lumit Drin\u201d, shprehet Rama n\u00eb 5 dhjetor 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb 26 tetor 2025, fshati dhe tokat e tij u p\u00ebrmbyt\u00ebn s\u00ebrish nga shirat.<\/p>\n\n<p>Biznesmeni Shamolli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur edhe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender n\u00ebn hetim nga Prokuroria.<\/p>\n<p>Personi i dyt\u00eb nga e majta n\u00eb fotografi, me nj\u00eb bluz\u00eb t\u00eb verdh\u00eb e me nj\u00eb buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyr\u00eb \u00ebsht\u00eb biznesmeni Ylber Shamolli. Ky shfaqet n\u00eb nj\u00eb aktivitet krah p\u00ebr krah me kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurtin e ministrin e Kultur\u00ebs po ashtu n\u00eb detyr\u00eb, Hajrulla \u00c7ekun. Udh\u00ebt e Shamollit dhe pushtetit kryq\u00ebzohen tek tender\u00ebt pa konkurrenc\u00eb q\u00eb kompania e tij, \u201cEurokos Holding SH.P.K\u201d ka fituar vitin e kaluar.<\/p>\n\n<p>3 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb shteti i pagoi p\u00ebrmes tenderit kompanis\u00eb \u201cEurokos Holding SH.P.K\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy urave q\u00eb lidhin jugun me veriun e Mitrovic\u00ebs. M\u00eb 1 korrik 2025, Ministria e Infrastruktur\u00ebs shp\u00ebrbleu me kontrat\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb negociuar pa publikim t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Gjith\u00ebsej u pranuan pes\u00eb aplikime, por vet\u00ebm ai nga \u201cEurokos Holding SH.P.K\u201d, u konsiderua i vlefsh\u00ebm duke u shpallur k\u00ebshtu fitues.<\/p>\n\n<p>\u201cEurokos Holding SH.P.K\u201d, fitoi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr tender. P\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, me ministrin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb vendin e nj\u00ebjt\u00eb. Firma e Shamollit k\u00ebsaj radhe do t\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb lidh\u00eb ur\u00ebn e re me rrug\u00ebn kryesore n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb jug e veri.<\/p>\n<p>Vlera totale e kontrat\u00ebs s\u00eb re \u00ebsht\u00eb 479 mij\u00eb e 999 euro.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se kompania e tij \u201c\u00ebsht\u00eb e para q\u00eb ka shtruar rrug\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe se fokusin e ka n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. P\u00ebr kontratat nj\u00ebburimore, mohon se u favorizua.<\/p>\n<p>\u201cKurrfar\u00eb favorizimi s\u2019ka. Un\u00eb dy kontrata i kam q\u00eb pes\u00eb vjet. Ma shum\u00eb punoj n\u00eb Shqip\u00ebri se q\u00eb punoj n\u00eb Kosov\u00eb. E vetmja kontrat\u00eb nj\u00ebburimore \u00ebsht\u00eb qikjo e urave, edhe aty na kan\u00eb marr\u00eb si referenc\u00eb se urat n\u00eb Shqip\u00ebri shumic\u00ebn e autostrad\u00ebs e kemi pas dhe e kena kry na. E kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb kemi referenca edhe kena p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb ura. Me than\u00eb se nuk m\u00eb ka interesu. Po masi m\u00eb kan\u00eb thirr\u00eb e kam kry pun\u00ebn teme\u201d, ka deklaruar Shamolli.<\/p>\n<p>Kontrata mes kompanis\u00eb s\u00eb Shamollit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb subjekt hetimi nga Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik dhe sundimit t\u00eb ligjit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohet nj\u00eb administrim i drejt\u00eb dhe ligjor i resurseve publike\u201d, theksonte organi m\u00eb i lart\u00eb akuzues n\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media teksa konfirmonte nisjen e veprimeve hetimore p\u00ebr projektin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tenderi-10\/\">Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lek\u00eb Ylber Shamollit, biznesmenit n\u00ebn hetim n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ylber Shamolli \u00ebsht\u00eb oligark i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb, por si \u201cnj\u00eb qengj i urt\u00eb q\u00eb pi dy n\u00ebna\u201d, merr tendera publik\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit. Sidomos dega n\u00eb Shqip\u00ebri e kompanis\u00eb s\u00eb tij \u201cEurokos Holdin\u201d shpk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb promovuarve nga Kryeministri Rama. Goditja e fundit n\u00eb shenj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84839","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}