{"id":84816,"date":"2026-04-29T17:48:19","date_gmt":"2026-04-29T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/29\/drejtesi-per-spektakel-ndeshkim-pa-gjyq-dhe-nje-grusht-kockash\/"},"modified":"2026-04-29T17:48:19","modified_gmt":"2026-04-29T17:48:19","slug":"drejtesi-per-spektakel-ndeshkim-pa-gjyq-dhe-nje-grusht-kockash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/29\/drejtesi-per-spektakel-ndeshkim-pa-gjyq-dhe-nje-grusht-kockash\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsi p\u00ebr spektak\u00ebl, nd\u00ebshkim pa gjyq dhe nj\u00eb \u2018grusht kockash\u2019?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re n\u00eb Shqip\u00ebri ka q\u00ebn\u00eb dhe vijon t\u00eb mbetet, ndon\u00ebse me pak rezerva tashm\u00eb, nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar gjithnj\u00eb dh\u00ebnien fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien llogari t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb akjuzuar p\u00ebr abuzime!<br \/>\nNisja e disa hetimeve nga ana e Prokuris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb politik dhe shtet\u00ebror, diku nga qejfi dhe inati, diku nga zori dhe e detyruar nga gjykatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duket sikur e kan\u00eb \u2018ngrohur\u2019 pak ambientin politik dhe shoq\u00ebror shqiptar, duke krijuar shpres\u00eb! Ndon\u00ebse shqiptar\u00ebt nuk po e p\u00ebrtypin dot faktin se dosjet e r\u00ebnda t\u00eb korrupsionit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm, t\u00eb shoq\u00ebruar me humbje jet\u00ebsh t\u00eb pafajshme, p\u00ebrmendim k\u00ebtu tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit dhe vrasjet e 21 janarit 2011, ku nga dora e shtetit humb\u00ebn jet\u00ebn 30 njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, po zvarriten pa fund, deri n\u00eb dhimbje! Megjith\u00ebat\u00eb, ende ka shpresa se mund t\u00eb ndodh\u00eb \u2018mrekullia\u2019! K\u00ebt\u00eb element kan\u00eb kapur dhe drejtuesit e komunikimit me mediat t\u00eb SPAK, teksa duke shfryt\u00ebzuar etjen e mas\u00ebs s\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebr \u2018sakrific\u00eb\u2019, kan\u00eb hedhur n\u00eb publik cop\u00ebza nga dosjet e r\u00ebnda t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebn hetim, me nj\u00eb selektim perfekt, duke evidentuar pik\u00ebrisht \u2018ushqimin\u2019 q\u00eb k\u00ebrkon turma! Dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk ia kan\u00eb kursyer p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re k\u00ebt\u00eb \u2018ushqim\u2019 shqiptar\u00ebve, madje deri n\u00eb m\u00ebrzi! <\/p>\n<p>Kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur deri n\u00eb nxjerrje jasht\u00eb kontestit pik\u00ebrisht ato element\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me biseda diskrete, t\u00eb v\u00ebrteta ose t\u00eb sajuara, apo dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, pa shum\u00eb lidhje me aktakuz\u00ebn ndaj zyrtarit t\u00eb radh\u00ebs, p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb pun\u00ebn e vetme q\u00eb din\u00eb kan\u00eb at\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb dyert e SPAK duke pritur \u00e7far\u00eb mund t\u00eb \u2018hidhet\u2019 nga zyrat e komunikimit, pakica e pakic\u00ebs s\u00eb armat\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb dyert e SPAK  mund t\u00eb themi, p\u00ebr t\u2019i hedhur pastaj n\u00eb publik si lajme q\u00eb kan\u00eb \u2018rrjedhur\u2019 nga dosja e t\u00eb akuzuarve! \u00c7udit\u00ebrisht \u2018rrjedhin\u2019 vet\u00ebm informacione nga dosjet n\u00eb ngarkim t\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga radh\u00ebt e t\u00eb majt\u00ebs, dhe nuk \u2018pikon\u2019 asgj\u00eb nga dosjet n\u00eb ngarkim t\u00eb Berish\u00ebs, dh\u00ebndrit t\u00eb tij apo njer\u00ebzve t\u00eb lidhur me liderin e PD! Ato bllokohen q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb! Ritheksojm\u00eb, se mendojn\u00eb se mbajn\u00eb k\u00ebta t\u00eb majt\u00ebt! Dhe e din\u00eb q\u00eb \u2018mbajn\u00eb\u2019 t\u00eb majt\u00ebt, pasi kan\u00eb sakrifikuar n\u00eb ekstrem, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbyllur ato t\u00eb bekuara negociata brenda 2027-t\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin deri m\u00eb 2030, qoft\u00eb dhe me kosto fatale e ndoshta t\u00eb pamerituara n\u00eb radh\u00ebt e mazhoranc\u00ebs s\u00eb PS.<br \/>\nGjithsesi nj\u00eb \u2018dorovitje\u2019 e till\u00eb e organizuar n\u00eb publik e lajmeve t\u00eb selektuara sipas nj\u00eb skenari mir\u00ebfilli p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb spektak\u00ebl, ka krijuar t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt e akuzuar t\u00eb filloj\u00eb lin\u00e7imi publik, duke shkat\u00ebrruar nocionin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe duke dh\u00ebn\u00eb pretenc\u00ebn popullore dhe me ndihm\u00ebn e mediave, p\u00ebr nj\u00eb dosje e cila ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e parap\u00ebrgatitjes n\u00eb ngarkim t\u00eb zyrtarit, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar \u2018fishek\u2019 n\u00eb qeli, ende pa nj\u00eb akuz\u00eb mbi kurriz! Nuk duam t\u00eb biem n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje se tashm\u00eb numri i lart\u00eb i zyrtar\u00ebve t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb burg pa gjyq nuk ka shqet\u00ebsuar vet\u00ebm ata vet\u00eb e familjar\u00ebt e tyre, por dhe organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb se nj\u00ebher\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb arresti me burg t\u00eb jet\u00eb masa e fundit q\u00eb mund t\u00eb merret. Pra kur s\u2019ka asnj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr! Madje nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar Shqip\u00ebrin\u00eb, jo drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, se mund t\u00eb b\u00ebhet kosto politike dhe p\u00ebr negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr kaq i lart\u00eb i personave t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb paraburgim, pa gjyq, n\u00eb pritje tt\u00eb gjetjes s\u00eb ndonj\u00eb prove rrug\u00ebs! Por drejt\u00ebsia jon\u00eb e re ka statistik\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar, do shifra!<br \/>\nDhe nj\u00eb iniciativ\u00eb e Gjykat\u00ebs \u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishqyrtuar vendimin unifikues t\u00eb vitit 2011 mbi mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb arrestit n\u00eb burg dhe koh\u00ebzgjatjen e saj, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shum\u00eb e vonuar e nuk dihet ende se kur do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb paraburgimeve t\u00eb panevojshme! Se jo vet\u00ebm q\u00eb shkat\u00ebrrohen njer\u00ebz, familje dhe karriera n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por d\u00ebmtohet edhe buxheti i shtetit, pasi n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ushqehet vet\u00eb dhe t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr roje deri n\u00eb momentin e gjykimit, duke mbajtur madje dhe familjen p\u00ebrmes pun\u00ebs, nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i akuzuar, pa pasaporte dhe mendje p\u00ebr t\u00eb ikur, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb pacaktuar barr\u00eb p\u00ebr shtetin shqiptar!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, dhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebputur p\u00ebrfundimisht Gjykat\u00ebn nga \u2018kthetrat\u2019 e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, e cila e p\u00ebrgjon kudo, deri dhe n\u00eb krevat si dhe i b\u00ebn vler\u00ebsimin e pun\u00ebs gjyqtarit, nuk e dim\u00eb se p\u00ebrse po vonohet aq shum\u00eb, apo m\u00eb sakt\u00eb nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe q\u00eb nuk po e bitisin! Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri, me k\u00ebto q\u00eb po ndodhin me drejt\u00ebsisn\u00eb e re dhe prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm, koncepti i b\u00ebrjes drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend po ngat\u00ebrrohet me dashje me pun\u00ebn e SPAK. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata, ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi si kudo n\u00eb planet, organi i akuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb pal\u00eb, nuk quhet. Madje Gjykata cil\u00ebsohet dhe trajtohet si \u2018notere\u2019 e SPAK, p\u00ebr \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm! E ka pranuar publikisht Dumani, kur ishte kreu i SPAK k\u00ebt\u00eb gj\u00eb! Fundja gjykat\u00ebsit kan\u00eb frik\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe ndonj\u00eb zullum ndoshta e SPAK q\u00eb \u2018v\u00ebzhgon\u2019i ka t\u00eb dokumentuara gj\u00ebrat, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb \u2018k\u00ebrcej\u00eb prifti nga belaja\u2019! Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedi n\u00eb fakt! Por, q\u00eb t\u00eb jemi korrekt\u00eb, nisja e hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses nga ana e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re! Duhet ta pranojm\u00eb, pasi m\u00eb par\u00eb as q\u00eb i shkonte mendja njeriu t\u00eb futej n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto kasavetet e hetimit apo gjykimit t\u00eb zyrtar\u00ebve apo ish zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb! Por, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e themi k\u00ebt\u00eb me pak rezerva, sepse kur vjen puna tek Berisha i \u2018k\u00ebrrusur\u2019 nga akuzat, deri dhe vrasje shtet\u00ebrore, k\u00ebtyre prokuror\u00ebve tan\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm sikur u ik\u00ebn gjuha, as emrin nuk guxojn\u00eb t\u2019ia p\u00ebrmendin.  por ama e p\u00ebrgjithshmja \u00ebsht\u00eb pozitive! Kan\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn prokuror\u00ebt! K\u00ebtu \u2018heronjt\u00eb tan\u00eb\u2019 sikur e humbin shk\u00eblqimin, por ama e ruajn\u00eb heshtjen, dhe kur Berisha i merr dhe i shan e k\u00ebrc\u00ebnon me \u2018lib\u00ebr sht\u00ebpie\u2019! Jan\u00eb serioz\u00eb n\u00eb heshtjen e tyre!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb tani, shqiptar\u00ebt kan\u00eb evoluar shum\u00eb dhe nuk duan vet\u00ebm telenovela t\u00eb lodhura, por duan dhe drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, madje dhe kthim parash n\u00ebse zyrtar\u00ebt e shtetit kan\u00eb guxuar dhe kan\u00eb prekur ark\u00ebn e shtetit. Pra shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb cil\u00ebsi n\u00eb hetim por dhe n\u00eb gjykim! E mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb hetimi dhe d\u00ebnimi t\u00eb b\u00ebhen me prova dhe fakte t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb pakontestueshme, p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar aty ku e kan\u00eb vendin, n\u00eb kok\u00ebrr t\u00eb burgut, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb abuzuar me parat\u00eb e shtetit! Nuk duan t\u00eb falet asnj\u00eb zullumqar, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb fajtor me tamam!<br \/>\nPor ama shqiptar\u00ebt kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, dhe me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre! Prandaj kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkojn\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha trajtimin e k\u00ebtyre zyrtar\u00ebve t\u00eb akuzuar, madje dhe t\u00eb burgosur ende pa marr\u00eb d\u00ebnimin, si njer\u00ebz dhe jo si plehra! T\u00eb gjykohen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe jo t\u00eb nd\u00ebshkohen q\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit, ende pa ngritur akuzat! T\u00eb mos vihen n\u00ebn presion psikologjik e t\u00eb mos ket\u00eb nd\u00ebshkime fizike, deri dhe n\u00eb izolime, t\u00eb padenja p\u00ebr nj\u00eb qenie njer\u00ebzore! Mbi t\u00eb gjitha nuk duan q\u00eb t\u00eb lin\u00e7ohen dhe \u2018d\u00ebnohen\u2019 me gjyqe publike, ende pa u dh\u00ebn\u00eb pretenca zyrtare apo d\u00ebnimi p\u00ebrfundimtar! Deri at\u00ebher\u00eb sipas ligjit ata jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm! Duhet t\u00eb kuptohemi dhe t\u00eb ndajm\u00eb akuz\u00ebn dhe zullumin q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebzorja! Shqiptar\u00ebve nuk u dhimbsen zyrtar\u00ebt e lart\u00eb si zyrtar\u00eb, pasi shqiptar\u00ebt duan q\u00eb ata t\u00eb marrin d\u00ebnimin q\u00eb meritojn\u00eb n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb fajsh\u00ebm, ose t\u00eb lirohen, n\u00ebse shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm. Por ama, duhet t\u00eb trajtohen si njer\u00ebz! Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb u arrit deri aty sa t\u00eb gjith\u00ebve u ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, madje me dhimbje, gjendja aspak dinjitoze dhe sh\u00ebndet\u00ebsore e Ilir Met\u00ebs, i cili ka q\u00ebn\u00eb kryeminist\u00ebr, kryetar parlamenti dhe President i Shqip\u00ebris\u00eb! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb po hetohet dhe pritet t\u00eb gjykohet, jo p\u00ebr koh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb kur ka vjedhur ndonj\u00eb kumbull te ana e komshiut!<\/p>\n<p>Nuk g\u00ebzoi ask\u00ebnd katandisja e Met\u00ebs n\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e cila rezatonte t\u00ebr\u00eb stresin, presionin psikologjik dhe r\u00ebndimin fizik t\u00eb tij! Duke arritur deri atje, sa dhe ata q\u00eb kan\u00eb lutur Zotin dhe robin q\u00eb Meta t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb burg, t\u00eb ndjejn\u00eb keqardhje, madje ta shohin dhe me sy tjet\u00ebr. Duke kthyer n\u00eb bumerang pun\u00ebn e prokuror\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb tjera! Po ashtu dhe kreu i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs me at\u00eb q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb ato daljet e pakta publike nga qelia n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, ishte tjet\u00ebrsuar! Apo ish ministri Ilir Beqaj, ish ministri Lefter Koka, ish kryetar\u00eb bashkish apo ish deputet\u00eb, q\u00eb kan\u00eb kaluar kalvarin e p\u00ebrballjes me drejt\u00ebsin\u00eb e re dhe dikush dhe qelit\u00eb e burgut, me apo pa vendim gjykate! Mund t\u00eb p\u00ebrmendim pafund k\u00ebtu, q\u00eb nga ish ministri i Brendsh\u00ebm Tahiri e deri tek t\u00eb tjer\u00ebt brenda apo jasht\u00eb burgut, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrballen mbi t\u00eb gjitha me presionin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, t\u00eb prokuror\u00ebve dhe t\u00eb medias, t\u00eb cil\u00ebt ende pa kaluar n\u00eb gjykat\u00eb, i kishin etiketuar si t\u00eb korruptuar, kriminel\u00eb apo abuzues me pushtetin! Kan\u00eb familje dhe ata, kan\u00eb rreth shoq\u00ebror dhe mbi t\u00eb gjitha kan\u00eb pasur nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb arritur me mund dhe sakrifica! Nuk themi q\u00eb t\u00eb falen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por t\u00eb hetohen e t\u00eb gjykohen si njer\u00ebz, me prova dhe fakte dhe pa u lin\u00e7uar publikisht! Si\u00e7 b\u00ebhej n\u00eb koh\u00ebn e Enverit, q\u00eb nga organizata e Frontit e deri n\u00eb gjykimin me gjyq popullor! <\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse drejt\u00ebsia nuk b\u00ebhet n\u00eb vet\u00ebvete thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebshkim n\u00eb fund her\u00ebs, p\u00ebrtej vendimit final. Hetimi p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb caktuar penale n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si duhet ta konsumoj\u00eb njeriun deri n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje, sa ta katandis\u00eb nj\u00eb \u2018grusht kockash\u2019 dhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ta p\u00ebrdor\u00ebsh r\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr spektak\u00ebl! Dhe p\u00ebr statistik\u00eb! Por dhe duke e l\u00ebshuar individin, qoft\u00eb dhe zyrtar ky, n\u00eb dor\u00ebn e horrave p\u00ebr nj\u00eb lin\u00e7im popullor, ku prezumimi i pafajsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018mish i huaj\u2019 n\u00eb \u2018sektorin\u2019 e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare!<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs vjen dhe dita e gjykimit dhe k\u00ebto paraburgimet po vertetohen dit\u00eb pas dite se kan\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb bllof i fort\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb dhe gjetur proivat rrug\u00ebs, n\u00ebse gjenden, kund\u00ebr personit t\u00eb piketuar p\u00ebr t\u00eb mbushur statistikat! Thoma G\u00ebll\u00e7in e masakruan p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb kishte n\u00eb mendje t\u00eb b\u00ebnte sipas akuz\u00ebs, por q\u00eb nuk arriti! Ish ministrin Tahiri e torturuan p\u00ebr vite me radh\u00eb duke i faturuar akuzat m\u00eb ekstreme, deri dhe grup t\u00eb strukturuar kriminal, i shkat\u00ebrruan karrier\u00ebn, i shkat\u00ebrruan jet\u00ebn dhe n\u00eb fund e d\u00ebnuan p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre! Gjysma e administrat\u00ebs, po t\u00eb jet\u00eb puna, d\u00ebnohet p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre! Si Tahiri!<br \/>\nNj\u00eb shef qarkullimi rrugor, oficer karriere n\u00eb polici, e plas\u00ebn n\u00eb burg nj\u00eb vit pa akuz\u00eb, dhe n\u00eb fund mori pafaj\u00ebsin\u00eb! Po k\u00ebshtu ish kryetari i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, Joniad Muzyri, u thirr n\u00eb SPAK, u akuzua dhe \u00e7far\u00eb nuk u tha p\u00ebr t\u00eb, u lin\u00e7ua deri duke u marr\u00eb dhe me paraqitjen e tij fizike, m\u00eb sakt\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb. U lin\u00e7ua dhe u degjenerua pik\u00ebrisht nga ata, n\u00eb drejt\u00ebsi dhe media, q\u00eb jan\u00eb ku th\u00ebrret qameti p\u00ebr nga pamja fizike. U shpall hajdut nga k\u00ebta lin\u00e7ues, iu \u2018pren\u00eb\u2019 dhe vitet e burgut, pavar\u00ebsisht se vinte nga ekselenca dhe kishte zgjedhur t\u00eb jetonte dhe kontribuonte n\u00eb Shqip\u00ebri! Tani mori pafajsin\u00eb! Po sikur nes\u00ebr t\u00eb marrin pafajsin\u00eb q\u00eb nga Meta, e deri tek Veliaj e Beqaj! Apo t\u00eb shpallet e pafajshme Balluku, ish zv.kryeministrja shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn u soll\u00ebn dhe po sillen barbarisht, pavar\u00ebsisht se ende nuk ka akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion, por vet\u00ebm nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera, pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur dosja!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pyesim n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, pas gjith\u00eb k\u00ebtij lin\u00e7imi publik q\u00eb po u b\u00ebhet njer\u00ebzve n\u00ebn hetim, nga ana e \u2018triumviratit\u2019 Prokurori-media-politik\u00eb, d\u00ebnimi pa gjyq t\u00eb k\u00ebtyre zyrtar\u00ebve t\u00eb akuzuar, n\u00ebse ata marrin pafaj\u00ebsin\u00eb, kush \u2018paguan\u2019 p\u00ebr shkat\u00ebrrimin total t\u00eb tyre! Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u2018d\u00ebnimin\u2019 e tyre pa gjyq, sepse n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn n\u00ebn hetim me damk\u00ebn e \u2018hajdutit\u2019 n\u00eb ball\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb me pa t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb ekspozuar para f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, prind\u00ebrve, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave, miqve dhe t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve, koleg\u00ebve, epror\u00ebve. vart\u00ebsve apo shqiptar\u00ebve! Kush ua kthen jet\u00ebn e tyre t\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb me pa t\u00eb drejt\u00eb!<br \/>\nDikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto gjyqe popullore dhe d\u00ebnime pa asnj\u00eb vendim gjykate! Drejt\u00ebsia e re duhet t\u00eb ballafaqohet fillimisht me veten profesionalisht q\u00eb t\u00eb mos burgos\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr statistik\u00eb, t\u00eb mos sillet me arroganc\u00eb me t\u00eb akuzuarit dhe t\u00eb mos i nd\u00ebshkoj\u00eb ata pa gjyq! Nj\u00ebher\u00ebsh duhet t\u00eb ballafaqohet dhe me publikun q\u00eb pret prej k\u00ebsaj drejt\u00ebsie q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet drejt\u00ebsi, jo t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb e lexoj\u00eb copa akuzash dhe bisedash pa lidhje n\u00eb media, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb trullosin publikun e lodhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7asje se sa tregojn\u00eb me prova e fakte se besimi i shprehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi ka q\u00ebn\u00eb i drejt\u00eb! Bashk\u00eb dhe me parat\u00eb e hedhura p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos i quajn\u00eb para t\u00eb shkuara d\u00ebm!<br \/>\nNj\u00eb zgjidhje t\u00eb cil\u00ebn e ka gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb, ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb e plot\u00eb e gjykimit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb jepen gjitha seancat live, nga salla e gjyqit! Gjykojn\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, teksa e d\u00ebgjojn\u00eb drejp\u00ebrdrejt at\u00eb q\u00eb thot\u00eb prokurori, provat q\u00eb sjell ai, at\u00eb q\u00eb thot\u00eb i akuzuari e avokati i tij, kund\u00ebr provat q\u00eb sjellin ata dhe at\u00eb q\u00eb vendos gjykata, si institucioni i vet\u00ebm q\u00eb jep drejt\u00ebsi, pasi ka b\u00ebr\u00eb balancat e provave dhe fakteve pal\u00ebve n\u00eb gjykim! Forcohet dhe besimi te drejt\u00ebsia k\u00ebshtu! Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb tashm\u00eb ata q\u00eb duan spektak\u00ebl, nd\u00ebshkim pa gjyq dhe njer\u00ebz t\u00eb katandisur n\u00eb \u2018nj\u00eb grusht kockash\u2019 nga keqtrajtimi i drejt\u00ebsis\u00eb! Duan thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm drejt\u00ebsi! Pasi nj\u00eb dit\u00eb, larg qoft\u00eb, \u00e7do shqiptar mund t\u00eb jet\u00eb dhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb! Dhe kur ua b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb fort\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, e imagjinojn\u00eb se \u00e7far\u00eb u ndodh atyre, t\u00eb thjesht\u00ebve shqiptar\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Drejt\u00ebsia e re n\u00eb Shqip\u00ebri ka q\u00ebn\u00eb dhe vijon t\u00eb mbetet, ndon\u00ebse me pak rezerva tashm\u00eb, nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar gjithnj\u00eb dh\u00ebnien fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien llogari t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb akjuzuar p\u00ebr abuzime! Nisja e disa hetimeve nga ana e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84816","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84816\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}