{"id":84748,"date":"2026-04-29T10:12:02","date_gmt":"2026-04-29T10:12:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/29\/kosova-ne-zgjedhje-zbret-ne-terren-konflikti-mes-albinit-dhe-vjoses\/"},"modified":"2026-04-29T10:12:02","modified_gmt":"2026-04-29T10:12:02","slug":"kosova-ne-zgjedhje-zbret-ne-terren-konflikti-mes-albinit-dhe-vjoses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/29\/kosova-ne-zgjedhje-zbret-ne-terren-konflikti-mes-albinit-dhe-vjoses\/","title":{"rendered":"Kosova n\u00eb zgjedhje\/ Zbret n\u00eb terren konflikti mes Albinit dhe Vjos\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin e ri, Kosova po hyn n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri zgjedhor q\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet brenda 45 dit\u00ebsh, sipas vendimit t\u00eb Gjykata Kushtetuese. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, kriza ngjan me nj\u00eb tjet\u00ebr bllokad\u00eb politike mes shumic\u00ebs dhe opozit\u00ebs, por n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb konflikti tashm\u00eb i hapur mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanin, binomit q\u00eb deri dje ishte n\u00eb themel t\u00eb qeverisjes s\u00eb Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Duket se n\u00ebn euforin\u00eb e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb kaluara, Albin Kurti gaboi me llogarit\u00eb q\u00eb b\u00ebri me Vjosa Osmanin, kandidatur\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs e p\u00ebrjashtoi kategorikisht n\u00eb fillim t\u00eb procesit. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb kalonin afatet kushtetuese, aq m\u00eb e qart\u00eb b\u00ebhej se ky akt ishte nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn e Kosov\u00ebs, q\u00eb e pa kriz\u00ebn si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta sfiduar edhe nj\u00eb her\u00eb mazhoranc\u00ebn me zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Albin Kurti shp\u00ebrndan parlamentin me duartrokitje<\/p>\n<p>Para se t\u00eb largohej nga posti i presidentes, Vjosa Osmani kishte treguar se si \u201c<em>prapa shpin\u00ebs\u201d<\/em> s\u00eb saj <em>\u201cpunohej me shum\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d<\/em> pa i th\u00ebn\u00eb se si Vet\u00ebvendosje do ta refuzonte nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb saj. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Osmani kishte punuar me deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe kishte marr\u00eb premtimin se do t\u2019i b\u00ebnte 80 votat e domosdoshme n\u00eb kuvend. <em>\u201cRizgjedhja ime si presidente do t\u00eb n\u00ebnkuptonte edhe vazhdimin e qeveris\u00eb, vazhdimin e sigurt, pa asnj\u00eb penges\u00eb\u201d<\/em> deklaronte Osmani, q\u00eb pas refuzimit t\u00eb Kurtit, shp\u00ebrndau menj\u00ebher\u00eb parlamentin me nj\u00eb dekret, q\u00eb u shp\u00ebrfill nga mazhoranca.<\/p>\n<p>Por Kushtetuta e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb presidenti t\u00eb mos jet\u00eb produkt i nj\u00eb shumice t\u00eb thjesht\u00eb, por i nj\u00eb balancimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik: duhen 80 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur votimi dhe nj\u00eb shumic\u00eb e cil\u00ebsuar p\u00ebr ta zgjedhur. Kjo i jep opozit\u00ebs nj\u00eb instrument bllokues t\u00eb fort\u00eb, <strong>bojkotin.<\/strong><\/p>\n<p>Afati p\u00ebrfundimtar u vendos nga Gjykata Kushtetuese, q\u00eb i dha Kuvendit koh\u00eb deri m\u00eb 28 prill. Kjo e ktheu procesin n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb me koh\u00ebn, ku \u00e7do dit\u00eb pa marr\u00ebveshje e afronte vendin me zgjedhjet.<\/p>\n<p>N\u00eb dy dit\u00ebt vendimtare, 27 dhe 28 prill, shumica ndryshoi disa her\u00eb kandidat\u00ebt, duke t\u00ebrhequr fillimisht emrat e Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Koll\u00e7aku dhe duke propozuar m\u00eb pas Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Por k\u00ebto l\u00ebvizje u pan\u00eb nga opozita si improvizime taktike dhe jo si p\u00ebrpjekje reale p\u00ebr konsensus.<\/p>\n<p>Rezultati ishte i parashikuesh\u00ebm: opozita, p\u00ebrfshir\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, bojkotoi \u00e7do seanc\u00eb. N\u00eb sall\u00eb ishin vet\u00ebm 64 deputet\u00eb, shum\u00eb larg kuorumit t\u00eb nevojsh\u00ebm prej 80. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, procesi u bllokua jo p\u00ebr munges\u00eb votash, por p\u00ebr munges\u00eb pranie.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes shp\u00ebrndajn\u00eb parlamentin me duartrokitje<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti tentoi t\u00eb p\u00ebrfshinte opozit\u00ebn me oferta politike, nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb qeveri deri te propozimi i kandidat\u00ebve jopartiak\u00eb. Por opozita i lexoi k\u00ebto si tentativa p\u00ebr t\u00eb siguruar thjesht kuorumin, jo si oferta reale p\u00ebr ndarje pushteti. Kjo p\u00ebrplasje u artikulua qart\u00eb nga opozita. Lumir Abdixhiku e p\u00ebrkufizoi kriz\u00ebn si nj\u00eb refuzim p\u00ebr \u201cn\u00ebnshtrim\u201d, duke deklaruar: \u201cPo shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje sepse pushteti me 51% k\u00ebrkoi n\u00ebnshtrim. Ne zgjodh\u00ebm Republik\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Opozita sipas tij e kishte ofruar kompromisin q\u00eb n\u00eb fillim, por ishte injoruar: \u201cK\u00ebrkuan emra. Tham\u00eb Vjos\u00ebn. E injoruan.\u201d<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se emri i Vjosa Osmanit ishte ndoshta i vetmi q\u00eb mund t\u00eb siguronte nj\u00eb minimum konsensusi politik. Refuzimi p\u00ebr ta konsideruar seriozisht k\u00ebt\u00eb opsion u kthye n\u00eb nj\u00eb gabim strategjik p\u00ebr shumic\u00ebn. Sipas Abdixhikut t\u00eb LDK-s\u00eb, ky refuzim ishte pjes\u00eb e nj\u00eb logjike kontrolli nga Kurti: \u201cVjos\u00ebn\u2026 e pan\u00eb vet\u00ebm si kuorum, si num\u00ebr plot\u00ebsues p\u00ebr Presidenten e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Suksesi i opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb se u mbyll plot\u00ebsisht dhe refuzoi \u00e7do pjes\u00ebmarrje, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb ngasjen e ofertave t\u00eb Albin Kurtit. N\u00eb komentin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs situata paraqitet si nj\u00eb fitore institucionale: \u201cInstitucionet e Republik\u00ebs dhe rendi kushtetues u mbrojt\u00ebn\u201d tha PDK.<\/p>\n<p><span>Duket se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, opozita ka nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb bashkuar, me nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk perceptohet si thjesht partiake dhe kjo \u00ebsht\u00eb <\/span>Vjosa Osmani. Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes ajo doli n\u00eb nj\u00eb reagim publik nga rrjetet sociale, nd\u00ebrsa n\u00eb sfond mbante foton e Ibrahim Rugov\u00ebs. \u201cMbr\u00ebm\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nat\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d u shpreh Osmani duke shtuar se \u201crrug\u00ebt q\u00eb mbyllen nga padrejt\u00ebsit\u00eb gjithmon\u00eb hapen nga populli.\u201d<\/p>\n\n<p>Osmani foli p\u00ebr nj\u00eb bashkim \u201cp\u00ebr dashni\u201d, kund\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjes dhe propagand\u00ebs. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se si do t\u00eb jet\u00eb angazhimi i saj n\u00eb fushat\u00ebn e ardhshme zgjedhore, n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb ta ndryshoj\u00eb narrativ\u00ebn e zgjedhjeve dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: sa do t\u00eb jet\u00eb fuqia e saj elektorale. Nj\u00eb prov\u00eb se \u00ebsht\u00eb faktor n\u00eb nivelet e larta t\u00eb politik\u00ebs, tashm\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb po kaq e fort\u00eb n\u00eb terren dhe n\u00ebse do ta sfidoj\u00eb Albin Kurtin me nj\u00eb opozit\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuar dhe potencialisht m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb zgjedhjet e reja.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/29\/kosova-ne-zgjedhje-zbret-ne-terren-konflikti-mes-albinit-dhe-vjoses\/\">Kosova n\u00eb zgjedhje\/ Zbret n\u00eb terren konflikti mes Albinit dhe Vjos\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin e ri, Kosova po hyn n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri zgjedhor q\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet brenda 45 dit\u00ebsh, sipas vendimit t\u00eb Gjykata Kushtetuese. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, kriza ngjan me nj\u00eb tjet\u00ebr bllokad\u00eb politike mes shumic\u00ebs dhe opozit\u00ebs, por n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb konflikti tashm\u00eb i hapur mes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":84749,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}