{"id":84622,"date":"2026-04-28T16:54:05","date_gmt":"2026-04-28T16:54:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/gazsjellesi-nga-amerikanet-bosnja-dhe-kroacia-nenshkruajne-marreveshje\/"},"modified":"2026-04-28T16:54:05","modified_gmt":"2026-04-28T16:54:05","slug":"gazsjellesi-nga-amerikanet-bosnja-dhe-kroacia-nenshkruajne-marreveshje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/gazsjellesi-nga-amerikanet-bosnja-dhe-kroacia-nenshkruajne-marreveshje\/","title":{"rendered":"Gazsjell\u00ebsi nga amerikan\u00ebt\/ Bosnja dhe Kroacia n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje"},"content":{"rendered":"<p>Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kroacis\u00eb n\u00ebnshkruan t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Dubrovnik nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrshtet\u00ebrore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit \u201cNd\u00ebrlidhja Jugore\u201d, nj\u00eb projekt q\u00eb synon t\u00eb lidh\u00eb dy vendet dhe t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs qasje n\u00eb burime t\u00eb reja furnizimi me gaz t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm p\u00ebrmes terminalit n\u00eb ishullin K\u00ebrk, raportoi HRT.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u n\u00ebnshkrua m\u00eb 28 prill nga kryetarja e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Borjana Krishto, dhe kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forumit t\u00eb Iniciativ\u00ebs s\u00eb Tre Deteve, nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb mbledh vendet nd\u00ebrmjet Detit Baltik, Adriatik dhe Detit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Iniciativa mb\u00ebshtetet nga Shtetet e Bashkuara me q\u00ebllim forcimin e lidhshm\u00ebris\u00eb energjetike, t\u00eb transportit dhe at\u00eb digjitale n\u00eb at\u00eb rajon. Delegacionin amerikan n\u00eb Dubrovnik e kryeson sekretari amerikan i Energjis\u00eb, Chris Wright.<\/p>\n<p>Projekti i Nd\u00ebrlidhjes Jugore t\u00eb gazit parasheh nd\u00ebrtimin e nj\u00eb gazsjell\u00ebsi nga Zagvozdi (Split) n\u00eb Kroaci, p\u00ebrmes Posushjes n\u00eb Hercegovin\u00eb, deri n\u00eb Travnik n\u00eb Bosnj\u00ebn qendrore, me nj\u00eb deg\u00ebzim drejt Mostarit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb n\u00ebnshkruar, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia rregullojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje si lidhja e gazsjell\u00ebsit n\u00eb kufi, por edhe t\u00eb drejtat dhe detyrimet si gjat\u00eb nd\u00ebrtimit ashtu edhe n\u00eb rast se nj\u00ebra pal\u00eb t\u00ebrhiqet nga marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>Kroacia pritet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trases\u00eb me gjat\u00ebsi rreth 60 kilometra, nd\u00ebrsa Bosnja dhe Hercegovina do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb rreth 120 kilometra tubacion.<\/p>\n<p>Vlera e vler\u00ebsuar e projektit \u00ebsht\u00eb rreth 1 miliard euro.<\/p>\n<p>Gazsjell\u00ebsi do t\u00eb integrohej n\u00eb sistemin kroat, i cili \u00ebsht\u00eb i lidhur me terminalin e gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm natyror (LNG) n\u00eb ishullin K\u00ebrk, nj\u00eb infrastruktur\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr diversifikimin e furnizimit me gaz, e nd\u00ebrtuar me mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs dhe Kroacis\u00eb u harmonizua m\u00eb tej m\u00eb 27 prill, nd\u00ebrsa disa or\u00eb para n\u00ebnshkrimit n\u00eb Dubrovnik u miratua nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs dhe Presidenca e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas n\u00ebnshkrimit, dokumenti duhet t\u00eb ratifikohet n\u00eb Kuvendin e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs dhe n\u00eb Saborin kroat.<\/p>\n<p>Projekti zhvillohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar var\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs nga gazi rus, i cili furnizohet n\u00eb vend p\u00ebrmes Serbis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Rrjedh\u00ebs Turke.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina blen gaz rus q\u00eb nga viti 1979, kur u nd\u00ebrtua gazsjell\u00ebsi i vet\u00ebm ekzistues nga Beogradi n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse fillimisht ishte planifikuar q\u00eb projekti n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqej nga kompania publike BH-Gas, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb entitetit t\u00eb Federat\u00ebs t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, n\u00eb zbatim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kompania private amerikane AAFS Infrastructure and Energy, e themeluar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qasshme, drejtor i AAFS Infrastructure and Energy \u00ebsht\u00eb Jesse Binnall, ish-an\u00ebtar i ekipit ligjor t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, nd\u00ebrsa z\u00ebvend\u00ebspresident \u00ebsht\u00eb Joseph Flynn, v\u00ebllai i ish-k\u00ebshilltarit amerikan p\u00ebr siguri komb\u00ebtare, Michael Flynn.<\/p>\n<p>Kompania amerikane pritet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr financimin, hartimin e projektit kryesor dhe sigurimin e lejeve, si dhe t\u00eb jet\u00eb operator i gazsjell\u00ebsit, nd\u00ebrsa BH-Gas \u00ebsht\u00eb i detyruar me ligj t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb dokumentacionin ekzistues.<\/p>\n<p>Me ligj, projekti \u00ebsht\u00eb shpallur strategjik dhe me interes publik, duke i detyruar nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion tok\u00ebn e tyre pa kompensim.<\/p>\n<p>Ambasada amerikane n\u00eb Sarajev\u00eb e ka mb\u00ebshtetur publikisht projektin dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lidhjen e zyrtar\u00ebve vendas me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian m\u00eb her\u00ebt ka paralajm\u00ebruar se korniza ligjore, me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb kompani private amerikane vendoset si investitori kryesor, mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, si dhe n\u00eb qasjen n\u00eb rreth 1 miliard euro t\u00eb destinuara p\u00ebr projekte infrastrukturore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina aktualisht nuk ka prodhim t\u00eb vetin t\u00eb gazit dhe varet plot\u00ebsisht nga importi nga Rusia, me nj\u00eb volum vjetor prej rreth 225 milion\u00eb metra kub, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb agjencis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb statistikave.<\/p>\n<p>Pagesat ndaj Gazprom-it vler\u00ebsohen n\u00eb rreth 75 milion\u00eb euro n\u00eb vit. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gazsjell\u00ebsin ekonomikisht t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, planifikohet edhe nd\u00ebrtimi i tre termocentraleve me gaz.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian planifikon t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb gradualisht nga importet e gazit rus deri n\u00eb vitin 2028, si dhe t\u00eb eliminoj\u00eb gradualisht p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse fosile dhe t\u00eb rris\u00eb prodhimin e energjis\u00eb elektrike nga parqet e er\u00ebs dhe centralet diellore, nd\u00ebrsa gazi konsiderohet si nj\u00eb zgjidhje tranzitore.<\/p>\n<p>Qymyri, nga i cili Bosnja dhe Hercegovina siguron rreth 80 p\u00ebr qind t\u00eb energjis\u00eb elektrike, pritet t\u00eb hiqet nga p\u00ebrdorimi deri n\u00eb vitin 2050, p\u00ebr \u00e7ka jan\u00eb zotuar edhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Rrjeti i gazit n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb rreth 240 kilometra dhe konsiderohet i pazhvilluar. Ai \u00ebsht\u00eb i kufizuar kryesisht n\u00eb kryeqytetin Sarajev\u00eb, ku gazi p\u00ebrdoret p\u00ebr ngrohje gjat\u00eb dimrit, s\u00eb bashku me disa konsumator\u00eb industrial\u00eb, nd\u00ebrsa vendet fqinje, Kroacia dhe Serbia, kan\u00eb nga rreth 2.500 kilometra gazsjell\u00ebs secila.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/28\/gazsjellesi-nga-amerikanet-bosnja-dhe-kroacia-nenshkruajne-marreveshje\/\">Gazsjell\u00ebsi nga amerikan\u00ebt\/ Bosnja dhe Kroacia n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kroacis\u00eb n\u00ebnshkruan t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Dubrovnik nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrshtet\u00ebrore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit \u201cNd\u00ebrlidhja Jugore\u201d, nj\u00eb projekt q\u00eb synon t\u00eb lidh\u00eb dy vendet dhe t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs qasje n\u00eb burime t\u00eb reja furnizimi me gaz t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm p\u00ebrmes terminalit n\u00eb ishullin K\u00ebrk, raportoi HRT. Marr\u00ebveshja u n\u00ebnshkrua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}