{"id":84615,"date":"2026-04-28T17:48:16","date_gmt":"2026-04-28T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/drejtesia-me-pese-yje-po-i-ngjan-frikshem-asaj-te-vjetres\/"},"modified":"2026-04-28T17:48:16","modified_gmt":"2026-04-28T17:48:16","slug":"drejtesia-me-pese-yje-po-i-ngjan-frikshem-asaj-te-vjetres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/drejtesia-me-pese-yje-po-i-ngjan-frikshem-asaj-te-vjetres\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia me pes\u00eb yje po i ngjan friksh\u00ebm asaj t\u00eb vjetr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi<\/p>\n<p>Debati m\u00eb i fundit n\u00eb lidhje me transmetimin televiziv t\u00eb gjyqeve ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, shoq\u00ebruar me reagimet normale p\u00ebr futjen e tyre pas xhamave t\u00eb blinduar, duket se e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur drejt\u00ebsin\u00eb speciale. Papritur Meta, Veliaj, Beqaj dhe i fundit Ahmetaj kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb seancat e proceseve t\u00eb tyre t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun dhe mund\u00ebsisht t\u00eb transmetuara nga televizionet. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb paradoksale dhe e pakuptueshme, por me nj\u00eb prapamendim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb lexuesh\u00ebm. N\u00eb interes t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>Mbyllja dhe hermetizmi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb dhe sekretit hetimor,  jan\u00eb justifikimi shabllon me t\u00eb cilin Spak-Gjkko po trajtojn\u00eb sot list\u00ebn e politikan\u00ebve q\u00eb ka n\u00ebp\u00ebr qeli. Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj izolohen dhe trajtohen de facto si kriminel\u00eb dhe si persona q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb tashm\u00eb d\u00ebnimet, listat e tyre t\u00eb vizitave shihen si t\u00eb ishin vras\u00ebs serial\u00eb (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebt presin eskorta n\u00ebp\u00ebr burgje e kalojn\u00eb jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra pushimesh n\u00ebp\u00ebr spitale private).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tashm\u00eb e dukshme se mbi ashp\u00ebrsin\u00eb e trajtimit dhe shkeljen e skajshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb treshes Meta-Veliaj-Beqaj, Spak-Gjkko po mundohen t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebm-narrative suksesi, sipas parimit \u201chiqi patent\u00ebn e arrestoje at\u00eb q\u00eb hyri me t\u00eb kuqe, pa\u00e7ka se nja dhjet\u00eb makina t\u00eb tjera b\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe shp\u00ebtuan\u201d. Nd\u00ebshkimi ndaj k\u00ebtij grupi politikan\u00ebsh \u00ebsht\u00eb alibia p\u00ebr t\u00eb mos prekur me dor\u00eb dosje t\u00eb tjera t\u00eb nxehta q\u00eb gjallojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb realitetin shqiptar e trajtohen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn symbyllje si dhjet\u00eb apo nj\u00ebzet vite m\u00eb par\u00eb n\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb e plepave.<\/p>\n<p>M\u00eb tej akoma k\u00ebta pak politikan\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt Spak-Gjkko k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kompensojn\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr moszbardhjen e 21 janarit e t\u00eb tjerave ngjarje t\u00eb r\u00ebnda, k\u00ebta pra duhen futur n\u00eb rrethin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb ferrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb populli jasht\u00eb t\u00eb f\u00ebrkoj\u00eb barkun e t\u2019u k\u00ebndoj\u00eb vargje prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve q\u00eb po na shp\u00ebtojn\u00eb nga hallet. Duhet plot\u00ebsuar grafiku, duhet kryer edhe teatri i ashp\u00ebrsis\u00eb dhe rigorozitetit n\u00eb syt\u00eb e miletit. Na shihni \u00e7\u2018po ju b\u00ebjm\u00eb, a nuk jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt?<\/p>\n<p>Jo, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt! Pat\u00ebm gjasht\u00eb vite koh\u00eb p\u00ebr t\u2019ju m\u00ebsuar emrat, tabiatet dhe m\u00ebnyrat sesi infiltruan n\u00eb sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjasht\u00eb vite koh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs kishin t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj bote q\u00eb t\u00eb gjenin vras\u00ebsit dhe urdh\u00ebruesit e 21 janarit e nuk e b\u00ebn\u00eb, q\u00eb t\u00eb zbardhnin si\u00e7 duhej shp\u00ebrthimin e G\u00ebrdecit apo korrupsionin masiv n\u00eb rrug\u00ebn e Kombit e s\u00ebrish nuk po e b\u00ebjn\u00eb duke e \u00e7uar gjith\u00e7ka drejt parashkrimit, si paraardh\u00ebsit e tyre. Kishin koh\u00eb natyrisht edhe p\u00ebr t\u00eb thyer korac\u00ebn e trash\u00eb t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, por edhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive. Shihni gjyqin ndaj Berish\u00ebs p\u00ebr leje pallatesh, e jo p\u00ebr t\u00eb tjerat!<\/p>\n<p>Hermetizmi q\u00eb po aplikohet ndaj k\u00ebsaj liste politikan\u00ebsh q\u00eb sot ndodhet n\u00ebn kthetrat e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, ka si metafor\u00eb kafazin prej xhami t\u00eb blinduar, ku mbahet nj\u00eb ish-president, nj\u00eb kryetar bashkie i Tiran\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb dhe nj\u00eb ish-minist\u00ebr. Dikush kujtonte me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebto or\u00eb se k\u00ebshtu t\u00eb mbyllur nuk jan\u00eb mbajtur as shefat e nacional-socializmit hitlerian n\u00eb Nurenberg megjith\u00ebse ishin t\u00eb akuzuar p\u00ebr 50 milion viktima t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb pyetja baz\u00eb e momentit \u00ebsht\u00eb kjo: pse \u201chajdut\u00ebt\u201d e parave t\u00eb k\u00ebtij populli sot k\u00ebrkojn\u00eb gjyqe televizive, nd\u00ebrsa gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb rrudfhin buz\u00ebt dhe refuzojn\u00eb? \u00c7far\u00eb e shtyn nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka mbi tryez\u00eb nj\u00eb dosje mij\u00ebra faqesh, q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb riskun q\u00eb i gjithi ky mal akuzash t\u00eb b\u00ebhen publike e t\u00eb dukshme edhe p\u00ebr nj\u00eb shqiptar q\u00eb jeton n\u00eb Zeland\u00ebn e Re apo n\u00eb Japoni, sesa nj\u00eb proces t\u00eb mbyllur e hermetik ku prokurori intimidon gjyqtarin dhe e detyron t\u00eb firmos\u00eb pretenc\u00ebn n\u00eb heshtje? A mos ndoshta kjo ndodh sepse t\u00eb pandehurit kan\u00eb bindjen e p\u00ebrbashk\u00ebt se hapja e proceseve do t\u00eb relativizoj\u00eb edhe mij\u00ebra faqet e dosjeve t\u00eb akuz\u00ebs? N\u00eb qoft\u00eb k\u00ebshtu shpjegohet edhe hutimi e refuzimi i gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve ndaj hapjes s\u00eb proceseve p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Pyetja e m\u00ebsip\u00ebrme duket se e ka p\u00ebrgjigjen brenda. K\u00ebta politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb po mundohen t\u2019i ikin posht\u00ebrimit dhe represionit shum\u00ebmujor pas perdeve n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqet popullore, gjithashtu televizive, i kan\u00eb shpallur tashm\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, i kan\u00eb telendisur e pushkatuar publikisht, duke ju komentuar deri n\u00eb lodhje \u00e7do detaj t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb dor\u00eb e kujdesshme nga dosjet e tyre, p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb sa m\u00eb keq n\u00eb meidanin publik. Hapja e proceseve t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb akti i madh i transparenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: p\u00ebr t\u00eb pandehur e p\u00ebr akuzues apo edhe p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb arbitrin n\u00eb mbarim t\u00eb seancave. Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb njohin t\u00eb gjitha abuzimet e k\u00ebtyre zyrtar\u00ebve n\u00ebse ata gjenden fajtor\u00eb, ose nga ana tjet\u00ebr t\u00eb njihen me heronjt\u00eb fals\u00eb dhe arrogant\u00eb brenda drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, n\u00ebse akuzat e tyre nuk provohen. T\u00eb dalin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb drit\u00eb, boll me fshehje pas procedurave.<\/p>\n<p>Hapja e proceseve gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment drejt\u00ebsie publike. Sidomos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar prej vitesh p\u00ebr arroganc\u00eb, subjektiviz\u00ebm dhe teat\u00ebr selektiv me provat, t\u00eb pandehurit dhe proceset. Pasi kemi d\u00ebgjuar gjyqet televizive me copa letrash e fraza t\u00eb shk\u00ebputura nga hetimet, le t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndershme. Kush t\u00eb dal\u00eb fajtor t\u00eb shkoj\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb burg, e jo t\u00eb mbahet n\u00eb paraburgim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr se vet\u00eb burgu duke pasur mbi uniform\u00eb etik\u00ebten mashtruese \u201ci prezumuar i pafajsh\u00ebm\u201d!<\/p>\n<p>Nuk na duhet nj\u00eb drejt\u00ebsi selektive studiosh debati, por drejt\u00ebsi q\u00eb jepet n\u00eb drit\u00ebn e diellit, me kamera dhe mikrofon para goj\u00ebs n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi. T\u00eb atij gjyqi ku gjyqtari \u00ebsht\u00eb m\u00eb i frik\u00ebsuari nga meraku se mos prokurori e fut n\u00ebn p\u00ebrgjim! Apo k\u00ebshtu kemi frik\u00eb se na prishet vitrina e bukur dhe vezulluese e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re?! Kot lodheni, \u00ebsht\u00eb prishur tashm\u00eb! Drejt\u00ebsia me pes\u00eb yje po i ngjan friksh\u00ebm drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn kujtuam se e hoq\u00ebm qafe.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi Debati m\u00eb i fundit n\u00eb lidhje me transmetimin televiziv t\u00eb gjyqeve ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, shoq\u00ebruar me reagimet normale p\u00ebr futjen e tyre pas xhamave t\u00eb blinduar, duket se e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur drejt\u00ebsin\u00eb speciale. Papritur Meta, Veliaj, Beqaj dhe i fundit Ahmetaj kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb seancat e proceseve t\u00eb tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84615","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84615\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}