{"id":84564,"date":"2026-04-28T12:43:52","date_gmt":"2026-04-28T12:43:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/efekti-magyar-si-u-permbys-regjimi-ne-hungari\/"},"modified":"2026-04-28T12:43:52","modified_gmt":"2026-04-28T12:43:52","slug":"efekti-magyar-si-u-permbys-regjimi-ne-hungari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/efekti-magyar-si-u-permbys-regjimi-ne-hungari\/","title":{"rendered":"Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari"},"content":{"rendered":"<p>Ajo qe nisi ne Shkurt 2024 si nje shkeputje e bujshme e ish-burrit se Ministres se Drejtesise nga rradhet e Fidesz (Partia e Viktor Orban), kulmoi dy vite me vone ne nje permbysje politike e cila beri jehone ne mbare Europen. Fitorja plebishtare e Partise Tisza me 12 prill 2026 I dha fund sundimit 16 vjecar te Viktor Orban, duke detyruar kete te fundit te njohe humbjen perballe dikujt pa asnje precedent te meparshem opozitar. Me shume se nje tranzicion politik, ky rezultat ishte denimi I nje sistemi qe trathtoi vlerat e veta, duke e kthyer Magyar ne misherimin e premitmeve te paplotesuara qe votuesit hungarez kishin pritur prej kohesh.<\/p>\n<p><strong>Arkitektura e nj\u00eb Pushteti pa Alternativ\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Per te kuptuar impaktin e fitores s\u00eb Magyar duhet te adresojme problemet qe Hungaria ka hasur me demokracine gjate qeverisjes se Orban. Nuk ishte thjesht nj\u00eb qeveri q\u00eb u rr\u00ebzua, ishte nj\u00eb struktur\u00eb politike e projektuar q\u00eb ky moment t\u00eb mos ndodhte kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Sistemi elektoral hungarez eshte i shtremb\u00ebr n\u00eb themel: shnd\u00ebrron shumic\u00ebn e thjeshte te votave n\u00eb kontroll t\u00eb pakufizuar parlamentar, duke i dh\u00ebn\u00eb fituesit fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kushtetut\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb riformatuar shtetin sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij. Ndermjet ketij sistemi, me dy t\u00eb tretat e parlamentit, Orb\u00e1n shtremb\u00ebroi gjyq\u00ebsorin, mbyti median e lir\u00eb dhe p\u00ebrqendroi pushtetin ekonomik n\u00eb duart e rrethit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb. Pas 4 mandatesh, shteti hungarez nuk ishte m\u00eb nj\u00eb institucion publik por nj\u00eb mekaniz\u00ebm i projektuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ata q\u00eb e kontrollonin. Korrupsioni nuk ishte anomali, ishte sistem.<\/p>\n<p>Frytet e ketij sistemi kishin kosto te larte. Ekonomia kishte hyr\u00eb dy her\u00eb n\u00eb recesion gjat\u00eb 2023\u20132024, nd\u00ebrsa inflacioni kishte arritur nivelet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb BE-n\u00eb. Sh\u00ebrbimet publike degradonin dita-dites, dhe \u00e7mimet ishin rritur me 57% q\u00eb nga viti 2020, gati dyfishi mesatares europiane. Orb\u00e1n nuk kishte m\u00eb kredin\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim. Pas 16 vitesh me t\u00eb nj\u00ebjtin model qeverisjeje, ai kishte shteruar jo vet\u00ebm burimet e vendit, por dhe durimin e qytetar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ky zem\u00ebrim kolektiv k\u00ebrkonte nj\u00eb kanal. Para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2026, partit\u00eb opozitare mor\u00ebn nj\u00eb vendim drrastik: u t\u00ebrhoq\u00ebn nga gara dhe i hap\u00ebn rrug\u00ebn Tisza-s, duke i shnd\u00ebrruar zgjedhjet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis Magyar dhe Orb\u00e1n.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, i gjith\u00eb zem\u00ebrimi i akumuluar i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lodhur ra pas nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm. Ironikisht, i nj\u00ebjti sistem elektoral q\u00eb kishte garantuar dominimin e Orb\u00e1nit p\u00ebr 16 vite u kthye kund\u00ebr tij: me 38% t\u00eb votave, Fidesz mori vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e vendeve parlamentare, nd\u00ebrsa Magyar me 53% mori mbi dy t\u00eb tretat e parlamentit.<\/p>\n<p>Frustrimi ekzistonte prej vitesh. \u00c7\u2019ka mungonte ishte nj\u00eb z\u00eb q\u00eb dinte t\u2019i jepte form\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga fasada morale te p\u00ebrmbysja politike<\/strong><\/p>\n<p>Magyar nuk fitoi duke ofruar di\u00e7ka t\u00eb re. Fitoi duke premtuar pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Orb\u00e1ni kishte pretenduar se p\u00ebrfaq\u00ebsonte p\u00ebr 16 vjet dhe e b\u00ebri bazuar ne nje sacrifice q\u00eb i dha besueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb asnj\u00eb fushat\u00eb nuk mund ta blinte.<\/p>\n<p>Baza e pushtetit t\u00eb Orb\u00e1n shkonte p\u00ebrtej institucioneve. Regjimi e kishte nd\u00ebrtuar identitetin e vet mbi nacionalizmin, politikat pro-familje dhe sovranitetin shtet\u00ebror, duke e portretizuar veten si mbrojt\u00ebs t\u00eb identitetit hungarez kund\u00ebr ndikimeve t\u00eb jashtme. Krishterimi nuk ishte besim, por nj\u00eb instrument kund\u00ebr kritikave t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00eb narrativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb mobilizuar baz\u00ebn rurale konservatore. N\u00ebn sloganin \u201cZoti, Atdheu, Familja\u201d, Orb\u00e1n e kishte kthyer Fidesz-in n\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb parti, n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb pretendonte t\u00eb simbolizonte tradit\u00ebn morale dhe kulturore t\u00eb Hungaris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2024 shperthen skandali Novak. Presidentja Katalin Nov\u00e1k kishte amnistuar nj\u00eb zyrtar t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr mbulimin e abuzimit seksual ndaj f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb nj\u00eb jetimore. Skandali pati nj\u00eb ironi t\u00eb hidhur p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar gjith\u00eb imazhin e saj mbi mbrojtjen e vlerave familjare. Nov\u00e1k dha dor\u00ebheqjen. Bashk\u00eb me t\u00eb u t\u00ebrhoq edhe Judit Varga, ish-ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishte firmosur urdhrin e amnistis\u00eb. Judit Varga ishte bashk\u00ebshortja e P\u00e9ter Magyar dhe n\u00ebna e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00e9ter Magyar mund t\u00eb kishte zgjedhur familjen dhe karrier\u00ebn e tij brenda sistemit, por b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai dha dor\u00ebheqjen nga t\u00eb gjitha funksionet shtet\u00ebrore dhe doli publikisht n\u00eb intervist\u00eb n\u00eb nje nga kanalet e pakta opozitare ne vend, \u201cPartiz\u00e1n\u201d. Dalja e pare publike e tij kunder qeverise u ndoq nga 2.5 milion\u00eb njer\u00ebz, nj\u00eb e treta e elektoratit hungarez.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb intervist\u00eb, ai goditi drejtp\u00ebrdrejt narrativ\u00ebn morale t\u00eb regjimit. Sipas tij, Partia q\u00eb pretendonte se vendoste f\u00ebmij\u00ebt dhe familjen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjith\u00e7kaje kishte treguar se pushteti vinte gjithmon\u00eb i pari. Magyar nuk po denonconte vet\u00ebm raste te vecuara, por vendosi n\u00eb pik\u00ebpyetje baz\u00ebn morale t\u00eb Fidesz.<\/p>\n<p>Kjo akuz\u00eb do t\u00eb kishte pasur pak pesh\u00eb nga goja e nj\u00eb liberali apo socialisti. Magyar ishte personi i par\u00eb nga kampi i Orb\u00e1nit q\u00eb sulmoi regjimin dhe si i tille u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb z\u00ebri i dhjet\u00ebra mij\u00ebra votuesve t\u00eb frustruar. Por nuk ndal me fjal\u00eb. Publikoi incizime t\u00eb ish-gruas s\u00eb tij, ku ajo p\u00ebrshkruante me imtesi nd\u00ebrhyrjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb dosjet e prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur prova korrupsioni. Incizimet i hap\u00ebn publikut nj\u00eb dritare n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb Orb\u00e1nit dhe n\u00eb instrumentalizimin politik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimi p\u00ebr Magyar ishte i lart\u00eb. Duke publikuar incizimin, ai shkat\u00ebrroi publikisht marr\u00ebdh\u00ebnien e tij personale m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Sakrifikoi familjen e tij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vlerave familjare q\u00eb Orb\u00e1n i mbante si fasad\u00eb. P\u00ebr votuesit e djatht\u00eb, ky akt nuk k\u00ebrkonte shpjegim. Ishte d\u00ebshmi e karakterit dhe dhe pik\u00ebrisht ky \u201cHero\u201d ishte \u00e7far\u00eb votuesit e djatht\u00eb kishin pritur prej vitesh.<\/p>\n<p>Fushata e tij u shtri n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Hungarin\u00eb, me mitingje n\u00eb qytete dhe fshatra t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegjel, duke vizituar deri n\u00eb gjasht\u00eb bashki n\u00eb dit\u00eb. Tisza performoi forte jo vet\u00ebm n\u00eb Budapest dhe qytetet kryesore, por dhe n\u00eb periferi, territori tradicional i Fidesz. N\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, pjes\u00ebmarrja arriti n\u00eb 79.6% , rekordi m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb nga zgjedhjet e lira t\u00eb vitit 1990. Njer\u00ebzit nuk dol\u00ebn vet\u00ebm kund\u00ebr Orb\u00e1nit. Dol\u00ebn p\u00ebr Magyar<br \/>\nP\u00ebrtej Hungaris\u00eb<\/p>\n<p>Rasti hungarez na m\u00ebson di\u00e7ka q\u00eb tejkalon kufijt\u00eb e nj\u00eb vendi. Kushtet strukturale, sistemi elektoral, polarizimi dhe lodhja nga pushteti i gjat\u00eb, ishin t\u00eb nevojshme por jo t\u00eb mjaftueshme. Per vite me rradhe ato ishin shnd\u00ebrruar ne perditshmeri per qytetarin Hungarez, pa sjelle impakt real ne politik. Sistemi mund t\u00eb rishkruaj\u00eb kushtetut\u00ebn, t\u00eb kap\u00eb mediat dhe t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb rregullat e zgjedhjeve, por p\u00ebr sa koh\u00eb qytetar\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, sisteme t\u00eb tilla mund t\u00eb thyhen n\u00eb rrethanat e duhura. Magyar zgjodhi t\u00eb mos e luftoj\u00eb autokracin\u00eb me gjuh\u00ebn e s\u00eb majt\u00ebs. Mori terrenin moral t\u00eb Orb\u00e1nit, familjen, f\u00ebmij\u00ebt dhe parimet komb\u00ebtare, duke treguar se vlerat jan\u00eb ato q\u00eb bashkojn\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Kete nuk mund ta kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb socialist apo liberal. Do ta kishin etiketuar menj\u00ebher\u00eb si armik t\u00eb Hungaris\u00eb. E b\u00ebri nj\u00eb njeri i djatht\u00eb, ish-an\u00ebtar i vet\u00eb Fidesz-it, dikush q\u00eb fliste gjuh\u00ebn e votuesve orb\u00e1nist\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, dikush q\u00eb pagoi \u00e7mim personal: martesa e tij u shkat\u00ebrrua, karriera e sigurt u flijua, dhe ai doli i vet\u00ebm kund\u00ebr makinerise shtet\u00ebrore. Nuk ka argument m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se sakrifica. Kur njer\u00ebzit shohin dik\u00eb q\u00eb sakrifikon p\u00ebr parimet e tij, bindja vjen pa fjal\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/28\/efekti-magyar-si-u-permbys-regjimi-ne-hungari\/\">Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo qe nisi ne Shkurt 2024 si nje shkeputje e bujshme e ish-burrit se Ministres se Drejtesise nga rradhet e Fidesz (Partia e Viktor Orban), kulmoi dy vite me vone ne nje permbysje politike e cila beri jehone ne mbare Europen. Fitorja plebishtare e Partise Tisza me 12 prill 2026 I dha fund sundimit 16 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84564","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84564\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}