{"id":84532,"date":"2026-04-28T10:48:36","date_gmt":"2026-04-28T10:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/vjen-reagimi-i-mbrojtjes-se-veliajt-hapni-provat-hapni-kafazin-hapni-kamerat-tri-kerkesat-e-erion-veliaj\/"},"modified":"2026-04-28T10:48:36","modified_gmt":"2026-04-28T10:48:36","slug":"vjen-reagimi-i-mbrojtjes-se-veliajt-hapni-provat-hapni-kafazin-hapni-kamerat-tri-kerkesat-e-erion-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/28\/vjen-reagimi-i-mbrojtjes-se-veliajt-hapni-provat-hapni-kafazin-hapni-kamerat-tri-kerkesat-e-erion-veliaj\/","title":{"rendered":"Vjen reagimi i Mbrojtjes s\u00eb Veliajt:  Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat. Tri k\u00ebrkesat e Erion Veliaj"},"content":{"rendered":"<p>Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka rip\u00ebrs\u00ebritur 3 k\u00ebrkesat q\u00eb iu rr\u00ebzuan nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga GJKKO, p\u00ebr hapjen e 35 fashikuj me prova digjitale, transmetimin e gjyqit live dhe heqjen e kryebashkiakut nga kafazi i qelqt\u00eb gjat\u00eb seancave gjyq\u00ebsore. Ndreca thot\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrdorin \u00e7do mjet ligjor p\u00ebr ta rikthyer k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb shinat e Kushtetut\u00ebs dhe standardeve evropiane.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb<\/p>\n<p>Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat. Tri k\u00ebrkesat e Erion Veliaj<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias,<\/p>\n<p>Seanca e djeshme ndaj Erion Veliajt nuk ishte thjesht nj\u00eb zhvillim i radh\u00ebs procedural, por nj\u00eb pasqyr\u00eb e qart\u00eb e situat\u00ebs dramatike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrthyer drejt\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p>Nga ana jon\u00eb u paraqit\u00ebn k\u00ebrkesa bazike p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. K\u00ebrkuam q\u00eb gjykata t\u00eb sillte n\u00eb sall\u00eb 35 fashikuj me prova digjitale (CD\/USB), t\u00eb cilat rezultojn\u00eb t\u00eb pahapura dhe t\u00eb konstatohej ky fakt n\u00eb seanc\u00eb: prova q\u00eb nuk jan\u00eb hapur, nuk jan\u00eb par\u00eb dhe nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar as nga gjykata e seanc\u00ebs paraprake, megjith\u00ebse ajo ka marr\u00eb vendim mbi to.<\/p>\n<p>K\u00ebrkuam gjithashtu q\u00eb k\u00ebto prova t\u00eb viheshin n\u00eb dispozicion t\u00eb mbrojtjes, pasi nuk jan\u00eb administruar kurr\u00eb prej saj, nd\u00ebrsa z. Veliaj jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka marr\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi teknike t\u00eb njihet me to. Reagimi i gjykat\u00ebs ishte trondit\u00ebs: e injoroi k\u00ebt\u00eb fakt, e konsideroi t\u00eb ezauruar koh\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr njohjen me aktet, refuzoi \u00e7do verifikim, nuk solli fashikujt, nuk konstatoi gjendjen e tyre dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, as vet\u00eb nuk i ka hapur dhe nuk \u00ebsht\u00eb njohur me to.<\/p>\n<p>Absurdi vijoi me pranimin e gjykimit t\u00eb shkurtuar p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurve, pra gjykimin mbi gjendjen aktuale t\u00eb akteve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb pahapura dhe t\u00eb pashqyrtuara edhe nga vet\u00eb gjykata, \u00e7ka ngre pyetjen thelb\u00ebsore: mbi \u00e7far\u00eb baze u vler\u00ebsua se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb zgjidhet \u201cn\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet\u201d, kur vet\u00eb aktet nuk jan\u00eb hapur? Nj\u00eb situat\u00eb kjo q\u00eb krijoi bindjen e qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb paracaktuar p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjes dhe \u201cheqjen nga dora\u201d t\u00eb rastit \u201ct\u00eb nxeht\u00eb\u201d Veliaj, bindje e p\u00ebrforcuar nga q\u00ebndrimet e prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt paralajm\u00ebruan se k\u00ebrkesat tona do trajtoheshin n\u00eb nj\u00eb proces tjet\u00ebr, pik\u00ebrisht si\u00e7 ndodhi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, u refuzua pa asnj\u00eb argument dhe pa baz\u00eb ligjore k\u00ebrkesa p\u00ebr transmetimin e seancave, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Kushtetut\u00ebn dhe me praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Po ashtu, u refuzua e drejta e z. Veliaj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb kushte dinjitoze dhe t\u00eb barabarta me pal\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrmes eliminimit t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb kafazin e xhamit, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u trajtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike dhe arrogante nga akuza, duke u krahasuar me nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb \u201chotel me 5 yje\u201d.<\/p>\n<p>Seanca e djeshme nuk ishte thjesht nj\u00eb diferenc\u00eb q\u00ebndrimesh proceduriale, por nj\u00eb kontrast i fort\u00eb midis nj\u00eb mbrojtjeje q\u00eb k\u00ebrkon standarde, profesionaliz\u00ebm dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nj\u00eb procesi q\u00eb i shmang standardet, Kushtetut\u00ebn dhe ligjin. Ajo ekspozoi nj\u00eb rrezik real: nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb shmang p\u00ebrballjen me faktet dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke u kthyer nga organ i dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm \u201cpaketim-ambalazhimi\u201d \u00e7\u00ebshtjesh, i shurdh\u00ebr ndaj argumentit dhe i verb\u00ebr ndaj ligjit.<\/p>\n<p>Kjo nuk na dekurajon. P\u00ebrkundrazi, e rrit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb nga nj\u00eb detyr\u00eb profesionale n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb qytetare, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur \u00e7do mjet ligjor dhe p\u00ebr ta rikthyer k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb shinat e Kushtetut\u00ebs dhe standardeve evropiane. Pa k\u00ebto kushte, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb hequr \u201cpataten e nxeht\u00eb\u201d apo p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb duart si \u201cPonc Pilati\u201d do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb  dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia, dikur, diku, ndaj dikujt, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb adres\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>Av. Plarent Ndreca<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i z. Erion Veliaj<\/p>\n<p>Lajmi n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim\u2026.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka rip\u00ebrs\u00ebritur 3 k\u00ebrkesat q\u00eb iu rr\u00ebzuan nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga GJKKO, p\u00ebr hapjen e 35 fashikuj me prova digjitale, transmetimin e gjyqit live dhe heqjen e kryebashkiakut nga kafazi i qelqt\u00eb gjat\u00eb seancave gjyq\u00ebsore. Ndreca thot\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrdorin \u00e7do mjet ligjor p\u00ebr ta rikthyer k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84532","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84532"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84532\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}