{"id":84339,"date":"2026-04-27T11:07:27","date_gmt":"2026-04-27T11:07:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/27\/palet-nuk-gjejne-marreveshjen-kosova-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-reja\/"},"modified":"2026-04-27T11:07:27","modified_gmt":"2026-04-27T11:07:27","slug":"palet-nuk-gjejne-marreveshjen-kosova-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/27\/palet-nuk-gjejne-marreveshjen-kosova-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-reja\/","title":{"rendered":"Pal\u00ebt nuk gjejn\u00eb marr\u00ebveshjen, Kosova n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mesnat\u00eb p\u00ebrfundon afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Pa zgjedhjen e tij vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme brenda 45 dit\u00ebsh, t\u00eb tretat pas atyre n\u00eb shkurt e dhjetor.<\/p>\n<p>Nuk ka ujdi nd\u00ebrmjet subjekteve politike parlamentare p\u00ebr nj\u00eb kandidat konsensual p\u00ebr zgjedhjen e presidentes\/it t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb do ta shp\u00ebtonte vendin nga zgjedhjet e reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare. Vet\u00ebm deri n\u00eb mesnat\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs, (28.04) ka efekt afati i dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata Kushtetuese kur Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb presidentin, pastaj automatikisht shp\u00ebrndahet parlamenti.<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e udh\u00ebhequr nga kryeministri Albin Kurti, u ofroi s\u00eb fundi partive opozitare Partis\u00eb Demokratike dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i paraqesin s\u00eb bashku tre kandidat\u00eb jopartiak\u00eb p\u00ebr president. Partia n\u00eb pushtet b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb rrjetin social Facebook, ku tha se do t\u2019i t\u00ebrhiqte kandidat\u00ebt e vet nga gara p\u00ebr president t\u00eb propozuar m\u00eb par\u00eb, \u201cz\u00ebvend\u00ebskryeministrin dhe ministrin e Jasht\u00ebm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Koll\u00e7aku\u201d, n\u00ebse dy partit\u00eb opozitare i sjellin tre emrat e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>\u201cKandidat\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb figura unifikuese, me integritet t\u00eb lart\u00eb qytetar e komb\u00ebtar, me kontribut t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb jet\u00ebn profesionale dhe shoq\u00ebrore, dhe jasht\u00eb sken\u00ebs aktuale politike\u201d, u tha n\u00eb njoftimin e Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p><strong>Opozita e cil\u00ebson ofert\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes \u201cjo serioze\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Dy subjektet politike opozitare ofert\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes e cil\u00ebsuan \u201cjoserioze\u201d, duke e lidhur me faktin q\u00eb, si\u00e7 u shpreh\u00ebn, \u201cata b\u00ebjn\u00eb deklarata n\u00eb Facebook\u201d p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kaq serioze dhe jetike. Kryetari i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, tha se \u201cun\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt se \u00e7\u00ebshtja e presidentit \u00ebsht\u00eb e mbyllur p\u00ebr PDK-n\u00eb\u201d, duke e cil\u00ebsuar ofert\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes \u201cshum\u00eb joserioze\u201d. \u201cP\u00ebr ne nuk \u00ebsht\u00eb ofert\u00eb aspak serioze. Ne jemi parti t\u00eb ndryshme politike. LDK \u00ebsht\u00eb subjekt politik n\u00eb vete. PDK \u00ebsht\u00eb subjekt politik n\u00eb vete\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim pati edhe kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, i cili tha se \u201c\u00e7\u00ebshtja e zgjedhjes s\u00eb presidentit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioze sesa p\u00ebr t\u2019u diskutuar p\u00ebrmes rrjeteve sociale\u201d. Megjithat\u00eb, ai tha se \u201cn\u00ebse Kurti d\u00ebshiron marr\u00ebveshje politike me LDK-n\u00eb, duhet ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me LDK-n\u00eb\u201d, dhe shtoi se oferta e Vet\u00ebvendosjes \u201cduket m\u00eb shum\u00eb si manov\u00ebr politike\u201d.<\/p>\n<p>Abdixhiku, duke iu drejtuar Vet\u00ebvendosjes, tha se \u201cn\u00ebse doni marr\u00ebveshje politike me LDK-n\u00eb, at\u00ebher\u00eb flisni me ne. Presidentin e propozojm\u00eb ne me plot p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Mund ta propozojm\u00eb edhe Vjosa Osmanin, n\u00ebse na i garantoni 66 vota p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>LDK ka vet\u00ebm 15 ul\u00ebse n\u00eb Kuvend. Jav\u00ebn e shkuar, kryeministri Kurti i kishte ofruar LDK-s\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe kat\u00ebr ministri, nd\u00ebrsa Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs postin e kryeparlamentarit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb presidenti t\u00eb mbetej nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00ebri nga kandidat\u00ebt e saj, Glauk Konjufca apo Fatmire Mulhaxha-Koll\u00e7aku. T\u00eb dy partit\u00eb opozitare, PDK dhe LDK, refuzuan ofert\u00ebn e Albin Kurtit, duke e akuzuar at\u00eb q\u00eb po synon t\u2019i kontrolloj\u00eb institucionet kryesore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryeministrin Albin Kurti oferta e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr partit\u00eb politike opozitare ishte \u201cgjeneroze\u201d, duke paralajm\u00ebruar se vendi mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr faktin q\u00eb asnj\u00eb parti politike nuk mund t\u2019i siguroj\u00eb 80 deputet\u00eb sa jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit.<\/p>\n<p>Ng\u00ebr\u00e7i i tejzgjatur p\u00ebr zgjedhjen e presidentes\/it<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs zgjidhet me dy t\u00eb tretat e votave n\u00eb dy raundet e para t\u00eb votimit, apo me 61 vota n\u00eb rundin e tret\u00eb, por nevojiten 80 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb q\u00eb procesi i zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, me partner\u00ebt n\u00eb qeverisje, pakicat jo serbe, ka vet\u00ebm 66 ul\u00ebse n\u00eb Kuvend, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosov\u00ebs. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Vjosa Osmanit si presidente dhe d\u00ebshtimit t\u00eb Kuvendit q\u00eb ta zgjedh\u00eb presidenten\/in e ri, m\u00eb 4 prill, sipas Kushtetut\u00ebs, ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes u em\u00ebrua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtroj\u00eb k\u00ebt\u00eb post m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Haxhiu, e cila vjen nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, disa her\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb thirrje partive politike p\u00ebr arritjen e nj\u00eb konsensusi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, duke th\u00ebn\u00eb se vendi nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. T\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mesnat\u00eb (28.04.) p\u00ebrfundon afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs; n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn vendi duhet t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme brenda 45 dit\u00ebsh, q\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb tretat pas atyre n\u00eb shkurt dhe n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/27\/palet-nuk-gjejne-marreveshjen-kosova-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-reja\/\">Pal\u00ebt nuk gjejn\u00eb marr\u00ebveshjen, Kosova n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mesnat\u00eb p\u00ebrfundon afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Pa zgjedhjen e tij vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme brenda 45 dit\u00ebsh, t\u00eb tretat pas atyre n\u00eb shkurt e dhjetor. Nuk ka ujdi nd\u00ebrmjet subjekteve politike parlamentare p\u00ebr nj\u00eb kandidat konsensual p\u00ebr zgjedhjen e presidentes\/it t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84339","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84339"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84339\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}