{"id":84283,"date":"2026-04-27T07:48:21","date_gmt":"2026-04-27T07:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/27\/ceshtja-rocchi-kush-hetohet-dhe-a-rrezikon-interi-pikat-per-te-kuptuar-hetimet-ne-futbollin-italian\/"},"modified":"2026-04-27T07:48:21","modified_gmt":"2026-04-27T07:48:21","slug":"ceshtja-rocchi-kush-hetohet-dhe-a-rrezikon-interi-pikat-per-te-kuptuar-hetimet-ne-futbollin-italian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/27\/ceshtja-rocchi-kush-hetohet-dhe-a-rrezikon-interi-pikat-per-te-kuptuar-hetimet-ne-futbollin-italian\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja Rocchi, kush hetohet dhe a rrezikon Interi?\/ Pikat p\u00ebr t\u00eb kuptuar hetimet n\u00eb futbollin italian"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrzgjedh\u00ebsi i Arbitrave t\u00eb Serie A dhe B, Gianluca Rocchi po hetohet n\u00eb Milano p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb mashtrim sportiv dhe kjo e shtyu at\u00eb t\u00eb vet\u00ebpezullohet. Akuza \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ushtrim presioni mbi disa arbitra duke iu kusht\u00ebzuar zgjedhjet dhe p\u00ebr caktimin e arbitrave q\u00eb iu p\u00eblqejn\u00eb Interit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00ebn hetim \u00ebsht\u00eb edhe supervizori VAR, Andrea Gervasoni. Por ja cilat jan\u00eb t\u00eb gjitha pikat e hetimeve; nga faktet e kontestuara e deri te zhvillimet e mundshme.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nisi nga nj\u00eb denoncim n\u00eb pranver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar nga ish asistenti arbitrar, Domenico Rocca te presidenti i arbitrave t\u00eb asaj kohe, Antonio Zappi, q\u00eb e d\u00ebrgoi sinjalizimin te Prokuroria e FIGC. Giuseppe Chine mendoi se nuk kishte element\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar hetimet dhe vendosi arkivimin e \u00e7\u00ebshtjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit duhej edhe konsensusi dhe miratimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sporteve n\u00eb CONI q\u00eb drejtohet nha Ugo Tauces q\u00eb nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtar. Tani edhe ky i fundit i k\u00ebrkoi Chine q\u00eb t\u00eb marr\u00eb dosjen nga Milano.<\/p>\n<p>Cil\u00ebs periudh\u00eb i referohen faktet p\u00ebr Rocchin?<\/p>\n<p>Nga sezoni i kaluar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimeve q\u00ebndrojn\u00eb disa ndeshje t\u00eb Serie A, Udinese-Parma e Bologna-Inter, ndeshja e kthimit gjysm\u00ebfinale n\u00eb Kupen e Italis\u00eb Inter-Milan dhe ndeshja e Serie B Salernitana-Modena. Po k\u00ebshtu n\u00ebn lup\u00ebn e hetuesve \u00ebsht\u00eb edhe Inter-Verona 2023\/24 me goditjen me b\u00ebrryl i Bastonit ndaj Dudas.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb personat n\u00ebn hetim?<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin n\u00ebn hetim jan\u00eb p\u00ebrcaktuesi i arbitrave n\u00eb Serie A dhe B, Gianluca Rocchi dhe supervizori VAR Andrea Gervasoni. T\u00eb dy kan\u00eb marr\u00eb njoftimin nga Prokuroria; i pari me ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u shfaqur m\u00ebngjesin e s\u00eb enjtes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Milanos. Me at\u00eb rast Rocchi do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga akuza p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb mashtrim sportiv ose mund t\u00eb zgjedh\u00eb q\u00eb t\u00eb mos iu p\u00ebrgjigjet pyetjeve, nd\u00ebrkaq, Rocchi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebpezulluar nga posti i tij. Po k\u00ebshtu Prokuroria do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje edhe Gervasonin.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi i mashtrimit sportiv?<\/p>\n<p>Sipas ligjit n\u00eb Itali t\u00eb ofrosh apo premtosh para, objekte t\u00eb tjera ose nj\u00eb avantazh nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsi nj\u00eb nj\u00eb kompeticion sportiv t\u00eb organizuara nga federata t\u00eb njohura nga CONI apo ente t\u00eb tjera sportive t\u00eb njohura nga shtetit me synim arritjen e nj\u00eb rezultati t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb arrihet n\u00eb fush\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, nd\u00ebshkohet m\u00eb 2-6 vjet burg dhe me nj\u00eb gjob\u00eb nga 1000 n\u00eb 4000 euro.<\/p>\n<p>A dihen cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb hetuarit e tjer\u00eb?<\/p>\n<p>Jo. Nuk dihen cil\u00ebt jan\u00eb dhe as n\u00ebse ka t\u00eb hetuar t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb identifikuar. Teorikisht mund t\u00eb mos jen\u00eb informuar, ose nuk jan\u00eb akoma n\u00eb regjistrin e t\u00eb hetuarve. Kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb kur t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, kur t\u00eb b\u00ebhen verifikime ndaj tyre ose n\u00eb momentin e mbylljes s\u00eb hetimeve. Hipoteza e krimit t\u00eb formuluar \u2018pjes\u00ebmarrje n\u00eb mashtrim sportiv\u2019 t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb hetuar, ndoshta persona q\u00eb kan\u00eb pozicione n\u00eb bot\u00ebn arbitrare.<\/p>\n<p>Hetimi i prokuroris\u00eb federale t\u00eb FIGC a mund t\u00eb rihapet tani?<\/p>\n<p>Po. M\u00ebngjesin e s\u00eb shtun\u00ebs prokuroria federale i k\u00ebrkoi Prokuroris\u00eb s\u00eb Milanos dosjen, p\u00ebrpara se kjo k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb b\u00ebhej edhe nga prokuroria e p\u00ebrgjithshme e sporteve t\u00eb CONI.<\/p>\n<p>P\u00ebrse Rocchi, caktuesi i arbitrave nuk mund t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb sall\u00ebn VAR p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sugjerime edhe n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb drejta?<\/p>\n<p>Nuk parashikohen nd\u00ebrhyrje nga jash\u00eb n\u00eb sall\u00ebn VAR. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb aryse sallat jan\u00eb t\u00eb mbyllura me \u00e7el\u00ebs dhe i kan\u00eb xhamat e err\u00ebta. N\u00eb fillimin e k\u00ebtij sezoni, pas nj\u00eb denoncimi t\u00eb Rocca, u b\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb rregullore q\u00eb tani detyron \u00e7dok\u00ebnd t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Lissone, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Rocchin p\u00ebr t\u00eb redaktuar nj\u00eb relacion ku specifikohet aktiviteti i kryer. Ata q\u00eb vigjilojn\u00eb, gjithnj\u00eb duke nisur nga sezoni 2025-26 n\u00eb Lissone jan\u00eb njer\u00ebzit e prokuroris\u00eb federale.<\/p>\n<p>Si ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb takimi mes Rocchit dhe personave t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb paidentifikuar n\u00eb San Siro?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb takimi mes Rocchit dhe personave t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb paidentifikuar n\u00eb San Siro p\u00ebrpara ndeshjes s\u00eb par\u00eb gjysm\u00ebfinale t\u00eb Kup\u00ebs, Milan-Inter, ndeshjeve Bologna-Inter e sezonit t\u00eb kaluar n\u00eb Serie A, Inter-Milan gjysm\u00ebfinalja e kthimit n\u00eb Kup\u00ebn e Italis\u00eb dhe Salernitana-Modena n\u00eb Serie B? K\u00ebto ndeshje nuk jan\u00eb objekt i denoncimit t\u00eb Rocca dhe ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb hetimet p\u00ebr k\u00ebto sfida t\u00eb bazohen n\u00eb p\u00ebrgjimet telefonike apo ambientale, seancat e marrjeve n\u00eb pyetje apo denoncimet e reja t\u00eb mbledhura. Jo rast\u00ebsisht, Prokuroria e Milanos pasi hapi nj\u00eb dosje hetimore ver\u00ebn e kaluar arriti t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb shtyrje t\u00eb afatit  t\u00eb hetimeve prej 6 muajsh<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin jo. N\u00eb hetim nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00eb apo punonj\u00ebs t\u00eb klubit dhe kjo transmeton qet\u00ebsi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Cilat do t\u00eb jen\u00eb hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Milanos?<\/p>\n<p>Supozohet q\u00eb koha e hetimeve nuk do t\u00eb jet\u00eb e shkurt\u00ebr. M\u00eb shum\u00eb do t\u00eb kuptohet pas marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Rocchit dhe Gervasonit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrzgjedh\u00ebsi i Arbitrave t\u00eb Serie A dhe B, Gianluca Rocchi po hetohet n\u00eb Milano p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb mashtrim sportiv dhe kjo e shtyu at\u00eb t\u00eb vet\u00ebpezullohet. Akuza \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ushtrim presioni mbi disa arbitra duke iu kusht\u00ebzuar zgjedhjet dhe p\u00ebr caktimin e arbitrave q\u00eb iu p\u00eblqejn\u00eb Interit. Po k\u00ebshtu n\u00ebn hetim \u00ebsht\u00eb edhe supervizori VAR, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84283","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84283\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}