{"id":84242,"date":"2026-04-26T20:48:18","date_gmt":"2026-04-26T20:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/26\/ambasadori-i-britanise-spak-eshte-institucion-i-pavarur-njerezit-kerkojne-drejtesi-te-paanshme\/"},"modified":"2026-04-26T20:48:18","modified_gmt":"2026-04-26T20:48:18","slug":"ambasadori-i-britanise-spak-eshte-institucion-i-pavarur-njerezit-kerkojne-drejtesi-te-paanshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/26\/ambasadori-i-britanise-spak-eshte-institucion-i-pavarur-njerezit-kerkojne-drejtesi-te-paanshme\/","title":{"rendered":"Ambasadori i Britanis\u00eb: SPAK \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur. Njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb paanshme"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u201cPolitics\u201d me gazetaren Enkelejda Mema, ka folur Nicholas Abbott, Ambasador i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Disa nga \u00e7\u00ebshtjet e diskutuara jan\u00eb mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ambicien e saj p\u00ebr tu integruar n\u00eb BE si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me vet\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Sa i p\u00ebrket reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, Abbott n\u00ebnvizon se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, nga ku shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar kryesisht n\u00eb 10 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Ambasadori shton se qeveria e ka p\u00ebrballuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur nj\u00eb fenomen t\u00eb till\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, Mbret\u00ebria e Bashkuar k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>-N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti b\u00ebhen dhjet\u00eb vite nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Nj\u00eb nga premtimet e dh\u00ebna ishte hetimi i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion. Si e vleresoni sot bilancin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>Mendoj se duhet njohur progresi i madh q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Do t\u00eb thosha se, n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aty ku ishte m\u00eb par\u00eb. Gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb. Keni par\u00eb p\u00ebrparim real, si n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb, ashtu edhe t\u00eb agjencive ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pavar\u00ebsisht v\u00ebmendjes q\u00eb media u kushton k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, n\u00eb thelb, sot jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt ndryshe. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dhjet\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri e gatshme t\u00eb p\u00ebrballet me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nd\u00ebrlikuara. T\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb fenomene shum\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb shoq\u00ebri, por keni nj\u00eb qeveri dhe agjenci ligjzbatuese q\u00eb kan\u00eb vullnetin politik p\u00ebr t\u2019i trajtuar k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb edhe kapacitetet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Mendoj se pik\u00ebrisht k\u00ebtu hyn m\u00eb shum\u00eb roli i partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ajo q\u00eb po shohim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim shum\u00eb aktiv operacional. P\u00ebr ne, si Mbret\u00ebri e Bashkuar, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fushat ku duam t\u00eb jemi nj\u00eb nga partner\u00ebt kryesor\u00eb. Ne mendojm\u00eb se gj\u00ebrat po shkojn\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Abbott ka theksuar se SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur dhe se njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb paanshme, nj\u00eb drejt\u00ebsi e cila sipas ambasadorit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb t\u00eb ruhet.<\/p>\n<p>-A vler\u00ebsoni se sot drejt\u00ebsia dhe SPAK \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe e pandikuar nga politika?<\/p>\n<p>Po, mendoj se po. Dhe mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse SPAK-u shihet kaq pozitivisht nga shoq\u00ebria k\u00ebtu. Sepse perceptohet si i pavarur, sepse vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, dhe sepse njer\u00ebzit duan q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb jet\u00eb. Mendoj se edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta kujtojn\u00eb se njer\u00ebzit n\u00eb fakt nuk k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb me paragjykime apo me an\u00ebsi. Ajo q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur. Dhe ne e kuptojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Mendoj se shpesh ka njer\u00ebz, disa njer\u00ebz n\u00eb shoq\u00ebri k\u00ebtu, q\u00eb besojn\u00eb disi se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb pas SPAK-ut. Kjo thjesht nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Pas SPAK-ut q\u00ebndrojn\u00eb shqiptar\u00ebt. T\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb, pas SPAK-ut q\u00ebndron qeveria. Pas SPAK-ut q\u00ebndron parlamenti. Pavar\u00ebsisht sfidave q\u00eb lidhen me raste t\u00eb ve\u00e7anta, askush nuk po thot\u00eb q\u00eb ato duhet t\u00eb hidhen posht\u00eb, t\u00eb ndalen apo t\u00eb mbyllen. T\u00eb gjith\u00eb e njohin nevoj\u00ebn. Mendoj se ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se SPAK-u, si\u00e7 fol\u00ebm edhe m\u00eb par\u00eb. Mendoj se duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar prokurorin\u00eb e p\u00ebrgjithshme, duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar gjyq\u00ebsorin. Por pavar\u00ebsia brenda shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Q\u00eb SPAK-u t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ruhet si institucion i pavarur, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb me SPAK-un, kjo pavar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. Ne kemi bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb edhe partner\u00ebt e tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sepse \u00e7\u00ebshtjet me t\u00eb cilat po p\u00ebrballemi nuk mbeten vet\u00ebm brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ato shkojn\u00eb p\u00ebrtej tyre.<\/p>\n<p>Ambasadori britanik n\u00eb Shqip\u00ebri, lidhur me drejtimin e SPAK tashm\u00eb nga Klodian Braho thekson se mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet par\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, edhe pse sipas tij deri m\u00eb tani nuk ka pasur ndonj\u00eb ndryshim specifik.<\/p>\n<p>-Prej muajsh SPAK drejtohet nga prokurori z. Braho. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj? \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn korsi me parardh\u00ebsit Altin Dumani, q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb tij, emra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs sot jan\u00eb t\u00eb arrestuar dhe t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion?<\/p>\n<p>T\u00eb jem shum\u00eb i sinqert\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vazhdim\u00ebsie. Nuk ndiej se ka pasur ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E dini, ne kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb. Ajo funksionon dhe vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb. Dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb v\u00ebrtet me zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7: kur ke institucione t\u00eb ngritura mir\u00eb, me pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, me integritetin e tyre, q\u00eb edhe vet\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb\u2026 t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr misionin e tyre, p\u00ebr rolin e tyre dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duan t\u00eb arrijn\u00eb. Dhe edhe pse SPAK-u merr shum\u00eb v\u00ebmendje, mendoj se ajo q\u00eb po shohim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb e madhe. Njer\u00ebzit nuk po i trajtojn\u00eb pozicionet e tyre si nj\u00eb lloj \u00e7ifligu, apo si nj\u00eb mbret\u00ebri t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb ata e sundojn\u00eb vet\u00eb, por po kuptojn\u00eb se ajo q\u00eb i duhet vendit jan\u00eb institucione t\u00eb forta, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. E b\u00ebjn\u00eb pa korrupsion. E b\u00ebjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, dhe n\u00eb fund u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Nicholas Abbot tha p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Parlamentit mbi heqjen e imunitetit t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme diskutimi dhe trajtimi i k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve pa favore politike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sipas ambasadorit imuniteti nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n<p>-Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Keni ju nj\u00eb koment p\u00ebr q\u00ebndrimet q\u00eb mban Parlamenti ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb SPAK p\u00ebr heqje t\u00eb imunitetit sa her\u00eb nj\u00eb funksionar i lart\u00eb dyshohet se mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion?<\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Parlamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb ka rol brenda gjith\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Dhe parlamenti vet\u00eb, si institucion, duhet t\u00eb jet\u00eb i pavarur. Ai duhet t\u00eb ket\u00eb rregullat, t\u00eb drejtat dhe procedurat e veta, t\u00eb cilat i ndjek p\u00ebr vet\u00eb institucionin. Nuk duhet t\u00eb varet domosdoshm\u00ebrisht nga ngjyra politike e qeveris\u00eb s\u00eb radh\u00ebs, apo nga partit\u00eb politike. Brenda k\u00ebsaj, parlamenti dhe \u00e7\u00ebshtja e imunitetit jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb vet\u00eb parlamenti duhet t\u2019i trajtoj\u00eb, duke u siguruar q\u00eb po vepron drejt, pa paragjykime, por edhe pa favore politike. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb parlamenti t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn e vet. \u00c7\u00ebshtjet e imunitetit jan\u00eb aty q\u00eb ai t\u2019i shqyrtoj\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Por, si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb imuniteti t\u00eb mos p\u00ebrdoret si penges\u00eb p\u00ebr llogaridh\u00ebnie t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit. Po, kjo \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i takon parlamentit ta vendos\u00eb. Dhe si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb, qoft\u00eb n\u00ebse imuniteti hiqet, qoft\u00eb n\u00ebse nuk hiqet, kjo nuk duhet t\u2019i ndal\u00eb hetimet. Dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>-N\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kryeministrit dhe nj\u00ebherash kryetarit te Partis\u00eb Socialiste Edi Rama p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb kodin e procedur\u00ebs penale, ku n\u00eb list\u00ebn e funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve SPAK nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb mas\u00ebn e pezullimit nga detyra t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe i gjith\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave dhe disa funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb? \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe i q\u00ebndron Mbret\u00ebria e Bashkuar se n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr pushtetar\u00ebve t\u00eb korruptuar, jan\u00eb t\u00eb pandryshueshme?<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e thjesht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opinion ligjor, n\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb mira apo jo, si\u00e7 sapo po flisnim. Ato vijn\u00eb brenda nj\u00eb mjedisi politik, dhe ndodhin n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. I takon plot\u00ebsisht parlamentit dhe deputet\u00ebve t\u00eb vendosin n\u00ebse mendojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb apo jo. Si gjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjith\u00eb e analizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb politik. T\u00eb gjith\u00eb pyesin: n\u00eb rregull, kush p\u00ebrfiton nga kjo? \u00cbsht\u00eb ajo pyetja klasike, si\u00e7 thuhet n\u00eb latinisht: kujt i sh\u00ebrben? Mendoj se ndonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap pas dhe t\u00eb pyesin n\u00ebse ndryshimet e propozuara sjellin nj\u00eb p\u00ebrfitim m\u00eb t\u00eb madh apo jo. N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe kjo lidhet me drejtimin ku doni t\u00eb shkoni. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje si Kodi Penal. Do t\u00eb ket\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb vitet e ardhshme, teksa gj\u00ebrat ndryshojn\u00eb dhe njer\u00ebzit shohin se \u00e7far\u00eb i duhet shoq\u00ebris\u00eb. Pra, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr dik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb arsye politike shum\u00eb t\u00eb caktuar pse di\u00e7ka po ndodh. Por si ndikon kjo n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pas pes\u00eb vitesh? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pas dhjet\u00eb vitesh, kur njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndoshta nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb n\u00eb pushtet, apo n\u00eb sken\u00eb? Si na prek kjo n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb? K\u00ebt\u00eb e diskutoj shpesh me ekipin tim. Kur shohim \u00e7far\u00eb po ndodh k\u00ebtu, kur ndonj\u00ebher\u00eb kemi reagime shum\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme ndaj di\u00e7kaje q\u00eb po ndodh, q\u00eb po b\u00ebhet apo q\u00eb po propozohet, duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr tablon\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe afatin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. A b\u00ebn v\u00ebrtet nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh? A do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebrtet r\u00ebnd\u00ebsi? Cili do t\u00eb jet\u00eb efekti i ndryshimit? Dhe mendoj se, edhe nj\u00eb her\u00eb, Shqip\u00ebria po kalon nj\u00eb proces tranzicioni. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm, ndoshta p\u00ebr fat t\u00eb keq, me miratimin e ligjeve n\u00eb parlament, q\u00eb do t\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen disa kritere n\u00eb list\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Ka realitete q\u00eb lidhen me zbatimin e k\u00ebtyre ligjeve t\u00eb reja. Ka pritshm\u00ebri se si duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb jo vet\u00ebm mjedisi ligjor, por edhe m\u00ebnyra se si b\u00ebhen gj\u00ebrat. Dhe mendoj se k\u00ebtu q\u00ebndrojn\u00eb sfidat e v\u00ebrteta p\u00ebr vitet e ardhshme. Mendoj se nj\u00eb nga forcat q\u00eb Shqip\u00ebria ka gjithmon\u00eb, \u00ebsht\u00eb sasia e madhe e diskutimit q\u00eb ngjall \u00e7do \u00e7\u00ebshtje. Sinqerisht, kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb praktike t\u00eb fort\u00eb demokratike. Mendoj se ka njer\u00ebz q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb besojn\u00eb se gjith\u00e7ka b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb autokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe mendoj se kjo, edhe nj\u00eb her\u00eb, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e reflektimit t\u00eb historis\u00eb suaj, me t\u00eb cil\u00ebn jeni m\u00ebsuar shum\u00eb gjat\u00eb. Pothuajse n\u00eb nd\u00ebrgjegjen tuaj politike. Por n\u00eb fakt, realiteti i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe edhe i vendeve t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij rajoni, \u00ebsht\u00eb se ka m\u00eb shum\u00eb debat politik sesa n\u00eb vendin tim. Me gjith\u00eb institucionet tona t\u00eb vjetra dhe afatgjata, kultura politike ende mbetet kryesisht te ata q\u00eb jan\u00eb aktiv\u00eb. P\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve, dhe kam miq dhe njoh njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb thjesht: nuk m\u00eb intereson. Nuk mendoj se ka njeri q\u00eb nuk interesohet p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>-Gjykata e Lart\u00eb po aq k\u00ebrkon nj\u00eb ndryshim t\u00eb pjessh\u00ebm n\u00eb praktik\u00ebn p\u00ebr vendosjen e masave t\u00eb siguris\u00eb, konkretisht asaj t\u00eb arrestimit me burg. Ky propozim \u00ebsht\u00eb lexuar si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuar nga kjo mas\u00eb funksionare t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb ose p\u00ebr ata q\u00eb e ardhmja mund ti gjej\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion? Vler\u00ebsoni se kjo nd\u00ebrhyrje \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr aq koh\u00eb sa Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet si vendi me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paraburgimeve apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb duhet par\u00eb me ve\u00ebmendje? Po e monitoroni k\u00ebt\u00eb proces dhe keni nj\u00eb mendim p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka ku ne p\u00ebrfshihemi n\u00eb detaje. Por mendoj se, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr nivelin e paraburgimit. N\u00eb bisedat q\u00eb kemi me njer\u00ebzit e sistemit ligjor, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, shqet\u00ebsimi i tyre shpesh \u00ebsht\u00eb se ka masa t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb merren, por ato thjesht nuk zbatohen. Prandaj shpesh, gj\u00ebja m\u00eb e efektshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb personat e dyshuar apo t\u00eb akuzuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krime, t\u00eb vendosen n\u00eb paraburgim. Kjo qart\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb ideale, si\u00e7 thoni edhe ju. Sigurisht, ne p\u00ebrqendrohemi te emrat e m\u00ebdhenj dhe te individ\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por realiteti \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm po p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb. Shqip\u00ebria ka nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paraburgimit n\u00eb Evrop\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si mund t\u00eb trajtohen ndryshe k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Dhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb ekziston, jo nj\u00eb p\u00ebrplasje, por nj\u00eb lloj tensioni mes njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebrpiqen ta b\u00ebjn\u00eb sistemin t\u00eb funksionoj\u00eb dhe ta mbajn\u00eb procesin n\u00eb l\u00ebvizje. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ashtu si me \u00e7\u00ebshtjet e prapambetura, po krijohet nj\u00eb realitet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i q\u00ebndruesh\u00ebm. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e qarta ku duhet t\u00eb ket\u00eb ndryshim. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e politikan\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e profesionist\u00ebve q\u00eb duhet ta zgjidhin, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Gjykata e Lart\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si mund t\u00eb trajtohet m\u00eb mir\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb sistemin ton\u00eb, ne na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jemi shum\u00eb fleksib\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si i qasemi k\u00ebsaj. Dhe ka m\u00ebnyra p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Mendoj se asnj\u00eb prej tyre nuk do t\u00eb duket ndonj\u00ebher\u00eb plot\u00ebsisht ideale, sepse gjithsesi ka disa tensione n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Por duhet t\u2019i pranosh k\u00ebto tensione dhe t\u00eb punosh me to.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen non grata n\u00eb Shqip\u00ebri, AMbasadori Abbott beson se duhet nj\u00eb moment i caktuar dhe shum\u00eb specifik kur duhet t\u00eb p\u00ebrdoret. Sipas tij, q\u00eb vendi t\u00eb zhvillohet, nuk duhet t\u00eb ndikohet nga frik\u00ebrat, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb marrja e nj\u00eb mase t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>-Besoni ende se mekanzimi \u201cnon grata\u201d sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb demotivuar politik\u00ebn dhe biznesin p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, i referohem gjithnj\u00eb realitetit shqiptar?<\/p>\n<p>Mendoj se \u00e7\u00ebshtja e non grat\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb specifike. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb specifike p\u00ebr raste t\u00eb ve\u00e7anta. Ideja q\u00eb sanksionet duhet t\u00eb p\u00ebrdoren shum\u00eb gjer\u00ebsisht, n\u00eb fakt e dob\u00ebson vet\u00eb iden\u00eb e sanksioneve. Sanksionet jan\u00eb nj\u00eb mas\u00eb ekstreme, q\u00eb duhet p\u00ebrdorur rrall\u00eb. Dhe duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb arsye t\u00eb forta. Nuk jan\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar drejtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie. Mund t\u00eb jen\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet p\u00ebrdorur. Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar kur duhet p\u00ebrdorur. Por mendoj se, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebrdorimi i sanksioneve duhet t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e rrall\u00eb. Mendoj gjithashtu se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet kjo ide, sepse shpesh p\u00ebrdoret n\u00eb lidhje me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Mendoj se ideja sikur partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb ndikojn\u00eb drejtimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes sanksioneve, thjesht nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste t\u00eb caktuara t\u00eb duhet p\u00ebrdorur kjo mas\u00eb. Por realiteti \u00ebsht\u00eb ndryshe. Realiteti i zhvillimit t\u00eb vendeve nuk nd\u00ebrtohet mbi frik\u00eb. Dhe t\u00eb jem i sinqert\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn moderne nuk e shihni shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret kjo m\u00ebnyr\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u201cPolitics\u201d me gazetaren Enkelejda Mema, ka folur Nicholas Abbott, Ambasador i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Disa nga \u00e7\u00ebshtjet e diskutuara jan\u00eb mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ambicien e saj p\u00ebr tu integruar n\u00eb BE si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me vet\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Sa i p\u00ebrket reform\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84242","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84242\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}