{"id":84221,"date":"2026-04-26T18:44:12","date_gmt":"2026-04-26T18:44:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/26\/analiza-vucic-nen-hijen-e-fantazmes-se-rrethimit\/"},"modified":"2026-04-26T18:44:12","modified_gmt":"2026-04-26T18:44:12","slug":"analiza-vucic-nen-hijen-e-fantazmes-se-rrethimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/26\/analiza-vucic-nen-hijen-e-fantazmes-se-rrethimit\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Vu\u00e7i\u00e7 n\u00ebn hijen e fantazm\u00ebs s\u00eb rrethimit"},"content":{"rendered":"<p><span>Bashk\u00ebpunimi ushtarak mes shteteve \u00ebsht\u00eb norm\u00eb n\u00eb arkitektur\u00ebn moderne t\u00eb siguris\u00eb, por n\u00eb Ballkan, ai vazhdon t\u00eb shihet si problem \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn nga Serbia kur p\u00ebrfshin Kosov\u00ebn dhe dy aleatet e NATO-s, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kroacin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Narrativi shkon deri n\u00eb perceptim t\u00eb rrezikut, q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht reflekton gjendjen reale t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb terren.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebnisje e gjith\u00eb k\u00ebsaj dinamike ishte nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb mes Prishtin\u00ebs, Tiran\u00ebs dhe Zagrebit, e n\u00ebnshkruar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebnshkruesit e paraqit\u00ebn at\u00eb si angazhim p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit, mbrojtjen e territoreve dhe kontributin n\u00eb paqe e siguri nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb e drejtuar kund\u00ebr askujt.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Serbia e interpretoi si provokim t\u00eb hapur, q\u00eb rrezikon integritetin e saj territorial dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve \u2013 deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq deklaroi, muajin e kaluar, se k\u00ebto vende po p\u00ebrgatiten p\u00ebr sulm.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb mes t\u00eb asgj\u00ebs\u00eb shfaqet nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake mes Prishtin\u00ebs, Tiran\u00ebs dhe Zagrebit. Jo nj\u00eb bashk\u00ebpunim ushtarak-teknik, jo nj\u00eb bashk\u00ebpunim ushtarak-ekonomik, por nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake. Dhe, natyrisht, jam i frik\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi\u201d, tha Vu\u00e7iq p\u00ebr Radio-Televizionin e Serbis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ta forcuar k\u00ebt\u00eb narrativ, ai paralajm\u00ebroi jav\u00ebn e kaluar investime t\u00eb reja n\u00eb ushtri dhe rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb kapaciteteve mbrojt\u00ebse, duke theksuar se Serbia duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr \u00e7do zhvillim n\u00eb nj\u00eb \u201csituat\u00eb komplekse\u201d sigurie, t\u00eb shkaktuar nga aktivitetet e Prishtin\u00ebs, Tiran\u00ebs dhe Zagrebit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, do t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb kontrata shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr prokurimin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kontrata t\u00eb reja me vende t\u00eb tjera, me q\u00ebllim b\u00ebrjen e porosive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ushtrin\u00eb ton\u00eb\u201d, shkroi Vu\u00e7iq n\u00eb Facebook.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb rajon, ku kujtesa e konflikteve t\u00eb viteve \u201990 ndikon ende m\u00ebnyr\u00ebn se si lexohet siguria, edhe zhvillimet q\u00eb n\u00eb thelb duken bashk\u00ebpunuese, shpesh marrin kuptime politike.<\/span><\/p>\n<p><span>Radio Evropa e Lir\u00eb iu drejtua NATO-s p\u00ebr koment lidhur me deklarat\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb dhe reagimet q\u00eb ajo nxit n\u00eb Serbi. Nj\u00eb zyrtar i aleanc\u00ebs tha se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje trepal\u00ebshe mes k\u00ebtyre vendeve dhe institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn NATO-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni, por nuk \u00ebsht\u00eb pal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb NATO \u201cnuk i pengon\u201d shtetet aleate t\u00eb zhvillojn\u00eb bashk\u00ebpunime shtes\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia e paraqet veten si ushtarakisht neutrale, ka buxhetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mbrojtjes n\u00eb rajon dhe bashk\u00ebpunon paralelisht me NATO-n, Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrse at\u00ebher\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes tri vendeve, q\u00eb nuk kan\u00eb as pretendime territoriale dhe as k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb shpallura ndaj saj, nxit reagime t\u00eb forta n\u00eb Beograd? P\u00ebr ekspert\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrgjigjja q\u00ebndron m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interpretim politik sesa n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real.<\/span><\/p>\n<p><span>Aleksandar Radiq, analist ushtarak dhe publicist, thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Serbi i sheh zhvillimet rajonale p\u00ebrmes prizmit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb jashtme \u2013 \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr Vu\u00e7iqin t\u00eb krijoj\u00eb imazhin e nj\u00eb vendi \u201cn\u00ebn rrethim\u201d dhe t\u00eb mobilizoj\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebrmes retorik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb kushtet e protestave antiqeveritare q\u00eb zgjasin prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, Radiq vler\u00ebson se pretendimet p\u00ebr rreziqe nga jasht\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga krizat e brendshme.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKur analizohet mend\u00ebsia e njer\u00ebzve q\u00eb e mb\u00ebshtesin Vu\u00e7iqin, v\u00ebrehet se ata jan\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb Serbi. Ata mendojn\u00eb se sh\u00ebrbimet e huaja t\u00eb inteligjenc\u00ebs po e prishin rendin dhe po veprojn\u00eb kund\u00ebr interesave serbe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, marr\u00ebveshja mes Zagrebit, Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs i sh\u00ebrben Vu\u00e7iqit si nj\u00eb mjet i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb forcuar narrativin se ai \u2018po e mbron Serbin\u00eb\u2019 dhe \u2018po e fuqizon ushtrin\u00eb\u2019, sepse \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d, thot\u00eb analisti serb p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjegullim t\u00eb opinionit publik lihet anash fakti se vet\u00eb Serbia ka nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me Kroacin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2010 nga ministrat e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Mbrojtjes, Dragan Shutanovac dhe Branko Vukelliq, dhe mbetet ende n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, foli s\u00eb voni p\u00ebr t\u00eb, teksa kritikoi narrativin e Vu\u00e7iqit si t\u00eb nd\u00ebrtuar, qartazi, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb brendshme politike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKur shihet nga p\u00ebrmbajtja, marr\u00ebveshja q\u00eb ekziston mes Kroacis\u00eb dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngjashme, e madje m\u00eb e plot\u00eb n\u00eb disa aspekte sesa ajo q\u00eb Kroacia ka me Kosov\u00ebn dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, u tha Pllenkoviq gazetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Analisti kroat i \u00e7\u00ebshtjeve ushtarake, Marinko Ogorec, thot\u00eb p\u00ebr Exposen\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb Vu\u00e7iq e interpreton n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb synon forcimin e siguris\u00eb dhe stabilitetit rajonal, p\u00ebrmes edukimit, trajnimit dhe st\u00ebrvitjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, nj\u00eb retorik\u00eb e till\u00eb rrezikon t\u00eb nxis\u00eb tensione t\u00eb panevojshme dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb edhe n\u00eb gar\u00eb armatimi.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo n\u00eb teorin\u00eb politike quhet \u2018dilem\u00eb e siguris\u00eb\u2019. N\u00ebse shihni se fqinji juaj armatoset shum\u00eb, natyrsh\u00ebm edhe ju filloni t\u00eb reagoni n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Kjo \u00e7on n\u00eb gar\u00eb armatimi. Ne po e shohim se Serbia, realisht, po armatoset dhe po blen sisteme arm\u00ebsh p\u00ebrtej nevojave t\u00eb arsyeshme\u201d, thot\u00eb Ogorec.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia ka n\u00eb arsenalin e saj arm\u00eb si nga Per\u00ebndimi, ashtu edhe nga Rusia dhe Kina. Muajin e kaluar u b\u00eb e ditur se nga Kina ka bler\u00eb edhe raketa balistike supersonike CM-400, me fuqi t\u00eb madhe shkat\u00ebrruese.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ekspertin e siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Xhavit Shala, kjo nxjerr n\u00eb pah asimetrin\u00eb e armatimit n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cSerbia, s\u00eb fundmi, mori raketa kineze hipersonike t\u00eb prodhimit t\u00eb fundit. \u00c7far\u00eb mori Kosova? Kosova mori nga SHBA-ja reketa antitank. Ato jan\u00eb p\u00ebr mbrojtje, kurse raketat hipersonike nuk jan\u00eb t\u00eb tilla \u2013 ato jan\u00eb p\u00ebr sulm, p\u00ebr t\u00eb cenuar t\u00eb tjer\u00ebt. Me rreze veprimi q\u00eb kapin territore t\u00eb vendeve t\u00eb tjera \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s\u201d, thot\u00eb Shala p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai vler\u00ebson se retorika e Vu\u00e7iqit p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb \u201crefren t\u00eb dit\u00ebs\u201d, i drejtuar kryesisht p\u00ebr publikun e brendsh\u00ebm t\u00eb polarizuar, por edhe si mesazh politik p\u00ebr Per\u00ebndimin.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDuke e paraqitur k\u00ebt\u00eb si aleanc\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr Serbin\u00eb, ai p\u00ebrpiqet t\u00eb justifikoj\u00eb vazhdimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn, si dhe blerjen e armatimit prej tyre. Pra, gjoja si pasoj\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnimit, jemi t\u00eb detyruar t\u00eb veprojm\u00eb k\u00ebshtu\u201d, thot\u00eb Shala.<\/span><\/p>\n<p><span>Eksperti i siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Burim Ramadani, pajtohet se argumentet e Vu\u00e7iqit p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime nga fqinj\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme, apo, si\u00e7 i quan ai, kamuflim p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera politike dhe gjeostrategjike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cQartazi, propaganda e Serbis\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim prapa saj dhe ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me forcimin e lidhjeve me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn, t\u00eb cilat, po ashtu, kan\u00eb interes q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb jet\u00eb i destabiluzuar, shtetet e tij t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim dhe n\u00ebn presion dhe NATO-ja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme\u201d, thot\u00eb Ramadani p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia, q\u00eb nga viti 2006, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e programit t\u00eb NATO-s \u201cPartneriteti p\u00ebr Paqe\u201d dhe ka planifikuar st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Aleanc\u00ebn muajin e ardhsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb zyrtar i NATO-s konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ata respektojn\u00eb neutralitetin ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr besim dhe angazhim p\u00ebr stabilitetin rajonal.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cP\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, partneriteti NATO-Serbi duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me dy kahe, i bazuar n\u00eb besim dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, si dhe n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr stabilitetin rajonal. Ne vazhdojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb thirrje Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhohet me NATO-n dhe me fqinj\u00ebt e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe konstruktive\u201d, tha zyrtari i NATO-s.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb NATO, Matthew Whitaker, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Serbi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, i b\u00ebri thirrje Beogradit q\u00eb t\u00eb thelloj\u00eb bashk\u00ebpunimin me SHBA-n\u00eb dhe NATO-n n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebr gazet\u00ebn serbe Politika, Whitaker tha se \u201cblerja e teknologjis\u00eb s\u00eb mbrojtjes q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje operacionale me sistemet evropiane ose amerikane, e nd\u00ebrlikon bashk\u00ebpunimin e ardhsh\u00ebm dhe krijon pengesa t\u00eb panevojshme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Shala, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vler\u00ebson se vet\u00eb propozimi i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb ushtaraku n\u00eb pozit\u00ebn e ambasadorit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri tregon se SHBA-ja e trajton me seriozitet \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb n\u00eb Ballkan dhe e sheh rajonin si pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb interesave t\u00eb saj strategjike.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Radiqin, tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Serbia ta definoj\u00eb pozicionin e saj \u2013 \u201cneutraliteti ushtarak nuk \u00ebsht\u00eb as i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe as funksional\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb Serbi duhet t\u00eb pozicionohemi ndaj NATO-s n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr \u2013 ose t\u00eb b\u00ebhemi an\u00ebtar me t\u00eb drejta t\u00eb plota, ose ta definojm\u00eb ndryshe neutralitetin dhe t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Jo t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se t\u00eb gjith\u00eb rreth nesh jan\u00eb armiq. Fatkeq\u00ebsisht, kjo e \u00e7on Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme me vitin 1999, kur t\u00eb gjith\u00eb ishin kund\u00ebr saj\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAt\u00ebkoh\u00eb, NATO-ja e bombardoi Serbin\u00eb, dhe hap\u00ebsirat ajrore t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve p\u00ebrreth Serbis\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr veprimet e forcave t\u00eb NATO-s. Kjo duhej t\u00eb ishte nj\u00eb mesazh historik, se nj\u00eb vend nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00ebr\u00ebrsisht pa aleat\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, historia, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, po p\u00ebrs\u00ebritet\u201d, thot\u00eb Radiq.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia tashm\u00eb duket se ka pak kontroll mbi dinamikat q\u00eb po form\u00ebsohen n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Ogorecit, Kroacia dhe Shqip\u00ebria si an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, dhe Kosova si vend q\u00eb synon an\u00ebtar\u00ebsimin, po i p\u00ebrshtatin kapacitetet e tyre ushtarake me standardet e Aleanc\u00ebs \u2013 nj\u00eb proces q\u00eb ai e p\u00ebrshkruan si t\u00eb kushtuesh\u00ebm, por krejt\u00ebsisht t\u00eb natyrsh\u00ebm p\u00ebr shtetet an\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse kjo n\u00eb Serbi lexohet si gar\u00eb armatimi apo k\u00ebrc\u00ebnim, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e perceptimit t\u00eb realitetit dhe jo p\u00ebr vet\u00eb realitetin, p\u00ebrfundon Ogorec. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/vuciq-nen-hijen-e-fantazmes-se-rrethimit\/33741637.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/26\/analiza-vucic-nen-hijen-e-fantazmes-se-rrethimit\/\">Analiza\/ Vu\u00e7i\u00e7 n\u00ebn hijen e fantazm\u00ebs s\u00eb rrethimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebpunimi ushtarak mes shteteve \u00ebsht\u00eb norm\u00eb n\u00eb arkitektur\u00ebn moderne t\u00eb siguris\u00eb, por n\u00eb Ballkan, ai vazhdon t\u00eb shihet si problem \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn nga Serbia kur p\u00ebrfshin Kosov\u00ebn dhe dy aleatet e NATO-s, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kroacin\u00eb. Narrativi shkon deri n\u00eb perceptim t\u00eb rrezikut, q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht reflekton gjendjen reale t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb terren. Pik\u00ebnisje e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84221","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84221"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84221\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}