{"id":84124,"date":"2026-04-26T11:48:18","date_gmt":"2026-04-26T11:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/26\/kopsht-edeni-edhe-ne-himare-dy-tendera-te-dyshimte-7-6-miliarde-leke-per-xhetan-ndegjonin-nga-dritan-agolli\/"},"modified":"2026-04-26T11:48:18","modified_gmt":"2026-04-26T11:48:18","slug":"kopsht-edeni-edhe-ne-himare-dy-tendera-te-dyshimte-7-6-miliarde-leke-per-xhetan-ndegjonin-nga-dritan-agolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/26\/kopsht-edeni-edhe-ne-himare-dy-tendera-te-dyshimte-7-6-miliarde-leke-per-xhetan-ndegjonin-nga-dritan-agolli\/","title":{"rendered":"\u201cKopsht Edeni\u201d, edhe n\u00eb Himar\u00eb\/ Dy tendera t\u00eb dyshimt\u00eb 7.6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Himara po u kushton kaq shum\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb, a thua sikur aty po rind\u00ebrtohen \u201cKopshtet e varura t\u00eb Babilonis\u00eb\u201d. Radh\u00ebn e ka nd\u00ebrtesa e bashkis\u00eb. Pa fillur akoma pun\u00eb me 6 miliard\u00eb lek\u00eb, q\u00eb i mori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb 11 n\u00ebntor 2025, biznesmeni Xhetan Ndregjoni \u00ebsht\u00eb thirrur s\u00ebrish nga Dritan Agolli. Tani p\u00ebr \u201cpunime plot\u00ebsuese\u201d.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb parat\u00eb e bashkis\u00eb, por t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, q\u00eb i ndan kryeministri Rama gjoja p\u00ebr projekte turistike. Ku q\u00ebndron vlera turistike e bashkis\u00eb Himar\u00eb? Nj\u00eb godin\u00eb trekat\u00ebshe si konvikt i ndonj\u00eb shkolle t\u00eb mesme.<\/p>\n\n<p>Projektuesi, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur shijet e Edi ram\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kopsht t\u00eb varur vertikal, jasht\u00eb godin\u00ebs, sic e b\u00ebri kryeministri \u201cKopshtin Eden\u201d n\u00eb selin\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n\n<p>Projekti ka marr\u00eb edhe anekset sportive t\u00eb stadiumit t\u00eb Himar\u00ebs dhe i ka b\u00ebr\u00eb oborr p\u00ebr bashkin\u00eb. P\u00ebrjashtuar, momentin kur Edi Rama do vij\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cPhoto of the day\u201d, minifusha nuk ka p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb pun\u00eb. I vetmi ambient q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb kafeneja mbi hap\u00ebsir\u00ebn jeshile. Mungojn\u00eb baret dhe restorant\u00ebt n\u00eb Himar\u00eb, duhet nj\u00eb tek oborri i bashkis\u00eb!<\/p>\n<p>Ndoshta do t\u00eb quhet \u201cBabilonia\u201d ose \u201cKopshti Eden\u201d. I nj\u00ebjti model vjedhjeje, po ai drejtor, po ky kryeminist\u00ebr, po k\u00ebta biznesmen\u00eb, shfaqen gjithandej!<\/p>\n<p>Nj\u00eb grusht firmash po pastrojn\u00eb parat\u00eb e korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve p\u00ebrmes tenderave q\u00eb zhvillon Dritan Agolli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seri prokurimesh t\u00eb kushtueshme hyn projekti m\u00eb i fundit i Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb transaksionit, drejtor Agolli ka zgjedhur t\u2019i fshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania k\u00ebt\u00eb tender. P\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb hapura, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjali i riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Parkimit Faza II: Nd\u00ebrtim i godin\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve administrative, Himar\u00eb\u201d (Punime plot\u00ebsuese).<\/p>\n<p>Fondi limit i caktuar enkas p\u00ebr Xhetan Ndregjonin \u00ebsht\u00eb 156,6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Formalisht tenderi \u00ebsht\u00eb hapur m\u00eb 6 mars 2026 nd\u00ebrsa procedura \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb 24 mars, ku kan\u00eb aplikuar 20 pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb, pasi fituesi ka qen\u00eb i paracaktuar. K\u00ebshtu, oferta e kompanis\u00eb \u00a0\u201cNDREGJONI\u201d shpk prej 1.174 miliard\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH nuk ishte m\u00eb e ul\u00ebta, por u shpall fituese.<\/p>\n\n<p>Sic v\u00ebrehet nga formulari i njoftimit t\u00eb fituesit, kompania \u201cNika\u201d ka propozuar t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto pun\u00eb me 989 milion\u00eb lek\u00eb, por \u00ebsht\u00eb skualifikuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ka edhe firmat \u201cMF INVEST GROUP\u201d shpk (1 miliard lek\u00eb) e skualifikuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Bashkimi i Operator\u00ebve \u201cRSM COMPANY\u201d &amp; \u201cAURORA KONSTRUKSION\u201d sh.p.k ka ofruar ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn me 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe oferta e \u201c2 N\u201d shpk me vler\u00eb 1.173 miliard\u00eb lek\u00eb, gjithashtu e skualifikuar.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb preventivin e punimeve, t\u00eb lind dyshimi se shpenzimi po p\u00ebrs\u00ebritet brenda disa muajve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt.<\/p>\n\n<p>Jan\u00eb 1.6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punime tavani dhe suvatimi, bojatisje, dyer dhe dritare, hidroizolimi, elektrike dhe hidraulike.\u00a0 Po me lek\u00ebt q\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb n\u00ebntor, cfar\u00eb po b\u00ebhet?<\/p>\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb thela mbi bisht, pasi n\u00eb n\u00ebntor 2025, kompania ka marr\u00eb kontrat\u00ebn me vler\u00eb afro 6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin e zyrave t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e parkimit n\u00ebntok\u00ebsor.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Parkimit Faza II: Nd\u00ebrtim i godin\u00ebs s\u00eb parkimit n\u00ebntok\u00ebsor dhe godin\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve administrative, Himar\u00eb\u201d (Godina e Re)\u201d.<\/p>\n<p>Projekti ka fond limit 5.749\u00a0 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH dhe financohet nga buxhetit i shtetit p\u00ebr vitet 2025-2027.<\/p>\n<p>Oferta fituse, 450 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa t\u00eb tjerat!<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 6 tetor 2025 kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 20 operator\u00eb konkurues, por nuk ka pasur gar\u00eb reale. 13 kompani dhe bashkime firmash u skualifikuan menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 11 n\u00ebntor 2025\u00a0\u00ebsht\u00eb shpallur fituese oferta e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve: \u201cNDREGJONI\u201d sh.p.k me pronar Xhetan Ndregjonin &amp; \u201cRAFIN COMPANY\u201d sh.p.k me pronar Renido Petritaj.<\/p>\n\n<p>Pronari i \u201cNdregjoni\u201d shpk, Xhetan Ndregjoni, njihet p\u00ebr tender\u00ebt e shumt\u00eb pa gar\u00eb q\u00eb fiton nga bashkit\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje rind\u00ebrtimesh apo rehabilitimesh. Ndregjoni u fut n\u00eb list\u00ebn e oligark\u00ebve, kur mori statusin \u201cInvestitor strategjik\u201d dhe \u201ckontrat\u00eb 1 euro\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn e luanit nga koncesioni i Portit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13 tetor 2021, me an\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, me tarif\u00ebn 1 euro\/kontrata, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe Bashkimit t\u00eb Shoq\u00ebrive \u201cMarina di Valona\u201d sh.p.k., \u201cBrunes\u201d sh.p.k., \u201cNdregjoni\u201d sh.p.k. dhe \u201cMarina Projects\u201d LTD.<\/p>\n\n<p>Kontrata 1 euro sh\u00ebrben p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hoteleve me vler\u00eb 105 milion\u00eb Euro (pa TVSH). Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are. Nuk dihet se \u00e7far\u00eb roli ka pasur Ndregjoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, por aktualisht koncesionin e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Geront \u00c7ela me dy kompani t\u00eb vetat.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb \u201cinvestitor strategjik\u201d i Belinda Ballukut dhe i kryeministrit Rama, Ndregjonit do t\u2019i b\u00ebheshin n\u00eb vazhdim favorizime n\u00ebp\u00ebr tendera. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt \u201cRivitalizimi i parqeve natyrore n\u00ebp\u00ebrmjet sigurimit t\u00eb elementeve t\u00eb mobilimit urban dhe shtimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb rekreacionit rajoni 2\u201d, \u201cNd\u00ebrtimi i amfiteatrit, fushave sportive, k\u00ebndit t\u00eb loj\u00ebrave dhe shkallareve panoramike n\u00eb liqenin e Paskuqanit\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht do t\u00eb nd\u00ebrtohen nj\u00eb k\u00ebnd loj\u00ebrash, dy fusha p\u00ebr aktivitetet sportive dhe disa shkall\u00eb n\u00eb form\u00eb amfiteatri q\u00eb do ta p\u00ebrdor\u00eb PS p\u00ebr fushat\u00eb. Kamza gjith\u00eb vitin nuk b\u00ebn as dy tri shfaqje n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs, tani i duhet edhe nj\u00eb amfiteat\u00ebr n\u00eb natyr\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebto shpenzohen 2.3 milion\u00eb euro. Me sa duket qenka \u201charruar\u201d fakti se kryebashkiaku Rakip Suli i hodhi aty me pare 2.1 milion\u00eb euro p\u00ebr rehabilitimin e zon\u00ebs rreth liqenit.<\/p>\n<p>Ndregjoni ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt me drejtor\u00ebt e Erion Veliajt q\u00eb u arrestuan p\u00ebr korrupsionin me kompanin\u00eb 5D.<\/p>\n<p>Tenderat e m\u00ebdhenj, 5D, edhe p\u00ebr shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me mbi 15 kompani t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cNdregjoni\u201d shpk.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebpunim tjet\u00ebr mes Renidos dhe Xhetanit \u00ebsht\u00eb n\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me objekt: \u201cNd\u00ebrhyrje rehabilituese n\u00eb bllokun q\u00eb kufizohet nga rrug\u00ebt \u201cIbrahim Rrugova\u201d \u2013 \u201cNikolla Tupe\u201d \u2013 \u201cSami Frash\u00ebri\u201d -\u201cBrigada VIII\u201d (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb WALK 21). Fondi limit q\u00eb i shkon n\u00eb llogari kompanis\u00eb \u201cRafin Company\u201d t\u00eb Renido Petritajt dhe partnerit t\u00eb tij \u201cNdergjoni\u201d i Xhetan Ndregjonit \u00ebsht\u00eb 2.5 miliarde lek\u00eb, pa llogaritur TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u njoftua nga Anuela Ristani n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik dhe u mbajt m\u00eb 17 qershor 2025. Edhe ky tender u p\u00ebrfitua me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d nga favorizimi q\u00eb u b\u00ebri kryetarja.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, brenda disa muajve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kompani i jepen me miliarda lek\u00eb tendera. Kjo mund t\u00eb ndodhte vet\u00ebm me nj\u00eb koordinim nga telefoni i Ballukut ose i Ram\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Himara po u kushton kaq shum\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb, a thua sikur aty po rind\u00ebrtohen \u201cKopshtet e varura t\u00eb Babilonis\u00eb\u201d. Radh\u00ebn e ka nd\u00ebrtesa e bashkis\u00eb. Pa fillur akoma pun\u00eb me 6 miliard\u00eb lek\u00eb, q\u00eb i mori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb 11 n\u00ebntor 2025, biznesmeni Xhetan Ndregjoni \u00ebsht\u00eb thirrur s\u00ebrish nga Dritan Agolli. Tani p\u00ebr \u201cpunime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84124","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84124\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}