{"id":83893,"date":"2026-04-24T14:50:57","date_gmt":"2026-04-24T14:50:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/24\/sulmi-ne-banjske-dy-te-akuzuar-denohen-me-burgim-te-perjetshem-njeri-me-30-vjet\/"},"modified":"2026-04-24T14:50:57","modified_gmt":"2026-04-24T14:50:57","slug":"sulmi-ne-banjske-dy-te-akuzuar-denohen-me-burgim-te-perjetshem-njeri-me-30-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/24\/sulmi-ne-banjske-dy-te-akuzuar-denohen-me-burgim-te-perjetshem-njeri-me-30-vjet\/","title":{"rendered":"Sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb\/ Dy t\u00eb akuzuar d\u00ebnohen me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nj\u00ebri me 30 vjet"},"content":{"rendered":"<p>Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, nd\u00ebrkaq Dushan Makismoviq u d\u00ebnua me 30 vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb shpalljen e aktgjykimit p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit m\u00eb 24 shtator 2023, kur u vra rreshteri i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Afrim Bunjaku, i pranish\u00ebm ishte vet\u00ebm Dushan Maksimoviq.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Ngadhnjim Arrni tha se t\u00eb tre jan\u00eb fajtor\u00eb dhe duke lexuar vendimin e gjykat\u00ebs, ai tha se q\u00ebllimi i grupit t\u00eb armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, ishte destabilizimi i strukturave themelore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes planit t\u00eb mir\u00eborganizuar, kan\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpusin pjes\u00ebn veriore t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u2019ia bashkoj\u00eb Serbis\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, tha se vendimi i gjykat\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb ishte \u201cd\u00ebnim maksimal p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai tha se vendimi i Gjykat\u00ebs Themelore \u00ebsht\u00eb mesazh i qart\u00eb se \u201ckushdo q\u00eb cenon Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe Policin\u00eb e saj, do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsia p\u00ebr Banjsk\u00ebn nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Ajo p\u00ebrmbyllet vet\u00ebm kur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb dalin para drejt\u00ebsis\u00eb, me n\u00eb krye Milan Radoi\u00e7iqin\u201d, shkroi Sve\u00e7la n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje \u2013 por Beogradi i ka hedhur posht\u00eb pretendimet e autoriteteve n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Tre t\u00eb d\u00ebnuarit jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi prej 45 individ\u00ebve, ndaj t\u00eb cil\u00ebve\u00a0<strong>u ngrit aktakuz\u00eb<\/strong>\u00a0rreth nj\u00eb vit pas sulmit n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu Millan Radoi\u00e7iqin, ish-n\u00ebnkryetar i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, List\u00ebs Serbe, i cili n\u00eb aktakuz\u00eb cil\u00ebsohet si \u201ckreu i grupit terrorist\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata vendosi ta ve\u00e7onte procedur\u00ebn penale ndaj Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen n\u00eb paraburgim nga shtatori i 2023-t\u00ebs, kurse p\u00ebr 42 t\u00eb tjer\u00eb refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0<strong>p\u00ebr gjykim n\u00eb munges\u00eb<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7ka akuzohen t\u00eb dyshuarit?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, t\u00eb akuzuarit dyshohet se, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs dhe armatimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, kishin tentuar ta shk\u00ebpusnin pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019ia bashkuar Serbis\u00eb, me \u00e7\u2019rast ishte vrar\u00eb polici Bunjaku, ishte plagosur nga arm\u00eb zjarri polici tjet\u00ebr Alban Rashiti, nd\u00ebrsa ishin l\u00ebnduar polic\u00ebt \u00c7lirim Sahiti, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi, por ishte rrezikuar edhe jeta e polic\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe e popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, t\u00eb nj\u00ebjtit akuzohen p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVeprat e r\u00ebnda kund\u00ebr rendit kushtetues dhe siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>I akuzuari si udh\u00ebheq\u00ebs i t\u00eb dyshuarve p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, Radoi\u00e7iq, dyshohet se nga viti 2017 deri m\u00eb 24 shtator 2023 ka siguruar t\u00eb ardhura p\u00ebrmes nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr armatim, logjistik\u00eb dhe financim t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve, me q\u00ebllim kryerjen e veprave terroriste. P\u00ebr k\u00ebto veprime t\u00eb dyshuara, ai akuzohet p\u00ebr leht\u00ebsim dhe financim t\u00eb terrorizmit.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas Prokuroris\u00eb, dyshohet se, me ndihm\u00ebn e nj\u00ebrit nga t\u00eb akuzuarit, Radulle Steviq, si dhe bizneseve t\u00eb tij, Radoi\u00e7iq ka konvertuar t\u00eb ardhura nga aktiviteti kriminal n\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, duke i transferuar edhe te persona t\u00eb tret\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, ai akuzohet p\u00ebr shp\u00eblarje parash.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka deklaruan n\u00eb gjyq Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor ndaj tyre, q\u00eb nisi m\u00eb 17 prill t\u00eb vitit 2025, tre t\u00eb pandehurit, Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq mohuan akuzat t\u00eb cilat iu ngarkuan.<\/p>\n<p>Spasojeviq, gjat\u00eb gjykimit, deklaroi se nuk kishte sulmuar ask\u00ebnd me eksploziv\u00eb apo me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dhe se nuk kishte vrar\u00eb apo l\u00ebnduar njeri. Po ashtu, mohoi se kishte pasur q\u00ebllim shk\u00ebputjen e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs dhe bashkimin e tij me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Tolliq pranoi se kishte qen\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb 24 shtator, por tha se motivi i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij nuk ishte ai q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se nuk kishte q\u00eblluar ask\u00ebnd, dhe se nuk kishte pasur qasje n\u00eb mjete eksplozive, duke shtuar se nuk mund t\u2019i parashikonte zhvillimet dhe pasojat e ngjarjes, dhe se kishte qen\u00eb i plagosur r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka kishte marr\u00eb trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Maksimoviq, i cili ishte pun\u00ebtor i\u00a0<strong>hotelit Rajska Banja<\/strong>, deklaroi se dit\u00ebn e 24 shtatorit ishin mbledhur me shok\u00eb n\u00eb nj\u00eb vikend-sht\u00ebpiz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pjekur mish n\u00eb skar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb telefonin e tij ishin gjetur video-incizime t\u00eb sulmit ndaj Policis\u00eb dhe t\u00eb monitorimit t\u00eb saj, ai kishte th\u00ebn\u00eb se ato nuk i kujtoheshin.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebrmbyll\u00ebse n\u00eb gjyqin ndaj tyre, Prokuroria k\u00ebrkoi\u00a0<strong>d\u00ebnim me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka ndodhi n\u00eb Banjsk\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs dhe d\u00ebshmive t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb zyrtarit t\u00eb vrar\u00eb policor, Bunjaku:<\/p>\n<p>\u2013 Rreth or\u00ebs 2 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 24 shtatorit 2023, disa polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, teksa po ktheheshin nga Izvori, vendbanim n\u00eb Zve\u00e7an, p\u00ebr n\u00eb baz\u00ebn e tyre policore n\u00eb Kushtov\u00eb, n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut, kishin v\u00ebrejtur se dy kamion\u00eb me ngarkesa kishin bllokuar ur\u00ebn q\u00eb t\u00eb shpie p\u00ebr n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Dhoma komanduese nga baza i kishte udh\u00ebzuar ata, p\u00ebrmes radiolidhjes, q\u00eb ta shikonin terrenin dhe t\u00eb d\u00ebrgonin fotografi t\u00eb vendngjarjes, teksa dy nj\u00ebsite me polic\u00eb ishin nisur p\u00ebr ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Nj\u00ebzet minuta m\u00eb von\u00eb, aty kishin mb\u00ebrritur nj\u00ebsit\u00eb policore prej 6 polic\u00ebve, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Bunjaku. Pas nj\u00eb konsulte t\u00eb shkurt\u00ebr, polic\u00ebt ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn pran\u00eb kamion\u00ebve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar. Teksa Bunjaku kishte nisur t\u00eb ecte n\u00eb drejtim t\u00eb kamion\u00ebve, kishte ndodhur nj\u00eb shp\u00ebrthim i madh, q\u00eb polic\u00ebt nuk e kishin kuptuar nga iu erdhi. N\u00eb at\u00eb moment, polici i Kosov\u00ebs, Alban Rashiti, kishte kuptuar q\u00eb ishte plagosur n\u00eb kraharor.<\/p>\n<p>\u2013 Tutje, kishin vazhduar gjuajtje me arm\u00eb zjarri n\u00eb drejtim t\u00eb tyre nga disa pozicione, dhe n\u00eb an\u00ebn e tij t\u00eb majt\u00eb, Rashiti kishte v\u00ebrejtur se rreshteri Bunjaku kishte mbetur i shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, i gjakosur n\u00eb qaf\u00eb dhe fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Polici tjet\u00ebr, \u00c7lirim Shaqiri, ishte munduar q\u00eb ta t\u00ebrhiqte nga vendi i ngjarjes Bunjakun pas plagosjes. Pasi nuk kishte mundur ta t\u00ebrhiqte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb sht\u00ebnat nuk ndaleshin, kishin afruar nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb Policis\u00eb deri te trupi i Bunjakut, p\u00ebr ta futur brenda, dhe p\u00ebr ta d\u00ebrguar p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>\u2013 Polic\u00ebve, n\u00eb at\u00eb rast, u ishin d\u00ebrguar p\u00ebrforcime shtes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb automjete t\u00eb blinduara, dhe konfrontimet me grupin q\u00eb po sulmonte kishin zgjatur disa or\u00eb. Gjat\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb armatosur kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb edhe tre sulmues, kurse t\u00eb tjer\u00ebt ishin larguar, pasi ishin strehuar p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb Manastirin e Banjsk\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019u b\u00eb me Radoi\u00e7iqin?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr organizimin e sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb e mori vet\u00eb Radoi\u00e7iq, duke mohuar p\u00ebrfshirjen e autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Kosova insiston q\u00eb Serbia ta dor\u00ebzoj\u00eb Radoi\u00e7iqin dhe t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb p\u00ebr Banjsk\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb. K\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Kosova e sheh si ky\u00e7 p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve me Serbin\u00eb \u2013 proces i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq u mor n\u00eb pyetje nga Prokuroria e Serbis\u00eb n\u00eb tetorin e 2023-t\u00ebs, dhe u ngarkua me disa vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb trafikim arm\u00ebsh dhe shkaktim t\u00eb rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Beograd e liroi at\u00eb nga paraburgimi, duke ia konfiskuar dokumentet e identifikimit.<\/p>\n<p>Ndaj tij, Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Policis\u00eb \u2013 INTERPOL l\u00ebshoi fletarrestim n\u00eb dhjetorin e atij viti.<\/p>\n<p>Serbia paralajm\u00ebroi ngritje aktakuze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, por deri m\u00eb tani nuk ka pasur l\u00ebvizje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit k\u00ebrkoi q\u00eb Radoi\u00e7iq, t\u00eb cilin e quajti kriminel, t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se dy vjet pas sulmit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ai mbetet ende i lir\u00eb, me adres\u00eb t\u00eb vendbanimit t\u00eb regjistruar n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb, Beograd.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Radoi\u00e7iq, i cili nuk u shfaq m\u00eb n\u00eb publik pasi pranoi organizimin e sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs u pan\u00eb ver\u00ebn e 2025-t\u00ebs n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Ata u shfaq\u00ebn duke \u201cruajtur\u201d vendin e pun\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, gjat\u00eb protestave masive antiqeveritare atje.<\/p>\n<p>Teksa t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb nga Kosova p\u00ebr rastin Banjska vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb arrati, m\u00eb 17 prill 2026 u njoftua se autoritetet kosovare\u00a0<strong>arrestuan nj\u00eb burr\u00eb<\/strong>, mbi dyshimet se ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sulmin vdekjeprur\u00ebs. REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/24\/sulmi-ne-banjske-dy-te-akuzuar-denohen-me-burgim-te-perjetshem-njeri-me-30-vjet\/\">Sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb\/ Dy t\u00eb akuzuar d\u00ebnohen me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nj\u00ebri me 30 vjet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, nd\u00ebrkaq Dushan Makismoviq u d\u00ebnua me 30 vjet burgim. N\u00eb shpalljen e aktgjykimit p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit m\u00eb 24 shtator 2023, kur u vra rreshteri i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Afrim Bunjaku, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83893"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83893\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}