{"id":83788,"date":"2026-04-24T06:02:58","date_gmt":"2026-04-24T06:02:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/24\/shqiperia-nder-vendet-me-akses-te-larte-ne-internet-te-fundit-per-aftesite-digjitale\/"},"modified":"2026-04-24T06:02:58","modified_gmt":"2026-04-24T06:02:58","slug":"shqiperia-nder-vendet-me-akses-te-larte-ne-internet-te-fundit-per-aftesite-digjitale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/24\/shqiperia-nder-vendet-me-akses-te-larte-ne-internet-te-fundit-per-aftesite-digjitale\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria nd\u00ebr vendet me akses t\u00eb lart\u00eb n\u00eb internet, t\u00eb fundit p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb digjitale"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb publikim i fundit i Eurostat, \u201cDigjitalizimi n\u00eb Europ\u00eb\u201d, q\u00eb jep t\u00eb dh\u00ebna mbi aft\u00ebsit\u00eb baz\u00eb digjitale t\u00eb shteteve t\u00eb Europ\u00ebs si dhe p\u00ebrdorimin e internetit, p\u00ebrfshin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e fundit p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb baz\u00eb digjitale jan\u00eb t\u00eb vitit 2023 nga Eurostat. Shqip\u00ebria renditet e fundit n\u00eb Europ\u00eb, si p\u00ebr meshkujt dhe p\u00ebr femrat, sa i p\u00ebrket individ\u00ebve m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb aft\u00ebsi baz\u00eb digjitale. Vet\u00ebm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave kishin nj\u00eb aft\u00ebsi baz\u00eb digjitale, p\u00ebrkundrejt 57% dhe 54%, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatarja e Europ\u00ebs. N\u00eb rajon kryeson Mali i Zi (53 dhe 50%), e ndjekur nga Serbia (36 dhe 32%). Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat, treguesi i aft\u00ebsive dixhitale (DSI) mbulon pes\u00eb fusha: aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb informacion dhe menaxhimin e t\u00eb dh\u00ebnave; aft\u00ebsit\u00eb e komunikimit dhe bashk\u00ebpunimit; aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr krijimin e p\u00ebrmbajtjes dixhitale; aft\u00ebsit\u00eb e siguris\u00eb; dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve. K\u00ebto pasqyrojn\u00eb pes\u00eb fushat e kompetenc\u00ebs t\u00eb Korniz\u00ebs s\u00eb rishikuar t\u00eb Kompetenc\u00ebs Dixhitale (DigComp 2.0). P\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb pakt\u00ebn aft\u00ebsi baz\u00eb dixhitale (t\u00eb p\u00ebrftuara si kombinim i niveleve baz\u00eb dhe mbi baz\u00eb), individ\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb aktivitet q\u00eb lidhet me secil\u00ebn nga k\u00ebto fusha.<\/p>\n<h4>N\u00eb vitin 2023, 56% e personave t\u00eb mosh\u00ebs 16\u201374 vje\u00e7 n\u00eb BE kishin t\u00eb pakt\u00ebn aft\u00ebsi baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dixhitale, 24 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje m\u00eb pak se objektivi p\u00ebr vitin 2030 i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Dekad\u00ebn Dixhitale. P\u00ebrqindjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb personave 16-74 vje\u00e7 q\u00eb kishin t\u00eb pakt\u00ebn aft\u00ebsi baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dixhitale u regjistruan n\u00eb Holand\u00eb (83%) dhe Finland\u00eb (82%), t\u00eb ndjekura nga Irlanda (73%), Danimarka (70%) dhe \u00c7ekia (69%). Nga ana tjet\u00ebr, nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta u sh\u00ebnuan n\u00eb Rumani (28%) dhe Bullgari (36%). N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, pesha e personave me t\u00eb pakt\u00ebn aft\u00ebsi baz\u00eb dixhitale ishte m\u00eb e lart\u00eb te burrat sesa te grat\u00eb, me Austrin\u00eb, Franc\u00ebn dhe Greqin\u00eb q\u00eb regjistruan diferencat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrkat\u00ebsisht 8, 7 dhe 6 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje. N\u00eb 8 vende t\u00eb BE-s\u00eb, situata ishte e kund\u00ebrt, me nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb grave me t\u00eb pakt\u00ebn aft\u00ebsi baz\u00eb dixhitale, nd\u00ebrsa diferenca m\u00eb e madhe u regjistrua n\u00eb Lituani.<\/h4>\n<p>Sipas Eurostat, teknologjit\u00eb dixhitale jan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Ato transformojn\u00eb modelet e biznesit, vendet e pun\u00ebs dhe proceset e prodhimit, duke nxitur rritjen dhe inovacionin. Transformimi dixhital q\u00eb po p\u00ebrparon me shpejt\u00ebsi po nxjerr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pah potencialin e tij p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb: duke mb\u00ebshtetur pun\u00ebsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb ekonomike t\u00eb bizneseve dhe duke kontribuar n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<h4><strong>Aksesi n\u00eb internet i familjeve shqiptare nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Europ\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Ndon\u00ebse shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb aft\u00ebsi digjitale, familjet shqiptare renditen nd\u00ebr vendet me aksesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb internetit n\u00eb Europ\u00eb, me 99.27% t\u00eb familjeve q\u00eb kan\u00eb akses n\u00eb internet, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb i p\u00ebrkasin vitit 2025, p\u00ebrkundrejt 94.74% q\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatarja e bashkimit Europian. N\u00eb rajon, akses pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ka Kosova, me 99.35%.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat, ndon\u00ebse t\u00eb gjitha familjet n\u00eb BE mbuloheshin nga teknologjit\u00eb e broadband-it, p\u00ebrdorimi i internetit nga familjet n\u00eb BE mbeti n\u00ebn 100%. N\u00eb vitin 2024, 94% e familjeve n\u00eb BE kishin akses n\u00eb internet n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebrqindjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb familjeve me internet n\u00eb sht\u00ebpi u regjistruan n\u00eb Holand\u00eb dhe Luksemburg, t\u00eb dyja me 99%, t\u00eb ndjekura nga Finlanda, Danimarka dhe Spanja, t\u00eb gjitha me 97%. P\u00ebrqindjet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb familjeve me akses n\u00eb internet n\u00eb sht\u00ebpi u regjistruan n\u00eb Greqi me 87%, Kroaci me 88% dhe Lituani me 90%.<\/p>\n<h4>Shqip\u00ebria renditet lart dhe n\u00eb p\u00ebrqindjen e individ\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur internetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrvepruar me autoritetet publike n\u00eb 2024-n, me rreth 70%, p\u00ebrkundrejt 56% q\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatarja e Bashkimit Europian, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb merren online n\u00eb vend.<\/h4>\n<p>Sipas Eurostat, n\u00eb vitin 2024, 56% e personave t\u00eb mosh\u00ebs 16-74 vje\u00e7 n\u00eb BE, gjat\u00eb 12 muajve para anket\u00ebs mbi p\u00ebrdorimin e TIK-ut n\u00eb familje dhe nga individ\u00ebt, kan\u00eb kontaktuar ose nd\u00ebrvepruar n\u00ebp\u00ebrmjet internetit me autoritetet publike ose sh\u00ebrbimet publike p\u00ebr q\u00ebllime personale. Normat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb e-government, p\u00ebrfshir\u00eb faqet q\u00eb lidhen me detyrimet e qytetar\u00ebve, si deklarimi i taksave apo njoftimi i ndryshimit t\u00eb vendbanimit, t\u00eb drejtat, si p\u00ebrfitimet sociale, dokumentet zyrtare, si karta e identitetit apo certifikata e lindjes, sh\u00ebrbimet publike t\u00eb arsimit, si bibliotekat publike apo informacioni p\u00ebr regjistrimin n\u00eb shkolla ose universitete, si dhe sh\u00ebrbimet publike sh\u00ebndet\u00ebsore, si ato t\u00eb spitaleve publike, u regjistruan n\u00eb Danimark\u00eb (95%), Finland\u00eb (90%) dhe Holand\u00eb (86%). P\u00ebrdorimi m\u00eb i ul\u00ebt i e-government u regjistrua n\u00eb Rumani (18%) dhe Bullgari (25%).<\/p>\n<p>Edhe kur vjen puna tek sh\u00ebndetit, shqiptar\u00ebt nd\u00ebrveprojn\u00eb, sidomos p\u00ebr t\u00eb aksesuar t\u00eb dh\u00ebnat personale p\u00ebr sh\u00ebndetin online, me rreth 56% t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<h4>Sipas Eurostat, n\u00eb vitin 2024, 28% e qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 16-74 vje\u00e7 raportuan se kishin aksesuar online t\u00eb dh\u00ebnat e tyre personale sh\u00ebndet\u00ebsore, 40% kishin rezervuar nj\u00eb takim me nj\u00eb mjek p\u00ebrmes nj\u00eb faqeje interneti, nd\u00ebrsa 58% e qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb kishin k\u00ebrkuar online informacion q\u00eb lidhet me sh\u00ebndetin. Dy nga k\u00ebto p\u00ebrqindje ishin m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Finland\u00eb, ku 74% e qytetar\u00ebve kishin aksesuar online t\u00eb dh\u00ebnat e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore dhe 64% kishin rezervuar nj\u00eb takim me mjekun p\u00ebrmes internetit. Holanda kishte p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb personave q\u00eb p\u00ebrdornin internetin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi sh\u00ebndetin, me 82%.<\/h4>\n<p>Eurostat nuk ka informacion p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit nga sip\u00ebrmarrjet shqiptare. N\u00eb rajon, Mali i Zi ka p\u00ebrqindje t\u00eb ngjashme p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave analitike nga kontraktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm mbi mesataren e Bashkimit Europian (47% nga meshkujt, p\u00ebrkundrejt 33% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb) he 37% nga punonj\u00ebsit e vet (28% mesatarja e BE-s\u00eb).\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/24\/shqiperia-nder-vendet-me-akses-te-larte-ne-internet-te-fundit-per-aftesite-digjitale\/\">Shqip\u00ebria nd\u00ebr vendet me akses t\u00eb lart\u00eb n\u00eb internet, t\u00eb fundit p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb digjitale<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb publikim i fundit i Eurostat, \u201cDigjitalizimi n\u00eb Europ\u00eb\u201d, q\u00eb jep t\u00eb dh\u00ebna mbi aft\u00ebsit\u00eb baz\u00eb digjitale t\u00eb shteteve t\u00eb Europ\u00ebs si dhe p\u00ebrdorimin e internetit, p\u00ebrfshin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e fundit p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb baz\u00eb digjitale jan\u00eb t\u00eb vitit 2023 nga Eurostat. Shqip\u00ebria renditet e fundit n\u00eb Europ\u00eb, si p\u00ebr meshkujt dhe p\u00ebr femrat, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83788","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83788\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}