{"id":83746,"date":"2026-04-23T19:48:17","date_gmt":"2026-04-23T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/23\/cfare-zgjidh-numri-magjik-100-per-demokracine-shqiptare\/"},"modified":"2026-04-23T19:48:17","modified_gmt":"2026-04-23T19:48:17","slug":"cfare-zgjidh-numri-magjik-100-per-demokracine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/23\/cfare-zgjidh-numri-magjik-100-per-demokracine-shqiptare\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb zgjidh numri magjik 100 p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ervis Iljazaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pavar\u00ebsisht se n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur jan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie konfliktuale, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fryma e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb reale dhe tashm\u00eb me propozime konkrete. Aktualisht opozita po merr pjes\u00eb n\u00eb hartimin e reform\u00ebs territoriale dhe m\u00eb t\u00eb gjitha gjasa do t\u00eb marr\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb sistemit zgjedhor. Madje, nga deklarata publike duket sikur marr\u00ebveshja do t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb ndryshime kushtutese t\u00eb mundshme si\u00e7 jan\u00eb propozimet e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr numrin e deputet\u00ebve apo dhe ndryshimin i sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal n\u00eb at\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb q\u00eb dy partit\u00eb kryesore t\u00eb vendit ulen dhe bisedojn\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, qofshin ato edhe kushtetutese. Problemi q\u00ebndron te fakti se marr\u00ebveshje t\u00eb tilla shpesh her\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr interesa ngusht\u00ebsisht politike dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Q\u00eb nga marr\u00ebveshja e 2028-s e deri t\u00eb ndryshimi i fundit i sistemit zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet e klauara, sa her\u00eb q\u00eb PS dhe PD kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb tilla, ajo q\u00eb ka vuajtur \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe produkti q\u00eb ka dal\u00eb prejt tyre ka qen\u00eb shum\u00eb i keq, aq me t\u00ebp\u00ebr kur k\u00ebto marr\u00ebveshje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb terr t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj her\u00eb n\u00ebse ka ndryshime t\u00eb tilla qasja duhet t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Ndryshime t\u00eb tilla jan\u00eb afatgjata dhe me nj\u00eb impakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb funksionimin e instucioneve dhe demokracis\u00ebShqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot jan\u00eb d\u00ebgjuar deklara publike aty k\u00ebtu, pa ndonj\u00ebargumentim serioz apo studim se cfar\u00eb sjellin k\u00ebto ndryshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>P\u00ebrshembull, po theksohet fort q\u00eb numri i deputet\u00ebve t\u00eb reduktohet nga 140 n\u00eb 100, dhe me gjasa t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00ebdakort me k\u00ebt\u00eb. Mir\u00ebpo, deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar asnj\u00eb argument se cfar\u00eb problemi sjell\u00eb p\u00ebr funksionimin e parlamentit p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik dhe demokracis\u00eb numri 140 t\u00eb cilat i zgjidh numri 100. \u00cbsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb argument, q\u00eb numri i deputet\u00ebve q\u00eb Parlamenti shqiptar ka sot aktualisht \u00ebsht\u00eb i madh n\u00eb raport me numrin e popullsis\u00eb. Por edhe ky argument \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i n\u00ebnkuptuar dhe jo i theksuar fort nga Partia Socialiste, pasi duhet t\u00eb proanoj\u00eb emigrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Reduktimi i numrit t\u00eb deputet\u00ebv\u00eb n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb edhe mund t\u00eb jet\u00eb i domosdosh\u00ebm, por deri m\u00eb tani askush nuk thot\u00eb se \u00e7far\u00eb zgjidh p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e parlamentit dhe demokracis\u00eb. Sepse ka rrezik q\u00eb nga 140 parlamentar jo cil\u00ebsor n\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb 100. Pra, si t\u00eb thuash, t\u00eb reduktojm\u00eb t\u00eb keqen dhe jo t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Raporti i numrit t\u00eb deputet\u00ebve dhe numrit t\u00eb popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb indakator n\u00eb gjykimin e funksionimit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb parlamenti. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb gjykuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ka dhe shum\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt askush nuk flet.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb problemet q\u00eb ka parlamenti shqiptar sot jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga ai i numrit.<\/p>\n<p>Ka disa vende n\u00eb fakt q\u00eb e kan\u00eb reduktuar numrin e parlamentareve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Italia. Argumenti kyesor atje ishte p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb parlamentin m\u00eb efikas n\u00eb vendimmarrje. Kryesisht vendet q\u00eb kan\u00eb reduktuar numrin e parlamentar\u00ebve e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb thjesht\u00ebzuar procedur\u00ebn legjislative dhe p\u00ebr t\u00eb reduktuar koh\u00ebn e procesit legjislativ. Zakonisht k\u00ebto jan\u00eb vende me dy dhoma ku procedura legjislative \u00ebsht\u00eb goxha e ngarkuar dhe e gjat\u00eb. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb efikase vendimmarrjen dhe debatin parlamentar, k\u00ebto vende kan\u00eb vendosur reduktimin e numrit t\u00eb parlamentar\u00ebve. Shqip\u00ebria nuk e ka k\u00ebt\u00eb problem. P\u00ebrkundrazi, procedura legjislative n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebse efikase dhe koha e miratimit t\u00eb ligjeve \u00ebsht\u00eb goxha e shkurt\u00ebr. Madje, aq efikase sa q\u00eb seancat mbyllen n\u00eb koh\u00eb rekord. Shqip\u00ebria p\u00ebr sa i p\u00ebrket jet\u00ebs parlamentare ka nj\u00eb problem krejt t\u00eb kund\u00ebrt nga parlamentet europiane. Ka probleme zgjatjen e procedur\u00ebs l\u00ebgjislative n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb demokratike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe jo shkrurtimin e koh\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prandaj, reduktimi i numrit t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk zgjidh asnj\u00eb problem t\u00eb demokracis\u00eb son\u00eb. Problemet e parlamentarizmit shqiptar jan\u00eb krejt t\u00eb ndryshme. Problemet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rolin e parlamentit n\u00eb raport me qeverin\u00eb, me hap\u00ebsirat q\u00eb ka opozita dhe t\u00eb drejtat e saj, me p\u00ebrfshirjen n\u00eb procesin legjislativ t\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb grupeve t\u00eb interesit, t\u00eb debatit publik konstruktiv dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera si k\u00ebto. N\u00ebse v\u00ebrtet duan t\u00eb adresojn\u00eb problemet e parlamentarizmit n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u2019ja fillojn\u00eb nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Reduktimi i numrit t\u00eb deputet\u00ebv\u00eb as nuk zgjidh dhe as nuk shton ndonj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Thjesht ndihmon kryetar\u00ebt e partive t\u00eb kontrollojn\u00eb parlamentin m\u00eb shum\u00eb si\u00e7 edhe e kontrollojn\u00eb at\u00eb. Ata q\u00eb kujtojn\u00eb se reduktimi i numrit do t\u00eb rris\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputet\u00ebve jan\u00eb n\u00eb iluzion t\u00eb plot\u00eb sepse arsyet e katandisjes s\u00eb parlamenti ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb sot jan\u00eb totalisht t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>*Ky shkrim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit \u201cPRODEMOCRATIA\u201d, nj\u00eb partneritet mes INSTITUTIT PASHKO dhe Media MAPO, p\u00ebr t\u00eb analizuar zhvillimet e demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ervis Iljazaj Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pavar\u00ebsisht se n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur jan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie konfliktuale, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fryma e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb reale dhe tashm\u00eb me propozime konkrete. Aktualisht opozita po merr pjes\u00eb n\u00eb hartimin e reform\u00ebs territoriale dhe m\u00eb t\u00eb gjitha gjasa do t\u00eb marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83746","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}