{"id":83723,"date":"2026-04-23T17:48:17","date_gmt":"2026-04-23T17:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/23\/afera-1-mln-euro-ai-per-deputetet-si-ua-hodhi-bosi-i-pc-store-tre-kryetareve-te-kuvendit-u-shiti-si-maqedonas-djalin-nga-pogradeci\/"},"modified":"2026-04-23T17:48:17","modified_gmt":"2026-04-23T17:48:17","slug":"afera-1-mln-euro-ai-per-deputetet-si-ua-hodhi-bosi-i-pc-store-tre-kryetareve-te-kuvendit-u-shiti-si-maqedonas-djalin-nga-pogradeci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/23\/afera-1-mln-euro-ai-per-deputetet-si-ua-hodhi-bosi-i-pc-store-tre-kryetareve-te-kuvendit-u-shiti-si-maqedonas-djalin-nga-pogradeci\/","title":{"rendered":"Afera 1 MLN Euro: AI p\u00ebr deputet\u00ebt Si ua \u201chodhi\u201d bosi i PC STORE tre kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk do t\u00eb lodhet m\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb me stafin e tij sherret e deputet\u00ebve, sepse tani vendos sistem AI. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kujdeset bosi i PC STORE, Elton Mehmeti. Nd\u00ebrsa taksapaguesve, ky sh\u00ebrbim p\u00ebr zbardhjen e fjal\u00ebve me inteligjenc\u00eb artificiale n\u00eb parlament, u kushton afro 1 milion euro.<\/p>\n<p>Peleshi, i cili po vuan shum\u00eb me nd\u00ebshkimin e deputet\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin fjal\u00eb t\u00eb pista, donte ta b\u00ebnte sa m\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb projekt. Por tenderi, q\u00eb b\u00ebhej dit\u00ebn, shthurej nat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ja c\u2019ndodhi? U duk sikur bosi i PC STORE e vuri n\u00eb vij\u00eb pun\u00ebn e tenderit t\u00eb sistemit AI. N\u00eb qershor 2025, para largimit t\u00eb Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares s\u00eb Kuvendit, u shpall fituesi i tenderit.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, kontrata ka objekt: \u201cBlerje e sistemit t\u00eb\u00a0 transkriptimit t\u00eb dh\u00ebnave audio-video t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale dhe sh\u00ebrbim mir\u00ebmbajtje 48 muaj\u201d. Fondi limit tashm\u00eb nisi t\u00eb transferohej n\u00eb llogarit\u00eb e fituesit. Pra, kur mendonim se kjo pun\u00eb ishte mbyllur, m\u00ebsojm\u00eb se vazhdonte lufta n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i l\u00ebshuar m\u00eb 9 Prill 2026 nga KPP, ku rr\u00ebzohet k\u00ebrkesa e kompanis\u00eb MCN, e cila k\u00ebrkonte rishikimin e vendimit mbi k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>Nga ky akt i vonuar, marrim shkas t\u00eb rikujtojm\u00eb se si u zvarrit p\u00ebr 2 vjet, gjat\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb 3 kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, tenderi i sistemit AI, derisa p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e PC STORE.<\/p>\n<p>Idea ishte e ish-kryetares Lindita Nikolla. Por kur i b\u00ebri gj\u00ebrat gati, e detyruan t\u00eb largohej dhe ta dor\u00ebzonte tenderin bashk\u00eb me detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb e prokurimit p\u00ebrfundoi m\u00eb 22 korrik 2024, kat\u00ebr dit\u00eb para se kryetarja t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen p\u00ebr \u201carsye sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 merret vesh, skualifikimet e kompanive jan\u00eb pritur me ankesa t\u00eb forta. Shpallja e fituesit nga Kuvendi do t\u00eb mbetej pezull n\u00eb KPP, sipas pasoj\u00eb e disa denoncimeve p\u00ebr parregullsi. Po t\u00eb merret parasysh ndikimi politik n\u00eb KPP, kuptohet se Elisa Spiropalit po i b\u00ebhej nj\u00eb lloj \u201cmir\u00ebseardhjeje\u201d me k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>Tenderi lidhej me aplikimin e AI p\u00ebr zbardhjen e fjalimeve t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Teknologjia e luksit do t\u00eb shkonte fillimisht p\u00ebr ligjv\u00ebn\u00ebsit, nd\u00ebrsa p\u00ebr Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik ndoshta mandatin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Projekti parashikonte nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb re q\u00eb transkripton t\u00eb gjitha takimet q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e aktivitetit parlamentar si seanc\u00eb plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe \u00e7do mbledhje tjet\u00ebr t\u00eb forumeve t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Procesi kryhej manualisht nga ekipi i redaktor\u00ebve t\u00eb Kuvendit ku vler\u00ebsohet se prodhohet mbi 10 or\u00eb material audio n\u00eb dit\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk sakt\u00ebsohet n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb akoma nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e redaktor\u00ebve. Deri tani k\u00ebt\u00eb sistem e p\u00ebrdor Italia, Irlanda dhe Gjeorgjia.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrfshijm\u00eb edhe TVSH, kontrata parashikohej n\u00eb 895 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Denoncimi i par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb regjistruar nga KPP m\u00eb 12 gusht 2024.\u00a0 \u201cMC NET\u00cbORKING\u201d SHPK k\u00ebrkonte shfuqizimin e vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit p\u00ebr skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga ky operator.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Po ashtu, kompania k\u00ebrkonte \u201cMbetjen t\u00eb skualifikuar dhe shtimin e arsyeve t\u00eb skualifikimit t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur nga firma italiane \u201cCEDAT 85\u201d\u00a0 S.R.L.<\/p>\n<p>Stafi i Elisa Spiropalit mori n\u00eb dor\u00eb menj\u00ebher\u00eb 3 tendera me vler\u00eb afro 1.2 milion\u00eb euro t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale (AI) dhe infrastruktur\u00ebs virtuale, t\u00eb firmosura nga Lindita Nikolla, disa dit\u00eb para dh\u00ebnies s\u00eb dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Paralelisht me tenderin p\u00ebr AI, \u00ebsht\u00eb zhvilluar edhe nj\u00eb prokurim tjet\u00ebr i shtrenjt\u00eb dhe ndoshta aspak i domosdosh\u00ebm. Konkretisht, m\u00eb 25 qershor 2024 \u00ebsht\u00eb njoftuar procedura e prokurimit me objekt: \u201cBLERJE E SISTEMIT T\u00cb MENAXHIMIT T\u00cb KONSULTIMIT PUBLIK (OSHC, OJF, PAL\u00cb INTERESI\u00a0 DHE LOBIST\u00cb) DHE SH\u00cbRBIM MIR\u00cbMBAJTJE 48 MUAJ\u201d, me fond limit 100 milion\u00eb Lek\u00eb (pa TVSH).<\/p>\n\n<p>Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb ankimuar m\u00eb 24 korrik 2024 n\u00eb KPP, ku k\u00ebrkohet \u201cShfuqizim i Vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit p\u00ebr skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga \u201cINSTANT.AL\u201d SHPK\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, k\u00ebrkohet anulimi i \u201cvendimit mbi anulimin e tenderit\u201d t\u00eb njoftuar m\u00eb 22 qershor 2024 me objekt \u201cSh\u00ebrbim Mir\u00ebmbajtje, Upgrade i Infrastruktur\u00ebs Virtuale VDI p\u00ebr 24 Muaj\u201d, me fond limit 129 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Procedura p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ankohet \u201cAlbital Canon\u201d SHPK, \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 9 korrik 2024 nga Kuvendi.<\/p>\n<p>\u201cKritere diskriminuese dhe p\u00ebrjashtuese q\u00eb favorizojn\u00eb operator\u00eb t\u00eb caktuar\u201d, ky \u00ebsht\u00eb thelbi i denoncimeve t\u00eb kompanive.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb rresht, pezullohet tenderi p\u00ebr vendosjen e Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit.<\/p>\n<p>Tenderi i ri autorizuar nga stafi i Elisa Spiropalit \u00a0u shpall n\u00eb janar 2025 dhe \u00ebsht\u00eb ankimuar nga dy kompani konkurruese. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cDATA Log\u201d shpk, e cila k\u00ebrkon ndryshimin e kritereve dhe kushteve t\u00eb tenderit.<\/p>\n\n<p>Kuvendi k\u00ebrkonte t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb zhvillues t\u00eb certifikuar p\u00ebr standardin \u201cAkoma Ntoso\u201d. \u201cP\u00ebrcaktimi i nj\u00eb kriteri t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb jo proporcional me objektin e kontrat\u00ebs,- ankohet \u201cDATA Log. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kufizuese\u201d.<\/p>\n<p>Sipas kompanis\u00eb, nuk ekzistojn\u00eb certifikime t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr \u201cAkoma Ntoso\u201d. Standardi \u201cAkoma Ntoso\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar si nj\u00eb iniciativ\u00eb afrikane. Si\u00e7 mund t\u00eb konstatohet shum\u00eb thjesht\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb Google: Akoma Ntoso (\u201czemrat e lidhura\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn akane t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore) p\u00ebrcaktohet p\u00ebr dokumentet parlamentare dhe gjyq\u00ebsore. Por, nuk ekziston asnj\u00eb autoritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar i akredituar apo ndonj\u00eb kompani me reputacion q\u00eb ta afronte si certifikim zyrtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e k\u00ebtij kriteri p\u00ebrjashton padrejt\u00ebsisht operator\u00ebt ekonomik q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi reale teknike, thekson n\u00eb ankes\u00ebn e saj kompania.<\/p>\n<p>Por sic do ta shohim, ekzistonte nj\u00eb kompani n\u00eb Maqedoni, q\u00eb i kishte k\u00ebto cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sic ndodh r\u00ebndom\u00eb n\u00eb tenderat me vler\u00eb t\u00eb madhe, vendoset para nj\u00eb kompani e huaj dhe pas saj q\u00ebndrojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Tenderi do t\u00eb fitohej nga kompania e regjistruar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u201cDega Semos Al\u201d. Firma ka nj\u00eb kapital modest prej 365 mij\u00eb lek\u00ebsh. Mjafton vet\u00ebm ky fakt p\u00ebr ta skualifikuar nga gara. Por n\u00eb tender \u00ebsht\u00eb deklaruar se maqedonasit mb\u00ebshten nga dy kompani shqiptare.<\/p>\n\n<p>Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb kompania \u201cBitGenius\u201d me pronar dhe administrator Vangjush Tasellarin nga Pogradeci. Kjo firm\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar disa jav\u00eb para organizimit t\u00eb tenderit nga Kuvendi.<\/p>\n\n<p>Kapitali i saj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 100 mij\u00eb lek\u00eb. Paradoksalisht, ky person \u00ebsht\u00eb administrator edhe i firm\u00ebs maqedonase.<\/p>\n<p>Por pas k\u00ebsaj afere q\u00ebndron nj\u00eb ujk i tenderave, bosi i PS STORE, Elton Mehmeti, i cili shfaqet si \u201ckompani mb\u00ebshtet\u00ebse\u2019. N\u00eb fakt. Mehmeti ka ofruar garancit\u00eb financiare dhe lidhjet me zyrtar\u00ebt e Rilindjes.<\/p>\n\n<p>Pra, nga italian\u00ebt, tek afrikan\u00ebt dhe maqedonasit dhe p\u00ebrfundojm\u00eb tek Elton Mehmeti.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se \u201cPC Store\u201d ka qen\u00eb s\u00eb fundmi n\u00eb aksion p\u00ebr tendera t\u00eb m\u00ebdhenj. K\u00ebshtu m\u00eb 17 mars 2026, u publikua kontrata p\u00ebr kompiutera dhe pajisje elektronike p\u00ebr \u201cInkubatorin e Arkitektures\u201d. Dritan Agolli i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr ku e njofton kompanin\u00eb \u201cPC STORE\u201d t\u00eb paraqitet p\u00ebr n\u00ebnshkrimin.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht objekti i kontrat\u00ebs s\u00eb FSHZH \u00ebsht\u00eb \u201cInkubatori i biznesit n\u00eb arkitektur\u00eb dhe nd\u00ebrtim n\u00eb Tiran\u00eb- Pajisje elektronike\u201d.<\/p>\n\n<p>Fondi limit i caktuar p\u00ebr furnizimin me k\u00ebto pajisje \u00ebsht\u00eb 255 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Sipas kursit zyrtar t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebrise kjo vler\u00eb konvertohet n\u00eb 264,2 mij\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Kompania PC STORE \u00ebsht\u00eb e \u201ccertifikuar\u201d nga raporte zyrtare p\u00ebr mashtrime me cil\u00ebsin\u00eb. Megjithat\u00eb, pronari i saj Elton Mehmeti arriti t\u2019i eliminoj\u00eb konkurrent\u00ebt fal\u00eb vendimeve korruptive t\u00eb Agollit dhe t\u00eb KPP.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u201cFlamur i kuq\u201d i Open Data valvitet mbi procedur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar riskun e korrupsionit. Ndoshat i trembur nga hetimet e SPAK, Agolli ka preferuar q\u00eb vendimmarrjen e tenderit ta ndaj\u00eb me KPP, duke i detyruar pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb ankohen.<\/p>\n<p>Fillimisht duhet t\u00eb themi se oferta e PC STORE \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjta. Si\u00e7 duket n\u00eb dokumentin e ofertave, ka pasur kompani q\u00eb mund ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb furnizim me afro 90 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Po ashtu, vihet re se nj\u00eb nga aplikuesit ka marr\u00eb pjes\u00eb fiktivisht, duke paraqitur ofert\u00eb me vler\u00eb \u201czero\u201d lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 dhjetor 2025 do t\u00eb ankohej \u201cPC Store\u201d SHPK. Firma k\u00ebrkonte skualifikimin e ofert\u00ebs fituese.<\/p>\n<p>KPP, m\u00eb 2 shkurt 2026, vendosi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ankes\u00ebn e \u201cPC Store\u201d SHPK. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u \u201curdh\u00ebrua\u201d FSHZH t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb ofertat.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb Dritan Agolli ka b\u00ebr\u00eb rokad\u00ebn duke shpallur fitues kompanin\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>PC STORE n\u00eb vitet e fundit ka fituar rreth 160 tendera me vlera q\u00eb kapin miliona euro. Shumica e tyre jan\u00eb pa gar\u00eb apo shum\u00eb pran\u00eb me fondin limit.<\/p>\n<p>Kjo kompani ka metod\u00eb pune t\u00eb mashtroj\u00eb autoritetet publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb vitin 2024, Agjencia e Prokurimit Publik e ka p\u00ebrjashtuar me 7 muaj nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb tenderat publik\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb vitit 2022. Mehmeti ka mashtruar n\u00eb lidhje me disa skanera me t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb furnizonte AKSHI-n.<\/p>\n<p>Mashtrimi ka dal\u00eb n\u00eb pah n\u00eb disa raporte t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit. Rezulton se kompania PC STORE ka fituar tenderin p\u00ebr pajisje t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb caktuar, por realisht i ka sjell\u00eb me parametra m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe rrjedhimisht m\u00eb t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Mashtrimi vazhdon. Edhe pse i p\u00ebrjashtuar zyrtarisht nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb tendera publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb falsifikimeve, Mehmeti ka krijuar nj\u00eb kompani t\u00eb re n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Dorjana Mehmeti e \u201cQuantX IT Solutions\u201d SH.P.K. ka arritur t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me vler\u00eb 270 milion\u00eb lek\u00eb nga komisioneri Besnik Dervishi.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 dhjetor 2025, Elton Mehmeti godet s\u00ebrish. Tashm\u00eb me nj\u00eb sup\u00ebr tender. K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, me urdh\u00ebr t\u00eb Ilir Rusit ka zhvilluar nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr \u201cBlerje pajisje elektronike F-V\u201d, me nj\u00eb fond limit prej m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Fitues \u00ebsht\u00eb shpallur kompania PC STORE me nj\u00eb procedur\u00eb plot\u00ebsisht fiktive. Nga 6 pjes\u00ebmarr\u00ebs, tre prej tyre kan\u00eb paraqitur ofert\u00eb zero lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ndodh\u00ebn teksa vazhdonte \u201coperacioni\u201d shqiptaro-maqedonas p\u00ebr tenderin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale p\u00ebr fjalimet e ligjv\u00ebn\u00ebsve tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tenderi-9\/\">Afera 1 MLN Euro: AI p\u00ebr deputet\u00ebt Si ua \u201chodhi\u201d bosi i PC STORE tre kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk do t\u00eb lodhet m\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb me stafin e tij sherret e deputet\u00ebve, sepse tani vendos sistem AI. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kujdeset bosi i PC STORE, Elton Mehmeti. Nd\u00ebrsa taksapaguesve, ky sh\u00ebrbim p\u00ebr zbardhjen e fjal\u00ebve me inteligjenc\u00eb artificiale n\u00eb parlament, u kushton afro 1 milion euro. Peleshi, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}