{"id":83711,"date":"2026-04-23T16:48:25","date_gmt":"2026-04-23T16:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/23\/leter-amaneti-i-fundit-i-rexhep-qoses\/"},"modified":"2026-04-23T16:48:25","modified_gmt":"2026-04-23T16:48:25","slug":"leter-amaneti-i-fundit-i-rexhep-qoses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/23\/leter-amaneti-i-fundit-i-rexhep-qoses\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr-amaneti i fundit i Rexhep Qoses"},"content":{"rendered":"<p>Ademiku Rexhep Qosja para se t\u00eb ndahej nga jeta ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb let\u00ebr ku ka shprehur amanetin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr nipin e tij Valjetin. Qosja shkruan se nipi u kujdes p\u00ebr t\u00eb dhe se k\u00ebrkon q\u00eb ai t\u00eb merret edhe me varrosjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr ai thekson se ceremonin\u00eb mortore e do pa ritual fetar dhe t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm familjar\u00ebt e tij. Tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb e tij n\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb se ai e do ceremonin\u00eb mortore pa fjalime, pa media, pa lule dhe af\u00ebr varrit t\u00eb gruas s\u00eb tij, Shpres\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se ky amanet i fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, pasi Qosja sot u p\u00ebrcjell n\u00eb banes\u00ebn e fundit pa pranin\u00eb e mediave dhe me nj\u00eb ceremoni private.<\/p>\n<p>Qosja u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 89-vje\u00e7are. Qosja ishte nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mendimit dhe let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb akademike, letrare dhe publike n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb e Qosjas:<\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr fundin. Po e ndaj me ju si d\u00ebshmi e fjal\u00ebs s\u00eb tij, duke respektuar amanetin q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Valjeti, NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES P\u00cbR JET\u00cbN TIME DHE PREJ T\u00cb CILIT K\u00cbRKOJ T\u00cb KUJDESET EDHE P\u00cbR VARROSJEN TIME<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse kam jetuar duke besuar n\u00eb mendimin shkencor, n\u00eb ngritjen shpirt\u00ebrore e n\u00eb p\u00ebrparimin shoq\u00ebror, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mundsh\u00ebm ai, dua t\u00eb jem i varrosur pa ritual fetar.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse kam jetuar dhe kam menduar, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, duke shprehur pik\u00ebpamje kritike ndaj sundimtar\u00ebve e pushteteve t\u00eb tyre, dua t\u00eb jem i varrosur pa kurrfar\u00eb pranie zyrtare.<\/p>\n<p>Varrimin tim dua ta b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm familjar\u00ebt e mi. Meqen\u00ebse jam kujdesur t\u00eb jetoj thjesht, ashtu thjesht dua t\u00eb jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, af\u00ebr varrit t\u00eb gruas sime Shpres\u00ebs.<\/p>\n<p>Vdes i qet\u00eb. Meqen\u00ebse jet\u00ebn, krijimtarin\u00eb mendore dhe veprimtarin\u00eb politike ia kam kushtuar liris\u00eb, bashkimit dhe mir\u00ebqenies demokratike t\u00eb popullit shqiptar mund t\u00eb them se as Shqip\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore e as Kosov\u00ebs, t\u00eb sotmes e ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre, nuk u kam mbetur borxh. N\u00eb qoft\u00eb se Kosova m\u00eb ka mbetur borxh mua \u2013 k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mund ta thon\u00eb historian\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb mendimit politik shqiptar.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se vdes pa asnj\u00eb m\u00ebkat. Meqen\u00ebse jam rritur, kam jetuar e kam punuar n\u00eb kushte politike e shoq\u00ebrore, q\u00eb edhe pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb saj, ishin shum\u00eb t\u00eb vrazhda, nuk mund t\u00eb them se mospajtimet e mia t\u00eb shprehura ishin gjithnj\u00eb t\u00eb liruara prej disa gjykimeve e vler\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb ashpra se \u00e7\u2019do t\u00eb duhej. Megjithat\u00eb, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, duke predikuar t\u00eb mir\u00ebn e duke p\u00ebrhapur njer\u00ebzill\u00ebkun.<\/p>\n<p>K\u00ebto mendime i shkrova duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe mendjeqart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyshi yt, Valjet<\/p>\n<p>Rexhep Qosja<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ademiku Rexhep Qosja para se t\u00eb ndahej nga jeta ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb let\u00ebr ku ka shprehur amanetin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr nipin e tij Valjetin. Qosja shkruan se nipi u kujdes p\u00ebr t\u00eb dhe se k\u00ebrkon q\u00eb ai t\u00eb merret edhe me varrosjen e tij. N\u00eb let\u00ebr ai thekson se ceremonin\u00eb mortore e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83711","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83711\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}