{"id":83557,"date":"2026-04-22T19:07:12","date_gmt":"2026-04-22T19:07:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/22\/pishina-e-peshkaqeneve-kthimi-ne-prona-luksoze-i-parave-te-korrupsionit-te-akshi\/"},"modified":"2026-04-22T19:07:12","modified_gmt":"2026-04-22T19:07:12","slug":"pishina-e-peshkaqeneve-kthimi-ne-prona-luksoze-i-parave-te-korrupsionit-te-akshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/22\/pishina-e-peshkaqeneve-kthimi-ne-prona-luksoze-i-parave-te-korrupsionit-te-akshi\/","title":{"rendered":"\u201cPishina e peshkaqen\u00ebve\u201d\/ Kthimi n\u00eb prona luksoze i parave t\u00eb korrupsionit t\u00eb AKSHI"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb mars 2017, nj\u00eb punonj\u00ebs i nj\u00eb kompanie IT firmosi kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti prej 70 metrash katror\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs dhe e financoi at\u00eb p\u00ebrmes dy huave me vler\u00eb 80 mij\u00eb euro. Por nd\u00ebrsa \u00e7mimet e pronave ishin n\u00eb rritje, ai e shiti apartamentin nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 48 mij\u00eb euro \u2013 me nj\u00eb humbje drastike prej 30 mij\u00eb eurosh.<\/span><\/p>\n<p><span>Apartamenti nd\u00ebrroi s\u00ebrish duar, p\u00ebrpara se t\u00eb kalonte n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs pensioniste t\u00eb <strong>Mirlinda Kar\u00e7anajt<\/strong> p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb reduktuar prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas nj\u00eb hetimi t\u00eb kryer nga Prokuroria e Posa\u00e7me, vlera reale e apartamentit ishte rreth 160 mij\u00eb euro \u2013 ose tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa transaksioni fillestar dhe dyshohet se \u00ebsht\u00eb paguar me para korrupsioni nga Kar\u00e7anaj \u2013 ish-drejtoresha jet\u00ebgjat\u00eb e AKSHI.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr Prokurorin\u00eb, bler\u00ebsi i par\u00eb deklaroi se nuk mbante mend \u2018absolutisht asgj\u00eb\u2019 p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe marrjen e huave.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky nuk ishte rasti i vet\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Thellimi i hetimeve t\u00eb SPAK mbi abuzimet dhe manipulimet me tenderat publik\u00eb nga AKSHI ngre dyshime se Kar\u00e7anaj ka p\u00ebrfituar qindra mij\u00ebra euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, p\u00ebrmes <em>\u2018nj\u00eb lavatri\u00e7eje\u2019<\/em> t\u00eb orkestruar nga biznesmen\u00ebt <strong>Ergys Agasi<\/strong> dhe<strong> Ermal Beqiri<\/strong>, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet mbi transaksionet financiare dhe pasurit\u00eb e shtyu SPAK-un q\u00eb t\u00eb ngrinte akuz\u00ebn shtes\u00eb t\u00eb korrupsionit ndaj Kar\u00e7anajt, Agasit dhe Beqirit si dhe t\u00eb sekuestronte pasuri me vler\u00eb rreth 30 milion\u00eb euro si pjes\u00eb e nj\u00eb portofoli t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga pasurit\u00eb t\u00eb patundshme, vila, jahte dhe llogari bankare.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u regjistruan si t\u00eb akuzuar edhe 5 persona t\u00eb tjer\u00eb; mes t\u00eb cil\u00ebve ish-n\u00ebndrejtori i AKSHI, <strong>Daniel Shima<\/strong> si dhe<strong> Emirton Suli, Gentian Likaj, Arjola Koromani<\/strong> dhe <strong>Elision Jorgji.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb drejtohet nga shtetasi Ergys Agasi, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar me q\u00ebllim kontrollimin e procedurave t\u00eb prokurimit t\u00eb cilat tenderohen nga Autoriteti Komb\u00ebtar i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, me q\u00ebllim krijimin e p\u00ebrfitimeve t\u00eb padrejta materiale\u201d,<\/em> pretendon SPAK sipas nj\u00eb vendimi p\u00ebr masat e sekuestros q\u00eb BIRN e disponon.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Skema e korrupsionit t\u00eb Kar\u00e7anajt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb AKSHI-t dhe rrjetit t\u00eb biznesmen\u00ebve filluan pas rr\u00ebmbimit mafioz m\u00eb 12 gusht 2025 t\u00eb biznesmenit <strong>Gerond Me\u00e7e<\/strong>, t\u00eb cilit iu k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej nga nj\u00eb seri ankimesh ndaj tenderave t\u00eb AKSHI.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet mbi pengmarrjen zbuluan nj\u00eb simbioz\u00eb t\u00eb frikshme mes krimit t\u00eb organizuar dhe institucionit q\u00eb menaxhon sh\u00ebrbimet digjitale t\u00eb shtetit shqiptar. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, AKSHI menaxhoi nj\u00eb buxhet t\u00eb st\u00ebrmadh, ku vet\u00ebm n\u00eb 19 procedura t\u00eb hetuara nga SPAK u llogarit nj\u00eb fond limit prej 5.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh (rreth 59 milion\u00eb euro).<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi zbuloi se drejtoresha Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe z\u00ebvend\u00ebsja e saj, <strong>Hava Delibashi<\/strong> i kishin l\u00ebn\u00eb k\u00ebto fonde n\u00eb duart e grupit t\u00eb lidhur me krimin e organizuar, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjet\u00ebra milion\u00eb eurove drejt llogarive t\u00eb biznesmenit t\u00eb IT-s\u00eb dhe ish-funksionarit Ergys Agasi.<\/span><\/p>\n<p><span>E p\u00ebrshkruar nga kryeministri <strong>Edi Rama<\/strong> si nj\u00eb zyrtare model me<em> \u201cnj\u00eb karrier\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyerat n\u00eb sh\u00ebrbimin publik\u201d<\/em>, Kar\u00e7anaj akuzohet nga SPAK se p\u00ebrfitoi p\u00ebrmes kontratave fiktive t\u00eb rregulluara prej kompanish q\u00eb merrnin tenderat n\u00eb AKSHI, 4 pasuri t\u00eb patundshme dhe me gjas\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 200 mij\u00eb eurosh cash t\u00eb transferuar p\u00ebrmes arkave bosh t\u00eb ver\u00ebs nga ish-z\u00ebvend\u00ebsi i saj, Daniel Shima.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas prokuroris\u00eb, Kar\u00e7anaj ka marr\u00eb \u201ckuti vere\u201d t\u00eb mbushura me kart\u00ebmonedha euro t\u00eb prerjeve 100, 200 dhe 500 si dhe ka p\u00ebrfituar nga persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.<\/span><\/p>\n<p><span>SPAK ka zbuluar nj\u00eb rrjet pasurish t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me Mirlinda Kar\u00e7anajn, t\u00eb fshehura pas kontratave fiktive dhe emrave t\u00eb huazuar. Hetuesit v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjurm\u00ebt, u ngrit nj\u00eb skem\u00eb me emra fiktiv\u00eb bler\u00ebsish e shit\u00ebsish, kryesisht punonj\u00ebs t\u00eb kompanive t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb skem\u00eb e ngjashme me apartamentin n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri, nj\u00eb apartament dupleks n\u00eb kompleksin \u201cLaguna Blu\u201d n\u00eb Qerret. Prona kaloi p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb kompanin\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d t\u00eb Beqirit, e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tenderat e AKSHI-t. Punonj\u00ebsja e p\u00ebrfshir\u00eb, <strong>Enxhiana Alimeta<\/strong> i tha SPAK se firmosi dokumente n\u00eb mir\u00ebbesim, por se kurr\u00eb nuk kishte marr\u00eb hua nga kompania dhe as nuk e dinte p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebrfituesin fundor.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb transaksion t\u00eb dyt\u00eb, vila p\u00ebrfundoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr, por p\u00ebrball\u00eb hetuesve, i ashtuquajtur bler\u00ebs tha se nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb asnj\u00eb veprim. <em>\u201cAs n\u00eb Durr\u00ebs nuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time e jo m\u00eb n\u00eb Qerret,\u201d<\/em> u tha ai prokuror\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEZO EDHE: <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/22\/andi-bushati-cmesuam-te-re-per-folene-e-peshkaqeneve-ne-aksh\/\">Andi Bushati:\u00a0\u00c7\u2019m\u00ebsuam t\u00eb re p\u00ebr \u2018folen\u00eb e peshkaqen\u00ebve\u201d n\u00eb AKSHI<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat konfirmuan se vil\u00ebn e p\u00ebrdorte Kar\u00e7anaj dhe se tarifat e administrimit ishin paguar nga shoferi i saj personal, <strong>Florian Bylyku<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga asetet e tjera kryesore q\u00eb u sekuestrua si pasuri e Kar\u00e7anajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apartament luksoz me sip\u00ebrfaqe 203.3 metra katror\u00eb, bashk\u00eb me garazh n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDervish Hima\u201d pran\u00eb stadiumit Air Albania.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo pron\u00eb u ble p\u00ebr 370 mij\u00eb euro nga shoq\u00ebria \u201cFortis Beton CO\u201d, e lidhur me biznesmenin Orest Sota, q\u00eb n\u00eb d\u00ebshmi thot\u00eb se ishte mik i t\u00eb hetuarit Ergys Agasi, nj\u00eb \u00e7mim duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se rivler\u00ebsimi zyrtar prej 48.5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2021.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb pas, ky apartament iu dha me qira Kar\u00e7anajt p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb anomalisht t\u00eb ul\u00ebt, vet\u00ebm 600 euro n\u00eb muaj. Fiktiviteti i k\u00ebtij transaksioni del zbuluar sipas SPAK nga tabulatet telefonike, t\u00eb cilat provuan se Kar\u00e7anaj banonte aty p\u00ebrpara se t\u00eb firmosej kontrata e qiras\u00eb si dhe nga d\u00ebshmia e pronarit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cFortis Beton CO\u201d, <strong>Orest Sota<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>Sota deklaroi n\u00eb Prokurori se apartamentin ia kishte dh\u00ebn\u00eb Agasit me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Lista e aseteve q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga parat\u00eb e korrupsionit shtohet me nj\u00eb ullishte prej 1,500 metrash katror\u00eb n\u00eb Sauk, e bler\u00eb nga n\u00ebna e Kar\u00e7anajt dhe m\u00eb pas e trash\u00ebguar, si dhe nj\u00eb automjet luksoz \u201cVolkswagen Tiguan\u201d q\u00eb p\u00ebrdorej nga Kar\u00e7anaj dhe q\u00eb qarkulloi mes kompanive partnere t\u00eb IT-s\u00eb \u201cForensic Lab\u201d dhe t\u00eb pun\u00ebsuarve t\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00ebsoj si n\u00eb pronat e paluajtshme, edhe \u00e7mimi i makin\u00ebs ra brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb transaksione fiktive nga rreth 39 mij\u00eb eruro n\u00eb blerjen fillestare n\u00eb vet\u00ebm 9 mij\u00eb euro kur iu shit bashk\u00ebshortit t\u00eb Kar\u00e7anajt.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Zhvatje dhe pastrim parash<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Krahas fshehjes s\u00eb pasurive t\u00eb Kar\u00e7anajt, hetimi i SPAK zbulon nj\u00eb mekaniz\u00ebm akoma m\u00eb agresiv zhvatjeje, t\u00eb drejtuar nga i hetuari Ergys Agasi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas prokuroris\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar lidhjen e tij t\u00eb ngusht\u00eb me ish-drejtoresh\u00ebn e AKSHI, Agasi krijoi kompanin\u00eb \u201cEA Solution\u201d sh.p.k., e cila sh\u00ebrbeu si nj\u00eb instrument gjigant fiktiv p\u00ebr mbledhjen e ryshfeteve nga kompanit\u00eb fituese t\u00eb tenderave.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb llogarit\u00eb e k\u00ebsaj kompanie u derdh\u00ebn n\u00eb total mbi 1 miliard lek\u00eb t\u00eb reja dhe 470,441 Euro p\u00ebrmes faturave fiktive nga \u201cSoft &amp; Solution\u201d, \u201cFastech\u201d dhe \u201cFirst\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cVeprimet e shoq\u00ebris\u00eb \u2018EA Solution\u2019 sh.p.k p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb skem\u00eb tipike t\u00eb korrupsionit pasiv dhe pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, ku subjekti juridik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb mjet p\u00ebr transferimin e ryshfetit n\u00eb form\u00eb t\u00eb kamufluar tregtare,\u201d<\/em> thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria thot\u00eb se prova m\u00eb e fort\u00eb e k\u00ebtij kualifikimi q\u00ebndron n\u00eb <em>\u201cfiktivitetin absolut t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb faturuar\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria thot\u00eb se \u2018EA Solution\u2019 ka prer\u00eb fatura n\u00eb vlera jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta drejt operator\u00ebve ekonomik\u00eb, por nuk zot\u00ebron asnj\u00eb kapacitet teknologjik apo burim njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objekte t\u00eb tilla kontrate.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas SPAK, ky \u201cmodus operandi\u201d ishte thjesht ekuivalenti i nj\u00eb zarfi me para.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cK\u00ebto pagesa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kosto p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb kryer, por p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb \u00e7mimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb parregullt korruptiv q\u00eb i hetuari Ergys Agasi dyshohet se ka p\u00ebrfituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me titullaren e \u2018AKSHI\u2019-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dosje.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria thot\u00eb se fatura tatimore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si instrument p\u00ebr t\u00eb \u2018legalizuar\u2019 vlerat korruptive t\u00eb paguara. Sipas d\u00ebshmive t\u00eb mbledhura nga SPAK, Agasi, Kar\u00e7anaj dhe Beqiri u angazhuan p\u00ebrmes k\u00ebsaj skeme edhe n\u00eb zhvatje.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, <strong>Migena Schroeder<\/strong>, administratore e kompanis\u00eb \u201cAESS\u201d thot\u00eb se pasi u p\u00ebrfshi n\u00eb pun\u00eb publike p\u00ebr AKSHI-n u gjet e detyruar t\u00eb ndante fitimin. Pasi u p\u00ebrball me k\u00ebrkesat p\u00ebr rryshfet t\u00eb rrjetit, ajo thot\u00eb se u ankua drejtp\u00ebrdrejt te Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo e fundit nuk i dha zgjidhje, por e orientoi t\u00eb takonte Ermal Beqirin dhe ky i fundit e k\u00ebrc\u00ebnoi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cM\u00eb tha q\u00eb un\u00eb kisha hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u2018pishin\u00eb peshkaqen\u00ebsh\u2019 dhe se ai ishte aty \u2018p\u00ebr t\u00eb zgjidhur historin\u00eb\u2019\u2026 M\u00eb tha se k\u00ebto lek\u00eb nuk ishin t\u00eb miat\u201d, d\u00ebshmoi Schroeder. E ndjer\u00eb e rrezikuar dhe e \u201cpresionuar\u201d, ajo pranoi t\u00eb n\u00ebnshkruante kontrat\u00ebn fiktive, duke i faturuar \u201cEA Solution\u201d<\/em> mbi 100 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera.<\/span><\/p>\n<p><span>Ryshfeti nuk paguhej vet\u00ebm p\u00ebrmes transaksioneve bankare fiktive. Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb vil\u00ebn e Ergys Agasit n\u00eb zon\u00ebn e vilave qeveritare n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit, hetuesit gjet\u00ebn arka druri me ver\u00ebra dhe shampanj\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb shtrenjta. Faturat e transportit t\u00eb DHL-s\u00eb zbuluan se ato porositeshin nga kompania \u201cFast &amp; Fresh\u201d e <strong>Andis Pap\u00ebs<\/strong>. Vet\u00eb Papa pranoi skem\u00ebn p\u00ebrball\u00eb prokuror\u00ebve, duke d\u00ebshmuar se porosit\u00eb i b\u00ebnte p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e \u201cSoft &amp; Solution\u201d, Arjola Koromani.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPagesat i b\u00ebnte Arjola, kur nuk kishte mund\u00ebsi, ajo sillte dhe lek\u00ebt kesh, n\u00eb form\u00ebn e paradh\u00ebnies\u201d.<\/em> P\u00ebrmes k\u00ebsaj skeme, plot 94 milion\u00eb lek\u00eb (gati 1 milion euro) u faturuan vet\u00ebm p\u00ebr blerje pijesh alkoolike t\u00eb shtrenjta si form\u00eb ryshfeti e t\u00ebrthort\u00eb p\u00ebr rrjetin.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky fluks masiv i parave t\u00eb korrupsionit i mund\u00ebsoi Ergys Agasit t\u00eb ngrinte nj\u00eb perandori t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pronash. Dosja e SPAK liston plot 30 asete t\u00eb luajtshme, t\u00eb paluajtshme dhe llogari bankare, t\u00eb dyshuara si produkte t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Mes tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vil\u00eb prej 500 mij\u00eb eurosh n\u00eb kompleksin rezidencial \u201cWhite Houses\u201d n\u00eb Lund\u00ebr; nj\u00eb vil\u00eb 250 mij\u00eb euro n\u00eb \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb Palas\u00eb; dhjet\u00ebra hektar\u00eb pyje dhe nd\u00ebrtime t\u00eb legalizuara n\u00eb zon\u00ebn e Petrel\u00ebs; apartamente n\u00eb zona t\u00eb shtrenjta t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Durr\u00ebsit; nj\u00eb mjet luksoz \u201cLand Rover Defender\u201d, si dhe llogari bankare t\u00eb fryra ku vet\u00ebm \u201cEA Solution\u201d raporton nj\u00eb fitim neto t\u00eb pashp\u00ebrndar\u00eb e t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm prej mbi 400 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Jahti \u201cSkyfall\u201d me pasaport\u00eb bullgare<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00ebse Ergys Agasi ishte grumbulluesi i parave dhe Kar\u00e7anaj ishte mburoja institucionale, shtetasi Ermal Beqiri shfaqet n\u00eb fashikujt e SPAK si \u201carkitekti\u201d operativ dhe zbatuesi n\u00eb terren i kartelit.<\/span><\/p>\n<p><span>Si pronar i \u201cSoft &amp; Solution\u201d, ai jo vet\u00ebm g\u00eblltiti pjes\u00ebn e luanit t\u00eb tenderave publik\u00eb, por dyshohet se orkestroi rrjetin e kompanive fiktive dhe presionet ndaj n\u00ebnkontraktor\u00ebve. Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2024, kompania e tij kryesore, \u201cSoft &amp; Solution\u201d, raportoi nj\u00eb fitim t\u00eb pashp\u00ebrndar\u00eb prej mbi 1 miliard lek\u00ebsh, rreth 10 milion\u00eb euro, dhe asete totale q\u00eb kapin vler\u00ebn e rreth 2 miliard\u00eb lek\u00ebve. Kjo fuqi financiare e lejoi Beqirin t\u00eb blinte, p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb tij, nj\u00eb nj\u00ebsi biznesi prej 930 metrash katror\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201c\u00c7er\u00e7iz Topulli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb stratosferike prej 2.5 milion\u00eb eurosh.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, edhe Beqiri u kujdes ta fshihte jet\u00ebn e luksit ekstrem pas emrave t\u00eb vart\u00ebsve t\u00eb tij. Rasti m\u00eb flagrant i zbuluar nga hetuesit \u00ebsht\u00eb blerja e nj\u00eb jahti luksoz, \u201cSkyfall\u201d. Ky mjet lundrues u importua n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2025 p\u00ebr vler\u00ebn e 930 mij\u00eb eurove para taksave. \u00c7udit\u00ebrisht, po at\u00eb dit\u00eb q\u00eb u zhdoganua, Beqiri ia kaloi me kontrat\u00eb \u201cdhurimi\u201d punonj\u00ebses s\u00eb tij, <strong>Xhenila Tamizi<\/strong>, administratore e kompanis\u00eb \u201cHorizon\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrball\u00eb prokuror\u00ebve, Xhenila Tamizi zbuloi arsyen banale dhe absurde t\u00eb k\u00ebtij dhurimi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMesa kuptova, Ermalin e kishin k\u00ebshilluar q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e kollajshme p\u00ebr l\u00ebvizjen e mjetit lundrues, n\u00ebse do t\u00eb kishte pronar nj\u00eb shtetas t\u00eb Bashkimit Europian. Duke qen\u00eb q\u00eb un\u00eb jam me pasaport\u00eb bullgare, ai vendosi t\u00eb ma dhuroj\u00eb mua jahtin,\u201d<\/em> tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrtej detit, perandoria e Beqirit shtrihet edhe n\u00eb asete t\u00eb paluajtshme t\u00eb panum\u00ebrta, ku p\u00ebrs\u00ebri v\u00ebrehen transaksione t\u00eb dyshimta. Dosja thekson pron\u00ebsin\u00eb e Vil\u00ebs nr. 33 n\u00eb \u201cGreen Coast\u201d, bler\u00eb fillimisht p\u00ebrmes kalimit t\u00eb t\u00eb drejtave p\u00ebr 460 mij\u00eb euro; nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr luksoze n\u00eb rrug\u00ebn \u201cHoxha Tasim\u201d p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash \u201cdhurimi\u201d nga bashk\u00ebpronar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm; si dhe blerje apartamentesh n\u00eb Golem dhe troje qindra metra katror\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb bashku me \u201cFirst\u201d sh.p.k, q\u00eb raporton asete mbi 400 milion\u00eb lek\u00eb, \u201cFastech\u201d, me asete mbi 800 milion\u00eb lek\u00eb dhe \u201cAlbascan\u201d, kompanit\u00eb e orkestruara nga Beqiri dhe rrethi i tij formuan nj\u00eb ark\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhjet\u00ebra miliona euroshe, t\u00eb ushqyer ekskluzivisht nga fondet e taksapaguesve shqiptar\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb shkonin p\u00ebr dixhitalizimin e sh\u00ebrbimeve shtet\u00ebrore. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/04\/22\/pishina-e-peshkaqeneve-si-u-transformuan-ne-prona-luksoze-parate-e-korrupsionit-te-akshi\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/22\/pishina-e-peshkaqeneve-kthimi-ne-prona-luksoze-i-parave-te-korrupsionit-te-akshi\/\">\u201cPishina e peshkaqen\u00ebve\u201d\/ Kthimi n\u00eb prona luksoze i parave t\u00eb korrupsionit t\u00eb AKSHI<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mars 2017, nj\u00eb punonj\u00ebs i nj\u00eb kompanie IT firmosi kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti prej 70 metrash katror\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs dhe e financoi at\u00eb p\u00ebrmes dy huave me vler\u00eb 80 mij\u00eb euro. Por nd\u00ebrsa \u00e7mimet e pronave ishin n\u00eb rritje, ai e shiti apartamentin nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 48 mij\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83557","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}