{"id":83321,"date":"2026-04-21T17:48:38","date_gmt":"2026-04-21T17:48:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/berisha-kryengritja-e-kthyer-ne-meme-nga-lotet-e-rrenimi-i-pd\/"},"modified":"2026-04-21T17:48:38","modified_gmt":"2026-04-21T17:48:38","slug":"berisha-kryengritja-e-kthyer-ne-meme-nga-lotet-e-rrenimi-i-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/berisha-kryengritja-e-kthyer-ne-meme-nga-lotet-e-rrenimi-i-pd\/","title":{"rendered":"Berisha, kryengritja e kthyer n\u00eb \u2018meme\u2019 nga lot\u00ebt e rr\u00ebnimi i PD"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe opozita n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi po rr\u00ebshqet nga dita n\u00eb dit\u00eb drejt humner\u00ebs, pa mundur p\u00ebr asnj\u00eb moment q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb pakice serioze, si n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs!<\/p>\n<p>N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Sali Berish\u00ebs, 82 vje\u00e7arit t\u00eb rikthyer nga pensionimi politik n\u00eb krye t\u00eb PD p\u00ebr hallet e tij personale, opozita shqiptare po tenton q\u00eb p\u00ebrmes aplikimit t\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb njejt\u00eb, t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb ndrysh\u00ebm nga rezultatet q\u00eb i kan\u00eb garantuar humbjen e 4 pal\u00eb zgjedhjeve parlamentare rresht p\u00ebrball\u00eb socialist\u00ebve, shtuar n\u00eb llogari k\u00ebtu dhe zgjedhjet vendore! Pra, PD dhe opozita kan\u00eb \u2018rrafshuar\u2019 n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebrqind t\u00eb humbjeve n\u00eb p\u00ebrballjet elektorale t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve me kund\u00ebrshtarin politik PS dhe Edi Ram\u00ebn, q\u00eb nga viti 2013! Nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb  paprecedenta n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste, \u00e7ka tregon se PD dhe opozita kan\u00eb humbur t\u00eb gjitha shanset reale p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb faktor alternativ, p\u00ebrball\u00eb mazhoranc\u00ebs aktuale!<\/p>\n<p>Nuk po p\u00ebrmendim \u2018revolucionet\u2019 e paralajm\u00ebruara n\u00eb k\u00ebto 13 vite n\u00eb \u00e7do vjesht\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs! As premtimet e Berish\u00ebs para ithtar\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb \u2018shporrur qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe narkoshtetin e Edi Ram\u00ebs\u2019! Tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb barcalet\u00eb k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime, saq\u00eb, jo vet\u00ebm Berisha nuk i ka besuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs kur i ka artikuluar, por edhe demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u2018mbingopur\u2019 me k\u00ebto premtime, teksa e kan\u00eb ndar\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar larg thirrjeve t\u00eb liderit demokrat e t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb protestat komb\u00ebtare!<br \/>\nNuk po sjellim n\u00eb kujtes\u00eb as k\u00ebto foltoret e famshme \u00e7do t\u00eb h\u00ebn\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs dhe PD, t\u00eb cilat jan\u00eb katandisur n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje, sa m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr jan\u00eb ato \u2018bustet\u2019 e Ram\u00ebs e qeveritar\u00ebve q\u00eb vendosen nga kupola e PD n\u00eb podium p\u00ebr t\u00eb sulmuar qeverin\u00eb e socialist\u00ebve, se sa mb\u00ebshtet\u00ebs opozitar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt as q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb se \u00e7far\u00eb thot\u00eb! Dhe ata ndjehen n\u00eb turp p\u00ebr k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb pakt\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsish n\u00ebp\u00ebr foltore, t\u00eb cil\u00ebt mezi arrijn\u00eb tek 20 vet\u00ebt! \u00c7ka tregon se Tirana nuk ofron fare pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebto protestat komb\u00ebtare q\u00eb th\u00ebrret Berisha. Me nj\u00eb fjal\u00eb, zero mb\u00ebshtetje!<br \/>\nDhe meq\u00eb jemi tek protesta komb\u00ebtare e Berish\u00ebs dhe PD, nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, t\u00eb dat\u00ebs 17 prill, n\u00eb bulevardin q\u00ebndror p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb! Pjes\u00ebmarrja dihet, ishte n\u00eb limitet e vobekt\u00ebsis\u00eb, m\u00eb e vogla e t\u00ebr\u00eb historis\u00eb politike t\u00eb PD, parti e cila ka mbajtur gjithnj\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr protesta dhe nxjerrjen e njer\u00ebzve n\u00eb shesh! K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb Tirana e bojkotoi t\u00ebr\u00ebsisht, por dhe rrethet kan\u00eb nisur t\u00eb merren me pun\u00ebt e veta, sidomos me bujq\u00ebsin\u00eb, pasi jan\u00eb t\u00eb bindur se sa t\u00eb jet\u00eb Sali Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk rikthehet opozita n\u00eb pushtet, por partia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb kontribuuar dhe dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebto vite, mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb limitet e ekzistenc\u00ebs si subjekt politik! <\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb, sepse nj\u00eb parti politike themelohet dhe vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb sken\u00ebn  politike p\u00ebr t\u00eb pretenduar ardhjen n\u00eb pushtet, implementimin e alternativ\u00ebs s\u00eb saj qeveris\u00ebse n\u00eb pushtet! N\u00ebse i mush mendjen njer\u00ebzve kuptohet! Aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb till\u00eb ka partia m\u00eb e madhe opozitare, e cila e drejtuar nga Berisha, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs po punon me t\u00eb gjitha forcat vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u2018pastruar zon\u00ebn\u2019 nga partit\u00eb e reja e p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb ajo e vetmja forc\u00eb opozitare, q\u00eb bashk\u00eb me rr\u00ebnimin e partive t\u00eb tjera opozitare, po rr\u00ebnon dita dit\u00ebs, veten! Pasi nuk po lufton aspak p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet! Esht\u00eb \u2018shkrehur\u2019 fare, me nj\u00eb fjal\u00eb! Punon vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb dyshi n\u00eb renditje, n\u00eb sken\u00ebn politike, anipse distanca me vendin e par\u00eb, PS, \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e thell\u00eb!<br \/>\nProtesta e fundit e PD ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb spektakolare, p\u00ebr nga niveli i lart\u00eb i d\u00ebshtimit por dhe m\u00ebnyra e prezantimit. Ishte fund e krye nj\u00eb \u2018film\u2019 i par\u00eb dhe her\u00ebt e tjera, por dhe me \u2018risi\u2019 p\u00ebr nga m\u00ebnyra e intepretimit dhe e stimulimit nga ana e deputet\u00ebve t\u00eb PD!<br \/>\nK\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte policia e shtetit, e cila n\u00ebn drejtimin e kryepolicit t\u00eb ri u paraqit me \u2018skenar\u2019 t\u00eb ri, \u2018devijoi\u2019 nga rutina e p\u00ebrhershme, kur pas mbarimit t\u00eb fjalimit t\u00eb Berish\u00ebs, tundjes s\u00eb flamurit prej tij si nj\u00eb sinjal p\u00ebr t\u00eb hedhur molotov\u00ebt e fishekzjarret n\u00eb godin\u00ebn e kryeministris\u00eb, polic\u00ebt nd\u00ebrhyn\u00eb direkt n\u00eb turm\u00ebn e e vog\u00ebl t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs dhe teksa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur spraj me spec djeg\u00ebs e gaz lotsjell\u00ebs, kan\u00eb bllokuar mbi 45 molotov\u00eb si dhe personat e \u2018grupit t\u00eb zjarrit\u2019 t\u00eb PD q\u00eb i hidhnin, duke sjell\u00eb bllokimin e \u2018municioneve\u2019 q\u00eb do t\u00eb hidheshin te Kuvendi, te selia e PS e ministria e Brendshme, apo tek xhamia e re, si\u00e7 ka ndodhur dhe her\u00ebt e tjera!<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt e \u2018molotov\u00ebve\u2019 u kap\u00ebn n\u00eb befasi, duke d\u00ebshtuar dhe n\u00eb syt\u00eb e liderit demokrat, p\u00ebr t\u2019u treguar besnik\u00eb, t\u00eb devotsh\u00ebm e t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr hallin e Berish\u00ebs si dhe p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre, q\u00eb varet nga k\u00ebto element\u00eb sh\u00ebrbimi ndaj kreut t\u00eb PD! Dhe k\u00ebtu fillon barcaleta n\u00eb PD! Teksa filluan t\u00eb b\u00ebnin si viktima, t\u00eb simulonin si t\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb nga spraj djeg\u00ebs, dhe mbrojt\u00ebsi i Interit Bastoni do t\u2019i kishte zili p\u00ebr nga niveli i lart\u00eb i interpretimit deputet\u00ebt e PD, kulmi arriti me shoq\u00ebrimin drejt spitaleve, ku shiheshin deputet\u00eb t\u00eb PD me pamje mjerane, videot e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb kthyer n\u00eb \u2018meme\u2019, duke sh\u00ebnuar shikueshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto pamje kan\u00eb treguar dhe mjerimin n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zhytur PD dhe opozita, e cila nuk del n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr hallin e qytetar\u00ebve apo p\u00ebr hallin e vet\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, por del thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr hallin e Berish\u00ebs, t\u00eb cilit i duhet partia n\u00ebn hyq\u00ebm, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb e p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb lajm n\u00eb ndonj\u00eb media  t\u00eb huaj!<br \/>\nIshin t\u00eb papara pamjet n\u00eb k\u00ebto video, t\u00eb cilat n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sillnin ndonj\u00eb keqardhje tek qytetar\u00ebt, shp\u00ebrthyen rrjetin me humorin q\u00eb p\u00ebrcillnin. Madje shoq\u00ebroheshin dhe me kolon\u00eb zanore dhe motive dasme, nga t\u00eb gjitha trevat e vendit! Sipas \u2018preferencave\u2019! Sepse \u2018viktimizimi\u2019 ishte tmerr\u00ebsisht i trash\u00eb! Shtuar k\u00ebtu dhe talljen e Berish\u00ebs, i cili foli p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sprajit dhe gazit lotsjell\u00ebs, duke kaluar nga ai i skaduari q\u00eb \u2018p\u00ebrdorej\u2019 her\u00ebt e tjera tek ai gjerman sade e me efekt t\u00eb plot\u00eb q\u00eb sipas tij p\u00ebrdorej vet\u00ebm p\u00ebr \u2018arinjt\u00eb\u2019! Vet\u00ebm Doktori tallet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me t\u00eb vet\u00ebt! Madje premton se tallja e tij do t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb \u2018kryengritjen\u2019 e radh\u00ebs!<br \/>\nMadje deklaroi dhe t\u00eb paimagjinueshmen, se molotov\u00ebt i ka hedhur policia nga tarraca e kryeministris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb live po n\u00eb adres\u00ebn zyrtare t\u00eb vet\u00eb Berish\u00ebs, pamjet tregonin se \u201cgrupi i zjarrit\u201d i hodhi molotov\u00ebt menj\u00ebher\u00eb pas tundjes s\u00eb flamurit nga Doktori n\u00eb fund t\u00eb fjalimit! Por Berish\u00ebs i ka dal\u00eb turpi me koh\u00eb e vakt, dhe e ka humbur me koh\u00eb lidhjen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn! Jeton n\u00eb realitetin e tij paralel, i cili l\u00ebviz n\u00eb mendjen e tij, me fjal\u00ebt e veta q\u00eb i d\u00ebgjon vet\u00ebm vet\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha i shpalli heronj q\u00eb nga deputet\u00ebt q\u00eb krijuan k\u00ebto skenat plot humor e viktimizim, nuk e p\u00ebrjashtojm\u00eb faktin se u digjnin syt\u00eb por jo t\u00eb ishin \u2018k\u00ebputur\u2019 deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa u paraqit\u00ebn p\u00ebrball\u00eb medias, pamje q\u00eb tashm\u00eb po b\u00ebjn\u00eb xhiron e rrjetit si \u2018meme\u2019, e deri te disa nga pjes\u00ebtar\u00ebt e \u2018grupit t\u00eb zjarrit\u2019 q\u00eb fal\u00eb skenarit t\u00eb policis\u00eb, u kap\u00ebn n\u00eb flagranc\u00eb me 45 molotov\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm, duke e v\u00ebn\u00eb dhe gjykat\u00ebn p\u00ebrball\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb lirimit t\u00eb tyre, p\u00ebr \u2018munges\u00eb provash\u2019!<br \/>\nProtesta e fundit, tep\u00ebr e vobekt\u00eb, e PD dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj tregoi p\u00ebrfundimisht simbolik\u00ebn e rr\u00ebnimit t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, e cila sa koh\u00eb do t\u00eb drejtohet nga Sali Berisha, do t\u00eb vijoj\u00eb r\u00ebnien e lir\u00eb, pa mundur t\u00eb rikuperoj\u00eb as 300 mij\u00eb votat q\u00eb ka humbur n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 n\u00eb raport me ato t\u00eb vitit 2021, t\u00eb cilat nuk e sjellin n\u00eb pushtet dhe n\u00ebse i rifiton, por ama i garantojn\u00eb nj\u00eb humbje dinjitoze p\u00ebrball\u00eb PS dhe Ram\u00ebs!<br \/>\nDuhet t\u00eb kuptohemi, se PS nuk fiton p\u00ebrball\u00eb PD p\u00ebr shkak se ka nj\u00eb plak t\u00eb drobitur si lider opozite p\u00ebrball\u00eb, por p\u00ebr ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dhe jep p\u00ebr shqiptar\u00ebt, dhe mbi t\u00eb gjitha pun\u00ebt e mira q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, q\u00eb nga rrug\u00ebt, ristrukturimi i qyteteve duke i rikthyer n\u00eb atraksione turistike e t\u00eb jetueshme, rritjen e pazakont\u00eb t\u00eb turizmit p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb imazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rritjen e siguris\u00eb e mbi t\u00eb gjitha ecurin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE! I shohin qytetar\u00ebt k\u00ebto zhvillime pozitive, dhe e b\u00ebjn\u00eb leht\u00eb krahasimin me PD e Berish\u00ebs, q\u00eb sa her\u00eb ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet e ka dor\u00ebzuar at\u00eb \u2018tok\u00eb t\u00eb djegur\u2019! E mbi t\u00eb gjitha, me Berish\u00ebn kryeminist\u00ebr, shteti dhe t\u00eb vret! Kujtojm\u00eb \u201cG\u00ebrdecin\u2019, \u201921 janarin\u2019, t\u00eb fundit k\u00ebto, pa p\u00ebrmendur tragjedin\u00eb e vitit 1997 dhe b\u00ebma t\u00eb tjera!<br \/>\nE p\u00ebr t\u2019u rikthyer tek \u2018kryengritja\u2019 q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u2018meme\u2019, vet\u00ebm nj\u00eb vit para zgjedhjeve vendore, Berisha po p\u00ebrdor partin\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr hallin e vet personal si \u2018non grata\u2019 funksional q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe si i akuzuar r\u00ebndsh\u00ebm nga drejt\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt e PD po p\u00ebrdorin dhe ata hallin e Berish\u00ebs q\u00eb, p\u00ebrmes besnik\u00ebris\u00eb, viktimizimit e pamjeve groteske para mediave, t\u00eb garantojn\u00eb rikandidimin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb listat e sigurta dhe t\u00eb mbyllura! Nuk pretendojn\u00eb p\u00ebr pushtet k\u00ebta t\u00eb PD, pavar\u00ebsisht se u b\u00ebn\u00eb gazi i bot\u00ebs! Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoj\u00eb me sa duket, p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb!<br \/>\nDhe nuk kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje, me sa duket as k\u00ebto panelet televizive q\u00eb me se s\u2019b\u00ebn duan t\u00eb shpikin nj\u00eb \u2018mag(j)yar\u2019 n\u00eb radh\u00ebt e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar rr\u00ebzimin e Berish\u00ebs dhe marrjen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs e p\u00ebr t\u00eb pretenduar pushtetin si n\u00eb Hungari! Askush nuk mundet t\u00eb largoj\u00eb Berish\u00ebn nga prona e tij, PD! E ka me \u2018tapi\u2019! Vet\u00ebm se b\u00ebhen qesharak\u00eb kot n\u00ebse e fusin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto debatet televizive gjetjen njeriu q\u00eb do ta zeroj\u00eb drejtimin e Berish\u00ebs! Salianji jo e jo, pompoje sa t\u00eb duash! Dhe vet\u00eb ai e ka kuptuar, teksa deklaron se nuk ik\u00ebn p\u00ebr qamet nga PD!<br \/>\nBerisha i ka marr\u00eb masat me koh\u00eb e me vakt p\u00ebr t\u00eb mos pasur asnj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb krye t\u00eb PD, pasi shpalli armik k\u00ebdo q\u00eb mendoi se mund t\u00eb garonte p\u00ebrball\u00eb tij. Madje shpalli armiq dhe ata q\u00eb i mb\u00ebshtesin k\u00ebta demokrat\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e PD. I \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtoi\u2019 Berisha, me nj\u00eb fjal\u00eb, madje dhe i akuzoi si aleat\u00eb t\u00eb krimit!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, shqiptar\u00ebt por dhe demokrat\u00ebt, thjesht\u00eb presim kur do t\u00eb ndalet \u2018r\u00ebnia e lir\u00eb\u2019 e PD dhe e opozit\u00ebs, e cila me sa duket do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb \u2018taban\u2019 vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur i Plotfuqishmi t\u00eb vij\u00eb dhe ta marr\u00eb n\u00eb gjirin e vet Berish\u00ebn, larg qoft\u00eb ajo dit\u00eb! Duhet ta heqim nga mendja, askush nuk pret p\u00ebr ndonj\u00eb  \u2018mag(j)yar\u2019 nga PD dhe opozita! Duhet ta harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb! T\u00eb shijojm\u00eb \u2018meme\u2019-t!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Partia Demokratike dhe opozita n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi po rr\u00ebshqet nga dita n\u00eb dit\u00eb drejt humner\u00ebs, pa mundur p\u00ebr asnj\u00eb moment q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb pakice serioze, si n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs! N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Sali Berish\u00ebs, 82 vje\u00e7arit t\u00eb rikthyer nga pensionimi politik n\u00eb krye t\u00eb PD p\u00ebr hallet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83321","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83321","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83321"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83321\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}