{"id":83266,"date":"2026-04-21T12:48:33","date_gmt":"2026-04-21T12:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/dossier-pandeli-majko-doktor-nje-gje-ta-kesh-te-qarte-kur-spartak-ngjela-ishte-ne-burg-zoterote-ishe-ne-bllok-dakord-video\/"},"modified":"2026-04-21T12:48:33","modified_gmt":"2026-04-21T12:48:33","slug":"dossier-pandeli-majko-doktor-nje-gje-ta-kesh-te-qarte-kur-spartak-ngjela-ishte-ne-burg-zoterote-ishe-ne-bllok-dakord-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/dossier-pandeli-majko-doktor-nje-gje-ta-kesh-te-qarte-kur-spartak-ngjela-ishte-ne-burg-zoterote-ishe-ne-bllok-dakord-video\/","title":{"rendered":"Dossier\/ Pandeli Majko: Doktor, nj\u00eb gj\u00eb ta kesh t\u00eb qart\u00eb: Kur Spartak Ngjela ishte n\u00eb burg, zot\u00ebrote ishe n\u00eb Bllok. Dakord? (VIDEO)"},"content":{"rendered":"<p>Histori p\u00ebrjashtimesh n\u00eb PD. Kur Berisha \u201cngriu\u201d avokatin, nj\u00eb debat p\u00ebr \u201c\u00e7imk\u00ebzimin\u201d n\u00eb parlamentin e vitit 2006 dhe deklarata e deputetit Lesi: \u201cN\u00eb lidhje me shkarkimin e zotit Ngjela, mua m\u00eb lidhin dy momente: momenti privat dhe nuk heq dor\u00eb, sepse \u00e7do njeri ka nj\u00eb burr\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ka qen\u00eb avokati im q\u00eb nga viti 1992 n\u00eb gjyqet q\u00eb b\u00ebnim me Partin\u00eb Demokratike dhe me Partin\u00eb Socialiste\u2026\u201d<\/p>\n<p>Jan\u00eb disa momente n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb duken gjithnj\u00eb interesante p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb v\u00ebmendjen e publikut. Jo sepse jan\u00eb t\u00eb lavdishme, por sepse na kujtojn\u00eb rrug\u00ebtimin problematik t\u00eb liris\u00eb dhe standarteve demokratike brenda partive politike. Nj\u00eb i till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe debati i vitit 2006 n\u00eb Kuvend, ku nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb dukje proceduriale q\u00eb ishte l\u00ebvizja e deputetit Spartak Ngjela nga Komisioni i Ligjeve te Komisioni i Medias, u kthye n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashp\u00ebr brenda mazhoranc\u00ebs, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe opozita socialiste e koh\u00ebs. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb atij debati ishte deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili ishte \u201cngrir\u00eb\u201d n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me vendim t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe po \u201czhvishej\u201d nga t\u00eb gjitha pushtetet edhe n\u00eb Parlament. Nj\u00eb fjali e vetme e Pandeli Majkos mjaftoi p\u00ebr t\u00eb zhvendosur gjith\u00eb pesh\u00ebn e diskutimit nga momenti tek e shkuara: \u201cKur ai ishte n\u00eb burg, zot\u00ebrote ishe n\u00eb Bllok.\u201d Nj\u00eb goditje q\u00eb nuk synonte thjesht argumentin, por legjitimitetin moral t\u00eb kund\u00ebrshtarit Sali Berisha dhe, bashk\u00eb me t\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar narrativa politike n\u00eb Shqip\u00ebri pas viteve \u201990.<\/p>\n<p>N\u00eb pak minuta, salla e Kuvendit u kthye n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb ku u p\u00ebrzien gjith\u00e7ka: parimet e Kushtetut\u00ebs, kujtesa e burgjeve politike, besnik\u00ebrit\u00eb e vjetra dhe konfliktet e reja. Mes ironive p\u00ebr \u201c\u00e7imk\u00ebzimin\u201d, akuzave t\u00eb t\u00ebrthorta dhe nj\u00eb atmosfere q\u00eb l\u00ebkundej mes seriozitetit institucional dhe spektaklit politik, doli n\u00eb pah nj\u00eb realitet i njohur: n\u00eb Shqip\u00ebri, debatet m\u00eb t\u00eb forta nuk b\u00ebhen p\u00ebr ligjet, por p\u00ebr njer\u00ebzit. Dhe shpesh, jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sot, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dje. Ky dosier nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rikthim n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb vjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e nj\u00eb kulture politike t\u00eb p\u00ebrjashtimit t\u00eb atij q\u00eb guxon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb liderin. Tema sjell pjes\u00eb nga debate.<\/p>\n<p>Spartak Ngjela \u2013 Problemi q\u00ebndron q\u00eb me \u00e7\u2019k\u00ebrkes\u00eb m\u00eb transferon mua nga nj\u00eb komision n\u00eb tjetrin, sepse transferimi p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb komision \u00ebsht\u00eb zgjedhje private. Qenia n\u00eb nj\u00eb komision \u00ebsht\u00eb e detyrueshme, kurse prioriteti p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb komision \u00ebsht\u00eb profesional. Un\u00eb v\u00ebrtet kam shkruar n\u00eb gazeta dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, shkruaj mir\u00eb, por nuk jam gazetar, zonj\u00eb, ju kan\u00eb keqinformuar. N\u00eb qoft\u00eb se ka njer\u00ebz n\u00eb drejtimin tuaj q\u00eb mendojn\u00eb se, meq\u00eb shkruaj mir\u00eb, jam edhe gazetar, kjo nuk ka lidhje, s\u2019jam gazetar. K\u00ebshtu q\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje un\u00eb nuk e pranoj dhe nuk diskutohet, s\u2019ka pse t\u00eb diskutohet.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se do ta b\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, sepse k\u00ebtu ka nj\u00eb gj\u00eb: n\u00eb qoft\u00eb se nuk respektohen, zonj\u00eb, kat\u00ebr gj\u00ebra, q\u00eb kam nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb i p\u00ebrmend: kushtetutshm\u00ebria, parlamentarizmi, ekonomia e lir\u00eb e tregut dhe sidomos zgjedhjet e lira, ne kemi dal\u00eb nga lufta e k\u00ebtij qytet\u00ebrimi dhe kemi kaluar te qytet\u00ebrimi tjet\u00ebr. B\u00ebni si t\u00eb keni qejf. Un\u00eb them se do t\u00eb mbetem n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet\u00ebrim, k\u00ebtej nga Per\u00ebndimi. N\u00eb qoft\u00eb se doni t\u00eb shkoni nga qytet\u00ebrimi tjet\u00ebr, pa kushtetutshm\u00ebri, pa parlamentariz\u00ebm dhe pa zgjedhje t\u00eb lira, rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, por mund\u00ebsisht mos hiqni trupat. Dakord jemi?<\/p>\n<p>Problemi i tret\u00eb q\u00eb dua t\u00eb diskutoj \u00ebsht\u00eb ky: Keni t\u00eb drejt\u00eb ta hidhni n\u00eb votim k\u00ebtu? Doni ta hidhni n\u00eb votim k\u00ebtu? Hidheni! Ky \u00ebsht\u00eb Parlament, kjo \u00ebsht\u00eb sall\u00eb parlamenti, k\u00ebtu, zonj\u00eb, ta kam th\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Nuk ka k\u00ebtu disbalanc\u00eb n\u00eb barazi. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk e dini \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb \u201cmandat deputeti\u201d, mund\u00ebsisht me p\u00ebrpjekje, me debate m\u00ebsojeni! Vullnetin tim e kam un\u00eb n\u00eb dor\u00eb, zonj\u00eb, kur ta l\u00ebshoj, ta delegoj, ashtu sikurse e kan\u00eb deleguar nd\u00ebrkoh\u00eb \u201cplakat\u201d, q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb mos vijn\u00eb k\u00ebtu dhe kan\u00eb deleguar kompetenc\u00ebn e ngrirjes, se nuk duan, si\u00e7 duket, t\u00eb vijn\u00eb nga prilli. Un\u00eb nuk delegoj kompetenca, zonj\u00eb. Un\u00eb jam k\u00ebtu me vullnetin tim t\u00eb plot\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm me vullnetin tim t\u00eb plot\u00eb, zonj\u00eb, por, ta dish mir\u00eb, me konsistenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur parlamentarizmin. N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj, nuk b\u00ebj asnj\u00eb l\u00ebshim, nuk jap asnj\u00eb dor\u00ebheqje, t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat i keni ju n\u00eb dor\u00eb dhe nuk l\u00ebviz me vullnetin tim nga ai komision. Se \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj, n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk p\u00ebrkrahni vullnetin tim, ose t\u00eb pakt\u00ebn nuk e merrni n\u00eb konsiderat\u00eb vullnetin tim, ai \u00ebsht\u00eb problemi im pastaj.<\/p>\n<p>Pandeli Majko \u2013 Doktor, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb ta kesh t\u00eb qart\u00eb: Kur ai ishte n\u00eb burg, zot\u00ebrote ishe n\u00eb Bllok. Dakord? Dhe, sa p\u00ebr dijeni, dua t\u00eb them di\u00e7ka. Me avokat Ngjel\u00ebn mua dhe grupin tim parlamentar politikisht s\u2019na lidh asnj\u00eb gj\u00eb. Me partin\u00eb time dhe partin\u00eb tjet\u00ebr i ka ndar\u00eb hesapet ai at\u00ebher\u00eb kur nuk guxoje ti, Sali Berisha, t\u00eb ngrije tonin e z\u00ebrit.<\/p>\n<p>Tani ne po flasim p\u00ebr ca principe, zot\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb vendosim t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu n\u00ebse do t\u2019i respektojm\u00eb apo jo. Ky Parlament nuk ka kontrat\u00eb me ty, ky Parlament ka kontrat\u00eb me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb k\u00ebtu q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje private e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, ne k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ushtrojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit k\u00ebtu n\u00eb Parlament p\u00ebr sa u p\u00ebrket procedurave. Nuk mund t\u00eb largohet nj\u00eb deputet, qoft\u00eb edhe nga drejtimi i nj\u00eb komisioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pse paskeni marr\u00eb vendimin ju p\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb diku n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb quhet Partia Demokratike. Ne jemi Parlament. Ne duam t\u00eb dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur, \u00e7far\u00eb ka shkelur, si \u00ebsht\u00eb puna. Fol, Kryeminist\u00ebr, si \u00ebsht\u00eb puna? T\u00eb ka incizuar ty n\u00eb takimin me Jozefina Topallin? T\u00eb ka prekur n\u00eb ndonj\u00eb pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt? Ka marr\u00eb ndonj\u00eb lek\u00eb borxh dhe tani u thua koleg\u00ebve q\u00eb nga lek\u00ebt borxh avokati ka nd\u00ebrruar rrjedh\u00eb? Si \u00ebsht\u00eb puna? Nuk po flasim p\u00ebr nj\u00eb gog\u00ebl k\u00ebtu, po flasim p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb e keni prezantuar si zgjedhjen tuaj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, po flasim p\u00ebr njeriun q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb n\u00eb dit\u00ebt tuaja m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Dhe kur gjysma e Qeveris\u00eb k\u00ebtu nuk ekzistonte n\u00eb politik\u00eb, ai njeri ju ka marr\u00eb n\u00eb mbrojtje, ju ka marr\u00eb n\u00eb mbrojtje n\u00eb \u201997-\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam d\u00ebshmitar un\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, zot\u00ebri, un\u00eb kam p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb flas vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb di\u00e7kaje. Ne jemi koleg\u00eb. 15 vjet kemi b\u00ebr\u00eb politik\u00eb s\u00eb bashku. E majt\u00eb, e djatht\u00eb, ne jemi koleg\u00eb. Dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb qenit koleg\u00eb, ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyesim: \u00c7far\u00eb ka ndodhur? Ta jap\u00eb p\u00ebrgjigjen ky i pari, se ka 15 vjet q\u00eb e ka mbushur politik\u00ebn shqiptare me spektakle t\u00eb tilla. Fol!<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Lesi \u2013 Meqen\u00ebse u hap kjo \u00e7\u00ebshtja e regjistrimit t\u00eb nj\u00eb bisede, se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjim, un\u00eb personalisht n\u00eb at\u00eb bised\u00eb jam i p\u00ebrmendur dhe m\u00eb lind e drejta publike, zonja Kryetare, t\u2019i drejtohem zotit Kryeminist\u00ebr Berisha q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjet publikisht se ku jam un\u00eb, Nikoll\u00eb Lesi, n\u00eb koalicionin e djatht\u00eb. Edhe p\u00ebr tekstin \u201cshko te Nikoll\u00eb Lesi\u201d dua t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjesh, zoti Kryeminist\u00ebr, se n\u00eb \u00e7far\u00eb sensi e ke th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Jozefina Topalli \u2013 Mund t\u00eb p\u00ebrgjigjem un\u00eb, zoti Nikoll\u00eb.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Lesi \u2013 Zonja Kryetare, t\u00eb lutem, nuk t\u00eb drejtohem ty.<\/p>\n<p>Pra, zoti Kryeministri im, je Kryeministri i maxhoranc\u00ebs, m\u2019u p\u00ebrgjigjni publikisht, ju lutem, se \u00e7far\u00eb keni n\u00ebnkuptuar me th\u00ebnien \u201cshko te Nikoll\u00eb Lesi\u201d.<\/p>\n<p>Jozefina Topalli \u2013 Po, m\u00eb lejo t\u00eb p\u00ebrgjigjem un\u00eb: T\u00eb shkoj\u00eb te Komisioni p\u00ebr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, aty ku jeni ju.<\/p>\n<p>(Reagim n\u00eb sall\u00eb nga deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.)<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Lesi \u2013 Zonja Jozefina, ju mund t\u00eb thoni q\u00eb ta marr edhe n\u00eb parti un\u00eb, por problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb e dua p\u00ebrgjigjen nga zoti Berisha dhe, n\u00ebse m\u00eb lejoni, d\u00ebshiroj ta d\u00ebgjoj p\u00ebrgjigjen k\u00ebtu n\u00eb podium. Zoti Kryeminist\u00ebr, po t\u00eb b\u00ebj k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb publike.<\/p>\n<p>Sali Berisha \u2013 Tani, t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkosh mua q\u00eb t\u00eb interpretoj \u201c\u00e7imk\u00ebzimin\u201d, b\u00ebn nj\u00eb gabim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shum\u00eb, sepse, si\u00e7 e di ti, n\u00eb 15 vjet nuk ka pasur praktik\u00eb \u201c\u00e7imk\u00ebzimi\u201d n\u00eb asnj\u00eb rast, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. Ti do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkosh mua \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 \u201c\u00e7imk\u00ebs\u201d dhe \u201c\u00e7imk\u00ebzimit\u201d, se kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Tani, se ku q\u00ebndron \u00e7\u00ebshtja, se ty t\u00eb intereson galaktika, a q\u00ebndron tek an\u00ebtar\u00ebsia, apo te komisioni, apo atje, diku n\u00eb mes t\u00eb tyre q\u00ebndron, por kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila nuk m\u00eb intereson aspak mua.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Lesi \u2013 E shoh, zoti Kryeminist\u00ebr, q\u00eb po i rr\u00ebshqet me mjeshtri p\u00ebrgjigjes, por, duke mos e zgjatur k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe meqen\u00ebse dola n\u00eb podium, po konsumoj edhe pjes\u00ebn time q\u00eb do t\u00eb flisja nga vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shkarkimin e zotit Ngjela, mua m\u00eb lidhin dy momente: momenti privat dhe nuk heq dor\u00eb, sepse \u00e7do njeri ka nj\u00eb burr\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ka qen\u00eb avokati im q\u00eb nga viti 1992 n\u00eb gjyqet q\u00eb b\u00ebnim me Partin\u00eb Demokratike dhe me Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohem t\u00eb votoj p\u00ebr shkarkimin e zotit Ngjela nga kreu i k\u00ebtij komisioni, zoti Berisha, pasi edhe ne si maxhoranc\u00eb, edhe ju si PD nuk gjeni avokat, jurist m\u00eb t\u00eb zotin, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ju nderon. Pavar\u00ebsisht se ju ka kund\u00ebrshtuar, por ju jepni gjestin tuaj civil, se jeni ish-President, jeni lider, jeni udh\u00ebheq\u00ebs politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, jepni gjestin tuaj duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqesh nga kjo nism\u00eb e gabuar, se fiton m\u00eb tep\u00ebr pik\u00eb, zoti Berisha. Po t\u00eb them q\u00eb fiton m\u00eb tep\u00ebr pik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb elektoratin shqiptar. Nuk humb pik\u00eb, zoti Berisha, duke u t\u00ebrhequr nga sherri, n\u00ebse mund ta quajm\u00eb, me Ngjel\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, lart\u00ebsohesh dhe fiton m\u00eb tep\u00ebr pik\u00eb. M\u00eb pas, n\u00ebse vazhdon t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sherr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mllef, po t\u00eb them se do t\u00eb kesh numra minus n\u00eb maxhoranc\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb votoj kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb avokat Ngjel\u00ebs, p\u00ebr arsyet q\u00eb paraqita.<\/p>\n<p>Ju falemnderit!<\/p>\n<p>Pandeli Majko \u2013 Zonja Topalli, edhe p\u00ebr respekt t\u00eb kolegut, e keni ngrir\u00eb edhe n\u00eb Parlament zotin Ngjela?<\/p>\n<div class=\"wp-video\"><a href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/69e758563bfbe.mp4\">https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/69e758563bfbe.mp4<\/a><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Histori p\u00ebrjashtimesh n\u00eb PD. Kur Berisha \u201cngriu\u201d avokatin, nj\u00eb debat p\u00ebr \u201c\u00e7imk\u00ebzimin\u201d n\u00eb parlamentin e vitit 2006 dhe deklarata e deputetit Lesi: \u201cN\u00eb lidhje me shkarkimin e zotit Ngjela, mua m\u00eb lidhin dy momente: momenti privat dhe nuk heq dor\u00eb, sepse \u00e7do njeri ka nj\u00eb burr\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ka qen\u00eb avokati im q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83266","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83266"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83266\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}