{"id":83231,"date":"2026-04-21T10:48:15","date_gmt":"2026-04-21T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/administrata-tatimore-po-ushtron-presion-ndaj-bizneseve\/"},"modified":"2026-04-21T10:48:15","modified_gmt":"2026-04-21T10:48:15","slug":"administrata-tatimore-po-ushtron-presion-ndaj-bizneseve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/administrata-tatimore-po-ushtron-presion-ndaj-bizneseve\/","title":{"rendered":"Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr moszbatimin n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb fundit q\u00eb lidhen me faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, duke akuzuar institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vonesa dhe munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit ka marr\u00eb dhjet\u00ebra ankesa nga biznese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebrkesa p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve t\u00eb vjetra tatimore, edhe pse k\u00ebto detyrime jan\u00eb falur ose shuar me ligj.<\/p>\n<p>Bozdo paralajm\u00ebroi se mungesa e kuadrit t\u00eb plot\u00eb rregullator ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr abuzime dhe trajtime selektive ndaj bizneseve, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar klim\u00ebn ekonomike dhe duke rritur pasigurin\u00eb juridike.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Si deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit kam marr\u00eb dhjet\u00ebra ankesa dhe shqet\u00ebsime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga biznese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebrkesa p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve t\u00eb vjetra tatimore, pavar\u00ebsisht faktit se k\u00ebto detyrime jan\u00eb shprehimisht t\u00eb falura apo t\u00eb shuara me ligj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pabesueshme, por mbi t\u00eb gjitha e papranueshme, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 84\/2025 \u201cP\u00ebr marr\u00ebveshjen e paqes fiskale\u201d dhe ligjit nr. 86\/2025 \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore\u201d, k\u00ebto ligje t\u00eb miratuara nga Kuvendi vazhdojn\u00eb t\u00eb mos gjejn\u00eb zbatim real n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligjin e fundit, situata \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese sepse jan\u00eb krijuar shum\u00eb probleme n\u00eb nd\u00ebrveprimin e bizneseve me organet fiskale!<\/p>\n<p>Shkaku \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe nuk mund t\u00eb fshihet m\u00eb pas justifikimeve teknike: Ministria e Financave nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin e saj ligjor p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb aktet n\u00ebnligjore t\u00eb domosdoshme p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji. Ky mosveprim i q\u00ebllimsh\u00ebm ose i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb absurde dhe t\u00eb rrezikshme, ku ligji ekziston vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebrsa administrata tatimore vazhdon t\u00eb veproj\u00eb sikur ai t\u00eb mos ishte miratuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa e akteve n\u00ebnligjore nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vones\u00eb burokratike. Ajo ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr abuzivitet dhe presion nga ana e strukturave tatimore ndaj bizneseve, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr trajtime arbitrare, p\u00ebr interpretime selektive dhe p\u00ebr ushtrim presioni financiar mbi sip\u00ebrmarrjen. N\u00eb vend q\u00eb ky kuad\u00ebr ligjor t\u00eb sillte qet\u00ebsi juridike dhe mbyllje p\u00ebrfundimtare t\u00eb kapitullit t\u00eb borxheve t\u00eb vjetra, ai ka prodhuar m\u00eb shum\u00eb pasiguri, m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Duhet theksuar me forc\u00eb se k\u00ebto ligje u miratuan ashtu si\u00e7 edhe vet\u00eb qeveria i k\u00ebrkonte, pa asnj\u00eb ndryshim, edhe pas k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb, qart\u00ebsi dhe garanci ligjore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit parlamentar, deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike propozuan amendime konkrete p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar mekanizma kontrolli dhe transparenc\u00eb mbi subjektet p\u00ebrfituese. T\u00eb gjitha k\u00ebto amendime u hodh\u00ebn posht\u00eb nga mazhoranca, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u ofrua transparenc\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb zbatoheshin ligjet dhe se kush do t\u00eb p\u00ebrfitonte realisht prej tyre.<\/p>\n<p>Sot, pas kat\u00ebr muajsh moszbatim, pasojat jan\u00eb t\u00eb qarta: administrata vepron pa rregulla t\u00eb qarta, bizneset nd\u00ebshkohen dhe vullneti i Parlamentit shp\u00ebrfillet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tipik dhe skandaloz ku administrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se Kuvendi, ku nj\u00eb ministri, p\u00ebrmes mosveprimit, ka arritur t\u00eb bllokoj\u00eb zbatimin e ligjeve t\u00eb votuara nga pushteti ligjv\u00ebn\u00ebs. Ky precedent p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal institucional dhe kushtetues, sepse cenon drejtp\u00ebrdrejt parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve dhe minon autoritetin e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb opsional. Aktet n\u00ebnligjore nuk krijojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, por vet\u00ebm rregullojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb saj. Mosnxjerrja e tyre nuk e pezullon ligjin, por ekspozon administrat\u00ebn ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb po u shkakton bizneseve dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, k\u00ebrkoj publikisht nxjerrjen e menj\u00ebhershme t\u00eb t\u00eb gjitha akteve n\u00ebnligjore p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij kuadri ligjor, ndalimin e \u00e7do veprimi tatimor p\u00ebr detyrime t\u00eb falura me ligj, transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi zbatimin dhe subjektet p\u00ebrfituese, si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe administrative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sabotim t\u00eb hapur t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb i bej thirrje biznesit t\u00eb refuzoj\u00eb cdo k\u00ebrkes\u00eb abuzive t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, k\u00ebrkon at\u00eb q\u00eb ligji ia ndalon!<\/p>\n<p>Biznesi nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb mbahet peng i arroganc\u00ebs dhe mosveprimit institucional. Kur ligji miratohet nga Kuvendi dhe nuk zbatohet nga qeveria, problemi nuk \u00ebsht\u00eb teknik \u2013 \u00ebsht\u00eb politik.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr moszbatimin n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb fundit q\u00eb lidhen me faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, duke akuzuar institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vonesa dhe munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Sipas tij, gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit ka marr\u00eb dhjet\u00ebra ankesa nga biznese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83231","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83231\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}