{"id":83196,"date":"2026-04-21T07:53:43","date_gmt":"2026-04-21T07:53:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/105-vjet-parlament\/"},"modified":"2026-04-21T07:53:43","modified_gmt":"2026-04-21T07:53:43","slug":"105-vjet-parlament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/21\/105-vjet-parlament\/","title":{"rendered":"105 vjet PARLAMENT"},"content":{"rendered":"<p>21 prill 1921, dit\u00eb e madhe e shtetit shqiptar. U hap n\u00eb Tiran\u00eb mbledhja e par\u00eb, e parlamentit t\u00eb par\u00eb, i dal\u00eb nga zgjedhjet e para. Historit\u00eb e deputet\u00ebve Ali K\u00eblcyra dhe Ali Kopr\u00ebncka.<\/p>\n<p>Nga Roland Qafoku<\/p>\n<p>21 prilli i vitit 1921 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe e shtetit shqiptar. Si sot 105 vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, u mblodh parlamenti i par\u00eb, i dal\u00eb nga zgjedhjet e 5 prillit t\u00eb atij viti, t\u00eb parat t\u00eb organizuara n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar. Kjo ngjarje sh\u00ebnon nj\u00eb moment kulmor historik p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb shtetit shqiptar, vet\u00ebm 9 vjet nga shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 10.00 t\u00eb asaj dite t\u00eb bekuar, 56 deputet\u00eb ishin ulur n\u00eb t\u00eb vetmen sall\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb parlament n\u00eb Tiran\u00ebn e asaj kohe, q\u00eb ishte sht\u00ebpia e Zija Toptanit, godina ku sot \u00ebsht\u00eb Akademia e Shkencave dhe realizuan nj\u00eb moment solemn hapjen e asaj q\u00eb e quajt\u00ebn K\u00ebshilli Komb\u00ebtar. Ishte deputeti 55-vje\u00e7ar nga Tirana, Mytesim K\u00eblli\u00e7i, ai q\u00eb hapi seanc\u00ebn si m\u00eb i vjetri mes t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebve. <\/p>\n<p>Pas verifikimit t\u00eb mandateve, Deputeti i Kor\u00e7\u00ebs Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i parlamentit. M\u00eb 27 mars pasdite ky parlament nisi punimet normale me seanc\u00ebn e par\u00eb parlamentare n\u00ebn drejtimin e tij. N\u00eb shkrimin kryesor t\u00eb numrit t\u00eb dat\u00ebs 1 maj 1921, gazeta \u201cTaraboshi\u201d q\u00eb botohej n\u00eb Shkod\u00ebr, shkruante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje: <\/p>\n<p>\u201cParlamenti u hap. Vllaznit t\u2019on\u00eb q\u2019i jan\u00eb larg nesh, larg atm\u00ebs, do t\u00eb thon\u00eb: A mos jena n\u2019ander? E qe besa, gadi gadi se dhe na q\u00eb gjendena n\u00eb Shqypnie mendohena: A thue mos t\u2019jemi n\u00eb and\u00ebr?\u201d. (Foto 2)<\/p>\n<p>Po, kush ishin ata 56 deputet\u00ebt e zgjedhur dhe q\u00eb hap\u00ebn parlamentin e par\u00eb? N\u00eb foton q\u00eb po publikoj jan\u00eb disa prej tyre q\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak kishin v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrkufizimin baballar\u00ebt e kombit; Sejfi Vllamasi, Stavro Vinjau, Ali K\u00eblcyra, Ali Kopr\u00ebncka, Ahmet Zogu, Bahri Omari, Rexhep Mitrovica, Bajram Fevziu, Pandeli Cale e t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>(Foto 1). Mes tyre do ve\u00e7oja dy Ali-t\u00eb. I Pari Ali K\u00eblcyra, deputeti i Gjirokastr\u00ebs dhe pinjoll i familjes s\u00eb madhe K\u00eblcyra. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte dhe jepte n\u00eb parlament, beu i K\u00eblcyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar oratori i parlamentit. Fjalimet e tij jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme edhe sot e k\u00ebsaj dite dhe kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e parlamentarizmit si m\u00eb t\u00eb bukurat, m\u00eb t\u00eb ve\u00e7antat dhe m\u00eb nj\u00eb fjalor t\u00eb pasur politik dhe juridik. Ali K\u00eblcyra b\u00ebri nj\u00eb akt personal n\u00eb parlamernt teksa hoqi dor\u00eb nga titulli bej dhe kjo m\u00eb pas u pasua edhe nga t\u00eb tjere me nj\u00eb ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. I dyti ishte Ali Kopr\u00ebncka, deputeti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb parlament i Skraparit. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb arsimuarit e atij parlamenti, me akademi ushtarake dhe me kulture gjenerale t\u00eb admirueshme, ai njihej edhe si armik personal i Ahmet Zogut. Fjalimet e tij n\u00eb parlament kan\u00eb mbetur n\u00eb memorien e asaj kohe, nd\u00ebrsa p\u00ebr studiuesit jan\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb p\u00ebr startin e jet\u00ebs parlamentare. <\/p>\n<p>Shum\u00eb ligje t\u00eb asaj kohe kan\u00eb iniciatv\u00ebn dhe ideimin prej tij. P\u00ebr fat t\u00eb keq Ali Kopr\u00ebncka u vra m\u00eb 12 korrik 1930, 9 vjet nga zgjedhja si deputet i parlamenti t\u00eb par\u00eb. Ai kishte lidhje t\u00eb larg\u00ebt me firm\u00ebtarin e pavar\u00ebsis\u00eb Xhelal Kopr\u00ebncka po nga Skrapari, si dy patriot\u00eb q\u00eb e donin Shqip\u00ebrin\u00eb kur nuk kishte Shqip\u00ebri. Edhe Xhelal Kopr\u00ebncka pati t\u00eb nj\u00ebjtin fat. U vra m\u00eb 21 tetor 1919, 7 vjet pasi hodhi firm\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb proklamat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, duke treguar edhe nj\u00eb her\u00eb se bijt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ky vend nuk i ka dashur. Si vrasja e Xhelal Kopr\u00ebnck\u00ebs dhe ajo e deputetit Ali Kopr\u00ebncka jan\u00eb turpe t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe. Por m\u00eb me turp na b\u00ebn sot mosrespektimi dhe mosvler\u00ebsimi i k\u00ebtyre figurave, deri n\u00eb raste ekstreme si mospranim nga shoq\u00ebria. 105 vjet m\u00eb pas na takon t\u00eb nderojm\u00eb at\u00eb parlament dhe ata deputet\u00eb q\u00eb e b\u00ebn\u00eb at\u00eb parlament.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>21 prill 1921, dit\u00eb e madhe e shtetit shqiptar. U hap n\u00eb Tiran\u00eb mbledhja e par\u00eb, e parlamentit t\u00eb par\u00eb, i dal\u00eb nga zgjedhjet e para. Historit\u00eb e deputet\u00ebve Ali K\u00eblcyra dhe Ali Kopr\u00ebncka. Nga Roland Qafoku 21 prilli i vitit 1921 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe e shtetit shqiptar. Si sot 105 vjet m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83196","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83196\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}