{"id":83125,"date":"2026-04-20T16:17:21","date_gmt":"2026-04-20T16:17:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/te-pathenat-e-policise-sekrete-ne-serbi-cila-eshte-fuqia-reale\/"},"modified":"2026-04-20T16:17:21","modified_gmt":"2026-04-20T16:17:21","slug":"te-pathenat-e-policise-sekrete-ne-serbi-cila-eshte-fuqia-reale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/te-pathenat-e-policise-sekrete-ne-serbi-cila-eshte-fuqia-reale\/","title":{"rendered":"T\u00eb path\u00ebnat e policis\u00eb sekrete n\u00eb Serbi, cila \u00ebsht\u00eb fuqia reale?"},"content":{"rendered":"<p>Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit n\u00eb Serbi (BIA) \u2013 institucion kryesor i inteligjenc\u00ebs civile \u2013 prej koh\u00ebsh ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik: a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e shtetit, apo nj\u00eb instrument i pushtetit p\u00ebr kontroll politik?<\/p>\n<p>E themeluar n\u00eb vitin 2002 si pasardh\u00ebse e strukturave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb siguris\u00eb, BIA ka mandat t\u00eb qart\u00eb ligjor: mbledhjen e informacionit, kund\u00ebrzbulimin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra se si ky mandat zbatohet n\u00eb praktik\u00eb, ka nxitur kritika t\u00eb vazhdueshme nga ekspert\u00eb, aktivist\u00eb dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb tyre lidhet me, si\u00e7 thon\u00eb, nd\u00ebrhyrjen e BIA-s n\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk do t\u00eb jetonim n\u00eb nj\u00eb vend si ky n\u00ebse Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit do t\u00eb merrej me at\u00eb q\u00eb thot\u00eb ligji\u201d, thot\u00eb p\u00ebr programin \u201cUra\u201d t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb avokati Bozho Prellevi\u00e7, i cili pas r\u00ebnies s\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it n\u00eb Serbi ishte minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb Qeverin\u00eb e p\u00ebrkohshme t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm BIA, por edhe sh\u00ebrbimet e tjera t\u00eb inteligjenc\u00ebs merren kryesisht me ruajtjen e fuqis\u00eb s\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje ndan edhe Predrag Petrovi\u00e7, drejtor i k\u00ebrkimeve n\u00eb Qendr\u00ebn e Beogradit p\u00ebr Politikat e Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00eb vite, BIA \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kryesisht me mbrojtjen e regjimit dhe njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt me partin\u00eb n\u00eb pushtet\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fundi i vitit 2024, Serbia p\u00ebrballet me protesta masive antiqeveritare, t\u00eb udh\u00ebhequra nga student\u00ebt, t\u00eb cilat shp\u00ebrthyen pas nj\u00eb incidenti tragjik n\u00eb Stacionin Hekurudhor n\u00eb Novi Sad, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 16 persona.<\/p>\n<p>Student\u00ebt kan\u00eb drejtuar akuza ndaj pushtetit, duke ia atribuuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ngjarjen, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb n\u00ebnshkrimin e kontratave me kompanit\u00eb nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Petrovi\u00e7 thot\u00eb se qasja e BIA-s ndaj k\u00ebtyre student\u00ebve \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese, pasi i trajton ata si \u201carmiq t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ai i referohet nj\u00eb filmi propagandistik, t\u00eb transmetuar gjat\u00eb festimit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb BIA-s n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ku l\u00ebvizja studentore paraqitej si element destruktiv dhe ku theksohej se agjencia, s\u00eb bashku me presidentin e shtetit, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, kishin arritur t\u00eb parandalonin nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201crevolucion me ngjyra\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo tregon qart\u00eb se p\u00ebr regjimin aktual, student\u00ebt jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201carmikun num\u00ebr nj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam iluzione se BIA do t\u00eb ishte edhe m\u00eb represive ndaj student\u00ebve, n\u00ebse Serbia nuk do t\u00eb ishte n\u00eb Evrop\u00eb dhe e rrethuar nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian dhe NATO-s\u201d, thot\u00eb Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht\u201d, thot\u00eb Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cBrenda saj ka nj\u00eb qend\u00ebr monitorimi, e pajisur me teknologji p\u00ebr mbik\u00ebqyrje digjitale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe programe t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr ndjekjen e telefonave mobil\u00eb\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>Sipas pretendimeve t\u00eb organizat\u00ebs Amnesty International, kujton Petrovi\u00e7, BIA ka zhvilluar bashk\u00ebpunim edhe me sh\u00ebrbimet ruse t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, gjat\u00eb k\u00ebtyre proceseve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes, sipas tij, shpesh nuk respektohet detyrimi ligjor q\u00eb p\u00ebrgjimi t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me urdh\u00ebr gjykate.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb voni kishim rastin e dy student\u00ebve nga Novi Pazari, t\u00eb cil\u00ebt u arrestuan bazuar n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjuar, e q\u00eb, sipas avokat\u00ebve t\u00eb tyre, nuk ishte subjekt i urdhrit t\u00eb gjykat\u00ebs\u201d, thot\u00eb Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>Prellevi\u00e7 shpjegon se, n\u00eb parim, nuk \u00ebsht\u00eb e ndaluar q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e BIA-s t\u2019i legjitimojn\u00eb qytetar\u00ebt gjat\u00eb protestave, por shton se kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Serbi nuk \u00ebsht\u00eb e rregulluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si n\u00eb shum\u00eb vende evropiane.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb shumic\u00ebn e shteteve evropiane legjitimimi i qytetar\u00ebve lejohet vet\u00ebm n\u00eb raste kur ekziston nj\u00eb arsye e qart\u00eb apo nj\u00eb shkelje e kryer.<\/p>\n<p>\u201cTe ne \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb legjitimohen kudo\u201d, thot\u00eb Prellevi\u00e7.<\/p>\n<p>Ai kritikon ashp\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar BIA, duke theksuar se ajo nuk \u00ebsht\u00eb konceptuar si polici sekrete, por si institucion p\u00ebr mbrojtjen e integritetit territorial, luft\u00ebn kund\u00ebr krimit ekonomik e ekologjik dhe kund\u00ebrzbulimin.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se problemi q\u00ebndron n\u00eb faktin se, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb kontrolluar dhe t\u00eb balancuar, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb struktur\u00eb me fuqi t\u00eb pakontrolluar q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr frik\u00ebsim, nd\u00ebrsa mungesa e kontrollit parlamentar dhe t\u00eb brendsh\u00ebm e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr abuzim nga pushteti.<\/p>\n<p>\u201cKur nuk ka kontroll parlamentar dhe t\u00eb brendsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb nuk ka fare kontroll mbi sh\u00ebrbimin e siguris\u00eb. At\u00ebher\u00eb, ka nj\u00eb sh\u00ebrbim sigurie t\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prir\u00eb ta uzurpojn\u00eb pushtetin\u201d, thot\u00eb Prellevi\u00e7.<\/p>\n<p>Kujt i raporton BIA sipas ligjit?<\/p>\n<p>Petrovi\u00e7 thekson se BIA, n\u00eb teori, duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet Qeveris\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn kontrollin e nj\u00eb \u201crrjeti institucionesh\u201d, si Kuvendi, Avokati i Popullit dhe Komisionari p\u00ebr informacione publike, por n\u00eb praktik\u00eb ky sistem, sipas tij, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar, p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebshqitjes s\u00eb Serbis\u00eb drejt autoritarizmit.<\/p>\n<p>T\u00eb dy ekspert\u00ebt thon\u00eb se qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb detyrim ligjor t\u2019u p\u00ebrgjigjen t\u00eb ashtuquajturave \u201cbiseda miq\u00ebsore\u201d me BIA-n, edhe pse n\u00eb praktik\u00eb ato thirrje prezantohen si vullnetare dhe pa pasoja.<\/p>\n<p>Por, fakti q\u00eb n\u00eb k\u00ebto biseda zakonisht thirren persona q\u00eb kritikojn\u00eb ose kund\u00ebrshtojn\u00eb pushtetin, ngre dyshime serioze p\u00ebr q\u00ebllimin e tyre, sipas Prellevi\u00e7it.<\/p>\n<p>\u201cQartazi, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr abuzim t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb siguris\u00eb\u201d, pohon edhe Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se BIA, n\u00eb praktik\u00eb, i sh\u00ebrben udh\u00ebheqjes s\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, presidentit Aleksandar Vu\u00e7i\u00eb dhe rrethit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, duke u p\u00ebrdorur p\u00ebr mbrojtjen e pushtetit dhe interesave t\u00eb tyre.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/20\/te-pathenat-e-policise-sekrete-ne-serbi-cila-eshte-fuqia-reale\/\">T\u00eb path\u00ebnat e policis\u00eb sekrete n\u00eb Serbi, cila \u00ebsht\u00eb fuqia reale?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit n\u00eb Serbi (BIA) \u2013 institucion kryesor i inteligjenc\u00ebs civile \u2013 prej koh\u00ebsh ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik: a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e shtetit, apo nj\u00eb instrument i pushtetit p\u00ebr kontroll politik? E themeluar n\u00eb vitin 2002 si pasardh\u00ebse e strukturave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb siguris\u00eb, BIA ka mandat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83125","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83125"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83125\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}