{"id":83117,"date":"2026-04-20T15:32:14","date_gmt":"2026-04-20T15:32:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/djegia-e-mbetjeve-ngre-pikepyetje-mbi-menaxhimin-e-landfillit-te-bushatit\/"},"modified":"2026-04-20T15:32:14","modified_gmt":"2026-04-20T15:32:14","slug":"djegia-e-mbetjeve-ngre-pikepyetje-mbi-menaxhimin-e-landfillit-te-bushatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/djegia-e-mbetjeve-ngre-pikepyetje-mbi-menaxhimin-e-landfillit-te-bushatit\/","title":{"rendered":"Djegia e mbetjeve ngre pik\u00ebpyetje mbi menaxhimin e landfillit t\u00eb Bushatit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa nd\u00ebrprerje nga vatra dhe p\u00ebrhapet n\u00eb aj\u00ebr, duke mbuluar sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha toke. N\u00eb horizont shihet nj\u00eb perde gri mbi qytetet e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa era e r\u00ebnd\u00eb e djegies s\u00eb mbeturinave t\u00eb mbyt.<\/p>\n<p>Dyert dhe dritaret e sht\u00ebpive p\u00ebrreth landfillit t\u00eb Bushatit kan\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb mbyllura dy dit\u00ebt e fundit, nd\u00ebrsa ajri i r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm i ka asfiksuar banor\u00ebt, por ka nxitur ankth edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Ata ankohen se arat nuk po prodhojn\u00eb m\u00eb, nd\u00ebrsa rutina e p\u00ebrditshme \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga frika e toksinave.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam mbjell\u00eb perimet, por perimet m\u2019i kap s\u00ebmundja. Prej kujt? Prej ndotjes. As nuk mund t\u00eb ham\u00eb perimet tona,\u201d thot\u00eb nj\u00eb grua e moshuar, banore t\u00eb zon\u00ebs. \u201cImagjinoje veten t\u00eb jetosh k\u00ebtu, si jeton?,\u201d shtoi ajo, duke theksuar se po b\u00ebhej gati t\u00eb shkonte t\u00eb vajzat n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Emergjenca mjedisore e shkaktuar nga zjarri n\u00eb landfillin e Bushatit u kthye me shpejt\u00ebsi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dit\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Reja e tymit toksik mbi qiellin e Bushatit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i panjohur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo risjell n\u00eb v\u00ebmendje skenar\u00ebt e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb katastrofave mjedisore n\u00eb Vlor\u00eb dhe Elbasan p\u00ebr shkak t\u00eb djegies s\u00eb fushave t\u00eb mbetjeve. N\u00eb Bushat, situata \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb pas dyshimeve se zjarri u shkaktua p\u00ebr shkak t\u00eb tejbushjes s\u00eb landfillit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake, nga zjarri i t\u00eb diel\u00ebs u dogj\u00ebn rreth 2000 m3 mbetje t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb 500 metra katror\u00eb sip\u00ebrfaqe, nga 23 hektar\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja totale e landfillit. P\u00ebr t\u00eb shuar zjarrin u angazhuan rreth 20 zjarrfik\u00ebs t\u00eb ndihmuar nga mjete dhe efektiv\u00eb nga bashkit\u00eb e Lezh\u00ebs, Tiran\u00ebs dhe Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, vatra vijon t\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb n\u00ebntok\u00eb, duke e mbajtur prezent rrezikun e riaktivizimit. P\u00ebr banor\u00ebt d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb i pallogaritsh\u00ebm dhe lidhet direkt me mbijetes\u00ebn e tyre ekonomike.<\/p>\n<p>Prej s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb 10 prillit 2026, flak\u00ebt e zjarrit pushtuan landfillin e Bushatit. Foto: Emi Kalaja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk menaxhohet mir\u00eb landfilli, k\u00ebtu kemi kryer pun\u00eb. \u00c7do lloj bime k\u00ebtu nuk b\u00ebhet,\u201d thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr banor i zon\u00ebs. \u201cUn\u00eb kam punuar 2 vite brenda (landfillit), \u00ebsht\u00eb djegur, por situata \u00ebsht\u00eb menaxhuar shpejt. Por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndotje e madhe, n\u00ebse vazhdon k\u00ebshtu, ky vend ka mbaruar,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, reagimi i institucioneve ka qen\u00eb i koordinuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se situata \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll. Prefektja e Shkodr\u00ebs, Holta Duda, deklaroi se nuk ka rrezik p\u00ebr banesat, nd\u00ebrsa theksoi se situata po mbahet n\u00ebn monitorim. Autoritetet priren ta klasifikojn\u00eb ngjarjen si aksidentale, t\u00eb p\u00ebrforcuara edhe nga n\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, Elvis Pre\u00e7i, i cili tha p\u00ebr medias se \u201cflak\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme\u201d.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta linj\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe nga Policia e Shtetit. \u201cSpecialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Vau i Dej\u00ebs referuan materialet n\u00eb Prokurori, p\u00ebr vler\u00ebsim, pasi dje, n\u00eb Landfillin n\u00eb fshatin Shkjez\u00eb, dyshohet se aksidentalisht ka r\u00ebn\u00eb zjarr,\u201d thuhet n\u00eb informacionin zyrtar t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga policia.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr specialist\u00ebt e mjedisit, etiketimi si \u201caksident\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbyllur dosjen e k\u00ebsaj ndotjeje masive.<\/p>\n<p>Eksperti i mjedisit, Imeldi Sokoli, thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar, sidomos n\u00eb kushtet kur volumi i mbetjeve \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNga ajo \u00e7far\u00eb thuhet, shkaqet jan\u00eb quajtur aksidentale, por duhen hetime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr mjedisore. Nd\u00ebrmarrja e Bushatit e jep me koncesion menaxhimin e landfillit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kishte monitorim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb mos t\u00eb paraqisnin rrezik si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb fjal\u00eb\u201d, tha Sokoli.<\/p>\n<p>Ai ngre gjithashtu alarmin mbi kapacitetet e landfillit, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb me rritjen e frikshme t\u00eb ndotjes n\u00eb zonat urbane rreth tij.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb kapacitet t\u00eb limituar sa i p\u00ebrket grumbullimit t\u00eb mbetjeve. Mendoj se jemi af\u00ebr pik\u00ebs kritike t\u00eb mbushjes rreth 80%, ne duhet t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb rritjen e p\u00ebrmasave t\u00eb landfillit,\u201d tha Sokoli p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb kjo ndotje ka ndikim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb mjedis. N\u00eb disa pika t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs gjat\u00eb nat\u00ebs kemi nj\u00eb ndotje kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare mbi funksionimin e landfillit zbulojn\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier menaxhimi mes shtetit dhe privatit, n\u00ebn nj\u00eb presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm v\u00ebllimesh. Sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb landfillit t\u00eb Bushatit, Gjergj Vasija, struktura q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb vitin 2008 p\u00ebrpunon nga 5 mij\u00eb deri n\u00eb 8 mij\u00eb ton n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cLandfilli i Bushatit \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb vitin 2008. Pas vitit 2018 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata me shoq\u00ebrin\u00eb Baker Albania, e cila merret me menaxhimin e landfillit dhe kontrollin e tij. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm volumi i mbetjeve q\u00eb depozitohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb landfill, duke arritur n\u00eb disa qindra ton n\u00eb dit\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se n\u00eb landfill operojn\u00eb dy kompani, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrja vendore e cila ka 10 punonj\u00ebs, pjes\u00eb e bashkis\u00eb lokale, dhe tjetra \u00ebsht\u00eb Baker Albania, si menaxhuese e kontraktuar, e cila pun\u00ebson rreth 20 persona q\u00eb merren me mir\u00ebmbajtjen dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera.\/ <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/04\/20\/djegia-e-mbetjeve-ngre-pikepyetje-mbi-menaxhimin-e-landfillit-te-bushatit\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/20\/djegia-e-mbetjeve-ngre-pikepyetje-mbi-menaxhimin-e-landfillit-te-bushatit\/\">Djegia e mbetjeve ngre pik\u00ebpyetje mbi menaxhimin e landfillit t\u00eb Bushatit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa nd\u00ebrprerje nga vatra dhe p\u00ebrhapet n\u00eb aj\u00ebr, duke mbuluar sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha toke. N\u00eb horizont shihet nj\u00eb perde gri mbi qytetet e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa era e r\u00ebnd\u00eb e djegies s\u00eb mbeturinave t\u00eb mbyt. Dyert dhe dritaret e sht\u00ebpive p\u00ebrreth landfillit t\u00eb Bushatit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":83118,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83117","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}