{"id":83094,"date":"2026-04-20T14:48:12","date_gmt":"2026-04-20T14:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/ke-hyre-ne-pishine-me-peshkaqen\/"},"modified":"2026-04-20T14:48:12","modified_gmt":"2026-04-20T14:48:12","slug":"ke-hyre-ne-pishine-me-peshkaqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/ke-hyre-ne-pishine-me-peshkaqen\/","title":{"rendered":"Ke hyr\u00eb n\u00eb pishin\u00eb me peshkaqen\u2026"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, Migena Schroeder, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitaret kryesore t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK, e cila rezulton t\u00eb ket\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tenderat e AKSHI-t, pasi m\u00eb p\u00ebrpara kishte zhvilluar nj\u00eb takim me drejtoresh\u00ebn, Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe zv\/drejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima.<\/p>\n<p>Pyetja e biznesmenes, e cila q\u00ebndron si pronare n\u00eb \u201chije\u201d e kompanis\u00eb \u201cAESS Sh.P.K\u201d pasi n\u00eb letra pronar \u00ebsht\u00eb babai i saj, 83-vje\u00e7ari,\u00a0 Lefter Klemo, \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb ambientet e SPAK n\u00eb 8 janar 2026.<\/p>\n<p>Fillimisht Schroeder, tregon se vet\u00eb kompania e saj s\u00eb bashku me \u201cAlbascan\u201d hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb skenar kriminal ku tenderi ishte paracaktuar. Por m\u00eb von\u00eb ajo kuptoi se kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb siparale t\u00eb nd\u00ebrlikuar, ku pas nj\u00eb takimi t\u00eb zhvilluar me Ermal Beqirin, ky i fundit i pohoi se: \u201c\u2026kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pishin\u00eb t\u00eb mbushur me peshkaqen\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera, Migena Schroeder, rezulton t\u00eb jet\u00eb dhe njeriu q\u00eb ka orientuar biznesmenin e \u201cABS\u201d, Gerond Me\u00e7e, t\u00eb paraqitet tek autoritet Gjermane dhe t\u00eb denoncoj\u00eb aty rr\u00ebmbimin e tij n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb pas Ambasada Gjermane n\u00eb Tiran\u00eb ka njoftuar SPAK, duke \u00e7uar n\u00eb nisjen me ngut t\u00eb veprimeve hetimore.<\/p>\n<p><strong>Hyrja n\u00eb 1 tender t\u00eb paracaktuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e siguruar nga gazetari Elton Qyno, rezulton se Migena Schroeder, ka hyr\u00eb n\u00eb tenderat e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb dhe Informacionit (AKSHI), duke k\u00ebrkuar m\u00eb par\u00eb drejtoresh\u00ebn e k\u00ebtij institucioni Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe zv\/drejtorin Daniel Shima.<\/p>\n<p>Konkretisht Migena Schroeder, tregohet se zot\u00ebron nj\u00eb aktivitet akademi p\u00ebr trajnimin e student\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e inxhieneris\u00eb software dhe se drejton edhe shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAESS\u201d, duke treguar se gjat\u00eb nj\u00eb eventi qeveritar \u00ebsht\u00eb njohur me Daniel Shima dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb vitin 2022, Migena Schroeder, tregon se e ka takuar Daniel Shim\u00ebn dhe i ka th\u00ebn\u00eb se vjen me porosi t\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe se interesohej q\u00eb AKSHI t\u00eb bashk\u00ebpunonte me shoq\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr implementimin e projektit \u201cSmartlab2\u201d n\u00ebp\u00ebr shkolla.<\/p>\n<p>B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi q\u00eb nuk ishte b\u00ebr\u00eb akoma dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte paracaktuar se do t\u00eb realizohej nga \u201cAlbascan\u201d dhe se p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb SPAK, Daniel Shima e ka orientuar q\u00eb Schroeder t\u00eb takonte biznesmenin Elison Jorgji, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb \u201cAlbascan\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, sipas orientimit q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Shima, Schroeder, ka treguar se ka takuar dhe pir\u00eb kafe me biznesmenin Elison Jorgji, por se ai nuk ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se do merrte pjes\u00eb edhe kompania e saj \u201cAESS\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij takimi, d\u00ebshmitarja biznesmenia Migena Schroeder ka treguar se ka takuar zv\/drejtorin e AKSHI, Daniel Shima dhe m\u00eb tej Elison Jorgji, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb futeshin n\u00eb prokurimin publik si Bashkim Operator\u00ebs Ekonomik (BOE).<\/p>\n<p>T\u00eb treja pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb dy kompanit\u00eb t\u00eb hynin s\u00eb bashku n\u00eb tender, dhe se sipas saj n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb procedura e prokurimit dhe se fitues \u00ebsht\u00eb shpallur oferta e \u201cAlbascan\u201d dhe \u201cAESS\u201d.<\/p>\n<p>Por kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb ankimuar pran\u00eb Komisionin t\u00eb Prokurimeve Publike dhe se ka patur ankim nga nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr, e qujatur \u201cPC Store\u201d.<\/p>\n<p>Schroeder, ka treguar para oficer\u00ebve t\u00eb BKH dhe prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, se Daniel Shima, i kishte shpjeguar se procedura ishte hapur fillimisht pa k\u00ebrkes\u00ebn e certifikimit nga Drejtoria e Siguris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe se p\u00ebr tej ishin detyruar ta anulonin e procedur\u00ebs, duke shpallur si element dhe kriter pranueshm\u00ebrie subjektet ekonomike q\u00eb ishin t\u00eb certifikuar nga DSIK dhe se kjo gj\u00eb kishte ndodhur pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shmangur dhe skualifikuar subjektin \u201cPC Store\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e saj n\u00eb SPAK, Schroeder shpjegon se kjo procedur\u00eb nuk kishte nevoj\u00eb aspak p\u00ebr DSIK-n\u00eb, p\u00ebr nga natyra e mallrave dhe e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofroheshin.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb projektit, Migena Schroeder, konstatonte se puna nuk b\u00ebhej si duhej dhe se produktet nuk ishin ato q\u00eb duheshin zbatuar sipas projektit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026un\u00eb fillova t\u00eb kund\u00ebrshtoja dhe se takova Daniel Shim\u00ebn n\u00eb institucion dhe se ai m\u00eb sqaroi, duke marr\u00eb si p\u00ebrgjigje se n\u00ebse do t\u00eb vijoja t\u00eb ankohesha dhe t\u00eb kund\u00ebrshtoja duhet t\u00eb dilja nga institucioni\u2026\u201d-ka treguar n\u00eb SPAK Migena Schroeder.<\/p>\n<p>Kjo e fundit ka treguar se ka vijuar kund\u00ebrshtimet edhe me Elison Jorgjin dhe se edhe ai i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb mos merrej me k\u00ebto pun\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i k\u00ebrkuar q\u00eb duke qen\u00eb se gj\u00ebrat tashm\u00eb kishin ndryshuar, ai duhet t\u2019i kalonte parat\u00eb me fatura pak e nga pak por se ajo nuk ka pranuar dhe se ka k\u00ebrkuar m\u00eb tej t\u00eb sqarohet me drejtoresh\u00ebn, Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Nga takimi q\u00eb ka patur me Mirlinda Kar\u00e7anaj, Migena Schroeder tregon se ajo i ka treguar se biznesmenin Elison Jorgjin, e kishte futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt tenderues, Daniel Shima.<\/p>\n<p>Ajo vijon se i k\u00ebrkonte s\u00ebrish takim Elison Jorgji dhe se i ka th\u00ebn\u00eb se nuk do merrej m\u00eb me t\u00eb, por se do t\u00eb shkonte t\u00eb takonte Mirlinda Kar\u00e7anaj, p\u00ebr problematikat e shfaqura.<\/p>\n<p>Ajo e ka regjistruar bised\u00ebn me Elison Jorgjin dhe se ia ka d\u00ebrguar at\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anaj, pasi tregon se pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb moment i ka shkruar kjo e fundit mesazh dhe se i ka k\u00ebrkuar se e pret n\u00eb \u201cHotel Rogner\u201d, ta takoj\u00eb biznesmeni, Ermal Beqiri, duke treguar se k\u00ebt\u00eb e kishte njohur nga takimet n\u00eb zyr\u00ebn e Daniel Shim\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Takimi me Beqirin: Ke hyr\u00eb n\u00eb pishin\u00eb me peshkaqen\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit me Ermal Beqirin, ky i fundit i ka th\u00ebn\u00eb se ajo tashm\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pishin\u00eb peshkaqen\u00ebsh dhe se i k\u00ebrkoi t\u00eb merrte kontratat dhe ta takonte pasdite, duke shtuar se ishte e frik\u00ebsuar por se n\u00eb takimin e pasdites e priti mir\u00eb.<\/p>\n<p>Migena Schroeder ka treguar n\u00eb SPAK se n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim e ka pyetur p\u00ebr vler\u00ebn e kontrat\u00ebs dhe se i ka th\u00ebn\u00eb se sa lek\u00eb do t\u00eb mbante n\u00eb llogari dhe se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb fituar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do ta kontaktonte nj\u00eb punonj\u00ebse me emrin \u201cGesta\u201d, do ta diskutonte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEA Solution\u201d, pasi lek\u00ebt nuk ishin t\u00eb tija dhe se ndaj kishte hyr\u00eb n\u00eb pishin\u00ebn e peshkaqen\u00ebve, duke shtuar se m\u00eb tej mori NIPT t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se ka q\u00ebn\u00eb e frik\u00ebsuar, Migena Schroeder, ka pranuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duke treguar se mund t\u2019i vendos\u00eb n\u00eb dispozicion prokuroris\u00eb komunikimet n\u00eb \u201cWhatsap\u201d. Ajo tregon se ka takuar m\u00eb tej \u201cGest\u00ebn\u201d dhe se ka b\u00ebr\u00eb pagesat, sipas direktivave q\u00eb i dha Ermal Beqiri.<\/p>\n<p><strong>Ankimi n\u00eb KPP t\u00eb tenderit t\u00eb burgjeve<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb SPAK, Migena Schroeder, ka treguar se pas k\u00ebsaj situate nuk ka patur m\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb prokurimet publike t\u00eb AKSHI-t, por ka dashur t\u00eb zbuloj\u00eb korrupsionin dhe kriminalitetin n\u00eb k\u00ebto procedura.<\/p>\n<p>Ajo ka treguar se ka hyr\u00eb tek nj\u00eb procedur\u00eb tenderuese p\u00ebr sistemin e burgjeve dhe pasia kompania e saj ka dal\u00eb humb\u00ebse, ka vendosur ta ankimoj\u00eb vendimin e marr\u00eb nga nj\u00ebsia e prokurimit t\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>\u201c\u2026e kam kuptuar se ishte nj\u00eb procedur\u00eb e paligjshme pasi kam shquar kriterin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb termit t\u00eb referenc\u00ebs \u201cUni view\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb mark\u00eb kineze dhe se \u00ebsht\u00eb ekskluzivitet i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlbascan\u201d-ka rr\u00ebfyer n\u00eb SPAK, Migena Schroeder.<\/p>\n<p>Pas ankimimit Migena, tregon se i kan\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb person q\u00eb i kishte treguar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb merak p\u00ebr t\u00eb, pasi kishte d\u00ebgjuar ca biseda n\u00ebp\u00ebr tavolina dhe se ishte merakosur, duke i treguar se ato t\u00eb AKSHI-t jan\u00eb kok\u00ebkrisur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Migena Schroeder ka pohuar se ka ankimuar n\u00eb KPP dhe se procedura \u00ebsht\u00eb pezulluar, por nuk e di si ka vajtur m\u00eb tej, pasi nuk \u00ebsht\u00eb interesuar m\u00eb.<\/p>\n<p><strong>AKTI nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime kriminale<\/strong><\/p>\n<p>Schroeder tregon se, gjat\u00eb takimeve t\u00eb pun\u00ebve n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri, ka konstatuar se ato vijonin n\u00eb ruanin hegjemonin\u00eb e fitimit t\u00eb tenderave pran\u00eb AKSHI-t dhe se ato kishin krijuar edhe nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse, t\u00eb quajtur AKTI dhe se an\u00ebtar\u00ebt e bordit t\u00eb k\u00ebsaj organizate jan\u00eb Ermal Beqiri, Andis Papa, G\u00ebzim Hoxha,v\u00ebllai i Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Ferit Hoxha, Gentjan Likaj e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u mblodh\u00ebn p\u00ebr ta legalizuar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim kriminal nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>Ajo shton se kjo \u201cOJF\u201d ka bashk\u00ebpunim dhe ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me AKSHI dhe gjithashtu me DSIK.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfimi p\u00ebr tenderin e skaner\u00ebve n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Madje n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj n\u00eb SPAK, Migena Schroeder, ka folur dhe p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb zhvilluar nga prokuroria e posa\u00e7me SPAK.<\/p>\n<p>Biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, ka treguar se prokurimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Shtator 2024, ku biznesmeni i \u201cAlbascan\u201d, Elison Jorgji, i kishte k\u00ebrkuar llogari se pse ajo kishte \u00e7uar ofert\u00eb p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me p\u00ebr blerjen e skanerave, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb mos paraqiste ofert\u00eb por se ajo nuk ka pranuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij tenderi q\u00eb tregon Migena Schroeder, SPAK, ka vendosur t\u00eb shpenzoj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 649 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra duke ia besuar kompanis\u00eb \u201cAlbaScan\u201d p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u201combrell\u00ebn\u201d kibernetike t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Kompania \u201cAlbaScan\u201d, n\u00eb dy lotet tenderuese t\u00eb hapura n\u00eb vitin 2024 nga SPAK, konkurroi p\u00ebrball\u00eb kompanive t\u00eb tjera private \u201cAlcomm Solutions\u201d dhe \u201cAESS\u201d &amp; \u201cS2 Secure Albania\u201d, t\u00eb cilat u s\u2019kualifikuan nga Komisioni i Ofertave pran\u00eb SPAK, me argumentin se ofertat e ul\u00ebta t\u00eb paraqitura prej tyre, nuk p\u00ebrmbushnin kapacitetin ekonomik t\u00eb k\u00ebrkuar nga institucioni.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u201cAlbaScan\u201d, po jep asistenc\u00ebn e saj dhe n\u00eb SPAK, ku \u00ebsht\u00eb duke implementuar teknologjin\u00eb elektronike p\u00ebr sigurimin e godin\u00ebs.\/\u00a0 <strong>Elton Qyno<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, Migena Schroeder, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitaret kryesore t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK, e cila rezulton t\u00eb ket\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tenderat e AKSHI-t, pasi m\u00eb p\u00ebrpara kishte zhvilluar nj\u00eb takim me drejtoresh\u00ebn, Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe zv\/drejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima. Pyetja e biznesmenes, e cila q\u00ebndron si pronare n\u00eb \u201chije\u201d e kompanis\u00eb \u201cAESS Sh.P.K\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}