{"id":83083,"date":"2026-04-20T13:48:17","date_gmt":"2026-04-20T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/papi-visi-dhe-zyra-gazeta-zvicerane-ja-si-pastrohen-milionat-e-kokaines-ne-tirane\/"},"modified":"2026-04-20T13:48:17","modified_gmt":"2026-04-20T13:48:17","slug":"papi-visi-dhe-zyra-gazeta-zvicerane-ja-si-pastrohen-milionat-e-kokaines-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/papi-visi-dhe-zyra-gazeta-zvicerane-ja-si-pastrohen-milionat-e-kokaines-ne-tirane\/","title":{"rendered":"\u201cPapi\u201d, \u201cVisi\u201d dhe \u201cZyra\u201d\/ Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen milionat e kokain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gazeta zvicerane Aargauer Zeitung ka p\u00ebrshkruar me detaje sesi nj\u00eb grup kriminal\u00a0pastronte\u00a0milionat n\u00eb Tiran\u00eb. Parat\u00eb e fituara nga pun\u00ebt e jasht\u00ebligjshme pastroheshin p\u00ebrmes nj\u00eb agjencie udh\u00ebtimesh n\u00eb Lucern\u00eb e quajtur \u201cZyra\u201d.\u00a0 Sipas artikullit, \u201cVisi\u201d ishte koordinatori dhe dyshohet kreu i band\u00ebs ballkanike, nj\u00ebkoh\u00ebsish\u00a0em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb zvicerane.<\/p>\n<p>\u201cVisi\u201d organizonte takimet, menaxhonte rrjetet dhe siguronte q\u00eb parat\u00eb e depozituara n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhiqeshin n\u00eb Ballkan. Nd\u00ebrsa, \u201cPapi\u201d kishte rol qendror n\u00eb Shqip\u00ebri, duke drejtuar nj\u00eb pik\u00eb k\u00ebmbimi valutor n\u00eb Tiran\u00eb, ku shp\u00ebrndaheshin parat\u00eb e ardhura nga jasht\u00eb. Aargauer Zeitung shkruan se, parat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb Tiran\u00eb, shpesh d\u00ebrgoheshin me avion nga Bazeli n\u00eb Prishtin\u00eb dhe m\u00eb pas me rrug\u00eb tok\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Banda kishte edhe\u00a0bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me role specifike. N\u00eb artikull tregohet se \u201cNumri 4\u201d merrej me mbledhjen dhe dor\u00ebzimin e parave kur agjencia ishte e mbyllur. Nd\u00ebrsa \u201cXeni\u201d, v\u00ebllai i pronarit t\u00eb agjencis\u00eb n\u00eb Lucern\u00eb, i cili s\u00eb bashku me nj\u00eb ose dy djem luante nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ai ishte nj\u00eb nyje ky\u00e7e e rrjetit Hawala nga Lucerna drejt Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi kishte edhe nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor tjet\u00ebr, \u201cNipi\u201d, i af\u00ebrm i Visit. Ky merrte drejtimin e operacioneve n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij dhe dyshohet se ka transportuar personalisht shuma t\u00eb m\u00ebdha drejt Ballkanit. Aktualisht, autoritetet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Zvic\u00ebr po vazhdojn\u00eb hetimet dhe procedurat penale ndaj t\u00eb dyshuarve. \u201cVisi\u201d ndodhet n\u00eb paraburgim n\u00eb Zvic\u00ebr q\u00eb nga viti 2024 dhe pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb gjyq, nd\u00ebrsa \u201cPapi\u201d ndodhet n\u00eb burg n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pritje t\u00eb procesit.<\/p>\n<p><strong>Atikulli i\u00a0<a href=\"https:\/\/cleverpush.com\/en\/faq\/\">AARGAUER ZEITUNG:<\/a><\/strong><\/p>\n<p>\u201cShkruaj Burimit, Burimi e di \u00e7far\u00eb i duhet dhe un\u00eb flas me babin\u201d: K\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb \u201cVisi\u201d, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike t\u00eb p\u00ebrgjuar me nj\u00eb klient t\u00eb quajtur Arjan. Ky i fundit donte t\u00eb transferonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete nj\u00eb sasi t\u00eb madhe parash nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup kriminal q\u00eb dyshohet se ka pastruar miliona euro para droge p\u00ebrmes nj\u00eb agjencie udh\u00ebtimesh n\u00eb Lucern\u00eb. \u201cVisi\u201d ishte koordinatori dhe dyshohet kreu i band\u00ebs ballkanike.<\/p>\n<p>Mediat shqiptare kan\u00eb zbuluar s\u00eb fundmi detaje t\u00eb reja p\u00ebr grupin, i cili komunikonte p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve t\u00eb enkriptuara si SkyECC. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna plot\u00ebsojn\u00eb figur\u00ebn me kode dhe nofka.<\/p>\n<p><strong>\u201cPapi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb ky\u00e7e e struktur\u00ebs dhe nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb zvicerane. Rreth 20 vite m\u00eb par\u00eb jetonte me familjen n\u00eb rajonin e Bielit n\u00eb Zvic\u00ebr dhe ishte d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge. Kur hetuesit zviceran\u00eb dhe shqiptar\u00eb nis\u00ebn hetimet p\u00ebr rastin e agjencis\u00eb n\u00eb Lucern\u00eb, ata u p\u00ebrball\u00ebn s\u00ebrish me emrin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ai konsiderohej si bos i kokain\u00ebs dhe u arrestua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2018 n\u00eb nj\u00eb operacion antidrog\u00eb, por u lirua shpejt. N\u00eb struktur\u00ebn e Lucern\u00ebs, \u201cPapi\u201d kishte rol qendror n\u00eb sistemin Hawala \u2013 nj\u00eb sistem informal transferimi parash. P\u00ebrmes k\u00ebtij sistemi, t\u00eb ardhurat nga droga d\u00ebrgoheshin nga Zvicra n\u00eb Ballkan p\u00ebrmes agjencis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimeve.<\/p>\n<p>\u201cPapi\u201d drejtonte nj\u00eb pik\u00eb k\u00ebmbimi valutor n\u00eb Tiran\u00eb, ku k\u00ebto para paguheshin. Parat\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb Tiran\u00eb, shpesh d\u00ebrgoheshin me avion nga Bazeli n\u00eb Prishtin\u00eb dhe m\u00eb pas me rrug\u00eb tok\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pas arrestimit t\u00eb korrierit Burim, \u201cPapi\u201d thuhet se ka kryer vet\u00eb disa transportime. Ai ishte n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me \u201cVisin\u201d p\u00ebr koordinimin e d\u00ebrgesave.<\/p>\n<p>Sipas hetuesve, \u201cPapi\u201d ishte gjithashtu pjes\u00eb e rrjeteve t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb drog\u00ebs nga ku vinin k\u00ebto t\u00eb ardhura kriminale. Autoritetet flasin p\u00ebr disa kanale t\u00eb ndryshme t\u00eb rrjetit t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb gjeneronin fitime t\u00eb rregullta. Familjar\u00eb t\u00eb \u201cPapit\u201d jan\u00eb aktiv\u00eb prej vitesh n\u00eb Zvic\u00ebr, sidomos n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, \u201cPapi\u201d u arrestua n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa u sekuestruan disa prona dhe shuma t\u00eb m\u00ebdha parash si te ai, ashtu edhe te \u201cVisi\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cVisi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>E gjith\u00eb struktura \u2013 si rrjeti i drog\u00ebs ashtu edhe transferimi i parave drejtohej sipas hetuesve nga \u201cVisi\u201d. Ai \u00ebsht\u00eb djali i nj\u00eb biznesmeni t\u00eb njohur me lidhje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos n\u00eb SHBA. Babai i tij konsiderohet nga disa si kreu i organizat\u00ebs, por ai vet\u00eb mohon \u00e7do p\u00ebrfshirje.<\/p>\n<p>\u201cVisi\u201d ishte gjithashtu aktiv n\u00eb sistemin Hawala: ai siguronte q\u00eb parat\u00eb e depozituara n\u00eb Lucern\u00eb t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqeshin n\u00eb Prishtin\u00eb ose Tiran\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrgjuar, ai ka deklaruar se sistemi funksiononte edhe n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt \u2013 nga Shqip\u00ebria n\u00eb Zvic\u00ebr \u2013 dhe se dispononte rreth 2 milion\u00eb franga q\u00eb mund t\u2019i paguante.<\/p>\n<p>Ai konsiderohet gjithashtu \u201ckoordinatori kryesor\u201d i disa rrjeteve t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre rrjeteve takoheshin rregullisht dhe ai p\u00ebrcaktonte \u201cplanet e udh\u00ebtimit, koh\u00ebn dhe rendin e takimeve\u201d, sipas hetimeve. Brenda band\u00ebs kishte disiplin\u00eb t\u00eb fort\u00eb organizative. Nj\u00eb pjes\u00eb e rrjetit operonte edhe nga Grenchen n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u201cZyra\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Qendra e band\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr ishte nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimesh n\u00eb Lucern\u00eb. Brenda grupit ajo quhej \u201cZyra\u201d. Ajo i p\u00ebrkiste nj\u00eb biznesmeni kosovar dhe djemve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu jan\u00eb t\u00eb akuzuar. Familja zot\u00ebron disa kompani n\u00eb Zvic\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cZyr\u00eb\u201d dor\u00ebzoheshin parat\u00eb e drog\u00ebs. Vet\u00ebm nga komunikimet p\u00ebrmes Surespot dhe Signal, Prokuroria Federale ka dokumentuar depozita prej mesatarisht rreth 60,000 franga n\u00eb dit\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 40 korrier\u00eb droge dyshohet se kan\u00eb dor\u00ebzuar para aty.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb \u201cZyra\u201d kishte nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb drejtuar nga nj\u00eb nga djemt\u00eb n\u00eb aeroportin e Bazelit nuk duket rast\u00ebsi: parat\u00eb nga aktivitetet e drog\u00ebs shpesh transportoheshin me avion drejt Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, banda i zhvendoste parat\u00eb p\u00ebrmes sistemit Hawala n\u00eb Ballkan. Komisioni ishte rreth 6% dhe ndahej mes \u201cVisit\u201d dhe \u201cZyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cNumri 4\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kur \u201cZyra\u201d ishte e mbyllur, parat\u00eb mund t\u00eb dor\u00ebzoheshin te \u201cNumri 4\u201d pronari i nj\u00eb firme pastrimi n\u00eb zon\u00ebn e Lucern\u00ebs. Ai konsiderohej i besuar i \u201cVisit\u201d dhe familjes s\u00eb tij, dhe \u00ebsht\u00eb gjithashtu i akuzuar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, ai ka bashk\u00ebpunuar m\u00eb shum\u00eb me hetimet. Para Prokuroris\u00eb Federale zvicerane, ai ka shpjeguar m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit n\u00eb Lucern\u00eb: \u201cShkon atje, njer\u00ebzit njihen mes vete, dor\u00ebzon parat\u00eb; ato q\u00eb un\u00eb i detyrohesha. Pastaj i shkruaja ose i telefonoja se parat\u00eb u dor\u00ebzuan dhe kaq.\u201d Me \u201cat\u00eb\u201d i referohej \u201cVisit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNumri 4\u201d mblidhte para nga disa pika t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr organizat\u00ebn e Visit dhe i sillte n\u00eb agjenci. Gjithashtu sh\u00ebrbente si shofer i Visit kur ky ndodhej n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u201cXeni\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb ndodhej v\u00ebllai i pronarit t\u00eb agjencis\u00eb n\u00eb Lucern\u00eb, i cili s\u00eb bashku me nj\u00eb ose dy djem luante nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ai ishte nj\u00eb nyje ky\u00e7e e rrjetit Hawala nga Lucerna drejt Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas hetuesve, tek \u201cXeni\u201d t\u00ebrhiqeshin rregullisht para, t\u00eb cilat me shum\u00eb gjasa kishin ardhur me avion nga Zvicra n\u00eb Prishtin\u00eb. Edhe \u201cPapi\u201d ka t\u00ebrhequr disa her\u00eb para n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cNipi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Burimin e p\u00ebrmendur m\u00eb par\u00eb. Ai, si i af\u00ebrm i Visit, merrte koordinimin e struktur\u00ebs s\u00eb Lucern\u00ebs kur ky mungonte. Edhe ai ka qen\u00eb shpesh n\u00eb Lucern\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNipi\u201d dyshohet se ka transportuar vet\u00eb disa her\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha drejt Ballkanit. Nj\u00eb her\u00eb, policia kufitare n\u00eb Shqip\u00ebri gjeti 76,000 franga n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e gruas s\u00eb tij, kur \u00e7ifti po kthehej nga Kosova me nj\u00eb Mercedes.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjuar, Visi ka th\u00ebn\u00eb se nipi kishte marr\u00eb nj\u00eb \u201cporosi\u201d. Parat\u00eb ishin nisur fillimisht nga Lucerna.<\/p>\n<p><strong>Procese n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Po dalin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb detaje, por rrjeti i agjencis\u00eb n\u00eb Lucern\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur plot\u00ebsisht, sidomos deg\u00ebzimet n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Si Prokuroria Speciale n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe Prokuroria Federale n\u00eb Zvic\u00ebr po zhvillojn\u00eb procedura penale ndaj disa personave t\u00eb arrestuar n\u00eb 2024 dhe 2025. \u201cVisi\u201d ndodhet n\u00eb paraburgim n\u00eb Zvic\u00ebr q\u00eb nga viti 2024 dhe pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb gjyq. \u201cPapi\u201d ndodhet n\u00eb burg n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pritje t\u00eb procesit. Vlen parimi i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shkrimi\/\">\u201cPapi\u201d, \u201cVisi\u201d dhe \u201cZyra\u201d\/ Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen milionat e kokain\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta zvicerane Aargauer Zeitung ka p\u00ebrshkruar me detaje sesi nj\u00eb grup kriminal\u00a0pastronte\u00a0milionat n\u00eb Tiran\u00eb. Parat\u00eb e fituara nga pun\u00ebt e jasht\u00ebligjshme pastroheshin p\u00ebrmes nj\u00eb agjencie udh\u00ebtimesh n\u00eb Lucern\u00eb e quajtur \u201cZyra\u201d.\u00a0 Sipas artikullit, \u201cVisi\u201d ishte koordinatori dhe dyshohet kreu i band\u00ebs ballkanike, nj\u00ebkoh\u00ebsish\u00a0em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb zvicerane. \u201cVisi\u201d organizonte takimet, menaxhonte rrjetet dhe siguronte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83083","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83083\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}