{"id":83026,"date":"2026-04-20T08:47:46","date_gmt":"2026-04-20T08:47:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/analiza-e-the-guardian-dy-javet-qe-e-vune-trumpin-me-shpatulla-per-muri\/"},"modified":"2026-04-20T08:47:46","modified_gmt":"2026-04-20T08:47:46","slug":"analiza-e-the-guardian-dy-javet-qe-e-vune-trumpin-me-shpatulla-per-muri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/analiza-e-the-guardian-dy-javet-qe-e-vune-trumpin-me-shpatulla-per-muri\/","title":{"rendered":"Analiza e The Guardian\/ Dy jav\u00ebt q\u00eb e vun\u00eb Trumpin me shpatulla p\u00ebr muri"},"content":{"rendered":"<p><span><strong>Nga korrespondenti n\u00eb Uashington David Smith, p\u00ebrgatiti T.\u00c7ela, Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Ance Johnson ka votuar p\u00ebr Donald Trump tre her\u00eb me radh\u00eb. Tani ndihet pak i penduar. \u201cNuk kam qen\u00eb shum\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr her\u00ebn e tret\u00eb,\u201d thot\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi 47-vje\u00e7ar, ulur n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb Crescent Springs, Kentucky. \u201cDuhej t\u00eb mos niseshim p\u00ebr asnj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re. \u00c7mimet duhej t\u00eb binin. Na u premtuan shum\u00eb gj\u00ebra dhe nuk po mbahen\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Johnson nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi votues i Trump q\u00eb po ngre dyshime ndaj nj\u00eb presidenti amerikan i cili, pasi p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb sfidoi gravitacionin politik, tani ngjan sikur po shembet p\u00ebrtok\u00eb. Dy jav\u00ebt e fundit kan\u00eb qen\u00eb ndoshta m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat e mandatit t\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb. Di\u00e7ka duket sikur \u00ebsht\u00eb krisur.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas nisjes s\u00eb nj\u00eb lufte pa mb\u00ebshteje popullore kund\u00ebr Iranit, presidenti po k\u00ebrkon nj\u00eb rrug\u00ebdalje nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e karburanteve po ngrihen; ai ofendoi Pap\u00ebn dhe postoi n\u00eb rrjete sociale nj\u00eb imazh t\u00eb krijuar me AI q\u00eb e paraqiste veten si Jezu Krisht; ai humbi n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore lidhur me nj\u00eb padi kund\u00ebr Wall Street Journal p\u00ebr dosjet e Jeffrey Epstein; nd\u00ebrsa nd\u00ebrhyrja e tij n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb aleati autokrat n\u00eb Hungari u kund\u00ebrshtua nga votuesit e atij vendi.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/06\/nga-mar-a-lago-ne-hormuz-si-ia-shiti-netanyahu-trumpit-luften-e-lehte-ndaj-iranit\/\">Nga Mar-a-Lago n\u00eb Hormuz: Si ia shiti Netanyahu Trumpit luft\u00ebn \u201ce leht\u00eb\u201d ndaj Iranit<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb publikuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nga Universiteti Quinnipiac, vet\u00ebm 38% e votuesve miratojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Trump po e kryen detyr\u00ebn e presidentit, nd\u00ebrsa 55% shprehen kund\u00ebr tij. Vet\u00ebm 36% miratojn\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs me Iranin, nd\u00ebrsa 58% jan\u00eb kund\u00ebr. Dy n\u00eb tre votues e faj\u00ebsojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve.<\/span><\/p>\n<p><span>Elaine Kamarck, ish-zyrtare n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb gjat\u00eb administrat\u00ebs Clinton, tha se Trump \u201cpo p\u00ebrballet me situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb,\u201d duke p\u00ebrfshir\u00eb mandatin e tij t\u00eb par\u00eb, ku ai u kishte gjith\u00ebsesi disa kund\u00ebrshti. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash n\u00ebse \u00ebsht\u00eb mungesa e k\u00ebtyre kund\u00ebrshtive, k\u00ebshilltar\u00ebve q\u00eb dinin ti thonin JO, apo fakti q\u00eb po plaket, por duket se ai po vuan nga nj\u00eb humbje dramatike e gjykimit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb kur kandidoi n\u00eb 2016, Trump ka kultivuar nj\u00eb aureol\u00eb t\u00eb pamposhtshm\u00ebris\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa mund t\u00eb thuhej se ai mund t\u00eb vriste dik\u00eb n\u00eb Fifth Avenue dhe s\u00ebrisht t\u00eb mos humbte votues. Fyerjet ndaj veteran\u00ebve, apo dalja e nj\u00eb videoje ku mburrej p\u00ebr ngacmimet ndaj grave, nuk e zbeh\u00ebn popullaritetin e tij p\u00ebrkundrazi, stili i ashp\u00ebr dhe moskokecarja p\u00ebr t\u00eb thyer tabut\u00eb i mobilizoi mb\u00ebshtet\u00ebsit e lodhur nga politikan\u00ebt e establishment-it.<\/span><\/p>\n<p><span>Imazhi filloi ti kriset gjat\u00eb pandemis\u00eb Covid dhe sidomos me humbjen e 2020-s, por Trump dhe aleat\u00ebt e tij vijuan p\u00ebr vite me radh\u00eb duke p\u00ebrs\u00ebritur narrativ\u00ebn e vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve. Ai i mbijetoi nj\u00eb tentative atentati n\u00eb 2024 dhe u rikthye n\u00eb pushtet, duke deklaruar se ishte \u201ci shp\u00ebtuar nga Zoti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb madhe\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjith\u00ebse muaji i mjaltit p\u00ebrfundoi shpejt, disa masa radikale si tarifat e forta doganore, shkurtimi i buxheteve federale dhe zbatim i rrept\u00eb i emigracionit, b\u00ebn\u00eb q\u00eb baza e tij t\u00eb mbetej besnike. Por tani koalicioni i pazakont\u00eb q\u00eb e riktheu n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb po p\u00ebr\u00e7ahet: ai po prishet me influencer\u00eb t\u00eb Maga, me konservator\u00eb fetar\u00eb, apo anti-intervencionist\u00eb q\u00eb donin t\u2019i jepnin fund luft\u00ebrave t\u00eb pafundme dhe ngjall m\u00ebrzin\u00eb e atyre qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb leht\u00ebsim nga inflacioni i vazhduesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Shumica e votuesve katolik\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn Trump n\u00eb 2024, por ata zor se ia falin deklarata si ato t\u00eb t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb kaluar kur ai nisi nj\u00eb sulm verbal t\u00eb paprecedent ndaj Pap\u00ebs Leo XIV \u2014 pap\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb SHBA \u2014 duke e quajtur \u201ct\u00eb dob\u00ebt ndaj krimit dhe t\u00eb paditur p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme\u201d, pasi Leo XIV kritikoi k\u00ebrc\u00ebnimet e tij ndaj Iranit. Udh\u00ebheq\u00ebsit katolik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ipeshkvijt\u00eb konservator\u00eb, i d\u00ebnuan k\u00ebto shkarje.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb pas Trump postoi nj\u00eb imazh t\u00eb krijuar me AI q\u00eb e paraqiste veten si Jezus q\u00eb sh\u00ebronte nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, i rrethuar nga shqiponja dhe flamuri amerikan, n\u00eb platform\u00ebn e tij Truth Social. Kund\u00ebrreaksioni ishte i fort\u00eb. David Brody i Christian Broadcasting Network iu drejtua: \u201cHEQE K\u00cbT\u00cb, ZOT\u00cbRI PRESIDENT. Ti nuk je Zot. Asnj\u00eb prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb. Kjo shkon shum\u00eb larg.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Imazhi u hoq brenda mesdit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00ebn; presidenti tha se nuk kishte dashur t\u00eb ngjasonte me Jezusin. \u201cDuhej t\u00eb isha un\u00eb si nj\u00eb doktor, duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb mir\u00eb,\u201d u shpreh ai. Por t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ai postoi nj\u00eb tjet\u00ebr imazh ku dukej i p\u00ebrqafuar nga nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb ngjashme me Jezusin, p\u00ebrpara flamurit amerikan.<\/span><\/p>\n<p><span>Kamarck thekson se \u201ct\u00eb sulmosh Pap\u00ebn dhe t\u00eb lejoj\u00ebsh meme q\u00eb t\u00eb paraqesin si Jezu Krisht \u00ebsht\u00eb absolutisht blasfemi. \u00cbsht\u00eb ofenduese edhe p\u00ebr ata drejtues fetar\u00eb, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr besimtar\u00ebt \u2014 shum\u00eb prej tyre katolik\u00eb dhe ungjillor\u00eb \u2014 q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb baz\u00ebn s\u00eb tij.\u201d Ajo vuri n\u00eb dukje se ky kombinim mes d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr luft\u00eb, q\u00eb krijoi dyshime n\u00eb rradh\u00ebt e l\u00ebvizjes \u201cAmerica First\u201d, dhe provokimeve ndaj figurave fetare, q\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb rradh\u00ebt e t\u00eb krishter\u00ebve, po krijon krisjet e para mes mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/03\/kercenimet-e-trump-a-do-dale-shba-nga-nato\/\">K\u00ebrc\u00ebnimet e Trump\/ A do dal\u00eb SHBA nga NATO?<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Konservator\u00eb si Erick Erickson pohojn\u00eb se durimi i votuesve po soset. \u201cAtyre nuk po u kthehet mbrapsht ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn votuan\u201d i tha Erickson Politico-s. \u201cN\u00ebse ai po tall fen\u00eb e tyre, qoft\u00eb q\u00ebllimisht apo jo, kjo le shenj\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, ndon\u00ebse l\u00ebvizja MAGA nuk ka shfaqur ende rrebelim, baza \u00ebsht\u00eb nxehur aq shum\u00eb sa po k\u00ebrkon alternativa t\u00eb tjera ndaj Trump.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb jan\u00eb shtuar edhe humbjet ligjore dhe diplomatike. Nj\u00eb gjykat\u00eb federale hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb padin\u00eb e tij p\u00ebr shpifje kund\u00ebr Wall Street Journal t\u00eb Rupert Murdoch, q\u00eb p\u00ebrshkruante nj\u00eb kartolin\u00eb dit\u00eblindjeje t\u00eb firmosur nga Trump, p\u00ebr Jeffery Epstein. Gjykat\u00ebsi Darrin Gayles arsyetoi se presidenti nuk e argumentonte dot standardin e dashakeq\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund ti lejonte akuz\u00ebn p\u00ebr shpifje ndaj figurave publike. Trump njoftoi se do ta riformuloj\u00eb padin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nj\u00eb tjet\u00ebr zbrapsje erdhi nga zgjedhjet n\u00eb Hungari: p\u00ebrpjekja e z\u00ebvend\u00ebspresidentit t\u00eb tij JD Vance p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Viktor Orb\u00e1n d\u00ebshtoi, nd\u00ebrsa rival\u00ebt e tij fituan thell\u00eb. Analistja Anne Applebaum shkruajti p\u00ebr Atlanric se kjo mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb p\u00ebrfundimin e ndjesis\u00eb s\u00eb pathyeshm\u00ebris\u00eb brenda l\u00ebvizjes MAGA.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ajo q\u00eb ndoshta rrezikon m\u00eb shum\u00eb besimin e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb vet \u00ebsht\u00eb lufta me Iranin, e nisur m\u00eb 28 shkurt, pa prova t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Megjith\u00eb deklaratat e disa \u201cfitoreve\u201d, regjimi iranian mbetet i fort\u00eb dhe i radikalizuar, me ambicie b\u00ebrthamore ende t\u00eb pranishme dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar tregtin\u00eb e naft\u00ebs n\u00eb ngushtic\u00ebn e Hormuzit. SHBA-ja po humbet besueshm\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr aleat\u00ebt europian\u00eb dhe ata t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim n\u00eb rrjetet sociale gjat\u00eb s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve Trump shkroi fjal\u00eb t\u00eb ashpra dhe k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj Iranit; dy dit\u00eb m\u00eb pas paralajm\u00ebroi se \u201cnj\u00eb civilizim i t\u00ebr\u00eb do t\u00eb vdes\u00eb sonte\u201d. Fjalori gjenocidial dhe p\u00ebrdorimi p\u00ebrbuz\u00ebs i gjuh\u00ebs fetare largoi disa ish-aleat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb podcaster\u00eb si Tucker Carlson, Alex Jones dhe Candace Owens.<\/span><\/p>\n<p><span>Disa paralajm\u00ebrojn\u00eb se lufta mund t\u00eb shndrohet n\u00eb ekuivalentin e uraganit \u201cKatrina\u201d p\u00ebr Trump \u2014 nj\u00eb goditje reputacioni si ajo q\u00eb p\u00ebsoi George \u00eb. Bush pas asaj fatkeq\u00ebsie natyrore. Olivia Troye, ish-zyrtare e inteligjenc\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Trump dhe aktualisht kandidate demokratike p\u00ebr Kongres, tha: \u201cKjo njoll\u00eb do ta ndjek\u00eb nga pas sepse ai kandidoi me platform\u00ebn e shmangies s\u00eb luft\u00ebrave. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb ai e nisi dhe askush n\u00eb kabinetin e tij nuk e di se si t\u00eb dal\u00eb prej tij. Nuk e di si mund ta shikosh k\u00ebt\u00eb njeri dhe t\u00eb mos e shoh\u00ebsh tek ai nj\u00eb mashtrues.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Sa i p\u00ebrket \u00e7mimeve, kandidati Trump premtoi ulje t\u00eb tyre, por kuatat e popullaritetit t\u00eb tij lidhur me k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb\u00a0 Jimmy Carter dhe Joe Biden, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn faz\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb tyre. Jav\u00ebn e kaluar ai pranoi se kostoja e naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs mund t\u00eb mbetet e lart\u00eb edhe pas zgjedhjeve t\u00eb mesit t\u00eb n\u00ebntorit.<\/span><\/p>\n<p><span>Anthony Scaramucci, ish-drejtori i komunikimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, shkroi n\u00eb platform\u00ebn X se Trump ka hyr\u00eb \u201cn\u00eb faz\u00ebn nihiliste t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike\u201d \u2014 nj\u00eb faz\u00eb ku sondazhet, njer\u00ebzit dhe pasojat nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb, dhe q\u00eb e shnd\u00ebrron at\u00eb versionin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Niveli m\u00eb i ul\u00ebt i popullaritetit q\u00eb ai ka arritur p\u00ebrgjat\u00eb\u00a0mandatit t\u00eb dyt\u00eb, ka ngjallur frik\u00ebn tek republikan\u00ebt se partia mund t\u00eb humbas\u00eb kontrollin e Kongresit n\u00eb zgjedhjet e mesit t\u00eb mandatit n\u00eb n\u00ebtor. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb demokrate mund t\u00eb nis\u00eb hetime kund\u00ebr administrat\u00ebs dhe t\u00eb bllokoj\u00eb axhend\u00ebn legjislative. Kjo do rrezikonte ta b\u00ebnte presidentin m\u00eb t\u00eb paparashikuesh\u00ebm dhe ta shtynte at\u00eb drejt refuzimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar normalisht mandatin.<\/span><\/p>\n<p><span>Larry Jacobs, drejtori i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studimin e Politik\u00ebs dhe Qeverisjes n\u00eb Universitetin e Minnesota-s, e p\u00ebrshkruan Trumpin si \u201cnj\u00eb kafsh\u00eb politike t\u00eb plagosur\u201d: \u201cSa m\u00eb i d\u00ebmtur t\u00eb ndihet, aq m\u00eb i pamatur b\u00ebhet. Ai po vuan deluzionin e madh\u00ebshtis\u00eb duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb politikisht t\u00eb rrezikshme dhe ekzistencialisht k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe mbar\u00eb globin. Ai duket i shfrenuar \u2014 nj\u00eb forc\u00eb e pamatur me pasoja t\u00eb m\u00ebdha globale\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/20\/analiza-e-the-guardian-dy-javet-qe-e-vune-trumpin-me-shpatulla-per-muri\/\">Analiza e The Guardian\/ Dy jav\u00ebt q\u00eb e vun\u00eb Trumpin me shpatulla p\u00ebr muri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga korrespondenti n\u00eb Uashington David Smith, p\u00ebrgatiti T.\u00c7ela, Lapsi.al \u00a0 Ance Johnson ka votuar p\u00ebr Donald Trump tre her\u00eb me radh\u00eb. Tani ndihet pak i penduar. \u201cNuk kam qen\u00eb shum\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr her\u00ebn e tret\u00eb,\u201d thot\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi 47-vje\u00e7ar, ulur n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb Crescent Springs, Kentucky. \u201cDuhej t\u00eb mos niseshim p\u00ebr asnj\u00eb luft\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83026","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83026\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}