{"id":83013,"date":"2026-04-20T07:48:18","date_gmt":"2026-04-20T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/new-york-times-nga-lobimi-ne-shba-per-heqjen-e-sanksioneve-ndaj-sirise-te-sazani-miliarderet-siriane-pas-projektit-te-kushner\/"},"modified":"2026-04-20T07:48:18","modified_gmt":"2026-04-20T07:48:18","slug":"new-york-times-nga-lobimi-ne-shba-per-heqjen-e-sanksioneve-ndaj-sirise-te-sazani-miliarderet-siriane-pas-projektit-te-kushner","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/20\/new-york-times-nga-lobimi-ne-shba-per-heqjen-e-sanksioneve-ndaj-sirise-te-sazani-miliarderet-siriane-pas-projektit-te-kushner\/","title":{"rendered":"New York Times: Nga lobimi n\u00eb SHBA p\u00ebr heqjen e sanksioneve ndaj Siris\u00eb te \u2018Sazani\u2019, miliarder\u00ebt sirian\u00eb pas projektit t\u00eb Kushner"},"content":{"rendered":"<p>Ver\u00ebn e kaluar, Kongresmeni Republikan i Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut, Xho Uillson, gjendej n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Kapitol, thell\u00ebsisht i p\u00ebrq\u00ebndruar teksa investitor\u00eb nga Lindja e Mesme i prezantonin p\u00ebrmes nj\u00eb video-telefonate, planet e tyre p\u00ebr zhvillimin e pronave bregdetare n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb port kro\u00e7ierash. Nj\u00eb klub poloje. Sall\u00eb shitjesh p\u00ebr automjetet Bugatti. Nj\u00eb fush\u00eb golfi e klasit bot\u00ebror. T\u00eb jighta k\u00ebto n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb sapo kishte dal\u00eb i rr\u00ebnuar nga lufta civile.<br \/>\nPor kjo nuk ishte e gjitha. Nd\u00ebrsa Mohamad Al-Khayyat, nj\u00eb biznesmen i fuqish\u00ebm me origjin\u00eb siriane, po paraqiste propozimin e tij, v\u00ebllezerit e tij kishin fituar m\u00ebse 12 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb kontrata t\u00eb sponsorizuara nga qeveria, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb shkat\u00ebrruar siriane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kishte nj\u00eb kle\u00e7k\u00eb. Khayyat\u00ebt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nder t\u00eb madh nga Kongresi amerikan, me mb\u00ebshtetje t\u00eb Presidentit Trump: heqjen e p\u00ebrhershme t\u00eb sanksioneve q\u00eb i ishin imponuar Siris\u00eb para r\u00ebnies s\u00eb Presidentit Bashar al-Assad n\u00eb fund t\u00eb 2024-\u00ebs.<br \/>\nIshte pik\u00ebrisht ky momenti kur Zoti Uillson, nj\u00eb ish-avokat pronash t\u00eb paluajtshme dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i heqjes s\u00eb sanskioneve, iu ofroi nj\u00eb sugjerim taktik.<br \/>\n\u201cE di se si mund ta fitoni v\u00ebmendjen e presidentit,\u201d tha Z. Uillson. \u201cQuajeni Fusha Komb\u00ebtare e Golfit Trump n\u00eb Siri.\u201d<br \/>\nMohamad Al-Khayyat ishte nd\u00ebrkaq nj\u00eb hap para tij. Ait ha se planifikonte t\u00eb propozonte nj\u00eb resort t\u00eb mark\u00ebs Trump.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij po negocionin nj\u00eb partneritet edhe m\u00eb t\u00eb madh me Ivanka Trump, vajz\u00ebn e madhe t\u00eb presidentit dhe bash\u00ebkshortin e saj Jared Kushner, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar me financimin e nj\u00eb resorti miliarda dollar\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKjo lloj p\u00ebrzierje e \u00e7\u00ebshtjeve personale me ato diplomatike ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb norm\u00eb n\u00eb vendet e Lindjes s\u00eb Mesme, ku historikisht nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl lojtar\u00ebsh kan\u00eb drejtuar dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar nga roli i tyre dominues n\u00eb shoq\u00ebri. Por, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon edhe Uashingtoni n\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb Z. Trump.<br \/>\nDiskutimet e biznesit t\u00eb familjes s\u00eb presidentit, qofshin thjesht aspiruese si fusha e golfit apo projekte aktive si ai i Z. Kushner, shkrihen vazhdimisht me vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike ose me negociata madhore mes shteteve.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb tregues se sa i pushtetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Z. Trump. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb duash t\u00eb realizosh n\u00eb Uashington, duhet s\u00eb pari mos t\u00eb m\u00ebrrzit\u00ebsh nj\u00eb president nevrik e hakmarr\u00ebs, dhe idealja, ta k\u00ebnaq\u00ebsh at\u00eb. President\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm, qofshin ata Demokrat\u00eb apo Republikan\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb shmangin qoft\u00eb edhe perceptimin se mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb konflit interesi n\u00eb ndonj\u00eb moment, nd\u00ebrsa n\u00eb bot\u00ebn e Z. Trump ndodh thuajse krejt e kund\u00ebrta. Familja e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se synon t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje biznesi n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<br \/>\nKjo ka \u00e7uar n\u00eb krijimin e nj\u00eb p\u00ebrkrahjeje ekzekutive t\u00eb deformuar, ku investitor\u00ebt dhurojn\u00eb miliona n\u00eb projektet e presidentit, ose investojn\u00eb krahas familjes Trump me shpres\u00ebn se do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb q\u00ebllimet e tyre politike, edhe n\u00ebse nuk b\u00ebhet asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e hapur.<br \/>\nN\u00eb fakt, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb dhe Organizata Trump shprehen se nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb propozuar t\u00eb golfit q\u00eb do t\u00eb mbante emrin Trump n\u00eb Siri, nd\u00ebrsa Organizata Trump tha se nuk ka patur asnj\u00eb diskutim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrkakq zyrtar\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb hodh\u00ebn posht\u00eb \u00e7do hamend\u00ebsim se diskutimet rreth zhvillimit t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme nga familja Trump kishin luajtur ndonj\u00eb rol n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb presidentit n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>\u00abPresidenti Trump i kryen detyrat e tij kushtetuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb etike t\u00eb mundshme dhe \u00e7do hamend\u00ebsim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i keqinformuar ose dashakeq, \u00bb tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb k\u00ebshilltari i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Dejvid Uarrington.<br \/>\nFamlija Khayyat po ashtu deklaroi se partneriteti i tyre me Z. Kushner nuk lidhej me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr heqjen e sanskioneve. Ligjv\u00ebn\u00ebsit nga t\u00eb dy krah\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb heqjes s\u00eb sanksioneve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Siria t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb qindra miliarda dollar\u00ebt q\u00eb i nevojiten p\u00ebr t\u00eb riparuar shtetin e rr\u00ebnuar nga lufta. Vet\u00eb Z. Trump kish qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb heqjes s\u00eb sanksioneve qysh n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb tij akttual dhe i hoqi ato p\u00ebrkoh\u00ebsisht pranver\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit hezituan t\u00eb votonin nj\u00eb heqje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb sanksioneve pa patur nj\u00eb lloj leve n\u00eb rast se regjimi i ri sirian do t\u00eb ishte po aq brutal sa i m\u00ebparshmi.<br \/>\nPropozimi p\u00ebr fush\u00ebn e golfit u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekje lobimi n\u00eb Kapitol, \u00e7ka tregon sa leht\u00ebsisht mund t\u00eb p\u00ebrfitohen avantazhe politike p\u00ebr kauza t\u00eb caktuara n\u00eb rast se invokohet marka Trump.<br \/>\nMohammad Al-Khayyat u kthye n\u00eb Uashington vitin e kaluar duke mbajtur n\u00eb duar nj\u00eb gur special ku qe gdhendur emblema e familjes Trump, si kremtim i fush\u00ebs s\u00eb propozuar t\u00eb golfit. Ai ia parraqiti at\u00eb Z. Uillson n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Kapitol, me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. M\u00eb pas, Z. Al-Khayyat iu bashkua mbledhjeve me t\u00eb tjer\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur heqjen e sanksioneve.<br \/>\nVet\u00ebm disa jav\u00eb m\u00eb pas, legjislacioni p\u00ebr heqjen e p\u00ebrhershme t\u00eb sanksioneve u aprovua nga Kongresi dhe u firmos nga Z. Trump n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit.<\/p>\n<p>\u00cbnd\u00ebrra t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta<br \/>\nFamiljet Trump dhe Khayyat u takuan n\u00eb nj\u00eb restorant italian n\u00eb Doha n\u00eb vitin 2022.<br \/>\nIvanka Trump dhe Jared Kushner gjendeshin n\u00eb Katar p\u00ebr ndeshjet e Bot\u00ebrorit dhe darkuan n\u00eb \u00ab Carbone Doha, \u00bb zinxhir i restorantit njujorkez q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb ishull me pamje nga peizazhi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs i Dohas.<\/p>\n<p>Pronari i restorantit ia doli t\u00eb takohej me mysafir\u00ebt e famsh\u00ebm. Rezultoi se Ramez Al-Khayyat dhe familja e tij ishin pronar\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb \u201cCarbone Doha,\u201d por zot\u00ebronin \u00e7do restorant n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb n\u00eb nj\u00eb ishull artificial t\u00eb nd\u00ebrtuar prej tyre n\u00eb vet\u00ebm gjasht\u00eb muaj me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb famlijes mbret\u00ebrore t\u00eb Katarit p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb zon\u00eb arg\u00ebtimi p\u00ebr Bot\u00ebrorin.<br \/>\nNuk kaloi shum\u00eb dhe Kushner\u00ebt dhe Khayyat\u00ebt filluan t\u00eb ndanin me nj\u00ebri-tjetrin historit\u00eb e tyre si pinjoll\u00eb t\u00eb zhvilluesve t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme, por edhe \u00ebnd\u00ebrrat q\u00eb kishin p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<br \/>\nJo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Z. Kushner kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e fondeve sovrane t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, p\u00ebrfshi ato nga Katari, p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb firm\u00eb me kapital privat, pasi kishte sh\u00ebrbyer n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Z. Trump.<br \/>\nTani ai synonte t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb resort miliarda dollar\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb ishull pran\u00eb bregdetit shqiptar. Jo shum\u00eb ndryshe nga ai n\u00eb t\u00eb cilin po darkonte me Khayyat\u00ebt.<br \/>\nRamez dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij ishin shp\u00ebrngulur n\u00eb Katar me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 2011. Khayyat\u00ebt krijuan nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me familjen mbret\u00ebrore t\u00eb Katarit dhe i nd\u00ebrtuan asaj nj\u00eb pallat malor p\u00ebr pushime n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb Damaskut.<br \/>\nIshte vet\u00ebm nj\u00eb nga projektet e profilit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e gazetave ndaj familjes, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb episod t\u00eb \u00e7mendur kur, pasi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shtetesh fqinje i b\u00ebn\u00eb bllokad\u00eb Katarit n\u00eb 2017-\u00ebn, ata d\u00ebrguan mij\u00ebra lop\u00eb me aeorplan\u00eb p\u00ebr ta furnizuar me qum\u00ebsht dhe produkte t\u00eb tjera bulmeti shtetin e vog\u00ebl t\u00eb pasur me naft\u00eb.<br \/>\nPor me gjith\u00eb suksesin e tyre n\u00eb Katar, Khayyat\u00ebt nuk hoq\u00ebn asnj\u00eb her\u00eb dor\u00eb nga shpresa e rikthimit n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Ndryshim Fati<br \/>\nIshin dy ngjarje monumentale n\u00eb fund t\u00eb 2024-\u00ebs q\u00eb ia ndryshuan fatet Khayyat\u00ebve dhe iu shtruan rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u201cpushtuar\u201d bot\u00ebn: Z. al-Assad u rr\u00ebzua, nd\u00ebrsa Z. Trump u rikthye n\u00eb presidenc\u00eb.<br \/>\nDisa jav\u00eb m\u00eb pas, Ramez dhe v\u00ebllati i tij i vog\u00ebl u nis\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e inaugurimit t\u00eb Z. Trump.<br \/>\nGjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb Uashington, Khayyat\u00ebt u takuan me prind\u00ebrit e Z. Kushner. U takuan gjithashtu me Michael Boulos, bashk\u00ebshortin e Tiffany Trump, vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb presidentit, si edhe me babain e Z. Boulos, Massad Boulos, i cili kishte ndihmuar me koordinimin e votuesve Siriano-amerikan\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Z. Trump p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrvoj\u00eb fantastike,\u201d tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit Ramez Al-Khayyat, 41 vje\u00e7, teksa kujtonte eventin dhe dark\u00ebn e inaugurimit. \u201cNj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb ndodh.\u201d<br \/>\nAksesi n\u00eb at\u00eb dark\u00eb kushton zakonisht minimalisht nj\u00eb donacion prej 250.000 dollar\u00ebsh p\u00ebr dy bileta. Ramez Al-Khayyat tha se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb biznesmen\u00ebsh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ishin ftuar dhe se ai dhe v\u00ebllai i tij i madh nuk kishin paguar p\u00ebr ftes\u00ebn, Po at\u00eb muaj, familja Khayyat fluturoi drejt Damaskut p\u00ebr t\u00eb takuar presidentin e ri t\u00eb Siris\u00eb. Presidenti, Ahmed al-Sharaa, vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb her\u00ebt kishte qen\u00eb nj\u00eb lider rebel p\u00ebr kok\u00ebn e t\u00eb cilit SHBA oftonte nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 10 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Tani, ai ishte president, ndon\u00ebse i nj\u00eb shteti n\u00ebn rr\u00ebnoja. Shumica e infrastruktur\u00ebs duhej rind\u00ebrtuar. Familja Khayyat ishte zgjedhje e natyrshme p\u00ebr t\u2019i nisur k\u00ebto projekte. \u201cNe jemi gati fillojm\u00eb dhe sa m\u00eb shpejt madje,\u201d deklaronte se i kishte th\u00ebn\u00eb presidentit t\u00eb ri sirian, Ramez Al-Khayyat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zinxhir marr\u00ebveshjesh t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mor\u00ebn jet\u00eb n\u00eb Siri.<br \/>\nKhayyat\u00ebve dhe partner\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb biznesit iu dha nj\u00eb marr\u00ebveshje 4 miliard\u00eb dollar\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb transformuar aeroportin e shkat\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr lidh\u00ebse t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb 7 miliard\u00eb dollar\u00ebshe iu dha p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kat\u00ebr impiante elektrike t\u00eb furnizuara me gaz natyror. Ata negociuan gjithashtu nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me kompanin\u00eb amerikane Chevron p\u00ebr t\u00eb zhvilluar disa zona shpimi p\u00ebr gaz n\u00eb Mesdhe, pran\u00eb brigjeve siriane.<br \/>\nThomas J. Barrack Jr., i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Presidentit Trump n\u00eb Siri, i ka p\u00ebrkrahur Khayyat\u00ebt duke u shfaqur krah tyre p\u00ebr secil\u00ebn prej k\u00ebtyre kontratave, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se mb\u00ebshteteshin nga adminsitrata Trump. Ramez Al-Khayyat ka bler\u00eb gjithashtu sht\u00ebpi historike n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr t\u00eb Damaskut, nj\u00eb Trash\u00ebgimi Bot\u00ebrore e UNESCO-s si nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb banuara n\u00eb vazhdim\u00ebsi, p\u00ebr ta kthyer at\u00eb n\u00eb destinacion turistik. P\u00ebrgjat\u00eb bregdetit sirian, Mohammad Al-Khayyat po punonte p\u00ebr t\u00eb realizuar planet e tij p\u00ebr terminalin e kro\u00e7ierave dhe resortin q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte fush\u00ebn e golfit Trump, nj\u00eb projekt q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb tok\u00eb q\u00eb ishte pron\u00eb e qeveris\u00eb siriane.<\/p>\n<p>Por me secil\u00ebn nga k\u00ebto marr\u00ebveshje kishte nj\u00eb problem. Ato vareshin t\u00eb gjitha nga heqja e p\u00ebrhershme e sanksioneve amerikane.<br \/>\nKjo sepse bankat e huaja dhe investitor\u00ebt e tjer\u00eb nuk pranonin t\u00eb jepnin kapitalin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i financuar k\u00ebto p\u00ebrpjekje sa koh\u00eb nuk qen\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb se sanksionet e vendosura n\u00eb 2019 nuk do t\u00eb riktheheshin s\u00ebrish pas heqjes s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme.<br \/>\nSanksionet ishin jo vet\u00ebm shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe kufizuese p\u00ebr shtetin dhe partner\u00ebt e tij tregtar\u00eb, por d\u00ebnonin edhe k\u00ebdo q\u00eb p\u00ebrfitonte duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete rind\u00ebrtimi, pasi cil\u00ebsohej si p\u00ebrfitim nga konflikti sirian. \u201cT\u00eb gjith\u00eb po e prisnim k\u00ebt\u00eb \u00e7ast kur sanksionet do t\u00eb hiqeshin p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka madh\u00ebshtore p\u00ebr Sirin\u00eb,\u201d tha Ramez Al-Khayyat.<\/p>\n<p>Diplomacia e Fush\u00ebs s\u00eb Golfit<br \/>\nMagjepsja e Kongresit nisi n\u00eb pranver\u00eb.<br \/>\nDisa prej an\u00ebtar\u00ebve ti tij iu ofruan fluturime falas drejt Siris\u00eb.<br \/>\nHeqja e sanksioneve mb\u00ebshtetej gjer\u00ebsisht nga grupet siriano-amerikane dhe disa ligjv\u00ebn\u00ebs. Ata argumentuan se nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb do t\u00eb fuqizonte rim\u00ebk\u00ebmbjen e Siris\u00eb duke inkurajuar m\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb huaja tashm\u00eb q\u00eb Z. al-Assad nuk ishte m\u00eb president. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e pun\u00ebs u b\u00eb nga biznesmeni siriano-amerikan, Tarek Naemo, shok f\u00ebmij\u00ebrie i Mohamad Al-Khayyat, cili pranoi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se po punonte p\u00ebr projektin e fush\u00ebs s\u00eb propozuar t\u00eb golfit q\u00eb do mbante emrin Trump.<\/p>\n<p>Z. Naemo, i cili jeton n\u00eb Florida dhe drejton nj\u00eb firm\u00eb investimesh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se kishte b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me partner\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshinin Autoritetin e Investimeve t\u00eb Katarit, filloi bashk\u00eb me t\u00eb shoqen, q\u00eb t\u00eb kortezhonin disa dhjet\u00ebra kongresmen\u00eb, duke nisur me Kryetarin e Kongresit, Mike Johnson. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se ky akses u mund\u00ebsua nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontributesh gjat\u00eb fushat\u00ebs nga Z. Naemo, bashk\u00ebshortja e tij dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauz\u00ebs.<br \/>\nZ. Ullson, kongresmeni republikan i Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut ishte nj\u00eb shenjest\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb. Z. Naemo u b\u00eb mik i tij, duke e shoq\u00ebruar at\u00eb n\u00eb seanca qitjeje, n\u00eb Resortin Omni Homestead n\u00eb Hot Springs dhe duke ndjekur me t\u00eb shfaqjen \u201cT\u00eb Mjer\u00ebt\u201d n\u00eb Qendr\u00ebn Kenedi, ku ndodhej edhe Z. Trump.<br \/>\nN\u00eb qershort t\u00eb 2025-\u00ebs, Z. Uillson kishte paraqitur legjislacionin q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr heqjen e plot\u00eb t\u00eb sanksioneve ndaj Siris\u00eb.<\/p>\n<p>Pengesa Kryesore<br \/>\nNd\u00ebrsa stuhia e lobimeve p\u00ebrparonte, mbetej megjithat\u00eb nj\u00eb penges\u00eb madhore. Nuk qe fjala p\u00ebr Z. Trump. At\u00eb e kishin bindur.<br \/>\nN\u00eb maj Z. Trump hoqi p\u00ebrkoh\u00ebsisht sanksionet ndaj Siris\u00eb pas nj\u00eb takimi n\u00eb Riad me Z. al-Sharaa dhe Mohammed bin Salman, princin e kuror\u00ebs saudite, i cili e kishte nxitur k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Trumpit. Saudit\u00ebt duan gjithashtu t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb rind\u00ebrtimin e Siris\u00eb. Por Siria dhe investitor\u00eb si Khayyat\u00ebt, kishin ende nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb akt nga Kongresi q\u00eb ta b\u00ebnte t\u00eb p\u00ebrhershme heqjen e sanksioneve. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb kongresmen, i cili u b\u00eb pengesa kryesore.<\/p>\n<p>Brian Mast, kongresmeni republikan i Floridas dhe kryetar i Komitetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme, ishte i shqet\u00ebsuar se heqja e t\u00eb gjitha sanksioneve mund t\u00eb linte disa minoritete n\u00eb Siri p\u00ebrball\u00eb persekutimit dhe masakravee. P\u00ebrballja vendimtare ndodhi n\u00eb 9 n\u00ebntor, nat\u00ebn para se Z. Trump t\u00eb takohej me Z. al-Sharaa \u2013 kreu i par\u00eb i shtetit sirian q\u00eb vizitonte Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb qysh se vendi fitoi pavar\u00ebsin\u00eb nga Franca n\u00eb 1946-\u00ebn.<br \/>\nTre blloqe larg Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Z. Mast dhe disa kongresmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshi Z. Uillson, darkuan privatisht me Z. al-Sharaa n\u00eb hotelin St. Regis.<\/p>\n<p>Senatori Richard Blumenthal e kujton si nj\u00eb moment t\u00eb sikletsh\u00ebm. Tek e fundit, Z. al-Sharaa ishte nj\u00eb ish-an\u00ebtar i Al Kaedas n\u00eb Irak, armik direkt i trupave amerikane n\u00eb Mosul dy dekada m\u00eb par\u00eb. Dhet ani po k\u00ebrkonte ndihm\u00eb. Z. Mast, nj\u00eb veteran i ushtris\u00eb i cili i humbi t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb vitin 2010 teksa sh\u00ebrbente si teknik p\u00ebr \u00e7montimin e bombave n\u00eb Afganistan, nuk ishte i sigurt\u00eb n\u00ebse mund t\u2019i besonte presidentit t\u00eb ri sirian. Gjat\u00eb dark\u00ebs, e pyeti: \u201cPra, nuk jemi m\u00eb armiq?\u201d Z. al-Sharaa iu p\u00ebrgjigj se dont\u00eb q\u00eb ta \u00e7lironte vendin e tij nga e kaluara.<br \/>\nAsnj\u00eb fjal\u00eb nuk u tha n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjet e familjes Trump, kujton Blumenthal.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet n\u00eb zhvillim<br \/>\nKolona t\u00eb trupave ruse l\u00ebvizin rregullisht p\u00ebrgjat\u00eb autostrad\u00ebs bregdetare n\u00eb veri t\u00eb Siris\u00eb, drejt nj\u00eb baze ajrore aty pran\u00eb q\u00eb Rusia vazhdon ta kontrolloj\u00eb. Jo shum\u00eb larg, q\u00ebndron nj\u00eb statuj\u00eb e rr\u00ebzuar e ish-presidentit sirian Hafez al-Assad, babait t\u00eb Bashar al-Assad. Nj\u00eb nga krah\u00ebt e saj \u00ebsht\u00eb k\u00ebputur dhe fytyra gjigante \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb balt\u00eb.<br \/>\nJasht\u00eb rrug\u00ebs kryesore, n\u00eb buz\u00eb t\u00eb Mesdheut pran\u00eb qytetit portual t\u00eb Latakias, familje t\u00eb t\u00ebra kultivojn\u00eb lakra, pat\u00ebllxhan\u00eb, gjethe rrushi dhe kultura t\u00eb tjera n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb pjellore t\u00eb Siris\u00eb.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb toka ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet fusha e golfit me emrin Trump.<br \/>\nAjo ndodhet n\u00eb rajonin nga vjen familja Assad dhe shum\u00eb banor\u00eb vendas, p\u00ebrfshir\u00eb Bashar al-Assad dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij, i p\u00ebrkasin nj\u00eb pakice fetare t\u00eb njohur si alavit\u00eb. Kjo lidhje shpjegon pjes\u00ebrisht pse qindra banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs u masakruan nga grupe vigilante vitin e kaluar, n\u00eb jav\u00ebt pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit.<br \/>\nKa pak informacion konkret mbi statusin e resortit t\u00eb planifikuar, i cili mund t\u00eb mbaj\u00eb emrin e familjes Trump.<br \/>\nPor n\u00eb mesin e fermer\u00ebve vendas qarkullojn\u00eb z\u00ebra. Si p\u00ebr shembull tek Sinan Younis, 42 vje\u00e7, dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij, q\u00eb e punojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb prej dekadash edhe pse nuk jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb saj. Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb burimi i vet\u00ebm i t\u00eb ardhurave p\u00ebr rreth dy duzina an\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb familjes s\u00eb tyre.<br \/>\n\u201cPo ne?\u201d pyet Younis, nd\u00ebrsa ndalon p\u00ebr nj\u00eb moment pun\u00ebn e mbjelljes s\u00eb fidan\u00ebve t\u00eb pat\u00ebllxhanit. \u201cSi mund ta marrin gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb till\u00eb? Pse tok\u00ebn ton\u00eb, tok\u00ebn nga e cila jetojm\u00eb?\u201d<br \/>\nK\u00ebto pyetje vet\u00ebm sa shtojn\u00eb tensionet, nd\u00ebrsa familja jeton ende me frik\u00ebn e nj\u00eb vale tjet\u00ebr dhune q\u00eb mund t\u2019i godas\u00eb ata dhe alavit\u00ebt e tjer\u00eb. Korrja e pat\u00ebllxhanit vitin e kaluar u shty, pasi Younis thot\u00eb se iu desh t\u00eb p\u00ebrdorte kamionin e ferm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur trupat e pajet\u00eb t\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb sulmeve.<\/p>\n<p>N\u00eb Uashington, nd\u00ebrkoh\u00eb, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit, p\u00ebrfshir\u00eb Mast, mbeten t\u00eb shqet\u00ebsuar se Siria nuk ka p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrit\u00eb pas heqjes s\u00eb sanksioneve.<br \/>\n\u201cNuk besoj se ndonj\u00ebri prej nesh mendonte se kalimi nga diktatori Bashar al-Assad te presidenti aktual sirian Ahmed al-Sharaa do t\u00eb ishte pa incidente,\u201d tha Mast n\u00eb shkurt gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve. \u201cPor kemi par\u00eb tashm\u00eb shum\u00eb incidente \u2014 sipas mendimit tim, tep\u00ebr shum\u00eb raste dhune sektare ndaj pakicave fetare dhe etnike.\u201d<br \/>\nMegjithat\u00eb, leva q\u00eb kishte Shtetet e Bashkuara \u2014 mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rikthyer menj\u00ebher\u00eb sanksionet \u2014 tashm\u00eb nuk ekziston m\u00eb, dhe rikthimi i tyre nga Kongresi do t\u00eb ishte politikisht i nd\u00ebrlikuar.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, parat\u00eb e huaja nga investitor\u00eb si familja Khayyat vazhdojn\u00eb t\u00eb derdhen n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e dukshme edhe n\u00eb aeroportin e Damaskut, ku \u2014 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lufta vazhdon n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme \u2014 nj\u00eb flot\u00eb makinerish t\u00eb r\u00ebnda po shkat\u00ebrron at\u00eb q\u00eb ka mbetur nga terminali i viteve \u201960, p\u00ebr projektin e Khayyat\u00ebve.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Mohamad Al-Khayyat ka siguruar s\u00eb fundmi nj\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb importuesi ekskluziv i produkteve t\u00eb kompanis\u00eb amerikane SC Johnson, si qeset Ziploc, insekticidi Raid dhe freskuesit e ajrit Glade, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb shiteshin drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Siri para heqjes s\u00eb sanksioneve.<br \/>\nVe\u00e7mas, n\u00eb Shqip\u00ebri, projekti gjigant bregdetar i Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ec\u00ebn me ritme t\u00eb shpejta.<br \/>\nFillimisht, Khayyat\u00ebt do t\u00eb sh\u00ebrbenin thjesht si kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb resort. Por gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit \u2014 pik\u00ebrisht kur po zhvillohej lobimi p\u00ebr heqjen e sanksioneve \u2014 negociatat kan\u00eb ndryshuar, sipas drejtuesve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje. Kushner dhe Khayyat\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb b\u00ebhen partner\u00eb n\u00eb projekt.<br \/>\nIvanka Trump udh\u00ebtoi atje n\u00eb janar p\u00ebr t\u2019u takuar me Ramez Al-Khayyat n\u00eb nj\u00eb mbledhje me arkitekt\u00eb dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb diskutuar dizajnet e mundshme. N\u00eb takim mori pjes\u00eb edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama.<br \/>\n\u201cPo investojm\u00eb n\u00eb holding p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ka kapital t\u00eb mjaftuesh\u00ebm,\u201d tha Ramez Al-Khayyat. \u201cPra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt mes dy kompanive dhe n\u00eb fakt e menaxhojm\u00eb bashk\u00eb.\u201d<br \/>\nNj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Kushner refuzoi t\u00eb komentonte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, flitet edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Khayyat\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Kushner p\u00ebr projekte t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Siri, tani q\u00eb sanksionet Caesar jan\u00eb hequr.<br \/>\n\u201cAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i shk\u00eblqyer dhe p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka t\u00eb madhe s\u00eb bashku,\u201d tha Ramez Al-Khayyat, duke iu referuar Kushner. \u201cPo paraqesim shum\u00eb mund\u00ebsi.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ver\u00ebn e kaluar, Kongresmeni Republikan i Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut, Xho Uillson, gjendej n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Kapitol, thell\u00ebsisht i p\u00ebrq\u00ebndruar teksa investitor\u00eb nga Lindja e Mesme i prezantonin p\u00ebrmes nj\u00eb video-telefonate, planet e tyre p\u00ebr zhvillimin e pronave bregdetare n\u00eb Siri. Ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb port kro\u00e7ierash. Nj\u00eb klub poloje. Sall\u00eb shitjesh p\u00ebr automjetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-83013","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83013\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}